|
Behxhet Shapati (1875-1950) |
Repotazh mbi viziten e Kryetarit te Komunitetit Mysliman Shqiptare ne Kosove
Nje pamje poetike na paraqitet kah do qe kalojshim. Shkelqim dhe madheshti shfaqeshin malet dhe fushat qe veturat tona çajshin. Nje panoram e kendshme shtrihej perpara nesh, te cilen e verejshim te habitur nga xhamat e maqinavat t'ona. Sensibilitetet dhe intuitat t'ona tashti me shin ecituar, shpirtrat t;one ishin frmezuar, intelekti arsyetonte dhe gjykonte si me mir mbi çdo objekt qe verejshim. Era e kendshme dhe epaster rihte pa prere fytyrat t'ona. Ishim ene ne fillim te udhetimit. Po udhetojshim prej Tirane per ne Shkoder. Rruga e gjate na dukej e embel dhe plot shije. Kjo, kur kaperzhet me shoke te zgjedhur, disa pleq e disa te rinje si ishte tufa jone e vogel, te ben te harroçe te gjitha vuajtjet dhe pengimet qe mund te hasen ne te.
Pamja piktoreske shfaqeshin kudo perpara syve tone. Rruga ishte e drejte disa here te tjera dredharake , por se cila pjese kishte shijen e saj. Aty rruga dredhonte si ndonje gjarper i therisnja shoferit, perçesit te maqines ku kishnja hypur une me disa nga shoket e mi, mbaje maqinen me terezi Shofer!
Na kaluan shoket me pergjegjej, prandaj duhet t'a ngasim pak ma shpejt. Mbaj terezin Sefer, i pergjigjesha perseri, le te bejne si te duan shoket!
Ne kete rast shoket e mi ia shperthejshin gazit si ne qesti! Te gazmuar ne kete menyre, pas pak minutave e kalum fushen e Krujes.... Me ne fund arritem ne Shkoder, ne Shkodren historike te Teutes. Ishte e para here qe e shihnja me syt e mi kete qytet te madh, me gjith se kishnja lexuar shume mbi lashtesin e tij dhe mbi ngjarjet luftarake te famshme qe kan ndodhur rreth e perqarkt tij.
Kortezhi i veturave t'ona u ndal para Kryemyftinise se Shkodres. Disa nga ne i bame nje vizite Hiresise se tij H. Sabri Begut Kryemyftiut te Zones se atij vendi. Te tjrret shkuan bashk me shoket e tij Kryetarin drejte per drejte per ne shtepin e Hiresise se tij Salih Myftiut per t'u shlodhur.
Bisedova disa here me shume shkodran mbi qytetin e Shkodres dhe mbi historin e saj. Te gjithe rame mysafir ne shtepin e hiresise se tij Salih Myftiut ne Shkoder. Kjo eshte nje nga shtepit me fisnike shqiptare, e permendur per bujari e per mirekpritje.... Mbasi mbarume se ngreni dhe mbasi biseduam edhe pak, une sebashku me disa shoke shkuam te fleme ne shtepi te z. Myfrto Krajes , sekretar-arketar i Vakfit ne Shkoder, aty nga ora 11 para mesnate. Edhe te ky zotni gjetem mikrpriteje te madhe e nderime te shquara.
Prej Shkodres per ne Prizrend
Ne mengjesin e dites se marte 12 nentor 1941 ishim mbledhur perseri ne dhomen e pritjes se Hiresise se tij Salhih Efendiut, te cilin do t'a merrshim me vehte per ne Kosove. Vetem disa nga shoket t'one mungojshin. S'kishim ardhur ende nga tregu... U nisem prej shkodres aty kah ora 11 dhe kadal po e leme prapa qytetin e madh e trimeror te shqypes. Rruga çante fushen deri diku. Pasi kortezhi i tri maqinave t'ona e kaloi kete cope rruge, filluam te ngjitemi perpjete malesh. Po shkoshim per ne Puke.
