Omeri r.a. ka thene:
"Drejtesia eshte themeli i shtetit (pushtetit)"
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
March 24, 2021
March 09, 2021
Pershkrimi i nates se Israsë dhe Miraxhit nga Profeti Muhammed a.s.
Xhamia e El Aksa |
Ebu Dherr r.a. pyet Profetin Muhammed a.s. mbi naten e Israse dhe Miraxhit. Profeti Muhammed a.s. nder te tjera i thote:
"Isha ne Mekke, ne tavanin e shtepise time u shfaq nje drite e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte meleku Xhebrail i cili me ferkoi syt me ujin zemzem , me hapi gjoksin dhe ma pastruan zemren me nje ene te mbushur me iman (besim).
Pastaj Xhebraili me solli nje kafshe te bardhe i cili quhej "Burak" Me pas u nisem drejte xhamis el Aksa dhe me pas drejte qiellit.
Duke ju afruar qiellit Xhebraili thote; O rojtar te qiellit hapni dyert!
Une e pyeta: Kusha jene rojtaret?
Xhemralili heshti pak e me pas me tha: Meleket!
Kur u afruam me shume, nje nga meleket kryesore te qielli pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili tha: Jam Xhebraili!
Meleku i qiellit pyet serisht: Kush eshte ai qe eshte me ju?
Xhebraili i thote: Eshte Muhammedi a.s
Meleku pyet: A eshte i derguar?
Xhebraili i thote: Po! Eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre te gjate. Xhebraili me tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. te cilit i dhash selam dhe ai ma ktheu selamin.
Ne qiellin tjeter takova Profetin Jahja a.s. dhe Isa a.s. Me pas Xhebraili me dergoj deri tek qielli i trete ku takova profetin Jusuf a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Profetin Harun a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova Profetin Musa a.s. ndersa ne qiellin e shtate takova Profetin Ibrahim a.z.
Me pas u ngjitem deri tek vendi ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej, Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin i cili me tha: Dy lumejt qe jane brenda jane lumejt e xhennetit ndersa dy te jashtimit eshte lumi Nil dhe Eufrat.
Me pas u ngjithem deri tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve). Ketu me sollen tre gota per te zgjedhur; nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. Une zgjodha qumshtin. Me kete rast Xhebraimi a.s. me tha: Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi...." (Teksa kthehet Profeti Muhammed a.s., pejgamberet e tjere e pyusin se cfar te ka urdheruar Allahu xh.sh? Muhammedi a.s. i thote ; Me urdhero 50 kohe namazi. Disa pejgamber i thane Profetit Muhammed a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh. ku ti kerkoj uljen e koheve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit u zbriten ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.) (Buhari teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)
Gezim KOPANI
March 05, 2021
Allahu xh.sh thote: Nese robi im me afrohet duke ecur , Une do ti afrohem duke vrapuar !
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu xh.sh. thote: "Une Jam ashtu sic mendon njeriu per Mua, dhe Une jam me te kur me kujton. Nese me permend ne veten e tij, Une do ta permend ate ne Veten Time, nese me permend ne mesin e njerezve, Une do ta permend ne nje bashkesia edhe me te mire se ajo. Nese me afrohet nje pellembe, Une do i afrohem nje krah, nese me afrohet nje krah, Une do t'i afrohem nje dore, nese me vjen duke ecur, Und do t'i afrohem duke vrapuar." (Buhari & Muslim)
March 03, 2021
Zotnite e Pukes
Xhamia Koder Hani Puke - Viti 1916 |
Dera e Ali Agës i kishte pronat nomilae mbi Midhë, Dhuzhnes, Levrushk, Buzhal, Dedaj, Lajthize, pjeserisht ne Puke.
