October 06, 2017

Mjekësia Islame


Ne kete teme do mundohem te paraqes te dhena Kur'anore dhe Hadithe ne lidhje me mjeksin islame. Rendesia e shendetit dhe ilaçeve ne fene islame. Vemendje ! Kjo teme ka per qellim informimin e lexuesit dhe besimtareve mbi rendesin dhe vlersimin qe islami i ka dhene shendetit dhe mjeksise.


Mbi shendetin profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kerkoni prej Allahut shendetin, sepse nuk i jepet ndonjerit miresi me te madhe se sa shendeti." (Ahmed) Ndersa profeti Davud a.s. ka thene: "Shendeti eshte mbreteri e fshehur." Ndersa profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per secilen semundje Allahu xh.sh ka dhene ilaçin e saj, perveç vdekjes."

- MJALTI

Feja islame thote: "Mjalti eshte ilaçi me i mire". Aq i rendesishem eshte mjalti saqe Allahu xh.sh. ne Kur'an mjalin dhe bleten ne nje kapitull te veçante te quajtur: En Nahl (Bleta).(1)

Allahu xh.sh thote: 
"Zoti yt i tha bletes; "Nderto (shko e zgjidh) shtepi neper kodra (male), neper drunj (peme) dhe neper kulmet qe ata (njerezit) i ndertojne (ne ndertesat qe njerezit ndertojne per bletet)." (En Nahl; 68)
                                                                            
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush çdo muaj ha tre mengjese para buke nje sasi te mjaftueshme mjalti, ai do jete i mbrojtur nga semundjet e renda." (Ibn Maxhe)

Mjalti eshte nje ilaç i mire per stomak. Per kete kemi transmetimin ku Profeti Muhammed a.s. ka thene:  "Tek libri i Buhariut shenohen raste kur njerezit kishin probleme me stomakun dhe kur eshte pyetur Muhammedi a.s. ai ka keshilluar: "Le te konsumoje mjalt." Kaluan disa dit dhe personi me dhimbje stomaku kishte perseri probleme, por Profeti Muhammed a.s. dhe te njejten keshille. Kjo u perserit dy here. Heren e fundit Muhammedi a.s. tha: "Allahu xh.sh ka thene te verteten ndersa barku i vellaut tend genjen." (Buhari, "Sherimi me mjalt", Muslim "Sherimi me mjalt")

Sipas historise, Egjiptianet e vjeter ia kan ditur vlerat qe mbart mjalti po ashtu edhe shum popuj te tjere. Vlersim te vecante per mjaltin kishin edhe Kinezet. Tregohet se ne Palestin bletaria ka qen aq shum e zhvilluar saqe eshte quajtur: "Toke ne te cilin rrjedh mjalt." Vend te vecante mjalti zinte edhe tek popujt arab dhe qe e perdornin per sherim. (2)

Vet bleta eshte mrekulli e gjall te cilen Allahu xh.sh ka krijuar. Per te bere 1 kg mjalt bletes i duhet te pershkruar 360 apo 460 mije km rrug. (3) Ky insekt i vogel perdor nje komunikim te veçante te quajtur "Vallezim".(4) Ne vitin 1940 shkenctari Karl Von Frish (5) deshifroi i pari komunikimin e bleteve. Sipas tij, "Sapo nje blet zbulon nje burim ushqimi, kthehet me shpejtesi tek foleja dhe nepermjet tingujve (te quajrut vallezim) u tregon te tjereve per vendodhjen e ushimit. Pjese e informimit jane edhe tingujt qe leshojne krahet e tyre."
Allahut xh.sh. i drejtohet bletes keshtu ne Kur'an: "Shko dhe zgjidh" pra ne trajten e gjinis femerore. Arsyeja eshte pasi bleta femer gjen vendin per ngritjen e nje shtepie te re. Ata drejtohen nga mbreteresha, ndersa puntoret jane femrat e tjera, ndersa meshkujt jetojne te vecuar dhe jane vetem per tu ciftuar. Sipas shkencetareve ; "Truri i bletes mund te kryej rreth 10 trilion veprime (llogaritje) per nje sekond." Psh, nje blet mund te gjej nje burim ushqimi me qindra mira km larg, nuk harron rrugen dhe kthehet ne shtepin e saj per tju treguar te tjereve. Ne fole ata ndertojne ushqimin e njohur : "xhelatin mbreterore", buken prej dylli e cila i mbron te vegjlit e tyre.

Nga Ebu Hurejra r.a. trnas. se Muhammedi a.s. ka thene: "Kushdo qe konsumon mjalt tre here ne muaj, nuk do te perjetojne asnje semundje te rende."(Ibn Maxhe, "Sherimi", nr.3450)

Ndersa Xhabiri ka thene: "Me i miri i te gjithe ilaçeve qe keni eshte mjalti." (Buhari & Muslim)

Nga Aishja r.a. kemi se ajo ka thene:
"Vertet i derguari i Allahut Muhammedi a.s. e deshironte shume mjaltin dhe embelsirat." (Buhari)
Ka shume rendesi menyra e konsumimit te mjaltit. Menyra e duhur ben qe te perfitohet nga vetit e tij.
Mjalti eshte pastrues i barkut, ndikim ne kardiovaskular, nervor , stimolues i oreksit etj.
Sipas shkenctareve trupi i njeriut ne nje kohe shume te shkurter ndryshe nga rastet e tjera thith me shpejtesi te madhe mjaltin.
Mjalti ndikon ne aparatin urinar, ne paratin teres, ne melçi, eshte kunder helm per drogen, pra ndihmon ato qe deshirojne te lejne drogen, ose nese ndonje kosumon kerpudh helmuese. Eshte ilac i mir kunder plageve te shkaktuar nga qeni.  Mjalti eshte i mir edhe per ftohjen ne kraheror.

