September 10, 2013

Dy fjale per librin "Shaban Rexhe Ahmeti-Njeriu i Puneve te mira"



Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshirebersit!

Me rastin e botimit te librit "Shaban Rexhe Ahmeti-Njeriu i Puneve te mira" qe flet mbi jeten e imam Shaban Rexhes , shpreh falenderimet me te mira per autorin e librit, i cili me deshiren e tij po sjell ne kujtesen tone dhe jo vetem, punet e hajrit qe ka bere imam Shaban Rexha. 

Ky botim nxjerr ne pah vlerat dhe kontributin e Hoxhallareve te rrethit te Pukes te cilet dhane kontribute fetare dhe jo fetare. Imam Shaban Rexha me deshiren e tij u arsimua fillimisht ne “Mejtepet” e Pukes dhe nuk kalon shume kohe kur ai do fillonte sherbimin e tij si “Hoxhe” ne disa Xhami te rrethit te Pukes. Dashuria qe kishte per “shkollen” beri qe Shaban Rexha te hap per here te pare Shkollen ne fshatin Micoj ku emrohet edhe mesues.Keto dhe shume vepra te tjera vin tek lexuesit fale perkushtimit te autorit Idriz Ahmetaj. Veprat e imam Shaban Rexhes cdo here do ngelin frymezim per teologet islam te Pukes si dhe te besimtareve mysliman. Pergezime autorit per librin si dhe lus Allahun xh.sh qe vepra te tilla te jene nje arsye me shume per ne, qe vepra te tilla te mos lihen ne harres. 

Gezim Kopani

Korrik 2013

September 07, 2013

Emrat e Allahut xh.sh. dhe rëndësia e tyre



Nga mesimet e Profetit Muhammed a.s. kemi se: Allahu xh.sh. ka bere me dije 99 emerat e Tij ne Kur'an ndersa emrin e njeqinde eshte ne Kur'an por nuk ka bere me dije se cili emer eshte. Ajo qe dim eshte se; "Kur Muhammedi a.s. bente dua ai vazhdimisht permende emrat e Allahut xh.sh. duke e kombinuar edhe me disa ajete te Kur'anit." Ne lidhje me emrat e Allahut xh.sh. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe meson permendesh 99 emrat e Allahut duke i besuar ato si dhe duke ditur kuptimin e tyre, do te futet ne xhennet."  Duke pasur parasysh kete hadith vendosa te shtjelloj kete temem me qellim qe besimtaret te dine rendesin e emrave te Allahut xh.sh. 
Kuptimi dhe rendesia e emrave te Allahut xh.sh.;

1. Er Rrahman xh.sh ( I Gjithmeshirshmi )

Kush thote 100 here "Ja Rrahman" mbas cdo farzi te namazit, do jene te sigurte ndaj padijes dhe harreses.

2. Er Rrahim xh.xh. ( Meshireploti )

Kush thote 100 here emrin "Ja Rrahim" mbas namazit te sabahut, Allahu xh.sh do e bej miq te te gjithe krijesave.

3. El Meliku xh.xh. ( Sunduesi)

Ata qe thine "Ja Meliku" do jene te mbrojtur ne kete bote dhe ne Ahiret si dhe njerezit do e shohin me syrin e mire.

4. El Kuddus xh.xh. ( I Pasteri )

Ai qe thote 100 here "Ja Kuddus" jane te ruajtur nga cdo e keqe.

5. Es Selamu xh.xh. ( Paqedhenesi )

Nese nje te semuri i lexohet 100 here emri "Ja Selamu", i semuri do sherohet nga semundja.

6. El Muminu xh.sh. ( Siguruesi )

Ka mbrijtjen e Allahu xh.sh nga armiku personi qe e thote.

7. El Muhejminu xh.xh. ( Mbizoteruesi )

Kush e thote pas abdesit do ndricohet e pastrohet ne gjithe trupin e tij.

