Tuesday, January 10, 2023

I pasuri dhe i varfëri

Nje here teksa Profeti a.s. jepte keshilla dhe shoket ishin ulur rreth ti dhe po degjonin, vjen nje mysliman i varfer dhe pasi shikoi per vend te lire ulet, por personi ne krah ishte shume i pasur. I pasuri nuk e duroi dot dhe zuri te largohet. Teksa profeti a.s. shikoj kete sjellje ju drejtua te pasurit:  U trembe se mos i varferi te ben dhe ty te varfer? Jo i thote ai! U trembe se mos te ik dicka nga pasuria tek i varferi? Jo i thote ai! Kishe frik mos te behet rrobat pis? Perseri jo i thote! Atehere pse zure te largohesh? I pasuri tha: E pranoj, bera gabim! Per kete vendos ta fshi gabimin duke ia fal gjysmen e pasuris te varferit, dhe ai te ma bej hallall. Ne keto momente i varferi thote: Une nuk jam i gatshem ta pranoj ate pasuri! Me habi i pasuri e pyet: Si nuk je i gatshem? Sepse kam frike se edhe une nje dite do behem mendjemadh si ty dhe do te sillem me te tjeret ashtu sikurse u solle ti me mua!(1)

Pergatiti
Gezim KOPANI





_______
1. Zinxhiri i ketij trasnmetimi me mangesi.

Sunday, January 8, 2023

Gjelbërohet toka e Arabisë

Fotografi te publikua ne fb para nje dite nga faqja Haramin Sharifain (07.01.2023)

Pas nje thatesire te gjate ne Arabi, beri qe mbreti te nxjerr nje dekret qe i drejtohet stafit (imameve) te Qabes dhe xhamise se Profetit Muhammed a.s. per berjen e lutjes "istisxhase". Kur ne vend ne kushte normale bie 2-3 dite shi ne vit, ra shi nje jave rresht. Si rezultat i kesaj vendi u gjelberua. Me pushimin e shiut vendi do rikthehet ne gjendjen e meparshme. Shkruan ne webfaqe /https://www.haramainsharifain.com/. (1)
Megjithate keto jane shenja qe sa vin e perputhen me hadithin e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Nuk do te ndodhe Kijameti derisa te kthehet toka arabe ne livadhe te gjelber dhe te rrjedhin lumenjte ne te." 

Pergatiti
Gezim KOPANI

______________
1. Burimi: /https://www.haramainsharifain.com/makkah-landscape-goes-green-following-continuous-rains/?fbclid=IwAR1CDeODkYdnjfpG4NcBTmHIk92Eip-fCvM0crprNWT0rOXUzLsp5R7srio/

Llukmani a.s. porosit djalin e tij

Nje here Llukmani a.s. keshillon djalin e tij duke i thene:
"Biri im! Konsultohu me njerez qe kane shikuar dhe perjetuar shume gjera. Sepse keshilla e tyre vjen nga pervoja qe ka perjetuar, dhe kjo te jepet tye falas."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, January 6, 2023

Zogu me krah të thyer dhe profeti Sulejman a.s.

Nje dite profeti Sulejman a.s. shikon nje zog me krah te thyer te cilin e pyet: Kush ju ka thyer krahun? Zogu i thote: Nje dijetar me xhytbe (uniform). Sulejmani a.s. e pyet: Cili eshte ai? Dhe zogu i tregoj. Profeti Sulejman a.s. urdheroi tia sjellin dijetarin per ta pyetur.
Sulejmani a.s. i thote: O djetar! Ky zog mu ankua per ty, pse ia theve krahun? Dijetari duke u mbrojtur i thote: I nderuar mbret ! Une doja ta kuptoja gjendjen e zogut te cilit edhe pse ju afrohesha nuk levizte, ju afrova edhe me shume por perseri nuk u largua , mendova se deshironte te qendronte me mua dhe vendosa ta kap. Ne kete moment zogu zyri te fluturoj ndaj krahu ju thye. Profeti Sulejman a.s. kthehet nga zogu te cilit i thote: E shikon , dijetari ka te drejte! Ti pse me para nuk fluturove? Dijetari nuk qenka afruar fshehurazi. Zogu i thote: I nderuar Sulejman! Po te ishte gjuhetar do ikja por kur e shikova me xhytbe mendova se prej nje dijetari nuk mund te me vije ndonje e keqe. Profeti Sulejman a.s. e vlersoj te drejte ankesen dhe argumentin e zogut dhe urdheroj ti thyhet krahu dijetarit. Ne kete moment nderhyr zogu qe i thote profetit Sulejman a.s; Mos e beni kete ! Profeti Sulejman a.s. i thote: Perse? Zogu i thote: Krahu do i sherhohet , dhe ai perseri do bej te njejten gje. Do ishte me mir qe tia heqesh xhytben (detyren e dijetarit) qe mos mashtroj te tjeret me paraqitjen e jashtme ashtu sic me ndodhi mua. Dhe profeti Sulejman a.s. beri ashtu sikurse zogu i tha. 

Nder te tjera Allahu xh.sh. i kishte dhene profetit Sulejman a.s. diturin e te kuptuarit dhe te komunikuarit me shpendet. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Sulejmani trashegoi Davudin dhe i cili tha: O njerez, ne kuptojme gjuhen e shpendeve dhe na eshte dhuruar nga gjithçka, vertet ky eshte shperblim i qarte." (En Neml; 16)
Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te mesoni ndodhi te tjera duke klikuar ketu: Ndodhi dhe Tregime