Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
June 06, 2021
Kur te jesh i zemeruar
May 30, 2021
Lutje per shendetin
Kur Profeti Muhammed a.s. i bente lutje Allahut xh.sh. per shendet, thoshte kete lutje:
" O Zot ! Me mbro trupin, syte dhe veshet e mi ! " (Ebu Davud)
" Zoti im! Me fal mua, me meshiro, me udhezo ne rruge te drejte, me jep shendet dhe me furnizo me miresi ! " (Muslim)
Kur e kan pyetur profetin Muhammed a.s. se cila eshte lutja me e mire qe duhet bere? Ai ka thene:
"Kerkoni mirsit e Allahut dhe shendet ne kete bote dhe boten tjeter " Me pas shtoj: " Nese i keni keto, atehere do jesh i shpetuar ne kete bote dhe tjetren." (Ibn Maxhe)
May 27, 2021
Kush eshte Gazi Mehmet Pasha ?
Xhamia e Bajraklis - Prizren |
Gazi Mehmet Pasha ndryshe njihet me emrin Mehmet Bej Dukagjini i cili eshte i biri i Ahmet Pashe Dukagjini (1) Ashtu sikurse babai i tij edhe Gazi Mehmet Pasha arriti fame te madhe ne fush betej duke u bere keshtu nje nder ushtaret me te njohur te Perandorise Osmane. Per shkak te trimeris dhe suksesit te tij merr graden Pasha dhe Gazi. Me vone ai behet Sanxhakbeu i Shkodres.
Ne drejtimin e tij si Sanxhakbe ai la disa ndertima me vlera te medhe sociale, kulturore dhe islame ne travat shqiptare, sidomos ne qytetin e Prizrenit. Me donacionet e tij personale per hir te Zotit ne mahallen e Bajraklis ndertoj Xhamin e Bajraklis (2).Ndertimi i xhamis filloj ne vitin 1571 dhe ka perfundur ne vitin 1574. Shuma e perdorur per ndertimin e kompleksit te Gazi Mehmet Pashes ishte 340.000 akçash te cilat si destinacion do perdoren per ndertimin e xhamise dhe medresese.
Hamami i ndertuar nga Gazi Mehmet Pasha - Prizren |
Perveç xhamise Gazi Mehmet Pasha ndertoj; mejtepe, medrese (3), ders hane, hamam, tyrbe, biblotek. Edhe sot te gjitha keto ndertasa ndodhen ne qytetin e Prizrenit. Krahas ketyre ndertimeve ai ngriti dhe tyrben e tij personale e cila ngeli bosh pasi Gazi Mehmet Pasha vdiq ne vitin 1596 gjate nje beteje ne Hubgari ku edhe u varros.(4)
1. Ahmet Pash Dukagjini eshte shqiptare prej familjes Dukagjini. Rreth vitit 1503 behet Sanxhakbej i Ankaras. Ne vitin 1503 u martua me Gevhershah Sullatan (Ishte vajza e Ajshe Hatun e bija e Sulltan Bejazidit II-te e cila ishte e martuar me Guvej Pasha. Nga kjo martes ato kishin nje djale i quajtur Ahmet Beu dhe tre vajza te quajtura; Gervhershan Sulltan, Kamershah Sulltan, dhe Mihrima Sulltan). Nga kjo martes ai kishte nje djale dhe nje vajze: Dukagjinzade pra Mehmet Pasha (Gazi Mehmet Pasha) dhe Fatma Sulltan. Ne vitin 1511 Ahmet Pash Dukagjini behet Bejlerbeu i Anadollit duke luajtur nje rol madh ne sigurimin e Princ Selimit i cili ne vitin 1512 behet Sulltan. Ne vitin 1513 behet vezir (minister) duke marr keshtu pjese ne Divanin (mbledhjet Sulltanore). Ahmet Pash Dukagjini korri fitore te medhe duke u renditur nder Pashallaret me me ndikim. Ai kishte nen drejtim 20.000 ushtar te rangut te larte te quajtur "Spahi". Ahmet Pasha Dukagjini arriti te behet deri Vezir i madh (si te thuash Kryeminister). Per shkak te arritjeve te medha, kundershtaret e tij filluan ta keqinformojne Sulltan Selimin gjoja se Ahmet Pash Dukagjini ishte pjese e protestave qe organizonin Jeniçeret. Per shkak te ketyre inromacioneve Sulltan Selimi merr vendimin per ekzakutimin e tij. Ahmet Pash Dukagjini vdiq ne vitin 1515.
2. Xhamia e Bajraklis Prizren ndryshe njihet edhe si xhamia e Gazi Mehmet Pashes dhe eshte xhamia me e rendesishme per qytetaret dhe besimtaret myslima te Prizrenit dhe jo vetem. Xhamia ka nje siperfaqe prej 1907 m2 nga e cila brendesia e saj eshte 771 m2. Ndersa oborri i saj ka nje siperfaqeje prej 1.136 m2. Xhamia ka minare dhe kuben qendrore. Xhamia ka 27 dritare, nje dere hyrse kryesore dhe pese hyrje anesore. Ne deren hyrse te xhamise me shkrim osman ka te shkruar: "Kjo xhami eshte ngritur ne vitin 981 hixhri, nga Gazi Mehemet Pasha i cili e nuk e ka ndertuar kete xhami per shyhret (bukuri) por per hir te Allahut ti sherbej qytetit te Prizrenit." Ne oborrin e xhamis ndodhe dy dyre hyrse. Ne brendesi xhamia ka Mihrabin (vend ku drejton faljen e namazeve imami) si dhe Mimberin (vend me shkall ku imami mbah predikimin e dites se xhuma dhe bajrameve), Kursi (vend ku mbaj vaiz imami), Mafili (vend ku qendron Muezini). Ne mermeret e perdorurar brenda ka te shkruar "Bismilahir Rahmanir Rahamim". Po ashtu brenda xhamis ndodhe dhe dy sahat (ore) te kohes se perandorise osmane. Perveç ketyre, xhamia e Bajrakli eshte e rendesishme dhe per faktin historik se ne kete xhamia jane mbajtur Kuvendet e Lidhjes se Prizrenit perkitazi me 10 qeroshor 1878. Xhamia e Bajraklis eshte monument i mbrojtur me vendim nr.1442/57 eshte "Monument i trashegimise kulturore ne Kososve" i kategorise "arkitekturore".