8. El Azizu  xh.xh ( Fuqiploti )

Ai qe e thite 40 here per 40 dite pas namazit te sabahut, Allahu ia mundeson qe te mos kete nevojen e te tjereve.

9. El Xhebberu xh.xh ( I Gjithfuqishmi )

Ata qe e thone "Ja Xhebber" Allahu do e shpetoj nga cdo lloj dhune.

10. El Mutekebbiru xh.xh ( I Madherishmi )

Ai çift qe thote "Ja Mutekebbiru" Allahu do u dhuroje femije te devotshem.

11. El Haliku xh.xh ( Krijuesi )

Allahu krijon melek i cili i bindet Allahut xh.sh deri diten e Gjykimit, kjo bindje regjistrohet veper e mire, e kjo veper i kalon edhe atyre qe thote "Ja Haliku".

12. El Bariu xh.xh. ( Filluesi )

Allahu krijoi krijesat pa model paraprak, dhe kjo u realizua nga urdheri i Allahut xh.sh duke thene "Behu".

13. El Musavviru xh.xh. (Formedhenesi )

Ajo grua qe kerkon te kete femije por nuk lind, dhe thote "Ja Musavviru" dhe "Ja Haliku" dhe agjeron 7 dite, ku ne cdo iftare ne nje gote uji i lexon keto emra  nga 21 here dhe i fryn ujit, dhe me ate uje e hap agjerimin. Allahu xh.sh i mundeson asaj te kete femije.

14. El Gaffaru xh.xh. ( Gjithefalesi )

Kush thote "Ja Gaffaru", Allahu do ia fal te gjithe gjynahet.

15. El Kahharu xh.xh. ( Mposhtesi )

Ai qe thote "Ja Kahharu" e mposhte nefsin e tij. Behet shkak per largimin e dhunes.

16. El Vehhabu xh.xh Dhuruesi )

Kush ka nje deshire ose eshte ngusht nga ana ekonomike dhe merr abdest dhe fal dy rekate namaz nate, Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

17. El Rezzaku xh.xh. Furnizuesi )

Ai qe thote Ja Rezzaku, Allahu xh.sh do ia hap dyert e riskut.

18. El Fettahu xh.sh Zgjidhjedhenesi )

Ai qe thote Ja Fettahu! Allahu xh.sh do i jap fitore.

19. El Alimu xh.xh I Gjithedituri )

Allahu xh.sh ia ndricon shpirtin atij qe thote Ja Alimu!

20. El Kabidu xh.xh Shtrenguesi )

Ata qe per 40 dite gjate ngrenjes ne 5 kafshata permend emrin Ja Kabiu, do jete i mbrojtur nga uria.

21. El Basitu xh.xh Dhenesi )

Ai qe lutet para perendimit te diellit duke hene Ja Basitu, Allahu xh.sh nuk e ben nevojtar ndaj te tjereve.

22. El Hafidu xh.xh Perulesi )

Ai qe agjeron kater dite, dhe ne diten e kater te agjerimit thote 70 mije here  Ja Hafidu, Allahu xh.sh do e mbroj nga e keqja e armikut.

23. Er Rafiu xh.xh Lartesuesi )

Ai qe cdo dite e nate lexon nga 100 here Ja Rafiu!, Allahu xh.sh do e lartesoje nga njerzit e tjere nga pikpamja e pasurise dhe e nderit.

24. El Muizzu xh.sh Ngritesi )

Ai qe thote 140 here Ja Muizzu diten e xhuma dhe te shtune mbas namazit te Jacise Allahu xh.sh do e mundesoj qe te mos friksohet nga askush.

25. El Mudhil-lu xh.xh ( Nenshtruesi )

Ai qe deshiron te jene te sigurte ndaj dhunes le te thote Ja Mudhil-lu!

26. Es Semiu xh.xh Degjuesi )

Ai qe thote cdo dite te ejte mbas namazit te ikindise  100 here Ja Semiu, Allahu xh.sh ia heq te gjitha nevojat.