Muhammedi a.s. ka thene: "Mjalti ruan zemren dhe largon ftohjen nga kraherori."(Muslimi)

Mjalti mund te perdoret per te ruajtur (konservues) deri ne tre muaj. Ka te dhena qe ai eshte i mir per zbutjen e flokeve dhe rritjes se tyre. Po ashtu ndihmon ne zbardhjen e dhembeve duke i ferkuar ato, forcon mishin e dhembeve.

Mjalti eshte mir te kosmohet duke e tretur ate ne uje te ngrohte dhe ne interval kohor te ndar dhe jo me shume se 60-100 gram ne dit.
Sipas transmetimeve kemi se Muhammedi a.s. e konsumonte mjaltin e tretur ne uj, dhe kete e bente ne mengjes me stomakun e zbrazet.

Muhammedi a.s. kur ka folur per shendetin ka thene: "...Kemi dy ilaç ; Kur'anin dhe Mjaltin(Buhari)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Hani mjalt, pasi nuk ka shtepi ne te cilen gjendet mjalti per te cilen meleket te mos luten per meshire (sherim)."

Ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s. ka thene: "Kur nje njeri konsumon mjalt, njemije ilace (sherime) futen ne stomakun e tij dhe njemije semundje dalin jasht."

Per mjaltin eshte thene:

Ibn Sina (Avicena); "Mjalti eshte i mir per zgjatjen e jetes, ruajtjen e potences per pune per moshat e thyra . Nese deshironi te ruani rinine perdor mjaltin/ Ato qe kan kaluar moshen 45 vjecare eshte mir ta perdrin mjaltin rregullit e ne menyre te vecnate te perziere me arra (te grira), Mjalti i perzir me miell perdoret per demtimet  plage siperfaqesore..."

Hipokrati: "Une ushqehem me mjalt vazhdimisht dhe e perdor ate per sherimin e shum semundjeve."

Ibn Bejtar: "Mjalti i bletes i nxehte, i thate , shmang erresiren e syve dhe forcon stomakun."

Galinos: "Mjalti eshte sherues i dobishem per shume semundje, qoft per sherimin nga helmimet ashtu edhe per semundjen e organeve tretese."


-FARA E ZEZE  (Habbetues sevda ose Nigella sativ)

Fara e Nigella sativ ose Habetues sevda njihet si fara e zez pasi ka gjyren e till. Futet tek familja e grunajave. Ka gjetet e ndara dhe kercelli i saj rritet 40-60 cm. Lulet i ka te kalterta. Arabet e quajne edhe si fara e bekuar (Habbetul berekah), ndryshe kjo njihet edhe me emrin qimoni i zi ka qe e quajne fara arabe pasi gjendet ne arabi.
Kjo fare eshte njohur nga Egjiptianet e vjeter por edhe nga Romaket , ndersa Gereket e perdornin per diete.

Ibn Sina tregon: "Fara e zeze perdoret per nxjerrjen e kelbazes, stimulon energji ne trup dhe ndihmon ne shllodhjen pas nje lodhje te madhe."

Nga Ebu Hurejra r.a. trans. se Muhammedi a.s. ka thene: 

"Perdoreni rregullisht faren e zeze, sepse ajo permban ne vete ilaç per çdo semundje, perveç vdekjes."( Buhari & Muslim)

Ajo eshte ilac per: dhimbjet e kokes, te shpines, per dhimbjet muskuluare, hipertensioni, stresi, kolla, azma, diareja, gure ne veshka, temthi, kolla,per syt, gure ne veshka, tek impotenca, pastron infeksionet vaginale, rrit kujtesen, bajamet, dhembet , parazitat ne bark, zgjeben , etj.

- ULLIRI

Allahu xh.sh e ka permend ne Kur'an Ullirin dhe Fikun. Pasti ata jane te rendesishem per shkak te vetive ushqyese dhe sheruese.

Allahu xh.sh betohet duke thene: 

"Pasha fikun dhe ullirin dhe kodren Turi Sina." (Et Tine 01)

Ky ajet Kur'anor sjell ne kujtese profetin Musa a.s. (6) kur ai i foli zotit ne kodren Tur. Trekohet se ne kete kohe ka mbire ulliri ne kodren Tur (Meka) ndersa fiku ne kodrat e Damskut.

Allahu xh.sh thote:

"Dhe peme (trupa drunjsh) ulliri qe mbin ne kodren Turi Sina e cila nxjerr vaj dhe qe eshtei shijshem e i deshiruar per ata qe e perdorin per ushqim."(El Mu'minune; 20)

Nga Ibn Omeri trans. "Perdorni vajin e ullirti dhe lyejuni me te, sepse ai del nga druri i bekuar." (Bejhaki)

Sipas shkenctareve Spanjoll ne Institutin per Kerkime Mjeksore ne Barcelon  kan argumentuar mbi vlerat e vajit te ullirit duke i paraqitur ata ne kongresin Boteror te Kardiologjise. Studimi tregoi se vaji i ullirit mbron zemren nga dhjami pasi ai permban polifenoleve.(7)

Edhe profeti Muhammed a.s. ka keshilluar ne perdorimin e ullirit,e sidomos te vajit te ullirit. Vaji i ullirit te gjelber eshte shume ushqyes. Forcon barkun etj.

-TOKA DHE NJERIU

Vet njeriu si krijes eshte nje prej mrekullive te Allahut xh.sh. ai eshte krijuar nga toka, shume ilaçe (barna) dalin nga ajo. Kemi te bejm me nje gershetim domethenes dhe kuptimplote mes tyre. Pershembull; Njeriu perbehet nga shtat pjese.

Ne pjesen e pare eshte;  Toka, uji, ajri, nxehtesi (zjarri) (8) Pjesa dyte; Temperaturat. E treta jane lengjet truperore si psh gjaku qe ka funksion te ushqej trupin, pershtyma, etj. Pjesa e katert jane organet. Pjesa e peste jane deshirat. Pjesa e gjashte eshte natyra e njeriut, levizshmeria, vitale dhe fizike. E shtata ka te bej me fuksionet. Trupi i njerit kalon ne tre gjendje; i shendetshem, i semure dhe pleqeria (as i shendetshem as i semure) (9)

- SHENDETI 

Profeti Davud a.s. ka thene:

"Shqetesimi, halli ose brenga e pak casteve te njeriut e plak ate sa per nje vit."

