September 21, 2014

Harmonia; Jo deri aty...

"Te keshe harmoni eshte gje e mire, por kjo harmoni nuk duhet te shkoj deri aty sa te te ndikoje negativisht ne besimin dhe ne te drejten tende."

Gezim Kopani

dt.20.09.2014

Pax Albanica, Mustafa Nano per islamin


Konvertimi ne Islam nuk eshte bere me dhune. Me sa shikohet do vi dita qe kjo gje te sqarohet.
Liri "Pax Albanica" autori Mustafa Nano thote: "Une ne liber i meshoj idese qe konvertimi i shqiptareve ne fene islame ka ardhur me shume per faktore te tjere dhe ne listen e faktoreve qe kan ndikuar konvertimet e shqiptareve, dhuna e otomaneve eshte e fundit."

Gazeta Shqip, faq.21 date;17.09.2014


September 07, 2014

E ka treguar fytyren e vertet Maks Velo?

Prej vitesh ndjek disa emisione televizive ku jepen mendime te ndryshme. Ne keto emisione jepen
nganje here disa mendime  qe asnje here nuk me kan ndryshuar dot mendimin tim, perkundrazi. Ata vazhdojne te jene shume provokues. Shume dinake. Aq dinak saqe detyra qe u eshte dhene me perpikmeri e kryejne.
Shume here ata kthejne gishtin nga verioret apo myslimanet. Si mundet nje personalitet te provokoj haptazi qytetaret e Shqiperise? Edhe nese nje veriore i ka bere keq Maks Velos, ai (ne nje fare menyre) duhet ta ureje ate por jo gjithe veriun. Nuk arri te kuptoj se cili eshte qellimi i kesaj, ne nje kohe qe Shqiperia eshte ne pritje te Papes. Mendime te tille, i kan ata njerez qe nuk i duan te miren Shqiperise. Duan te shohin trazira, pasi jane persona qe jane te dashuruar me trazirat dhe uretjen. Duke mos hyre shume thell, sipas tij , ai permend disa statistika, ku nese do beheshin edhe per rrethe e tjera do dilnin shume gjera, por kjo nuk ka edhe aq shume rendesi. Me sa di une , vjet qyteti i Pukes eshte renditur nder qytetet me te qeta dhe me te sigurta te Shqiperise.
Ne vitet kur Shqiperia kalonte trazira te medha, ne qytetin e Pukes nuk eshte vrare asnje person po ashtu nuk eshte thyr asnje xham shtepie apo makine. Atehere mund te fajsohen te gjithe verioret vetem se nje apo dhjete persona bejne vepra te ulta dhe anti ligjore? Normalisht qe jo. 
Thot "jam antimysliman". Me vjen per te qesh.Normalisht me ironi. Ne fakt duhet ta zgjojme nga gjumi pasi ka mundesi qe Maksi te jete ne ndonje ender "imagjinare"duke luftuar ketu e 500 vjet me pare. Meqe feja islame nuk ka ardhur si fe "apostolike" , sot ne demokraci kur njerezit jane te lire, pse nuk ndryshojne fene? Ata qe jane te dashuruar pas lekve dhe imagjinates 500 vjeçare normalisht ndrojne fene sapo te vije kohe e "censusit". 
Nuk e kuptoj guximin e disave qe akozuojne fene islame per disa gjera qe po ndodhin sot. Fare mire neser mund te dal nje person i nje besimi tjeter te bej "terror", por kjo nuk do te thote qe te gjithe ato qe kan besim te njete me ate "terror" jane fajtor. Keshtu eshte edhe rasti i myslimaneve, pasi nje mysliman mund te bej gabime, madje shume gabime, por kjo nuk do te thote se feja islame gabon.

Maks Velo kur u ndertua Kisha "Zoja e Paperlyer" ne qytetin e Pukes ?

Sa per Nene Terezen dua tju publikoj fotografine kur Nene Tereza ishte ne qytetin e Pukes dhe gjate vizites se saj ajo eshte takuar me Myftiun e asaj kohe H.Elez Hoxha. Madje kan marr pjese edhe ne disa aktivitete. Ne saj te ketyre takimeve per here te pare ne qytetin e Pukes u ndertua Kisha Katlike "Zoja e Paperlyer" pas kerkeses se bere me date 02.07.1992 nga  Nene Terezes per ndertimin e nje Kishe, ajo u ndertua  ne mesin e nje lagjeje myslimane te qytetit te Pukes.
Edhe pse nuk e meriton vemendjen time, u detyrova te reagoj pasi e ndjen veten dy here te paragjykuar nga nje dashakeqes qofte te Shqiperise, veriut por ashtu edhe te myslimaneve rrjedhimisht edhe mua. Enderimeve te tilla duhet ti jepet fund pasi Shqiperia nuk ec perpara me persona qe nuk i duan te miren.

Nga: Gezim Kopani
07 shtator 2014

Shpjegim:

Ne vitin 1992 Nene Tereza zhvilloi nje vizite ne qytetin e Pukes. Ne kete vizite ajo u takua me drejtuesit e institucioneve, komuniteteve fetare, intelektual etj.
Fotografia eshte bere ne vitin 1992 tek shtepia e "Pritjes" Puke.