Nga dera e Dizdarit u dallua Hoxhë Puka (Musa Puka) gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, se ciles iu be krah bashke me Ismail Bej Kryeziun (Puke). (1)
_________
1. Prof. Xhemal Meçi "Kanuni i Leke Dukagjinit , Varianti i Pukes" fq. 222
February 28, 2021
Mikëpritja e Pukës - Oda Pukjane
Odë e burrave - ilustrim |
Mikpritja ne fiset e Pukes eshte pjesa me e rendesishme e çdo pukjani . Ajo me se shumti dallohet ne pritjen e mysafirve, mikut etj. Kur nje shtepi ka mysafir, i zoti i shtepise e pret me nderime e fjale te mira. Rendesi te madhe i kushtohet vendit ku do ulet mysafiri si dhe ushqimi qe do i serviret.(1) Mysafiri ne Puke, Kabash, Qerret, Kryezi, Malzi etj ulet ne anen e majte te qoshes se oxhakut, ndersa ne anen e djathte ulet i zoti i shtepise.(2) I zoti i shtepis i thote: Mire se ke erdh, ose Hoshgjeldin dhe Merhab! etj. Mysafiri ia kthen: Mire se te gjeta o i Zoti shpis! Pasi mysafiri te rehatohet, vendoset kafja ne prush (ne zjarr) ose me dore ne zemer i jep duhan si dhe ia ndez ate. Pas nje fare kohe i zoti i shtepis e pyet: Ke ndonje nevoj? Nese mysafiri ka ardh gjate dites, dhe pasi te ket pi kafen brenda dhe te ket ba nje dore muhabet i zoti i shtepis ne shenje respekti e nxjerr mysafirin jasht per te shiku vendin, bereqetet etj. Me pas mysafirit i shtrohet sofra e bukes. Tradita tregon se ne Kabash, Puke etj i zoti i shtepis nuk leviz nga vendi per ti bere sherbim mysafirit , pasi larja e duarve, (3) servirja e ushqimit e kryen nje nga meshkujt e shtepise i cili eshte i caktuar per hyzmet. Hyzmetqari qendron tek dera e odes. Mysafiri , ose miku mbahet me muhabet dhe biseda zakoni.(4). Per respekt te mysafirit apo mikut i zoti i shtepis pret dash (5) Dashi pergatitet i gjithi duke e vendosur komplet ne sofer dhe ketu fillon respekti i sofres.
Respekti i sofres (6)
Ne fsinin e Kabashit, Pukes, Qerretit etj, koka e dashit ndahet ne dy pjese. Nje pjese i jepet mysafirit i cili eshte ne krye te vendit (pra ne qoshte te oxhakut) dhe pjesen tjeter e mban i zoti i shtepise.
Ndersa ne disa bajraqe te tjera ka ndryshime si pershembull: I gjithe koka e dashit i ndar ne dy pjese i jepet mysafirit te pare i cili e mban per vete ndersa gjysmen tjeter ia jepe mysafirit te dyte (mikut te dyte) e ky nuk e mban per vete por ia kalon te tretit, i treti te kartertit derisa gjysma e kokes se dyte te arri tek i zoti i shtepise. (7)
Ushqimi - Gostija
Sipas tradites se hershme gostia ne fisin e Kabashit, Pukes hapet me ndonje çorbë ose supë dhe mbyllet me kos. Sikurse oda vend te veçante per mysafirin apo mikun ka edhe uja ne sofer. Respekti i sofres eshte me i dallueshem sidomos ne rastet ceremoniale siç jane; fejesa, dasma, festat fetare, mortet etj. Sa i takon rasteve te vecanta si psh; festa, dasma gostija per mysafiret, miqt eshte e pasur me çorbë, mish i zier, pilaf me mish dhe mbyllet me kos.