27. El Basiru xh.xhVeshtruesi )

Kush thote diten e xhuma 100 here Ja Basiru, do fitoj dashurine e Allahut xh.sh

28. El Hakemu xh.xh Gjykuesi )

Allahu xh.sh ia largon te fshetat atij qe thote Ja Hakemu!

29. El Adlu xh.xh ( I Drejti )

Allahu xh.sh i ben njerez te bindur ata qe diten e xhuma thone Ja Adlu!

30. El Latifu xh.xh I Buti )

Ai qe eshte i varfer dhe pa njeri dhe lexon 100 here Ja Latifu pas faljes se dy rekateve namaz, Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

31. El Habiru xh.sh I Gjithinformuari )

Kush thote vazhdimisht Ja Habiru, Allahu xh.sh do e shpetoj nga huqet e keqija.

32. El Aliju xh.xh ( I Larti )

Kusht thote Ja Aliju! Do i rritet bereqeti nese e ka te ulet, i hapet miresia dhe kthehet ne vendlindje nese eshte larg.

33. El Kabiru xh.xh ( I Madhi )

Ai qe e thote 100 here do respektohet ne shoqerin e tij.

34. El Hafidhu xh.xh ( Ruajtesi )

Kush e thote 16 here ne dite Ja Hafidhu do jet i mbrojtur nga fatkeqsit dhe katastrofat.

35. El Mukiku xh.sh ( Ushqyesi )

Kush e lexon mbi nje gote uje, dhe ua jep femijve, keto femije do behen femije me virtyte te mira.

36. El Hasibu xh.xh ( Llogarimarresi )

Ai qe firksohet nga armiqt, hajdutet, apo nga syri i keq le te thote 70 here ne dite per 7 dite duke filluar nga dita e ejte Ja Hasibu do jete i mbrojtur.

37. El Xhelilu xh.xh ( Fisniku )

Kush pi uje ne te cilin eshte lexuar emri Ja Xhelilu, ai do jet i nderuar nga shoqeria.

38. El Kerimu xh.xh ( Bujari )

Do jete i nderuar ne kete bote si dhe ne Ahiret, ai qe thote Ja Kerimu !

39. El Rakibu xh.xh ( Vigjeluesi )

Ai qe thote 7 here Ja Rakibu do jete i mbrojtur vet, femijet, gruaja dhe pasuria.

40. El Muxhibu xh.xh ( Lutjepranuesi )

Ai qe ne lutjen e tij permend emrin Ja Muxhibu do i pranohet lutja,

41. El Vasiu xh.xh. ( Gjitheperfshiresi )

Ai qe eshte ngusht nga ana financiare dhe thote Ja Vasiu do i hapen dyert e riskut nga Allahu xh.sh.

42. El Hakimu xh.xh ( I Urti )

Ai qe ne lutjen e tij thote Ja Hakimu te gjitha punet qe ben do realizohen sipas deshirave te tij.

43. El Vedudu xh.xh ( I Dashuri )

Nese dy persona kan mosmarrveshje dhe njeri nga keto ofron tjetrit nje ushqim psh uje mbi te cilin eshte lexuar emri Ja Vedudu, Allahu xh.sh do u mundosoj qe te kene mirekuptim.

44.El Mexhidu xh.xh  ( I Lavdishmi )

Ai qe vazhdimisht thote Ja Mexhidu ai do kete pozite te larte.

45. El Baisu xh,xh ( Ringjallesi )

Ai qe e thote vazhdimisht Ja Baisu, ai do kete frike Allahu xh.sh cdo here.

46. El Shehidu xh.xh ( Deshmuesi )

Nese nje prind ka femije qe nuk e degjon dhe ia lexon atij femije emrin Ja Shehidu, femija do filloj ta degjoj me lejen e Zotit.

47. El Hakku xh.xh ( I Verteti )

Nese dikush e permend emrin Ja Hakku dhe nese i ka humb dicka, Allahu xh.sh do ia mundesoj ta gjej.

48. El Vekilu xh.xh ( Perkujdesesi )

Allahu xh.xh ia heq friken prej zjarrit dhe ujit ai qe thote Ja Vekilu!

