"Nese je njeri me karakter dhe vese te kqija , mos prit ndonje gje te madhe prej hamamit ! Nese deshiron pasterti , se pari shko laj zemren pastaj trupin."
Monday, July 29, 2024
Së pari laj zemren pastaj trupin
"Nese je njeri me karakter dhe vese te kqija , mos prit ndonje gje te madhe prej hamamit ! Nese deshiron pasterti , se pari shko laj zemren pastaj trupin."
Jusufi a.s. merr dhuratë një pasqyrë
Nje dite profetit Jusuf a.s. i vjen per vizit shoku i ngusht i femijerise. Pasi bisedoj me te, profeti Jusuf a.s. i thote shokut te tij: Çfare dhurate me ke sjell?
Shoku edhe pse ne fillim u habit me pyetjen i kthen nje pergjigje shume te bukur e cila tregonte respektin qe ai kishte per Jusufin a.s. ku i thote:
"Kam shikuar shume gjera ne kete bote kalimtare , dhe jam munduar te zgjedh nje dhurat per ty. Mirepo asnjera nuk me pelqeu, sepse asnjera nuk ishte e duhur per ju. Si mund te sjell dhurat nje therrim flori tek nje lum me fluri apo nje pik uji tek nje det? Cila fare mund te jete e njejte me bukurin tende, te cilen mund ta gjeje ne hambarin e Egjiptit? Dhurata qe eshte per ju, mund te jete vetem diçka e ngjashme me bukurin tende. Per kete shkak, une mendova tju sjell nje pasqyr te bukur e te paster si drita e zemres, me qellim qe sa here qe ta shikosh, te veresh bukurin tende. Dhe sa here qe te shikosh bukurin e fytyres tende, te shikosh bukurin qe Allahu te ka dhen ty dhe ti te me kujtosh mua!"
Monday, July 22, 2024
Islami është kundër urrejtjes dhe s'mirës
Enes ibn Maliku r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene;
"Mos e urreni njeri-tjetrin , mos kini s'mire njeri-tjetrin, mos ia ktheni shpinen njeri-tjetrit dhe mos i shkepusni lidhjet me njeri-tjetrin, por behuni vellezer dhe rob te Allahut! Nuk i lejohet myslimaniet qe tia kthej shpinen vellait te vet me shume se tre dite." (Buhari)
Myslimani dhe paraqitja e tij
Islami eshte i bukur dhe e do te bukren dhe te pastren. Ndaj çdo mysliman e ka oblgim si brendesin e tij por edhe paraqitjen e jashtme ta kete te paster dhe te bukur. Per kete ju sjell nje shembull prej jetes se Profetit Muhammed a.s.
Nje rast disa shoke vendosen ti bejne vizite profetit Muhammed a.s. Kur trokiten ne dere , profeti a.s. po pushonte. E njoftuan per shoket qe i kishin ardhu per vizite. Profeti Muhammed a.s. u ngrit menjehere dhe para se dal para shokve vesh rrobat , drejton floket, rregullon mjekren dhe me pas e shikon veten ne nje ene te mbushur me uje.
Kur Aishja r.a. shikoj keto veprime te Profetit a.s. e habitur e pyeti:
-Edhe ti deshiron te dukesh bukur?
Profeti Muhammed a.s. i thote:
-Oj Aishe! Kur nje mysliman eshte duke dal per te takuar nje vella mysliman apo me njerez duhet te shikoj veten dhe te dal para tij i rregulluar dhe i paster dhe jo te dal para tij i shkujdesur dhe me pamje te shemtuar. Oj Aishe! Allahu eshte i bukur dhe e do te bukuren. Allahu e do ate qe eshte i paster brenda dhe jashte dhe ai qe eshte i bukur brenda dhe jashte! Allahu xh.sh. do qe myslimani te duket bukur!
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush prej jush ka floke, le ti mbaje mire! - arb; Idhe kene li ehadikum shaarun, fel jukrimhu."



