Friday, August 20, 2021

Kombesia Shqipetare ne Perandorin Osmane

Luftetar Shqiptare gjate Perandorin Osmane

Krenaria kombetare e shqiptareve eshte shume e forte. Po te pyesesh nje shqiptar se çfare eshte, ai para se te pergjigjet nese eshte mysliman apo i krishter, do te thote; Jam Shqiptarë!
Ne librin e Çassa Effendi me titull: "Albanien und die Albanessen" shkruan:
"Pasi shkruan per armiqesine qe ekzistonte mes komuniteteve ne Bullgari, nje shqiptar i krishter thote: Per sa i perket Shqiperise, situata eshte fare ndryshe. Shqiptaret mysliman e te krishter flasin nje gjuhe, kane tradita e moral te njejte. Ne mes tyre nuk ka urrejtje, sepse ndermjet tyre nuk ka pasur kurre armiqesi. Faktori fetar nuk ka qene kurre shkak i perçarjes. Me perjashtim te disa rasteve, ata kan jetuar njesoj, me te drejta te njejta dhe duke i kryer detyrat njesoj."
(Çassa Effendi, "Albanien und die Albanesen" Berlin, 1879), dhe Shkruar ne Shqip nga Medresja Alauddin Prishtin tek libri me autor; Bajrush Ahmeti "Historia Islame 4", Prishtin 1997, fq.243)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per me shume kliko ketu: Shqiptaret gjate Perandorise Osmane

Keshilla e Othmanit r.a.

Kaligrafi islame ku shkruan; Othman r.a

Nder keshillat qe Othmani r.a.  ka lene per njerezit eshte: 

"O biri i Ademit! Dije se meleku i vdekjes te vjen verdalle qe kur ke ardhur ne kete bote. Madje duke qene verdall  ai kep nje tjeter (ia merr shpirtin). Kjo vazhdon per sa kohe do jesh ne kete bote. Por do vije nje dite qe ai do te kap ty (do ta marr shpirtin). Kjo do te ndodhe ne nje moment te papritur per ty. Prandaj pergatitu per frymen (çastin) e fundit dhe perpiqu te mos jesh i papergatitur (me pune te mira) sepse meleku i vdekjes nuk eshte kur i papergatitur. 
O biri i Ademit! Dije nese ti je i shkujdesur ndaj vetes tende dhe nuk pergatitesh per vdekjen, podyshim se askush nuk do ti bej punet apo pergatitjet per ty. Mos e harro kurre se ti patjeter do te dalesh para Allahut dhe per kete arsye pergatite veten, duke bere pune te mira. Mos guxo t'ia lesh dikujt tjeter punen tende
." 

Pergatiti
Gezim KOPANI



Dita e Gjykimit dhe Njeriu i pasur

Profeti Muhammed a.s.ka thene: "Diten e Gjykimit do paraqitet para Allahu nje njeri i cili ka qene i pasur ne kete bote.
Allahu xh.sh. do i thote: - "Çfare te pengoj ty qe  te me adhurosh Mua?
Njeriu i pasur do i thote: Ma mori mendjen pasria e madhe!
Allahu xh.sh. i thote: - A mos valle ishe me i pasur se robi im Sulejmani a.s.? Atij (Sulejmanit) nuk ia mori mendjen pasuria!" (Bejhakiu)


Pergatiti
Gezim Kopani

Çeshtja e besimtareve tek Allahu xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. ka thense se Allahu xh.sh. ka thene: "Disa rob te mij besimtar i mbaj te forte me pasuri , pasi nese do ishin te varfer, do te shkaterroheshin. Disa i mbaj te varfer, pasi nese ua shtoj bereqetin , apo i bej te pasur, kjo do ti shkaterronte. Disa prej roberve te mi deshirojne grade te larte ne devotshmeri por nuk ua plotesoj kete, me qellim qe ato te mos behen mendjemedhenj, e te mos u pelqej vetja, gje e cila i shkaterron ato. Disa prej roberve te mi i bej te forte vetem ne shendet, e nese u jap semundje ato do te prishen. Disa prej roberve te mi ua ruaj besimin me semundje, pasi nese ua jap shendet kjo gjendje do i shkaterronte. Çeshtjen e robereve te mi , perfshire dhe zemren, i di vetem une, i drejtoj me dijen Time, Une jam Ai (Allahu) qe di çdo gje dhe jam i njoftuar per çdo gje." (Bejhaki)

Hadith Kudsij

Pergatiti
Gezim KOPANI