March 24, 2022

Puna e mirë dhe sadakaja

Gezim Kopani (Myfti i Pukes) 


PUNA E MIRE DHE SADAKAJA

Allahu xh.sh. thote: "Ska dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, e falen namazin dhe e dhane zekatin, ata i pret shperblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do te kene asnje frike as brengosje." (Bekare;277) Ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: Ska dyshim se punet e mira i fshijne punet e keqia. Kjo eshte nje keshille per ata qe duan te kujtohen." (Hudë; 114) Ndersa ne nje ajtet tjeter Allahu xh.sh. thote: "...Veprat e mira (qe jane te vijushme apo te perjetshme) jane shperblimi me i mire te Zoti yt dhe jane shpresa me e mire." (El Kehf;46)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "El imanu vel amelu karinejn, la jesluhu vahidun minhuma il-la mea sahibi." d.m.th; "Imani dhe puna e mire jane si dy shoke te pandashem; njeri pa tjetrin nuk mund te arrije vleren e plote."(Muhamed bin Amri) 

Siç shikohet nga ajeti Kur'anor islami meson njerezimin ne kryerjen e puneve te mira, me qellim afrimin me Allahun xh.sh. dhe dhenien ndihme ndaj njerezve. Ne islam berja e puneve te mira quhet hajrat ose ameli salih ndersa ndihma sipas mundesis ndaj njerezve quhet sadaka. Keto jane nje nga shpjegimet se cfare eshte puna e mir dhe cfare eshte sadakja, pasi nese tema do ishte vetem per punen e mire do behej shtjellim me i zgjeruar po ashtu dhe per sadakan.
Allahu xh.sh. ne shume ajete te Kur'anit permend punen e mire. Per punen e mir ne Kur'an Allahu thote: "Ata prej jush qe besojne dhe bejne vepra te mira" (En Nur; 55), "E kush flet me bukur se ai qe fton njerezit te besojn Allahun xh.sh. dhe ben vepra te mira..." (Fussilet; 33) etj.
Ndersa profeti Muhammed a.s. ka folur shume mbi punen e mire dhe sadakan. Madje ne nje hadithe Profeti Muhammed a.s. u drejtohet besimtareve duke u thene: "Shpejtoni te beni vepra te mira!"(Muslim) Ndersa ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. thote: "Nxitoni te beni pune te mira para se te shfaqen sprovat.." (Muslim) Ndersa ne nje hadith tjeter thote: "Kini frike Allahun kudo qe te ndodhesh, sepse Allahu eshte kudo edhe nese je vetem. Allahu eshte pran teje. Nese ben nje pune te keqe, menjehere pasoje me pune te mire, se puna e mire e fshin te keqen dhe me njerezit sillu mire."  
Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. e ka bere te qarte te miren dhe te keqen, pastaj ka sqaruar cfare eshte e mira dhe cfare eshte e keqja. Kush vendos te bej nje pune te mire, dhe nuk e ben, Allahu do e shkruar sikur e ka bere ate pune. Kush vendos te bej nje pune te mire, dhe e ben, Allahu do ia shkruar dhjetra fishe ate pune te mire, ndersa shperblimi saj mund ti behet deri ne shtatqind here me shume, edhe me shume se kaq. Ndersa kush vendos te bej nje pune te keqe, dhe nuk e ben pasi heq dore, Allahu do ia shkruaj ate si veper te mire, pasi ka heq dore nga e keqja. Po nese ndonje vendos te bej nje pune te keqe, dhe e ben, Allahu do ia shkruaj ate veper te keqe." (Buhari) 

Berja e veprave te mira per hire te Allahut xh.sh. jane miresi, pasi veprat e mira te afrojne me Allahun xh.sh. Nderkohe nje hadithe tjeter profeti Muhammed a.s. thote: "In Allahe la jendhuru ile suverikum ve emvelikum ve lakin jendhuru ile kulubikum ver eamelikum. d.m.th; "Allahu xh.sh. nuk shikon pamjen (e njerezve) dhe pasurin tuaj, por shikon veprat dhe zemrat tuaj." (Muslim)

Prandaj, duhet punuar qe veprat dhe zemrat te jene te pastra. Nese veprat dhe zemrat tona jane te pastra atehere edhe punet tona do jene te mire, te hajrit. Po ashtu edhe dhenia e sadakase.
Mos te harrojme kur te vdesi njeriu , me te do qendroj vetem punet e tij. Asnje gje tjeter nuk do i bej dobi. Te gjithe do e braktisin. Ne nje hadithe profeti Muhammed a.s. ka thene; "Te vdekurin e percjellin tre gjera. Dy kthehen dhe nje qendron me te. E percjell per ne banesen e fundit; 1. familja, 2. pasuria dhe 3.puna e tij. Dy te parat kthehen dhe me te do qendroj vetem vepra e tij." (Muslim)

