Thursday, September 6, 2007

Çfare duhet te besh nese harron te falesh ?

Per shkak te obligimeve ndodh qe te harrosh faljen e nje kohe namazi. Ne keto kushte ka gjyhen dhe si duhet vepruar? Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: 

Enesi r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush harron te fal nje namaz, le ta fal ate me vone (kaza) kur ti kujtohet. Per faljen me vones nuk ka ndonje ngarik (kefaret) apo gjynah, perveçse kur te kujtohet , duhet te falesh namazin qe ke harruar."

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush harron te fal ndonje namaz, le ta fale mbas kohe, kur ti kujtohet, sepse Allahu xh.sh. thote: Fal namaz per te me perkujtuar Mua." (1)


Pergatiti
Gezim KOPANI



____________
1. Hadithet e mesiperme flasin per pese kohet e namazit, dhe jo per namazin e xhumas apo te bajrameve. Pershembull , qellon qe te harrosh dhe kalon namazi i xhumas pa fal. Ne kete rast do falesh namazin e drekes. Pasi nuk mund te falesh kaza (me vone) namazin e xhumas apo te bajrameve sepse kan kush xhematin etj.

Friday, July 13, 2007

Zhvillohen zgjedhjet e reja per anetar te Keshillave te xhamive dhe anetar te Keshillit te Myftinise Puke

Fotografi e bere gjate proçesit te zgjedhjes se antareve te ri te Keshillit te Xhamise Puke - 2007

Ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Myftnise se rrethit Puke date 08 korrik 2007 si dhe ne baze te Qarkores per zhvillimin e zgjedhjeve te reja te radhe te KMSH, Myftinia Puke caktoi datat e zhvillimit te zgjedhjeve ne: Xhamia Puke, Qerret, Rrape , Fushe Arrez, Micoj, Kryezi dhe Iballe.

Grupi i punes qe do ndjek procesin eshte: Gezim Kopani , Astrtit Kuci , Hasbi Çela, Beqir Arifaj, Mustaf Arifaj, Xhemal Meçi dhe Basri Selimaj.

Pas perfundimit me sukses te procesit te zgjedhjeve te reja per anetar te Keshillave te xhamive si dhe per anetar te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, u be edhe konstituimi i antareve te ri te Keshillit te Myftinise Puke si dhe te anetarit te KP-se si me poshte vijon:

1. Gezim Kopani (Myfti) , 2. Astrit Kuçi (Anetar i KP), 3. Beqir Arifaj , 4. Xhemal Meçi, 5. Halit Ringaj, 6. Afrim Laçi (Sekretar i Keshillit), 7.Rezar Cufaj , 8.Bek Selmani , 9.Armir Mehaj , 10. Fatos Qoba, 11. Agim Aga, 12.Besnik Lluka, 13. Mustaf Arifaj dhe 14. Basri Selimaj. 

Pergatiti
Gezim KOPANI 


Wednesday, March 7, 2007

Musai a.s. pyet Allahun: Si mundi profeti Adem a.s. te te falenderoj ?

Hasan el Basriu r.a tregon se: "Nje here profeti Musa a.s. e pyet Allahun xh.sh: "O Allah ! Si mundi profeti Adem a.s. te te falenderoj per te gjitha miresit qe ia ke dhene ? E ke krijuar me duart e Tua, i ke dhene shpirtin nga Tij, e ke vendosur ne xhennet dhe urdherove meleket ti bien ne sexhde! Allahu xh.sh i thote: "O Musa! Ai e kuptoi qe te gjitha keto qe permende ishin nga Une dhe me lavderoi me falenderim per to, dhe ky ishte falenderimi i asaj cfare bera per te." (Ebi ed Dunja)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Wednesday, March 1, 2006

Çdo njeri lakmitar eshte i humbur


"Mos e degjo fjalen qe te ndan nga miku,
Se ne ate fjale ka dem, ka humbje per ty...
Edhe sikur te kete qind per qind interes,
Fjales qe te ndan nga thesari, mos i ver vesh...
Atij qe niset pa kallauz per rruge,
Rruga dyditeshe i behet qindvjeçare...
Ai qe shkon per ne Qabe i paorientuar,
Bie ne mjerim si keta te mjere te hutuar...
Personi qe ze nje art pa iu drejtuar ustait,
Behet objekt talljeje ndaj qytetit e fshatit!
Po punove, rregullisht edhe do te fitosh,
Por rralle mund te ndodhe thesar te takosh...
O bir, çdo njeri lakmitar eshte i humbur;
Mos vrapo si lakmitar, por ec pa u nxituar..."
(1)
(Nga Mevlana)

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
1. Mevlana Xhelaludin Rumi lindi ne vitin 1207 dhe vdiq ne vitin 1273. Ai ishte nje nga dijetaret islam te njohur te kohes per sitilin e tij te shpjeguarit e islami ne rruge juridike dhe mendimtare. Ai eshte i njohur edhe si poet i jashtzakonshem si dhe per theniet e tij. Per shkak dhunes se Mongoleve ai emigroi derisa u vendos ne qytetine Konjes ne Turqi. Ne ate kohe, Konja ishte kryqyteti i sundimit Selxhuk te Rumit (Anadoll), nga ku edhe Mevlana mori e nofken Rumi. Tek ky dijetar i njohur pati ndikim te madh Shemsi Tabrizi aq sa e quajti mikun e tij shpirterore. Nder veprat me kryesore te Mevlanes jane:

Masnevi , qe eshte kryevepra e tij me gjasht vellime.
Divani i Shems Tabrizit , permbledhje me poezi gazale (lirike) kushtuar Tabrizit

Mevlana vdiq ne Konja , dhe nata qe ai vdiq quhet nata e dhenderise (Shebi Arus) , sepse Mevlana vdekjen nuk e shikonte si fund, por si bashkimin perfundimtar me Allahun. Pas vdekjes se tij,  nxenesit e tij dhe jo vetem krijuan urdherin Mevlevi i cili ne Turqi eshte shume njohur, pra dervishet rrotullues , qe sipas tyre ky lloj kercimi rrotullues te ben qe te meditosh, duke marr shkas nga Mevlana i cili e praktikonte nje gje te tille.