Friday, October 12, 2018

Shembulli i besimtarit , Tregimi i një çifti të varfër


Tregohet per nje çift te moshuarisht te cilet ishin shume te varfer por besimtar ne Allahun xh.sh. Nje dite bashkeshortja i thote burrit: Sot nuk kemi asnje gje per te ngren. I merzitur plaku i moshuar del nga shtepia per siguruar ndonje ushqim apo te holla derisa hyn ne oborrin e xhamis ku gjen nje çante brenda te ciles kishte  1000 dirhem (te holla). Shikon rreth e rrotull por nuk veren njeri ndaj vendos te marr çanten dhe ne shtepi ta diskutoj me bashkeshorten e tij. Pasi i tregon, bashkeshortja i thote: Duhet ti kthehesh te hollat aty ku i ke marr dhe te pyesesh se te kujt jane.
Paku i moshur merr çanten dhe shkon tek xhamia per ta len çanten dhe aty me ze te lart pyet: Di njeri gje per kete çate e kujt eshte?  Ne kete moment nje person i cili me pare kishte vezhguar veprimet e plakut i pergjigjet duke i thene: Çanta dhe ato qe ka brenda jane te tuat madje urdhero dhe keto 9000 te holla te tjera! Plaku me habi i thote: Po talleni ne mua ?
Njeriu i thote: Per Zotin e madh jo! Çanten me te holla ma dhe nje person i cili deshiroj te qendroj anonim duke me thene: "Merri keto  te holla dhe vendosi ne oborrin e xhamise. Ai qe i merr do pyes per pronarin e tyre dhe nese i kthen do i japesh edhe keto 9000 te holla te tjera.
Plaku i moshuar pyeti: Perse?
Ai i tha: Sepse ai qe do bente kete qe bere ti, tregon se eshte njeri i ndershem dhe besimtar.
Urtesia e ngjarjes eshte : Besimtari dhe njeriu fisnik nuk merr ate qe nuk i perket. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni ndodhi te tjera duke klikuar ketu: Ndodhi & Ngjarje

Tregtari i mjaltit

Tregtari i mjaltit

Tregohet per nje tregtar te suksesshem te quajtur Lejs ibn Sadi se:
"Nje dite atij i arriti anija e mbushur plot me mjalt. Nje plake e varfer e kuptoj kete dhe merr me vete nje ene te vogel dhe udheton drejte anijes, dhe kur arrin aty i drejtohet tregtarit:
"Nese ke mundesi, te lutem ma mbush kete ene me mjalt!"
Tregtari , pasi e shikoj nuk i dha gje. Ashtu e vetmuar pa thene asnje fjale plaka merr rrugen per ne shtepi.
Duke shikuar kete sellje tregtari urdheroj qe ti dergojne plakes nje fuqi te mbushur me mjalt.
Nje nga puntoret e tij e pyet: Pak me pare ti refuzove tia mbushesh nje ene te vogel ndersa tani i dergon nje fuqi me mjalt pse?
Tregtari tha: Ajo kerkoj sipas mundesis dhe nevojes se saj , ndersa une po i jap asaj sipas mundesis time.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Wednesday, October 10, 2018

Xhamia e profetit Muhammed a.s. 1914

Kjo eshte nje fotografi e ushtareve Osman bere ne xhamin e profetit Muhamed a.s.  Fotografi eshte bere gjate luftes se pare boterore , rreth vitit 1914


Fshati Kryezi , Puke

Fshati Kryezi ndodhet ne rrethin e Pukes dhe ai ndodhet ne rrjedhen e lumit Fani i Madh. Ai shtrihet ne dy ane te lugines me nje lartesi deri rreth 700 m mbi nivelin e detit. (1)"Ky asht nji katund me panorame fort te bukur, me livadhe e fusha te gjana e te plleshme, rrethue gjithkahe prej kodrash e malesh veshe me pisha sa me te kenaqe synin. I ka fal Zoti uje mjefet, si me pi, si me lage tokene bereqetit. Ban gjithfare pemesh, por sidmos molla te pakurrkundshoqe." (2)
Fshati Kryezi,fotografi e bere nga xhamia e re , v.2016
Sipas gojedhenave thuhet se ai eshte banuar qe ne lashtesi. Sipas disa te dhenave ky fshat eshte banuar fillimit nga Rrapajt , e pas tyre Zotnit, te cilet me vone pranuar disa qipçinje nga Mirdita, Berisa, Shala, dhe Temali.
Ndersa disa te tjere thoene se ai filloj te banohej nga fise te ardhura nga si Rrapim Zotnia, Oroshi, Shala, Spaçi, Pultake , Kushneni, Gjinajt, Dukagjin, Kabash, Berish, Gojan.
Banoret e ketij fshati perbehen nga dy besime, mysliman dhe katolik. Fshati dallohet per bashkejetesen nder fetare.

Ne punim....

Pergatiti
Gezim KOPANI

______
1.Gezim Kopani , shenime te vitit 2006
2.Gjon Karma, "Nder Malet Tona"