Nje rast e kan pyetur profetin Muhammed a.s; O i derguari i Allahut xh.sh. cili eshte njerium me i mire? Profeti Muhammed a.s. i eshte pergjigjur duke i thene: "Ai qe e ka jeten e gjate dhe ben vepra te mira." (Tirmidhi)

Ndersa ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. thote: "Allahu xh.sh. ka thene: "Roberit e mir qe bejne pune te mira , kam pergatitur per ta gjera qe syri nuk i ka shikuar, veshi nuk i ka degjuar dhe mendja nuk i ka imagjinuar." (Muslim) 

Qe veprat e mira te llogariten ne peshoren e Allahut, njeriu qe kryen vepren e mire duhet te kete besim ne Allahun xh.sh. Ndaj ato qe me besim ne Allahun xh.sh. bejne vepra te mira Allahu xh.sh. do i jap te mira ne kete bote, ne jeten e varrit dhe ne boten tjeter.

Allahu xh.sh. thote; "Kush ben vepra te mira, qofte mashkull ose femer, e duke qene besimtar, Ne do t'i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), dhe ne boten tjeter do tu japim shperbimin me te mira per veprat e tyre." (En Nahl; 97) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Thumme letus elunne jovme idhin anin neiim dmth: Ate dite do te pyeteni per te mirat (punet e mira" (Et Tekathur, 08)
Disa kete ajet e kan shpjegura se behet fjale per njerezit qe u mashtruan dhe qe krenoheshin nga pasuria e madhe, apo ato qe qe krenoheshin me djemt e fisin apo me poziten, dhe lan pas dore zbatimin e udherave te Allahut ne kryerjne e puneve te mira derisa papritur u erdh vdekja. (Shiko, Kuranin fq.730) Disa kete ajet Kur'anor eshte per ato te cilet kan bere pune te mira dhe do te pyeten perse i keni bere? I keni bere per hir te Allahut apo per tu dukur. Ndaj kur te bejme pune te mire duhet shikuar njeti, pra qellimi.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Kush e nis diten me pune te mire (hajr) dhe e mbyll me pune te mire, Allahu xh.sh. urdheron meleket duke u thene: "Ndermjet atyre dy puneve te mira mos i shkruani robit tim gjynah." (Taberani) Ndersa ne nje hadith tjeter thote: "Kur nje person duke ec rruges, gjen nje penges (ferre) ne rruge dhe e heq, Allahu xh.sh. do tia shkruaj ate si veper te mire dhe do ti fal shume gjynahe." (Buhari) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Efdalul ameli , enijetus sadikatu" dmth; "Puna me e mire eshte ajo pune e cila kryhet me qellim te mire dhe te sinqerte." (Hakim)

