Kush deshiron te fitoj dashurin e Allahut xh.sh. le te bej pune te mira vullnetare pasi Allahu do jet prane tij. Mbi kete Profeti Muhammed a.s. tregon se Allahu xh.sh thote:
"Robi im vazhdon te me afrohet vullnetarisht me pune te mira , derisa ta dua ate. Kur Une (Allahu) e dua ate, Une (Allahu) do jem degjimi i tij me te cilin degjon, shikimi i tij me te cilin shikon, dora e tij me te cilen godet dhe kemba e tij me te cilen ece. Po te kerkoj dicka nga Une (Allahu) , do t'ia jepja." (Buhari)
Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Allahu e do dike nga njerezit (roberit e tij) , Allahu e thirr melekun Xhebrail a.s. dhe i thote: "Une e dua filanin, keshtuqe duaje dhe ti! Xhebraili e do ate, dhe ne te njejten kohe u thote banoreve te qiellit: Allahu e do filinin keshtuqe duajeni dhe ju! Ne kete menyre banoret e qiellit do e duan ate. Ai behet i pranuar dhe nga banoret e tokes. Nese Allahu nuk e do dike nga njerezit (roberit e tij), Ai e thirr melekun Xhebrail a.s. dhe i thote: Une nuk e dua filanin, keshtuqe dhe ju mos e duani ate. Pastaj Xhebraili a.s. nuk do ta duaj ate, per te vijuar me banoret e qiellit te cilet nuk do ta duan ate po ashtu dhe banoret e tokes." (Muslimi)
Pages
Friday, July 30, 2021
Kur Allahu e do dike
Qeveria e pare e zgjedhur e shtetit Shqiptarë
Kjo eshte qeveria e pare e dalur nga zgjedhjet e para te zhvilluara ne Republiken e Shqiperise. Fotografia eshte e vitit 1921.
Thursday, July 29, 2021
Lutja kur del dhe hyn ne shtepi
Lutja kur te dalesh nga shtepia
Profeti Muhammed a.s. thoshte kete lutje kur dilte nga shtepia: "Bismilahi tevekeltu alallahi ve la havle ve la kuvvete il-la bilah." d.m.th; "Me emrin e Allahut, i jam mbeshtet Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pos me vullnetin e Allahut." (Ebu Davudi)
Lutja kur te hysh ne shtepi
Profeti Muhammed a.s. kur hynte ne shtepi thote kete dua: "Allahumme inni eseluke hajrel mevlexhi ve hajrel mahrexhi. Bismilahir velexhna ve bismilahi harexhna ve alallahi rabbina tevekelna." d.m.th; "O Allahu im! Kerkoj te me mundesosh hyrjen dhe daljen e hajrit. Ne emrin e Allahut yme dhe me emrin e Allahut dalim dhe ne Allahun jemi mbeshtetur." (Ebu Davudi)
Lutja kur veshim rrobat
Lutja (dua) kur vesh rroba
Profeti Muhammed a.s. bente kete lutje kur vishte rrobat: "Elhamdulilahil ledhi kesani hedhe thevabe ve rezekanihi min gajri havlin minni ve la kuvveh." d.m.th; "Falenderimi i takon Allahut i cili na mundesio te vesh kete rrobe dhe me furnizoi me te pa ndonje mundim e fuqi nga ana ime." (Ebu Davudi)
Lutja kur veshim rroba te re
Profeti Muhammed a.s. kur vishte ndonje rob te re thoshte kete lutje: "Allahumme lekel hamdu ente kesev tenihi es eluke hajrehu ve hajre ma suna lehu ve eudhu bike min sherrihi ve sherri me sunia lehu." d.m.th; "O Allahu im! Ty te qofte falenderimi ngase Ti (Allah) me bere te mundshme ta veshi (ta kem). Te lus per te miren e saj dhe per te miren qe eshte prodhuar. Kerkoj te me ruash nga e keqja e saj dhe nga e keqja per te cilen eshte prodhuar." (Ebu Davudi, Tirmidhi)