Dasmat
Dasmat ne fisin e Kabashit, Pukes, Qerretit, Kryeziut, Malziut etj percjellin emocione, kjo per shkak te menyres se pergatitjes se saj qe fillon kohe para dites se dasmes siç eshte; fejesa, ndarja e dites se dasmes, paja e nunes (8) etj. Dy miqesit bejne ndarjen (secili per llogari te vet) se kush do jene krushqit, kush do merret me ushqimin, me qerasjet, pritjen dhe percjelljen e te ftuarave, kush do e nxjerr nusen nga shtepia, si do organizohet ahengu me valle, kenget qe kendohen nga bijat etj. Eshte interesant fakti se si kenget e dasmes ne Kabash, Puke, Qerret, Kryezi, Malzi etj jane ruajtur brez pas brezi, kjo e ndikuar nga mesazhet qe ato percjellin duke i krijuar keshtu emocione dhe hare dasmes.(9)
Sipas tradites pukjanet diten e dasmes, dasmoret ulen ne sofer. Sipas rendit behet ulja e tyre. Ne krye te sofres eshte krushku i pare (kusherini), pas tij eshte daja i dhendrit. Ne sofren e pare ulet dhe zoti i shtepise. Rendi i uljes vijon keshtu dhe ne sofrat e tjera derisa sa te vije radhe e sofres se fundit ne te cilen ulen nipat, kusherinjte e afert te cilet kryesisht jane te ri. (10)
Çdo here ka qene tredite qe burrat ulen veç dhe grat veç. Ashtu sikurse burrat dhe sofra e grave ndjek te njejtin rend ulje. Servirja e ushqimit tek burrat behet nga meshkujt ndersa tek grat sherbejne vetem grate apo vajzat e caktuara per sherbim. Pasi te kete perfunduar sistemimi i dasmoreve ne sofra fillon servirja e ushqimit ku si gjell e pare eshte çorba e cila eshte e perbere nga melçia, zemra , shpretka (kryesisht e dashit dhe viçit). Me pas fillon servirja e mishit te zier,(11) pilafi me mish dhe per tu mbyllur ne fund me kos. Me pas po nga hyzmetaqaret sillet uje dasmoreve per te lare duart.
Mortet
Si shume aspekte te jetes fisi i Kabashit i kushton rendesi te madhe mbarvatjes se ceremonis mortore. Nuk quhet ceremoni e mire nese shtepia te ciles i ka ra morti nuk fillon menjehere me pergatitjen e xhenazes. Ndaj ne fisin e Kabashit, Pukes , Qerretit, Malziut, etj i kushtohet vemendje te madhe larjen se xhenazes, qefinosjes se saj. Gjate kohes qe eshte duke u bere pergatitja e xhenazes i zoti i shtepis cakton njerezit per te hap varrin, cakton kohen e varrimit po ashtu cakton personat qe do bej njoftimin e fshatit, ndersa personat qe i ka me te rendesishem preferon ti njoftoj vete ne pa mundesi dergon djalin ma te madhe te shtepise. Sipas besimeve behet edhe njoftimi i hoxhes ose priftit per kryerjen e riteve fetare. Perveç pjestareve te shtepise si; zoti i shtepise, axhallaret, djemt, nuset e shtepise, bijat e shtepise , rol te rendesishem ne pritje, percjellje dhe sherbim kan kusherit, nipat , mbesat etj. Kur gjerat te jen ne rregull atehere i zoti i shtepise cakton burrat te cilet ne radh ne oborrin e shtepise apo pak me larg do presin njerezit qe do vijne per ngushellim po ashtu cakton burrat qe do presin e percjellin ne ode apo vendin e caktuar per pritjen e ngushellimeve. Ngushellimet per mort behen; burrat veç dhe grat veç. Ashtu sikurse i zoti i shtepise edhe zonja e shtepise cakton grat qe do qendrojne tek xhenazja, ato qe do presin, qe do nxjerrin kafet etj. Kur te afrohet koha e varrimit vijohet me ceremonin e nxjerrjes se xhenazes nga shtepia me koke, caktohet kater burra per te nxjerr xhenazen per te vijuar me faljen e namazit te xhenazes , vendosja e xhenazes ne varr dhe pas fjales se hoxhes i zoti i shtepise ose nje person i caktuar falenderon te pranishmit per pjesmarrjen ne varrimin e xhenazes. Me pas i zoti i shtepise dhe te tjeret sipas vendit , reshtohen per te percjell njerezit.