Po ashtu ne nje thenje tjeter tregohet se profeti Davud a.s. ka thene:

"Shendeti eshte kurore ne kokat e te shendetshmeve, vleren e te cilit e din dhe vlersojne vetem te semuret."

Ndersa profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kerko nga Allahu falje dhe shendet." (Nesaiu)

Veçori e njeriut eshte se ai kerkon te ushqehet atehere kur ai ka nevoj. Po ashtu ne rast te nje qendje jo te mir, alarmohet dhe kerkon sherim duke ju drejtuar alternativave te mundshme per tu sheruar. Psh kur njeriu nuhat shum do te thote qe ka nevoj per ushqim, ose kur ka munges te pershtymes ne goje. Kemi edhe nje shembull tjeter ; njeriu ne dimer ka nevoj per gjera te nxehta dhe e kunderta e saj me qellim e te mos ftohet. Ftohja eshte rrezik i madh per trupin e njeriut.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Shkaku i shume (apo i te gjitha) semundjeve eshte te ftohtit." (Trans, nga Enesi r.a.)

Ndersa ne nje hadithe (thenie) tjeter Profeti Muhamed a.s. thote: "Siguria dhe shendeti jane dy miresi (nimete) qe Allahu na ka dhene. Shumica e njerezve nuk i vlersojne." (Ibn Abbas)

- UJI

Allahu xh.sh thote: 

"...Dhe ujin e beme baze te jetes se çdo sendi, a nuk besoni?" (El Enbija; 30)

Me kete ajet Kur'anor ne besojme se uji eshte baza e jetes. Me ujin gjallerohet cdo gje, pra mund te themi fare mir se uji eshte jet pa te cilin nuk mund te jetojme. Njeriu e merr veten kur ai pi uj po ashtu edhe toka, bimet etj. Por njeriu nuk mund ta keqperdor ujin. Nese tokes do i leshojme shume uje, (me intesnsitet te lart) ne nje interval kohor te shkurter , ajo deformohet, i largohen vlerat ose vetit qe ajo mbart duke krijuar shqetesim dhe pa qendrueshmeri etj. Kjo ngjason kur njeriu pi uje shpejt dhe pa nderprerje, Kjo eshte eshte shume e demshme per shendetin.

Ndersa Muhammedi a.s. tran, nga Enesi r.a. se ai e kishte  tradite qe kur pinte uje ta nderpriste ate tre here.

Uji gjithashtu te çlodh kur je i lodhur. Ai ndikon kur je i merzitur, pasi profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kur je i zemeruar, ulu edhe pi uj." Pasi zemerimi ose nxitimi thote profeti Muhammed a.s. eshte prej shejtanit. Shejtani eshte i krijuar prej zjarrit, uji e shuan zjarrin prandaj Profeti e ka keshilluar kete.

- LEVIZJA

Nese token e levizimin pra e punojme ajo ka me rendimet per prodhim dhe eshte me efikase. Keshtu eshte edhe trupi i njeriut. Per kete Muhammedi a.s. ka thene: "Kaleroni qe te beheni te pasur, dhe ecni (udhetoni) qe te jeni te shendetshem."

- MARDHENJET SEKSUALE

Çdo gje Allahu xh.sh e ka krijuar ne çift  dhe se vetem Allahu xh.sh eshte tek. Per kete gje Allahu xh.sh na sjell urtesin se Ademit a.s. , ai i vetem nuk kishte asnje kuptim , nuk qe i lumtur dhe pse kishte cdo te mire. Duke shikuar pikellimin dhe lodhjen e Ademit a.s, Allahu xh,sh i krijoj prehen e tij gruan me qellim qe te prehet me te dhe te lej pasardhes.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"O rini, kush prej jush ka mundesi te martohet, le te martohet, sepse kjo i ndihmon ne uljen e shikimit, dhe mbron organin intim nga mardheniet e paligjshme....(Buhari)

Ndersa ne nje trasmetim tjeter nga Ibn Abasi kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Nuk ka zgjidhje me te mire per dy te dashuruar sesa martesa.(Ibn Maxhe)

Muhammedi a.s. ka thene;

"Asnje gje nuk kam shikuar se mund te dobesoje (te ndikoj) ne ndienjat e njeriut se sa ndikimi i gruas."

Pasi kur nje cift eshte i paster, besnik, dhe te dashuruar me njeri tjeterin ata behen nje. Aq sa pasardhesit e tyre i ngjajne ose nenes ose babait dhe keshtu me radh.
Ceshtja intime (mardhenjet seksuale) brenda normave (pra marteses) jane te shendetshme dhe cdo here duhet te jene ne perputhshmeri te deshirave dhe jo ne menyre te dhuntshme. Kur njeriu te jete pjekur nga ana seksuale (ose ka nevoj) atehere duhet te martohet. Martesa te ruan nga veprimet e ulta si prostitucioni , martesa eshte e shendetshme dhe ajo mundeson lenjen e trashegimtareve.
Aktet anal jane te ndaluara. Per kete kemi hadithin e transmetuar nga Ibn Maxhe qe profeti

Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu nuk ia hedh syt nje personi qe ben mardhenie seksuale anale me gruan e tij." (Tirmidhi)

Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi:
"Ai qe ben mardhenie seksuale anale me nje burre ose me nje femer, ka bere kufer (nuk eshte besimtar).(Bejhakiu)

Ne nje trasmetim tjeter ne lidhje me aktet anale kemi:
"El Begaviu trasmenton se nje here e kane pyetur Kataden per mardheniet seksuale anale dhe ai ka treguar se Muhammedi a.s. ka thene: "Ajo eshte nje lloj homoseksualiteti." (Ahmedi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Martohuni me ato vajza te pastra, te cilen e dashuron  dhe te cilat te dashurojne." (Xhabiri r.a.)