Ja dhe artikulli i publikuar ne Mapo online:
http://mapo.al/2014/09/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman/

August 15, 2014

Mejtepi i xhamiseë së fshatit Iballe

Myftiu i Pukez Gezim Kopani sebashku me nxenesit e Mejtepit te xhamise Iballe. Dt. 26.05.2016

Gjate shek. XVI qyteti me i rendesishem i perandorise Osmane ishte Shkodra, Prizreni, Peja etj te cilat kishin perqafuar fene silame. Nen kete shembull besimi islam filloj te hapet gjersisht edhe ne zonat e tjera te thella si Puka etj. Sipas relacioni te kreut te Arqipeshkvit te Tivarit V.Zmajeviç i perpiluar ne vitin  1703, tregon se procesi i islamizimit ne dioqezen e Sapes [2] me rreth 52 fshatra ishin islamizuar ne masen 20 %." Duke pasur parasysh fuqin ekonomike qe gezonte sanxhaku i Shkodres beri qe rruga mes Shkodres - Prizreni te lulezonte. Ky lulezim preku edhe zonen e Pukes jo vetem qofte nga aspekti tregtar por edhe ate fetare.[1] Dhe pse besimi islam kishte depertuar me heret ne zonat e Pukes, nje gje e till nuk kishte ndodhur me ndertimin e xhamive por ata u ndertuar pas mesxhideve. Shembull te tille kemi ne fshatin Kabash, Puke, Iballe etj. Sipas kujteses se besimtareve mysliman te fshatit Iballe xhamia e Iballes u ndertuar ne kohen e Perandorise Osmane [3] diku rreth viteve 1670. Shtimi i familjeve myslimane ne fshatin Iballe beri qe te hapej edhe Mejtepi prane Xhamise. Disa thone qe Mejtetpi u hap para viteve 1900. Ndersa antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni tregon se: "Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise  pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes per ndertimin e xhamise. Me pas rreth viteve 1900-1916 u ndertua nje "ode"[4] e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet mysliman. Mbaj mend se Mejtepi i Xhamise Iballe eshte mbyll aty nga viti 1920."[5]


Besimtaret mysliman te fshatit Iballe tregojne se nga viti 1912-1915 ne mejtepin e xhamise Iballe ka pas 30 femije ku merrnin mesime islame,ashere (sure) te Kur'ani, madje edhe shkrim e kendim ne gjuhen shqipe , kjo sidomos Mevludin. Ndersa ne vitin 1916 mesohet te ken qene te regjistruar 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. 
Mejtepi ne fillim u hap vetem gjate sezonit te veres. Gjate kesaj kohe ka pas raste qe mesues te Mejtepit te kene qene edhe disa imam te tjere te ardhur nga ; Kabashi, Puka xhamia e Koder Hanit Puke, Kryeziu etj. Mesuesi qe mbahet me se shumti mend i cili po ashtu ka qene hoxha i xhamise ishte imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919)[6]. Mesimet e pare imam Isuf Arif Hoxha i mori ne Mejtepin e Pukes, ku filloj te praktikohet si myezin dhe me pas si imam sidomos gjate muajit Ramazan. (7) Edhe pse jo pa probleme me 1903 u hap shkolla e pare Shqipe me mesues Kol Zezaj. Ne ate vit ne shkollen e Iballes mesohet te jene regjistruar rreth 150 nxenes. Nga viti 2006 e ne vazhdim Myftiu i Pukes Gezim Kopani me anetaret e Keshillit te Myftinise Puke dhe aktivistet e saj ne fshatin Iballe eshte duke u perpjekur per rindertimin e xhamise se fshatit Iballe si dhe rihapjen e Mejtepit te xhamise ku femijet te mesojne fjalen e Allahut dhe jo vetem.

Pergatiti 
Gezim KOPANI 

Per me shume rreth islamit ne fshatit Iballe Puke kliko ketu: Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

_______________
[1] Rruga Shkoder - Prizren ka pershkruar nje siperfaqe te madhe ne zonen e Pukes si ne dimer po ashtu edhe ne vere. Pjesa kryesore e kesaj rruge ne zonen e Pukes (Dukagjinit) ishte fshati Kabash.
[2] Dioqeza e Sapes mbulonte edhe zonen e Pukes.
[3] Arkivi i Myftinise se rrethit Puke. Gezim Kopani viti 2005. Demir Hyseni viti 2006.
[4] Ode; dhome/klase
[5] Demir Hyseni, ish antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per fshatin Iballe.
[6] Isuf Arif Hoxha, Imam i Xhamise Iballe. Mesimet e pare islame i mori ne Mejtepin e Pukes.Vlersuar me "Medaljen per Veprimtari Pariotike".
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani bere gjate nje vizite ne Iballe gjate vitit  2005.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshtit Iballe. Viti 2017

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshtit Iballe. Viti 2016

Nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Iballe. Viti 2012

Pamje e godines se vjeter te xhamise Iballe

August 14, 2014

Fytyra e vertet e te pabeseve

"Ne njeren ana nuk lejon ndertimin e xhamise, ndersa ne anen tjeter per festen e Fiter Bajramit 2014 nxitojne per te bere urim myslimaneve ne PTV. Njerez me negativa se ka ska ku te shkoj.
Gezim Kopani

Te pa beset dhe injorantet

"Ska fatkeqsi ma te madhe per nje vend, drejtohet nga injorante dhe ta pa bese."
Gezim Kopani