Shenim; Materiali eshte punim pasi mund te kete nga ata qe mund te dergojne te dhena me qellim pasurimin e ketij materiali.
2. Tradita zakonore e fisit te Kabashit , Pukes etj ka nje shprehje: "Ma plaku, te oxhaku". Nga mysafiret ne krye te vendit (odes) ose ne qoshe te oxhakut nuk mund te ulet kushdo. Ai duhet te jete i zgjuar, personalitet ose titullar si pershembull: Bajraktari, Miku, Hoxha , Prifti. Nese ne krye te mysafireve eshte Hoxha (Myfti apo Imam) ai eshte i pari dhe ulet ne qoshe te oxhakut. Hoxha (imami) kishte per zakon te zgjedh burrin e dyte pas vetes, ndersa muezini (ndihmesi i hoxhes) qendron ne fund.
3. Ne fisin e Kabashit, Pukes, Qerretit , Malziu etj i zoti i shtepise nuk leviz nga krye vendi (krye oxhaku) kjo ne respekt te mysafirit. Edhe ulja e zotit te shtepise ne anen e djathte te oxhakut eshte per faktin se; Kur i zoti i shtepis ti drejtohet mysafirit per bisede (muhabet) ti drejtohet nga ana e mbar pra nga e djathta. Po ashtu kur eshte rasti per ti dhene mysafirit diçka (ndez duhan) t'ia jape me doren e djathte duke vendos doren ne zemer. Ne fakt kjo eshte kjo eshte dradite e familjeve myslimane pasi myslimanet doren e djathte e perdorin per mir, pasi Profeti Muhamed as. ka urdheruar qe punet e mira (ngrenja, veshja, hyrja ne shtepi apo xhami etj te behet me te djathten. Te gjitha sherbimet ndaj mysafirit siç eshte larja e duarve, servirja e ushqimit e kryen nje nga meshkut e shtepise i cili ben hyzmet mysafireve (i zoti i shtepise leviz nga krye oxhaku vetem ne rastet ku nuk ka mashkull tjeter ne shtepi). Ne malsin e Pukes grat e shtepise nuk kan sherbyer asnje here mysafirit madje dhe kur zonje e shtepise, apo nusja e shtepise i vjen vellau. Ne kete rast ajo hyn vetem nje here ne ode sa per ta takuar babain apo vellaun dhe pastaj largohet edhe pse ne ode ndodhen vetem ato.
4. Ne fisin e Kabashit miku shkon pas atij qe i prin, nese miku nuk shoqerohet me mysafir te tjere te cilet kane vendin e tyre, miku vendoset ne krye te oxhakut. Mysafiret perfshire dhe mikun hyne ne ode dhe hek armet e krahut dhe ia jep shpijakut (zotit te shtepise) dhe kjo behet duke i thene: "Koftë (qoftë) per mirë! ndersa shpijaku (zoti i shtepise) duke ia marr armen i pergjigjet: "Mire se erdhe! Paç ardhe me faqe te bardhë!". Nese miku eshte i pari d.m.th. nuk ka para tij titullar si bajraktar etj, ai vendoset ne kryevendi etj.
5. Ne raste te veçanta si pershembull fejesa, Puka pret dash (por mund te jete dhe dele , dhi etj) dhe me kete rast grat e shtepise pergatisin gatimin e veçant te quajtur pite.