Edhe ky akt ka rregullat e saj, e thash pak me siper qe nuk duhet te mungoj deshira e kryerjes se aktit, e dyta nuk lejohet kryerja e ketij akti ne organet anale, e treta nuk lejohet kryerja e ketij aktin kur gruaja eshte ne kohen e hajdit (menstruacion) derisa ajo te pastrohet. Per me shume lexo suren El Bekare ; 222. Aktet intime mes nje cifti eshte e ndaluar reptesisht qe ti tregohesh te tjereve. Martesa eshte nje mrekulli prej te ciles ne kemi ardhur dhe prej te ciles lejme pasrdhes. Ne nuk e dim se si do jete femija jone. Cfare trupi do kete, cfare flokesh, sysh etj. pra ne vetvete me kete ne kuptojme se eshte Krijuesi i Gjithesise qe te jap jeten, pasardhesit, e me keto pasardhes ne gezohemi. (10)

- GJUMI

Vete gjumi eshte nje nga mrekullit e Allahut xh.sh. Ne nuk i japim urdher gjumit qe te vij, as nuk i japim urdher qe te largohet. Gjumi eshte ushqim per njeriun, ndersa mungesa e tij eshte katastrofte per njeriun. Gjumi ka kohen e vet dhe kur gjumi behet ne kohen e vet ai eshte i shendetshem. Po ashtu duhet pasur parasysh edhe menyren se si duhet behere gjumi. Psh nuk eshte mir te behet gjum permbys ose pa u tret ushqimi. Mire eshte qe njeriu te flej ne krahun e djathte.

Trans se Muhammedi a.s. ka fejtur ne krahun e djathte drejtuar nga kibla.
 Gjate dites nese eshte e mundur eshte mir qe te behet nje sy gjum. Muhammedi a.s. ka thene: "Beni pak gjume pasi vetem shejtanet nuk beje kurre gjume."

Po ashtu kemi hadithin e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Gjumi gjate sabahut pengon bereqetin ose begatin."


-FIKU 

Sic ka permendur ullirin Allahu xh.sh ka permendur edhe fikun.

"Pasha fikun dhe ullirin! Dhe kodren Turi Sina! Dhe kete qytet te sigurte. Vertet ne e krijuam njeriun ne formen me te bukur." ( Tin )

Sipas te dhenave islame dhe jo vetem, fiku u ben mir mushkerive dhe fytit. Ripertrin melçin, dhe shpretken si dhe sheron zerin e ngjizur. Po ashtu thuhet se fiku sheron kollen kronike.

Transmetohet se Ebu Derda i kishte ofruar profetit Muhammed a.s nje pjate me fiq te fresket, ndersa Muhammedi a.s. ishte kthyer nga te tjeret duke i ftuar qe te hane sebashku me te, dhe ne kete rast Muhammedi a.s. ka thene:

"Sikur te permendja ndonje peme qe vjen nga xhenneti, do te thoja se eshte kjo (fiku) sepse pemet e xhennetit nuk kane berthama."

Sipas mjeksis fiku permban karbohidrate 60%, fiqt e njom kan shume vitamin C, A, hekur , kalcium, baker. Fiku ben mir per anemiket. Ka perqindje te larte te fibrave, fenol qe sherben per shkaterrimin e bakterieve dhe mikrobeve.  Fiku i that sipas nje studimi permban ne nivel te larte omega 3, dhe 6. (Punime te botuara ne reviste el Muxhahid / 2007) Nuk eshte mir per ato qe kan semundjen e sheqerit. Pema e fikut mesohet se jeton rreth 50 deri 70 vjet.

-ULLIRI DHE VAJI I TIJ 

Pervec sures et Tin, Allahu xh.sh e permend ullirin edhe ne suren En Am 99,

Allahu xh.sh, thote:

"...Prej kesaj (shiut) ne nxjerrim gjerlberim, kokrra gruri ne kallinj, palma hurme te ngarkuara me kalaveshe te ulet, kopshte rrushi, ullinje dhe shega..."

Po ashtu Allahu xh.sh. thote:

"Eshte Allahu qe ka krijuar kopshte vreshta te larta dhe te shtruara, hurma dhe bime, me shije te ndryshme, ullinj e shege..." En Am )

Nga ulliri del edhe vaj i tij i cili duke u bashkuar me acide yndyrore me gliceron do japin vajin e ullirin. Ne fakt ullri eshte disa llojes, si i gjelber dhe i zi. Pirja e vajit te ullirit eshte i dobishem kunder helmimit, mbron kolesterolin e mir, redukton te keqin , eshte antioksidant, etj ka vitamina si A,D,K. Ka efekt te dobishem per zemren dhe enet e gjakut. ndikon ne tek guret e temthit, stomakut, melcise zorreve etj. Po ashtu ndikon tek femijet ne nje rritje te shendetshme, ndihmon ne tratjimin e diabetit, lekuren, indet e trurit, kunder kancerit te zorra e trashe, prostates, tumoreve te gjirit, ndihmon ne thithjen e kalciomit dhe vitamines D sidmos tek grat menopausal etj.

Allahu xh.sh, thote:

"Dhe krijuam trupa drunjsh qe mbijne ne kodren Sina e qe japin vajera dhe melmesa per ngrenesit."
(El Mu'minun)

Ibn Omeri trans, nje hadith ku thote:

"Sherbehuni me vaj ulliri dhe lyejuni me te, sepse ai del nga druri i bekuar."
(Buhari)

-BORZILOKU 

Allahu xh.sh thote:

'Ai edhe token e beri te shtrire per krijesat. Ne te ka peme te llojllojta, ka edhe hurma me shporta te mbeshtjella. Edhe drithi me kashten e tij, edhe bimet aromatike." (Er Rrahman 10-12)

Sipas studimeve te bera ka rreth 45 lloje te ndryshme borziloku. (gjeth madh, gjer, vogel etj) Eshte nga bimet ere mire. Borziloku forcon zemren, dhe qeteson nevrat, stimulon organizmin dhe rrit tempertaturen, ndihmon ne uljen e dhimbjeve te kockave, te paralizes, lufton inpotencen, forcon kujtesen etj.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Atij qe i jepet borziloku nuk duhet ta refuzoje, sepse eshte i lehte per ta mbajtur dhe ka arome te kendshme."
(Muslimi)

- DAFINA 

Dafina eshte shkurre qe shkon deri ne 4 m dhe qe njohet shume ne zonen e hixhazit.Gjethet jane te shkurta ndersa lulet i ka te vogla me ngjyre te bardhe. Kryesisht perdoren gjethet dhe lulet e saj. Ajo perdoret per aroma. Njihet per ndikimin ndaj antispazmatike, dhe mesntruacion sjelles. Perdoret si pomade.