4. Ne tyrben e tij sot jane vendosur doreshkrime dhe libra te vjetra te prejudhes osmane si nje Kur'an i vitit 1312.
May 26, 2021
Islami dhe toleranca e tij
Fotografi e bere me Personat me Aftesi Ndryshe - Ne foto nder te tjere eshte: Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me Famullitarin e Kishes Katolike Puke |
Islami eshte fe e mirseise, paqes, dashurise dhe tolerances. Kjo verehet ne shume ajete te Kur'anit, hadithe te Profetit Muhammed a.s., tek jeta e shokeve te tij etj. Shembulli i paqes e gjejme pikerisht tek Profetit Muhammed a.s. i cili respektonte ithtaret e librit jahudi apo te krishter. Madje i vizitonte kur ato ishin te semure , jepte dhe merrte prej tyre.
Nje rast i vjen profetit Muhammed a.s. nje delegacion (Nexhran) te cilet ishin te krishtere. Ata arriten ne Medine pas kohes se ikindis ku hyne ne xhami dhe filluan te benin lutjet e tyre. Disa tentuan ti pengojne, por Profeti Muhammed a.s. u tha: "Lereni ata!". Ata u drejtua nga ana e lindjes dhe kryen lutjet e tyre.(1)
Pervec ketij rasti kemi edhe nje shembull tjeter kur Profeti a.s. u eshte gjendur prane duke i ndihmuar ata. Kete e tregon Sajid ibn Musejeb se Profeti Muhammed a.s. i ka dhene vazhdimisht lemoshe nje familje hebreje. (2)
Po ashtu tregohet se gjate jetes se profetit Muhammed a.s. qelloj te kaloj pran tij xhenasja e nje jahudije dhe Profeti Muhammed a.s. ne shenje respekti u ngrit ne kemb. Shoket i thane: Eshte xhemaze jahudije (jomusliman), Muhammedi a.s. tha: "A nuk eshte njeri?"
Nje rast udheheqesi i myslimaneve Omeri r.a. po kalonte ne Sham pran disa banoreve te krishter te cilet ishin te semur nga semundja e lekures. Kur shikoj kete gjendje , Omeri r.a. urdheroj qe tju jepej ndihme sociale duke perdore te hollat e mbledhura nga myslimanet.
Respekti dhe toleranca e islamit ishte e gjithanshme madje edhe kur ndonje jomysliman ndrronte jete. Keshtu tregohet se Harithit i vdeq nena e tij e cila ishte e krishter. Xhenazen e saj e percollen per ne banesen e fundit shoket e profetit a.s.(3)
__________
1. Muxhdehid ibn Kajim ne librin "El hedijun nebevi" i cili flet mbi fikhun thote: "U lejohet hyrja e ithtareve te librit ne xhamite e myslimaneve dhe dhenjen e mundesise per kryerjen e lutjeve te tyre ne prani te myslimaneve dhe anasjelltas nese eshte i rastesishem, por me kushte qe te mos behet e zakonshme."
2. Libri "El Emual" Ebu Ubejd
3. "Jomuslimanet ne shoqerin islame" dr. Jusuf Kardavi
May 21, 2021
Vlersimi i jetes sipas njeriut me jetegjate ne bote
Prandaj sado qe te jetosh ne kete bote do te duket shume e shkurter, nderkohe jeta pakufi do jete ne boten tjeter ku do vlersohemi per cfare kemi bere ne kete bote.
E keqja asnje here nuk duhet te te largoj nga e mira
Njeriu e jeton jeten ne menyra te ndryshme. E keni vene re se ka ore, dite, muaj ndoshta dhe vite qe je i dhene te besh mir? Apo e kunderta e saj, mendon gjera jo te mira dhe thua me veten jam i keq, e kam bere kete gabim, kam hyre gjynah ketu e per keto vendos te mos jesh me ai njeriu i mir. Keto jane vesves te shejtanit. Prandaj i pa gabueshem eshte vetem Allahu xh.sh.
Nnjeriu pa dallim gjinije, moshe apo niveli jetesa a posti, jemi krijesa qe gabojme, por profeti Muhammed a.s. thote: "Ma i mire nder ju eshte ai qe pendohet per gabimet (gjynahet) e bera."
Tregohet se nje nga shoket e profetit Muhammed a.s. i quajtur Handhal e akuzonte vetem e tij per hipokrizi, sepse kur ishte ne shtepi me familjen e tij, ndjehej ndryshe ne krahasim kur ishte ne shoqeri te Profetit Muhammed a.s. Kur e degjon kete rast Profeti Muhammed a.s. i thote: "Nese vazhdimit do te qendronit te mire sic jeni pran meje atehere meleket do ju jepnin doren. Por ka kohe e kohe."