49. El Kavijju xh.xh ( i Forti )

Ai qe e thote kete, Allahu xh.sh do e mbroj ate.

50. El Metinu xh.xh ( i Pathyeshmi )

Ai qe thote Ja Metinu do i lehtesohet puna e tij.

51. El Velijju xh.xh ( Mbrojtesi )

Ai qe thote Ja Velijju do jete nga njerzit e dashur te Allahut xh.xh

52. El Hamidu  xh.xh  ( i Falenderuari )

Do jet i falenderuar dhe i respektuar ai qe thote cdo dite Ja Hamidu!

53. El Muhsi xh.xh ( Gjithenjohesi )

Ai qe frikesohet nga llogaridhenia ne diten e Gjykimit dhe thote 1000 here Ja Muhsi, Allahu xh.xh do ia lehtesoj llogaridhenien.

54. El Mubdiu xh.xh ( Nismetari )

Nese nje grua ka frike nga deshtimi i femijes lete permend emrin Ja Mubdiu!

55. El Muidu xh.xh ( Rikijuesi )

Nese percjell dike per rruge dhe deshiron qe te kthehet shendosh thuaj 70 here Ja Muidu!

56. El  Muhji xh.xh ( Jetedhenesi )

Nee je ne veshtirsi dhe cdo dite thua 7 here Ja Muhji do te shpetoje nga veshtirsia ne nje kohe te shkurter.

57. El Mumitu xh.xh ( Jetemarresi )

Kush thote Ja Mumitu, Allahu xh.sh do ia heq qafe armikun duke e shkateruar ate.

58. El Hajju xh.xh ( i Gjalli )

I zgjatet jeta, me jete te mire ai qe thote Ja Hajju !

59. El Kajjumu xh.xh ( i Perjetshmi )

Nuk bie asnjehere ne pakujdesi ai qe thote Ja Kajjumu!

60. El Vaxhidu xh.xh ( Gjetesi i cdo kohe )

I pastrohet dhe i ndricohet zemra ai qe thote Ja Vaxhidu !

61. El Mexhidu xh.xh ( i Nderuari )

I mbushet me drite shpirti dhe zemra ai qe thote Ja Mexhidu !

62. El Vahidu xh.xh ( i Vetmi )
 
Allahu eshte i vetmi pa ortak, pa shok.

63. El Ehadu xh.xh ( Allahu eshte Nje i vetem )

Ai qe thote 1000 here do i hapet cdo ceshtje.

64. Es Samedu xh.xh  (Strehuesi )

Allahu xh.sh ja ploteson nevojat qe ka personi qe thote Ja Samedu !

65. El Kadiru xh.xh ( i Fuqishmi )

Ai qe thote Ja Kadiru! Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

66. El Muktediru xh.xh ( i Gjithemundshmi )

Ai qe thote Ja Muktedir! do largohet nga padituria.

67. El Mukadimu xh.xh ( Nismetari )

Ai qe ka frike le te thote Ja Mukadimu!

68. El Muahhiru xh.xh ( Paslenesi )

Kush thote 100 here ne dite Ja Muahhiru! do i shtohet dashuria ndaj Allahut xh.sh.

69. El Evvelu xh.xh ( i Pari )

Kush deshiron te takoj nje te aferm dhe per 40 xhuma thote 1000 here Ja Evvelu! do i mundesohet takimi.

70. El Ahiru xh.xh ( i Fundit )

Do e kete fundin e jete te mire ai qe thote Ja Ahiru!

71. Edh-dhahiru xh.xh ( I Dukshmi)

Allahu xh.sh do jet i kenaqur dhe doa ia ndricoj shpirtin atij personi qe thote 15 here Ja Dhahiru pas namazit te Xhumase.

72. El-Betinu xh.xh ( i Padukshmi )

Kush e thote 3 here ne dite, do di te verteten e gjerave qe zoteron.