Ne suren Es Safat ajeti 63-65, permendet pema dhe qe sipas komentatuesve thuhes se behet fjal per dafinen.

Dafina thuhet se eshte i preferuar te perdore caji qe kan gjethe dafine.

Ne nje hadith qe e tregon Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. e kishte vizituar dhe ajo iu ankua per shendetin, ndersa Muhammedi a.s. i ka thene:
"Njeriu eshte mjeksia, ndersa barku shtepia e semundjeve."

- ARRA

Ne literaturen islame vihet re sidomos nga Ibn Sirini se arra eshte ilaç, dhe se arra e njome eshte me e dobishme se ajo e thata. Po ashtu arra e perzier me mjalt ndikon ne lehtesimin e dhimbjeve te fytit.

Ibn Sirini per arren ka thene: "Ngrenia e arrave, fiqve, ullinjeve eshte ilaç per shume semundje."

Ne librin e dr. Halid Faik El Ubejdi kur flet per arren nder te tjera shkruan:

"Hulumtimet e fundit kane treguar se arrat jane nder burimet me te mira te antioksidanteve, luftetare te fuqishem kunder kancerit e semundjeve te tjera, gjithashtu arrat kane nje permbajtje te larte acidesh yndyrore omega 3 te njohura si yndyra te mira, te cilat mbrojne zemren dhe ulin kolesterolin."

Ne librin el Visila kemi transmetimin e el Mehdiut qe ka thene:

"Hyra ne shtepin e  el Mensurit   dhe e shikova duke ngrene djath me arra, dhe e pyeta; Cfare eshte kjo ? Ai mu pergjigj: Babai im me ka treguar per dike qe e ka pare profetin Muhammed a.s. duke ngrene djath me arra, dhe e kan pyetur ne lidhje me kete, ndersa ai eshte pergjigjur: Djathi eshte semundje, ndersa arrat ilaç. Nese i kombinoni atehere keni ilaç."

Ilaç eshte edhe arra e kokosit e cila lehteson dhimbjet e kurrizet etj.

- BUKA

Buka eshte nje nder miresit e Allahut. Mjeket thonte se buka eshte e mir kur ajo piqet ne furre e ndertuar me tjegulla ose qerpiq.

Aishja r.a. transmeton hadithen qe thote:

"Çmoni buken, sepse Allahu xh.sh ka bere sherbetor te saj qiejt dhe token."

Muhamedi a.s. ka thene;

"Ne diten e Gjykimit, toka do te duket sikur nje cope buke ne te cilen do ta pergatise Allahu xh.sh si nje banese per banoret e xhennetit."

Ndersa Ebu Davudi transmeton nga ibn Abasi se ka then:

"Ushqimi me i preferuar i profetit Muhammed a.s. ka ene therideja e gatuar me buke e hurma."

Ndersa ne nje tranmetim tjeter po nga Ebu Davudi e ky nga Ibn Omeri kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

"Do te doja te kem pak buke te gatuar prej gruri te zi, te lyer me gjalpe dhe me qumesht."

- ÇIKORJA

Çikorja ndryshon ne vartesi te stines. Ne ver eshte e nxehte ne dihmer e ftohte. ÇIkorja parandalon semundjet e melçise apo tendosjet e shkaktuara nga diabeti etj.

Ebu Nuami tregon se: "Bani cikoren per cdo dite dhe mos gogesoni sepse nuk ka dite qe ne te nuk bie nje pik ujit te xhennetit." Sot cikorja perdoret ne forme shurupi.


- MISHI

Allahu xh.sh thote:

"Ne atyre u shtojme te mirat me peme e me mish qe ata deshirojne." (Et Tur; 22)

Nga ibn Maxhe transmeton nje hadith prej Ebu Derda se profetit Muhammed a.s. ka thene;

"Ushqimi me i mire i njerezve ne kete bote dhe ne Ahiret eshte mishi."

Mish i vecant permendet ne Kur'an edhe ai i shpezeve duke thene:

"Edhe mish shpezesh , cilin ta duan." El Vakia ; 21

Mish i vecante eshte ai i: dhisë, cjapit, deles, lepurit.

Per mishin e dhisë profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Te jeni te kujdesshem ndaj dhive, se vertet ato jane kafshe te xhennetit." (Nesaiu)

Per mishin e lepurit kemi hadithen qe thote:

Enesi r.a. tregon: "E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjeje te gjate. Pasi pergatitem Ebu Talha mori kofshen (pjesa me e mir e lepurit) e tij dhe ia dergoi Muhammedi a.s. i cili e pranoi ate."

po ashtu mishi i lejlekut, lopes, pates, pules, thellezes, roses, shkurtave, zogu. Ndersa Ibn Siani kathene se mishi i deves, kalit gomarit jane mishrat me te keqij.

Ne lidhje me mishim kemi  edhe disa transmetime per menyren e gatimit ku nder te tjera mi ne sy;
a) mishi i thateb) mishi i pjekur

Nga Taberani kemi se:

"Thera nje dele per Muhammedin a.s. derisa ishim ne nje udhetim dhe ai me tha; Thaje mishin e saj. Ai hengri prej saj derisa arritem ne Mendine."