7. Ndersa ne disa zona te tjera jasht Puke por qe kan lidhje me zakonet e fiseve te rrethit Puke kan tradite pothuajse te njejte por me disa ndryshime te vogla. Marrim shembull Gjakoven tradita e te ciles eshte: Kryet e dashit i jepet kryemysafirit (psh; bajraktarit), shpatulla i jepet hoxhes ose prifitit. Nese nuk jane keto i jepet burrit me te moshuar nder mysafir ( i cili eshte ne krye te oxhakut), veshket i jepen Zotnis pasi ajto jane zotni e nuk merrem me kocka, ndersa bishti (ndryshe nga jugu i shqiperise) i jepet grantuesit te sugurise, apo hyzmetqarit i cili ruan dhe kujdeset per bajraktarin apo per te parin e vet.
8. Pajë do te thote qez. Sipas tradites paja eshte nje nder çastet e veçanta sa i takon dasmes dhe nuses. Paja tregohet nga nje grua e shtepise (ne shumicen e rasteve e zoja e shtepise) e cila cakton diten dhe therret grat e tjera per te shikuar pajen. Paja e nuses ka qene zakon te futet ne arke prej druri e cila e mire zbukuruar nga jasht. Paja eshte si thuash dhuratat qe miqt e ri i kan bere nuses, vjehrrit dhe vjehrres, dajallareve, hallave, bijave te shtepise e keshtu me radhe. Paja mbyllet me dhuratat per nuses dhe dhendrin.
9. Dhe sot ne dasmat pukjane bijat kendojne kenget e dasmave. Kenget u kendohet: dhendrit, vjehrres, motrave dhe vellezerve, hallave, dajes, nipit etj. Shkurtimisht u paraqes disa vargje te ketyre kengeve:
Kenge per nusen:
"Mori lulja e frashnit t'bardhe
A t'tha nana; Udha mbar?
Udha mbar nana m'ka than.
Lot per faqe ia kam lan..."
Kenge per dhendrin:
"Dhender o, shtylla e shpis,
Hiqi reshat e beqaris,
Se beqar s'te thon ma kur,
Por gjithmon t'thon i martun..."
Per me shume lexoni librin "Dasma Pukjane-studime" me autore Nazife Ramadani dhe librin "Jete ne kenge" me autor Idriz Ahmetaj.
10. Asnje sofer nuk mund te filloj te haj por as te ngrihet para sofres se pare.
11. Siç e kam permendur dhe me siper edhe ne dasma ashtu sikurse tek pritja e mysafirit behet ndarja ne dyshe e kokes se dashit. Kjo behet me qellim nderimin e mikut, mysafirit. Ne dasma koka ndahet ne mes te krushkut te pare dhe dajes se dhendrit.
Allahu na do !
Sipas disa studimeve thuhet se eshte rritur depresioni dhe stresi. Kjo e ndikuar nga pandemija dhe jo vetem. Sigurisht kjo nodhe por te jemi te bindur se Allahu na do. Mendoni se jeta jone me shendet eshte shume me e madhe (e pakrahasueshme) se ditet me semundje. Prandaj nuk duhet te humbasim shpresen se semuremi nje jave apo diçka me shume. Gjerat duhen marr me qetesi dhe shprese ne Allahun i cili na do dhe qe ka ne dore çdo gje. Imagjino çdo çast te jetes se si Allahu na furnizon me oksiogjen, ushqime e çdo te mire. Prandaj kur te perballemi me ndonje sprov te durojme, te luftojme te keqen, te bejme mire, te duam dhe te ndihmojme njerit tjetrin. Ne keto raste eshte mire qe tju japim kurajo dhe shprese te semuarve dhe te lutemi.
Allahu xh.sh. na thote: "Kur roberit e Mi te pyesin ty per Mua, thuaju Une jam afer, i pergjigjem lutjes kur lutesi me lutet." (El Bekare; 186)
Nje rast Profeti Muhammed a.s. i tha nje shkou qe te thote kete lutje: "Zoti im! Me meshiro! Me udhezo! Me jep shendet dhe me furnizo!" (Muslimi)
Gezim KOPANI
Date; 27 shkurt 2021