Filluan dredhinat dhe gjarperimet e zakonshme te maleve t'ona. Mos i jep shume vetures ketu i bertita shoferit! Ketu nuk vihte bast me njeri Sefer! Dhe maqina qe kishin perpar po pluturonte. Ne kete maqine qe ishte e dyta pas asaj te Kryetarit, kishim hypur Hiresit e tyre Muharrem Mullahi dhe Salih Myftiu . Ne maqinen t'ime ndodheshin tre djelmosha: z. Elez Hoxha , Vexhehi Buharaja dhe Xhevdet Zylja. Keta te dy te fundit jane kengetore te mire, here ia thoshte njeri e here tjeri. Kendojshin kengera qe pikturojne hollesisht zakonet, karakteret dhe traditat shqiptare. Disa here te tjera kendojshin trioleta fetare e sidomos asish qe lavderojshin Profetin e madh e fisnik H. Muhammedin a.s.
Udhes shihnim punetor, shqiptar e italjan, qe punojshin vellezerisht per riparimin e rruges. Te gjithevet rruges u terhiqte verejtjen vetura e Kryetarit, tek e cila ishte ngrehur Flamuri me symbol te Islamit. Ky valonte duke i dhenur nje pamje te shkelqyer kortezhit te maqinave. Te gjithe punetoret na nderojshin...
Tashti, pasi kaluam nje seri kodrash e malesh te bukura, arrijtem ne Puke , te cilen gjetem te mbulur prej nje çarçafi te bardhe dbore. Kjo shfaqte nje panorame krejt poetike. Z. Elez Hoxha , tashti Nen Myfti i Delvines qe na shoqeronte deri ne Puke , kishte telegrafuar qysh kur na ndhodheshim ne Shkoder qe ta na pergatitej dreka. Dreka e atyshme na erdhi mjaft e kendshme dhe mjaft e shijshme. Pastaj, pas gjysme ore, zume perseri rrugen. Nje nga shoket z. Hasan Jahsinin , na e kishte trumbulluar maqina.... Gjate rruges male te larta na shfaqeshin, here merrshim rrugen tposhte e here perpjete... Aty kah ora 6:05 pasi kaluam qytetine Kukesit arritem ne Prizrend. Rama mysafir ne shtepin e Nusret Efendiut (Eshte per tu shenur ky personalitet fetare i madh , nderroj jete tashi vone, pasi na patem qene kthyer prej udhetimti t'one). Ky , zotni i ndjefte shkelqente midis nesh. Ishte jo vetem nje mikprites i mire , por edhe nje teolog i mprehte. Filloj te bisedoje me Shkelqesin e tij Kryetarin e ne te gjithe degjonim me bindje e respekt.... Pastau u shtrua ndarja ne shtepin e te nderuar Nusret efendi. Jemi ne diten e marte te 18 nentorit . Te merkuren me 19, erdhen me radhe te tere autoritet qeveritare te vendit per ta vizituar Shkelqesin e tij Kryetarin ne Zyren e Vakfit te Prizrendit. Midis atyre qe duhet permednur jane Momiseri i Nalte per vendet e liruara Shkeq, e te Fejzi Alizotit , te Prefektit te Prizrenit Sami Koka , Komandati i Ushtrise e tjere. Mandej u paraqit i tere kleri i vendit, te cilet spjeguan Kryetarit gjendjen fetare te vendit.
Shenim: Me pas raportazhi vijon me viziten ne xhamin Sinan Pasha , Medresen e Prizrenit , Banesen e Lidhjes se Prizrenit per te vijuar me viziten e Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Gjakoves , vizite ne Peje , ne Prishtine e me pas ne Gjilan.
Nga: Sadik Bega (redaksia e Kultura Islame , nentor - dhjetor 1941 , fq. 74-82
Pergatiti per publikim
Gezim KOPANI