Ne lidhje me mishin e pjekur Allahu xh.sh thote:

"Edhe Ibrahimit i patem ardhur te derguarit (meleket) tane me myzhde dhe i thane "Selam". Ai u pergjigj: "Gjithnje paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjelle nje viç te pjekur (te ferguar me gure)" (Hude; 69)

- MISHERAT E PERMENDUR 

-Lepuri; Mishi i lepurit eshte nje nder mishrat e permendedra. Nga Enesi r.a kemi:
"E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjese te gjate. Pasi e pergatitem, Ebu Talha mori kofshen e tij dhe ia dergoi profetit Muhammed a.s. i cili e pranoi ate."
                                                                              (Buhari, Muslim)
Mishrat e tjere te permendura pervec atyre qe kemi permendur me siper eshte: mishi i lejlekut, lopes, pates,pules, thellezes,, shkurtave, zogut etj.

Ne nje hadith permendet zogu dhe kafshet e lejuara per tju ngrene mishi, mirepo ne kete trasmetim tregohet se cfare nuk duhet bere:

"Nuk ka njeri i cili ka mbytur nje zog apo kafshe e te mos jap llogari. Pyetjen: Si? Profeti Muhammed a.s. u eshte pergjigjur: "Thereni ate dhe hajeni por mos ia kepuni koken."  (Nesai)                                                                                                 
Qe mishi i nje kafshe te madhe te konsiderohet hallall, thersi duhet patjeter te thote "Bismilah", pra kafshet nuk mund ti godasim me qellim mbytjen e saj dhe me pas ngrenjen e mishit.
Nga gjallesat e detit mishi me i mire eshte ai peshkut.

Ne lidhje me gjallesat e detit Allahu xh.sh thote:
"Gjahu dhe ushqimi ne det u eshte e lejuar, si perjetim per ju dhe per udhetaret." (El Maide; 96)

Lopa

Keret e nengjunjeve te lopes

Ato prodhojnje ne leng shum ushqyes i cili eshte i mir per kollitjen. Sipas nje hadithi profeti a.s. ne lidhje me kete ka thene: "Nese do isha i ftuar per dreke ku do serviret vetem nengjunjet e lopes, nuk do ta refuszoja ftesen."

- MISHI I NDALUAR REPTESISHT, MISHI I DERRIT 

Prej mishit te ndaluar ne forme te prere eshte mishi i derrit, mishi i ngordhur, pirja e gjakut.

Allahu xh.sh. thote:
"Allahu ua ndali juve vetem te ngordhurat, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret jo ne emer te Allahut xh.sh, Kush shtergohet (te haje nga keto) duke mos pasur per qellim shijen dhe duke mos teperuar, per te nuk eshte mekat. Vertet Allahu fale, eshte meshirues." (El Bekare; 173)

Allahu xh.sh, e cileson mishin e derrit , mish te ndyte. Allahu xh.sh thote:

"Thuaj; "ne ate qe me eshte shpallur mua (ne Kur'an) nuk po gjej te ndaluar dicka nga ushqimi, perveç ne qofte se ai (ushqim) eshte, coftine, gjak i derdhur ose mish derri, ai eshte i ndyte, dhe pos asaj qe eshte therrur jo ne emer te Allahut (por te ndonje idhulli) e qe eshte mekat."  (el En'am;145) 
 Po ashtu Allahu xh.sh. ne suren En Nahl thote:
"Ai ua ndali juve vetem cofetinen, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret jo ne emer te Allahut." (En Nahl; 115)

MISVAKU  (Lipidiumi)

Misvaku eshte shume i shendetshem per larjen e dhembeve. Shkencetaret po kryejne studime mbi vlerat e misvakut.

Ebu Hanefi r.a. ka thene: "Druri i misvakut eshte me i mire per pastrimin e dhembeve, menjanon dobesite qe vijne per shkak te semundjeve , stimulon oreksin dhe forcon trurin."

Profeti Muhammed a.s. thote: "Pastrimi i dhembeve me misvak eshte higjen e cila pastron gojen , dhe pastertia kenaq Zotin."(Buhari )

Ebu Hanife r.a. tregon se misvaku perdoret mesemiri i lagur me lengun e trendafilit.

Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sikur mos te mendoja se kjo (pastrimi i dhembeve me misvak) do te ishte e teper apo e rende , do te jepja udher qe ti pastronin dhembet me misvak para cdo namazi (pra 5 here ne dite)"(Buhari, Muslim )

Sipas disa tranmetimeve misvkau eshte perdorur nga profeti Ibrahim a.s.

Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se: "Sa here qe profeti Muhammed a.s. hynte ne shtepi (kthehej nga puna apo ndonje rruge) se pari pastronte dhembet me misvak." (Muslimi)          

Mendafshi

Ai eshte i thate dhe i nxehte.  Fija e mendofshit ka dobi mjeksore.Sic transmeton Buhari dhe Muslimi se Muhammedi a.s. ia ka lejuar Ibn Aufit dhe Zubejrit kemishen prej mendashi pasi ato kishin probleme me kromen gjate nje beteje edhe pse sipas islamit meshkujve nuk u lejohet mendafshi.(11) Sipas disave mendafshi ndihmon kur ndonje ka probleme me lekuren, dhe ne keto raste sic trasmetohet me siper lejohet veshja e mendafshit. Po ashtu eshte edhe nje trasmetim se dy sahab per shkak te problemeve ne lekur qen ankuar tek Profeti Muhammed a.s., per kete arsye ai u lejoi veshjen e rrobe prej mendafshi. (Buhariu)
Sipas disave thuhet se mendafshi forcon zemren, permison te shikuarit, perdoret kunder melankolise etj.