73. El Valij xh.xh ( Udheheqesi )

Ai qe i lexon shtepise se tij Ja Valij, shtepia do jete e mbrojtur nga cdo rrezik.

74. El Mutealij xh.xh (i Gjithelartesuari )

Jane te rrethuar nga miresit e Allahut xh.sh ai qe thote Ja Mutalij!

75.El Berru xh.xh (Mireberesi)

Ai qe i lexon femijeve te tij emrin Ja Birru! ata femije do jene nen mbrojtjen e Allahut xh.sh

76. El Tevvabu xh.xh (Pendimpranuesi)

Ai qe ne lutjen e tij thote Ja Tevvab! Do i pranohet lutja e tij

77. El Muntekimu xh.xh ( Ndeshkuesi )

Arrin te dal i fituar nga armiqt ai qe thote Ja Muntekimu!

78. El Afuvvun xh.xh ( Mekatfalesi )

Kush thote Ja Afuvvu! I falen gjynahet qe ka bere.

79. El Rraufu xh.xh ( i Dhembshuri )

Perfiton miresin e Allahut xh.sh ai qe thote : Ja Rraufu!

80. Melikul Mulki xh.xh ( Pushtetmbajtesi )

Nese nje person ka dicka ne dore dhe deshiron te ec mire, le te thote: Ja Melikul Mulki!

81. Dhul xhelali vel Ikram xh.xh (Atij i takon madheshtija)

I shtohet pasuria atij personi qe thote: Ja Dhul Xhelali vel Ikram!

82. El Muksitu xh.xh (Drejtedhenesi )

Eshte i mbrojtur nga e keqja e shejtani ai qe thote Ja Muksitu!

83. El Xhamiu xh.xh ( Tubuesi )

Do gjej senin qe ka humbur ai qe e permend kete emer.

84. El Ganiju xh.xh ( i Pasuri )

Do jete gjithmon i kenaqur ai qe thote Ja Ganiju!

85. El Mungni xh.xh (Pasuridhenesi)

Kush thote Ja Mungni per 10 xhuma resht nuk do kete nevoj per askend.

86. El Maniu xh.xh ( Privuesi )

Do bej jete te mire familjare ai qe thote Ja Maniu!

87. Ed Durru xh.xh (Demsjellesi )

Nese dikush ka ene ne nje pozit te ulet dhe per 10 net te xhumash thua Ja Durru! Allahu xh.sh do lartesoj ate.

88. En Nafiu xh.xh ( Dobipruresi )

Kush e thote per 4 dite do jete i mbrojtur nga cdo e keqe.

89. En Nuru ( Ndriçuesi )

Ndricohet ai qe thote Ja Nuru!

90. El Hadij xh.xh (Udhezuesi )

Do sundoj drita tek ai qe thot Ja Hadii!

91. El Bediju xh.xh (Shpiksi)

I lehtesohet puna e veshtirre atij personi qe thote 70 here Ja Bedijus Semavati vel Erd!

92. El Bakij xh.xh ( i Perhershmi )

Do jet i mbrojtur per gjithe jeten e tij ai qe thote 100 here para lindjes se diellit Ja Bakij!

93. El Varithu xh.xh  ( Trasheguesi )

Do jetoj gjate e me besim ai qe thote Ja Varithu!

94. Er Reshidu xh.xh ( Frymezuesi )

Ai qe thote 1000 here mes akshamit dhe jacise Ja Reshidu! do i rregullohen gjithe punet e veshtira.

95. Es Saburu xh.xh ( Durimtari )

Ai qe thote 3000 here Ja Saburu ne momentin qe eshte ne hall, ai do shpetoj nga ai hall.

96. El Halimu xh.xh ( i Buti )

Kush e permend kete emer afer te mbjellurave, kato te mbjellura do jene te mbrojtur nga cdo dem.

97. El Adhimu xh.xh (Meshtori)

Kush e thote shume here do jete i mbrojtur dhe do je te i respektuar nga shoqeria.