Molla      

Molla ze nje vend te rendesishem ne mjeksi. Frutat e molles perdoren per qellime mjeksore.  Ashtu si shume fruta te tjera molla perdoret e fresket, e thate etj. Nder vetite e tjera molla ke veti freskuese, ajo pakson etjen sidomos kur ajo peroret me caj, ky kombinim ndihmon ne uljen e kollitjes,lehteson dhembjet grypes, apo acarimit te rruge te frymemarrjes, cerrjes se zerit.(12)
Molla permbajne lageshti, e cila eshte shume e rendesishme per shendetin. Sipas studimeve molla ruan sistemin nervor lufton parkinsonin. Molla mbron neuronet e trurit dhe palcen kurrizore.
Nder mollat me te permendura eshte molla jeshile e cila kur eshte paraqitur tek arabet per here te pare i kan thur poezi per shkak te vetive pozitive qe ajo mbart. Molla jeshile  ben mir per melcin, uljen e kolesterolit, ndihmon ne parandalimin e hiperglicemines, permison tretjen etj.

Mani i zi

Ky lloj mani ka qene shume i njohur ne Siri. Ai u perdorte nga njerezit (mjeksi popullore). Ky man mund te behet recel po ashtu edhe shurup. Sipas kesaj mjeksie popullore thuhet  se ai perdoret per sfamatitetdhe faringitet. (13) Shurupi i manit te zi perdoret edhe kunder anemise  sidomos tek femijet. Ndersa manat e papjekur perdoret kryesisht kunder paraziteve te zorres. Si ne rastin e molles edhe ketu mund te pergatitet caj mani i cili sipas kesaj mjeksie e cila ka efekt ne larjen e gojes dhe ndihmon kunder dhimjes se dhembeve. Me gjetet e manit te zi, duke i kombinuar me vaj ulliri mund te behet pomade , ku thuhet se mund te perdoret ne plaget e perdorura nga ndjegie te ndryshme. Gjethet e manit mund te perdoren per uljen e tensionit te lart ne gjak.(14)       

Palma

Palma eshte nder druret me te dobishm, kete na ka treguar edhe profeti Muhammed a.s. duke e krahasuar palmen me besimtarin e vertet i cili me veprat e mira eshte i dobishem per te tjeret.(15) Ajo qe ka shume vlere tek palma eshte plca e palmes e cila eshte e bute dhe e bardhe po ashtu edhe embel.
Ne lidhje me palem Allahu xh.sh, kur tregon per nene e Isase a.s. Merjemen thote: "Shkunde trungun e palmes qe te bien hurma te fresketa." (Merjem, 25)

Trans nga Abdullah ibn Omeri r.a. se teksa Profeti Muhammed a.s. qendronte ulur me nje grup besimtaresh , nje i dha te hante palcen e palmes (16) dhe per kete palce Muhammedi a.s. ka thene: "Nder druret e shume, eshte nje qe ngjan me myslimanin dhe eshte i bekuar ashtu sic jane te bekuar besimtaret e vertet. Ai dru eshte gjithmon i gjelber dhe nuk i bien gjethet." (Buahri, Muslim)
Palca e palmes ndihmon ne sherimin e kolles, eshte kunder gjakderdhjes, ndihmon ne parandalimin e heqjes se barkut, thartinen e teper ne lukth.       

Pisha

Kjo peme ndodhet kudo, ajo ka gjete te gjelberta. Pisha arrin deri ne 40 m. Pisha eshte shume e mir per organet e frymemarrjes, te kolles, semundjeve urinare, bronkitit etj.
Ne lidhje me pishen profeti Muhammed a.s. ka thene: "Krahasimi i besimtarit eshte sikur trungu i bimes se njome, era e lakon dhe pastaj e kthen prapa, ndersa dyftyreshi eshte sikurse pisha, ai qendron drejt deri ne fund kunder ererave, pastaj thahet."
Tek pisha rol shume te rendesishem luan fara e saj, nuk treten lehte por jane ushqyese.

Hurma e arabis

Kjo peme eshte e nxehte, furtet e saj jene ushqyese, Ajo eshte nje nder gjerat qe Profeti Muhammed a.s. e perdorte me se shumti.
Kujtojme hadithin e profetit a.s. qe thote: "Celni iftarin me hurme..." po ashtu kemi trans e Abullah bin Xhaferi se ka thene: "E kam shikuar profetit Muhammed a.s. duke ngrene hurma te pjekura dhe traguj." (Buhari, Muslimi)
Ne nje hadith tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush ha ne mengjes 7 hurma nuk e kap helmimi dhe as magjia."
Hurma eshte shume ushqyese (17), per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shtepia te ciles nuk i nodhen hurma, njerezit e saj jane te uritur." Po ashtu Allahu xh.sh tek sura En Nahl ajeti 67 permend frutat e palmes , te rrushit te cilat kan ushqim te mir. Ky frut permban vitamina si: A, D, B1,B3 etj. (18)

Pergatiti
Gezim KOPANI
                                                
 ____________________
1. En Nahl dmth Blete Ne kete sure Allahu pershkruan persosmerin e qiejve, tokes, deteve, maleve si dhe persosmerin e krijesave te tjera qe Allahu ka krijuar.Ne menyre te veçante permendet edhe mjalti i bletes. Vete bleta eshte nje nder mrekullit e Allahut. Bleta i perket familjes se njohur Apis.
2. Sipas pershkrimit qe kishte bere greku i quajtur Strabon rreth 63 para e.s.
3. Kjo rruge eshte 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor.
4. Sipas shkenctareve ky lloj komunikimi eshte i veçant dhe shum i zhvilluar.
5. Karl Von Frish eshte nje shkenctar Gjerman i cili eshte bere i njohur ne te gjithe boten. Ka punuar ne Universitetin e Mynihut.
6. Historia e Profetit Musa a.s; "Transmetohet se nje nate te ftohte Musai a.s. shikoj nje zjarr ne kodren Tur. Prisni i thote familjes se shikova nje zjarr (drit), Lexon suren Kasas; ajeti 29-32 dhe suren Ta Ha, ajetet 9-10) se ndoshta t'ju sjell ndonje lajm e ndoshta do tju sjell dru per te ndezur ose nga ai do gjej ndonje rruge. Kur arriti Musai a.s. tek zjarri (tregohet se Musai a.s. shikoj zjarrin te ndizej ne nje dru gjembash te gjelber, sa me shume qe ndizej edhe gjelberohej. Musai a.s. pat frik dhe vuri duar ne sy qe te mos humbas shikimin) dikush thirri nga ana e djathte (Kasas ; 30) e lugines , nga lisi; O Musa! Une jam Allahu, Zoti i boteve!" prandaj hiq kepucet pasi ndodhesh ne luginen e bekuar Tuva. Te zgjodha Pejgamber, pranda degjo mire se cfare te shpall! Vertet vetem Une jam Allahu, nuk ka zot tjteer pos Meje, pra Mua me adhuro dhe fal namaz per te me kujtuar Mua.S'ka dyshim se momenti (kijameti) do te vije patjeter, Une gati e kam fshehe ate, do te vije per t'u shperblyer secili njeri per ate qe ka bere.O Musa, cfare eshte ajo qe ke ne te djathten tende?Musai a.s. tha: Eshte shkopi im , me te mbahem e me te shkund gjet e pemet. Allahu i tha: Hidhe ate , o Musa! Musai a.s. e hodhi dhe ja kur shkopi kthehet behet gjarper i madh qe levizte me shpejtesi. Allahu i tha Musait:Kape  ate, e mos u frikeso, se Ne do ta kthejme ate perseri ne gjendjen e meparshme."
7. Polifenol; Substance bimore me veti antioksiduese analitike.
8. Nxehtesi; Nxehtesia eshte shume e rendesishme ne jeten e perditshme. psh nxehtesi + uj= zmadhim i vellimit te ujit dhe ngritjen e tij lart. Po ashtu ftohtesi+uj=zvogelim i vellimit te ujit. Pra uji i nxehte ngrihet e kunderta bie.
9. Po ashtu njeriu nder te veçantat e njeriut jane pese shqisat. Gjuha, Hunda, Lerkura,  Syri, Veshi.
Gjuha; Gjuhen Allahu xh.sh e ka krijuar per te dalluar shijen e ushqimeve te llojevete ndryshme ku rol te rendesishem luan peshtyma.
Hunda; Hunda ne vetvete eshte nje aparat me te cilin nuhasim ererat e ndryshme. Psh nese njeriu ftohet bie aftesia e te nuhatiturit normal ne dallimin e ererave. Nuhatja eshte edhe veti mbrotje duke identifikuar eren e mir nga era e keqe.
Lekura; Lekura eshte kyç ne rolin e ndijimit. Me ant te saj ne ndiem ate qe ndodh ne lekur. Psh me te ne mund te dallojme cfare eshte e but ose e forte, cfare eshte e mbrehte, e nxehte apo e ftohte.
Veshi; Veshi eshte begati e madhe. Me te ne shikojme shume llojshmeri gjerash.
Syri; Me syrin definojme distances, permasen, ngjyrat. Trupi e leshon rrezen ose energjin e tij ne drejtim te syrit ne ate qe ai shikon. Syri eshte i kufizuar ne disa gjera dhe ne disa te tjera nuk i dallon psh xhindet, ose psh; syri e identifikon shkopin ne uj si te thyrer kur ne fakt nuk eshte i till. Syri ne berbejen e ti eshte shekce ne vete dhe nje nga mrekullit e Allahu xh.sh sic eshte i gjith njeriu. Ai ka disa perde. Profeti Muhammed a.s. ne disa raste eshte lejuar qe te shikoj ato gjera qe nuk mundemi qe ti shikojme psh; Profeti Muhammed a.s. ka shikuar formen e melekve.
Veshi; Veshi luan rol shume te rendesishem tek njeriu.  Shume gjera qe kuptojme apo qe realizojme ne jete eshte fal vesheve. Ate qe degjon e analizon duke dal ne konkluzion cfar duhet te mbash mend e cfare nuk duhet. Veshi bashkevepron me organet e tjera psh, nese ne nje distance te caktuar syri dallon dicka veshi menjehere vihet ne levizje per te identifikuar ndonje ze apo tingull.
10. Allahu xh.sh thote: "Zoti e kerijoi njeriun prej nje pike uji dhe e pergatiti. Pastaj ia lehtesoi rrugen. Pastaj ate e beri te vdese dhe atij e mesoi te varroset..." (Abese; 17-22)
11. Ne islam burrit i jane ndaluar vendosja e arit dhe veshja e mendafshit. Per sa i perket mendafshit thuhet se nder shkaqe e ndalimit mendafshit tek meshkujt ne islam eshte se: Kur mashkulli vesh mendafsh (ketu bejm fjale per mendafsh 100% apo dicka me pak) per nje kohe te caktuar , ose per nje kohe te gjate, krijohet ne organizmin e tij nje reaksion i cili demton spermatozoidet.
12.  Sipas disave kjo pergatitje behet keshtu: Merren 1 apo 2 kokrra molle te prera ne disa pjese, dhe per 30 apo 40 min i zim ne 200 ml uj. Pihet e ngrohete 1 apo 2 here ne dite.
13. Lyhet goja dhe gryka me receli (apo pekmez te manit) ne dark para gjumit.
14. Merren disa gjethe mani te zi dhe i zim n 150 ml uje,derisa sa te ngel 1/3 e ujit. Dhe pas kullimit pihet. Kjo vazhdon per disa dite.
15. Palma eshte disa llojesh, mirepo ajo qe dihet eshte se Profeti Muhammed a.s. mbente hutben afer njer palme, dhe kur palmes i mungoj profeti Muhammed a.s., ajo ndjeu mall per te.
16. Palca e quajtur Xhummar.
17. Ushqyese, energjike, ndihmon te menduarit, rregullon rrahjen e zemres, fosfor, hekur, Kalciom qe ben mir per kockat etj,
18. Disa thone se nese perzihet pija e hurmes me qumesht dhe mjalt , do ndikoje per mire tek personi (tek te dy gjinit) qe kan crregullime seksuale.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com