98. El Gafuru xh.xh ( Falesi )

Ai qe eshte i merzitur dhe me dhimbje koke, dhe thote vazhdimisht Ja Gafuru! do sherohet nga ky hall.

99. Esh Shekuru xh.xh ( Mirenjohesi )

Ai qe eshte ne veshtiresi ekonomike dhe morale dhe thote Ja Shekuru ! do sherohet.

Sqarim:

Sipas dijetareve islam kemi: Allahu xh.xh ka tre mije emra. Nga keta, nje mije emra i dine vetem meleket, nje mije emra te tjere i dine vetem pejgamberet. Treqind emra te tjere jane ne Tevrat, treqind emra te tjere jane ne Zebur, treqind emra jene ne Ingjill dhe nentedhjete e nente jane ne Kur'an. Nje emer Allahu e ka fshehur Vete, dhe nuk ia ka treguar askujt. Ky emer quhet ndryshe edhe si "Emri i Madh"  Profeti Muhammed a.s. ka thene qe emri i fshehte i Allahut xh.sh ndohet ne Kur'an. Madje profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kerkojeni ket emer ne suren Bekare, Ali Imran dhe Ta Ha."

Shenim: Tema eshte ne punim...


Pergatiti
Gezim KOPANI
Dt.06.09.2013

Rendesia e mposhtjes se Nefsit

                                                       

Po zhvillohej lufta e Hendekut, ndersa po luftonte imam Ali r.a. ven poshte vetes kundershtarin, armiku e peshtyn ne fytyre. Hz.Ali r.a.çohet menjehere dhe nuk e vret armikun.

Armiku i habitur e pyet. Perse nuk me vrave? Aliu r.a. i thote: Jeta dhe pasuria jote jane haram per mua. Une nuk mund te te vras. Vetem ne lufte, Allahu mund te me jape leje qe te te vras. Pak me pare, ne lufte, une te munda, te ula poshte dhe u bera gati per te te vrare, mirepo kur ti me pershtyre, nefsi im u rebelua. Une vrava nefsin time per Allahun, sesa te te vrisja ty per nefsin. Ky eshte shkaku qe ti shpetove.

Tregohet se per shkak te kesaj sjellje te hz.Aliut ky person ka pranuar fene islame.



Perzgjedhur nga
Gezim Kopani
Vaiz i mbajtur ne Xhamine e qytetit  te Pukes
06.09.2013

August 20, 2013

Thenje nga Alija Izetbegoviç

"Dhe kur te perfundoj çdo gje, gjeja qe do na kujtohet nuk do jen fjalet e armiqve, por heshtja e miqve tane."
                                 Alija Izetbegoviç


"Ata u ben ujqer, sepse ne u beme dele."

Alija Izetbegoviç


"Une besoj se popullit ne vend te genjeshtrave te bukura, duhet tia tregojme te verteten, pavaresisht sa e shemtuar te jet ajo." 

Alija Izetbegoviç


" Deri tani kemi folur per demet dhe humbjet qe na i sollen te tjeret. Koha eshte qe te flasim per demet dhe humbjet qe ia sjellim vetvetes. Ky do te jete fillimi i pjekurise sone. "

Alija Izetbegoviç

"Nese vini ne pushtet ose ju ofrojne ndonje post , te ; 
Keni kujdes sjelljen tuaj 
Mos u beni mendjemedhenj
Mos tju hy vetja ne qef 
Mos merrni gjera te cilat nuk ju perkasin juve
Ndihmoni te dobetit
Perbahuni moralit
Mos harroni se cdo pushteti i vjen fundi
Cdo post a pushtet eshte perkohesisht i yti
Pra eshte kalimtar, heret a vone te gjithe do japin llogari, fillimisht para popullit te tyre e pastaj para Zotit te Gjithesise."

Alija Izetbegoviç

"une besoj se popullit, ne vend te genjeshtrave te hijshme, duhet tia tregojme te verteten, pavaresisht sa e shemtuar te jete ajo."

Alia Izetbegoviç

Pergatiti
Gezim KOPANI