Berja e puneve te mira, dhenja e sadakas etj jane nje nga shenjat se Allahu xh.sh. ate person e do. Per kete kemi hadithin e Profetit Muhammed a.s. qe thote: "Kur Allahu xh.sh. i deshiron miresin nje personi, atehere Allahu xh.sh. i mundeson atij te bej miresi (sadaka, vepra te mira). Te pranishmit pyeten; Si e realizon Allahu xh.sh. kete? Profeti Muhammed a.s. tha: "Allahu xh.sh. ia ben te mundur robit te tij qe te kryeje pune te mire para se ti vije vdekja." (Tirmidhi)  Duhet te kemi parasysh; puna e mire duhet te kryehet me nijet te paster, ja sa per te thene. Ndaj Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Puna me e mire eshte ajo pune e cila kryhet me qellim te mire dhe te sinqerte." (Hakimi) Ne nje hadith i cili perforcon rendesin e qellimit dhe sinqereteti tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Sinqeriteti te dergon ne te mire, nderesa e mira te dergon ne xhennet." (Buhari) Ndersa ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s thote: "Njeriu i sinqerte i Allahut xh.sh., edhe kur gabon, i kujtohet gabimi qe ka bere dhe merzitet. Kur Allahu xh.sh. e shikon te merzitur per shkak te gjunahut qe ka bere, vendos tia fal gjynahun para se ai te vendos te pendohet me namaze e agjerim." (Ebu Hurerjre)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote se Allahu xh.sh. ka thene: "Robi im vazhdon te me afrohet me vepra vullnetare derisa Une (Allahu) ta dua. Kur Une e dua ate, Une jame degjimi i tije me te cilin degjon, shikimi i tij me te cilin shikon, dora e tij me te cilen godet dhe kemba e tij me te cilen ec. Nese do me kerkon dicka nga Une (Allah) do t'ia jepja." (Buhari)
Per ta kuptuar drejt ate se cfare eshte dashuria e Allahut per dike kemi tramsetimin nga Ebu Hurejra r.a. i cili thote se Muhammedi a.s. ka thene: "Kur Allahu e do dike nga roberit e Tij. Allahu thirr melekun Xhebrail dhe i thote: Une e dua filanin, keshtu qe duaje edhe ti. Edhe meleku Xhebrail do e doj ate, dhe ne te njejten kohe u melekeve te tjere te qiellit: Allahu e do filanin , keshtuqe duajeni edhe ju. Ne kete menyre edhe meleket e qiellit doe e duan ate. Ky njeri (filani) behet i dashur edhe nga banoret e tokes. Nese Allahu e urren dike nga roberit e tij, therret Xhebrailin dhe i thote: Une e urrej filanin, ndaj urreje dhe ti. Ashtu do bej meleku xhebrail dhe vijon tju tregoj melekeve te qiellit duke u thene: Allahu e urren filanin keshtuqe urrrejeni edhe ju. Ashtu do bejne edhe meleket e qiellit te dynjas po ashtu edhe banoret e tokes." (Muslim)
Profeti Muhammed a.s. e kishte zakon qe naten te falte namaz vullnetar (nafile). "Nje rast Aishja r.a. e pyeti: Pse vazhdimisht fal namaz vullnetar naten kur Allahu xh.sh. ti ka falur gjunahet e kaluara dhe te ardhme? Muhammedi a.s. ju pergjigj: A mos te jem rob falenderues ndaj Allahut?" (Buhari)

Ndonje ben pyetje; Çfare quajme pune te mire? Pune e mir ose e hajrit, jane ato pune te mira te cilat e kenaqin Krijuesin e gjithesise, Allahun xh.sh. Keto pune quhen ameli salih , pra pune te mira sepse te afron me Allahun xh.sh, por njekohesisht nepermjet punes se mire njeriu u ben miresi edhe krijesave te tjera ne toke. Pershembull; vendos te ndertosh nje ure per hire te Allahut xh.sh, dhe kjo ure u sherben njerezve, ose vendos te besh nje bunar uji qe njerezit te pijne uje. Nepermjet kesaj pune te mire, je bere shkak tju shuash etjen njerezve te cilet me pare nuk kan pas bunar uji (kroje) por njekohesisht aty shuajne etjen edhe shpend dhe kafshe te ndryshme. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakja me e mire eshte t'ju japesh uje te eturve." Ose ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Largoni nga rruga ate qe pengon njerezit (pra qe ju rezikon jeten) sepse ai qe e ben kete do ti shkruhet si sadaka." (Buhari)

Kushdo qe deshiron te jete nga njerezit e mire (nga ato qe japin sadaka) , atehere duhet ti drejtohesh Allahut me lutje. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lutuni per risk duke dhene sadaka." Duhet te kemi parasysh se puna e hajrit, nuk behet vetem me vlera monetare, ajo behet duke pasur morelin e larte, sjelljen e mire etj. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Miresi eshte te kesh sjellje te mire, ndersa gjynah eshte zilia, ajo qe te bren shpirtin." (Muslim) Ndersa hadithi tjeter thote: "Eshte sadaka te shikosh vellaun tend i buzeqeshur." (Buhari) 
Nuk duhet harruar hadithi tjeter i Profetit Muhammed a.s. qe thote; "Vertet per shkak te gjynaheve qe njeriu ben, mund ti shkurtohet risku." (Ibnu Hibani) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur njeriu vdes, i nderpriten veprat e tij me perjashtim tre: 1.Sadakja e vazhdueshme, 2. dituria e mire qe u sherben njerezve, 3. famija i mire i cili ben dua per te."(Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kater njerezve u vijone sevapet per veprat e mira edhe pas vdekjes: 
1.Ate qe e ka gjet vdekja ne rrugen e Allahut
2.Atij qe dija e te cilit percilet tek te tjeret (sevapet i vijojne derisa ajo dije vazhdon)
3.Ai qe ka dhene ndonje sadaka (sevapet i vijone derisa ajo vazhdon ndikimin e saj)
4.Ai qe ka lene femije te edukuar.
" (Taberani)

Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Vepra te mira qe me se shpejti fitohet shperblimi jane: Bamiresia dhe ruajtja e mardhenieve familjare. Ndersa veprat me te kqia me te cilat meriton denim jane: terrori dhe nderprerja e mardhenieve familjare." (Aishja r.a.)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kater gjera njihen si thesar te xhennetit: 
1.Sadakaja qe jepet fshehurazi
2.Mbulimi i te mangesive (psh ai qe ka nje te met ne trup)
3.Ruatja e mardhenieve familjare.
4.Shqiptimi i shpeshte i fjales "La havle ve la kuvveti il-la bil-lahil alijjil adhim
" (Aliu r.a)

Ne nje lutje te tij Ebu Bekri r.a. ka thene: "O Allah! Bej qe periudha me e mire e jetes sime te jete fundi, pjesa me e mire e puneve te mira te jete rezultati dhe dita me e mire e diteve te mia te jete dita , kur do te takohem me Ty!

Puna e mire, eshte shkak qe njeriu te fitoj kenaqesin e Allahut xh.sh.  Ndaj nder punet e mira jane; dituria e mire te cilen ua meson te tjereve, femijet e hajrit, mesimi i Kur'anit per vete por dhe te tjereve, ndertimi i xhamive etj. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nder veprat e mira te cilat do e shoqerojne njeriun edhe pas vdekjes jane; Dituria e mir te cilen ia ka mesuar edhe te tjereve, Femija i hajrit qe ka lan pas, Mesimi i Kur'ani per vete por dhe mesimin qe ua ka bere te tjereve dhe Ndertimi i xhamise." (Ibn Maxhe) Ndersa ne nje hadith qe flet mbi vleren e dhenies se sadaka profeti Muhammed a.s. ka thene: "Jepni sadaka sepse ajo do ju pengoj zjarrin e xhehenemit." (Enesi) 
Profeti Muhammed a.s. ne nje hadith thote: "Te urdheroni per pune te mira dhe te ndaloni punen e keqe, ose Allahut do dergoj ndeshkimin e Tij, e ju do e lusni Allahun, por Allahu nuk do u pergjigjet." (Ahmedi, 5/391)

Ndodhi

Ahmet Ibn Hambel tregon ndodhin e nje gruaje te varfer. "Po shikoja nje grua qe ishte lypse dhe me vete kishte djalin e saj te vogel. Ngaqe ishte diell i forte vendos ta le djalin e vogel nen hijen e pemes dhe vet doli te lypte ne rruge. Pasi i dhane nje cop buke, ajo u kthye tek djali, por nuk e gjeti aty,pasi dikush e kishte marr. Vetem ate djal kishte pas dhe filloj te qaje me ze. Ne ate moment vjen nje person edhe me i varfer se ajo dhe i thote gruas qe qante: Kam dite qe nuk kam futur gje ne goje, mund te me japesh ndonje gje? Ajo e shikoj dhe ia dhe buken qe ia kishin fal dhe perseri vazhdoj te qante. Pas nje kohe te shkurte vjen nje person me djalin e saj perdore. Ajo e gezuar u ngrit dhe i tha: Çfare do me djalin tim? Ai i tha: E mara kete femije qe ta shisja per skllav, por gjate rruges nje ze i brendshem me thoshte: Si do te ndihesh ti nese do ta merrnin femijen tend e ta shisnin per skllav? Prandaj erdha per ta sjell. Gruaja ishte besimtare e madhe, dhe e kujtoj miresin e Allahut dhe tha: O Zot ! Ti je i Lavdishem! Je aq i madhe sa nje kafshate buke e shperblen me djalin e kthyer."

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mos neglizhoni asnje pune te mire sado e vogel qofte ajo, madje edhe sikur njeriun qe ka hall ta prisni me fytyre te qeshur. Ndoshta kjo ia lehteson vuajten e tij." (Muslimi)


Profeti Isa a.s. dhe gjarperi i zi

Nje dite profeti Isa a.s. arrin tek nje fshat. Ne fshat jetonte nje ngjyrues rrobash per te cilin gjith banoret e fshatit kishin pakenaqesi pasi bojagjiu i cili teksa ngjyroste rrobat ne ujin e perrojit te fshatit, uji merrte ngjyren e bojes duke shkaktuar probleme ne perdorimin e ujit. Kur banoret e fshatit mesuan se ne fshat ka arritur i dashuri i Allahut, profeti Isa a.s. te gjith u bashkuan dhe ju ankuan profetit Isa a.s. per ngjyruesin e rrobave. Banoret e fshatit kerkuan nga Profeti Isa a.s. qe te bente nje dua nepermjet te ciles ti vije vdekja e te mos na shqetesoj me. Profeti Isa a.s. pranoj dhe beri lutjen: O Allah! Dergoj gjyruesit te rrobave nje gjarper te zi i cili tia marr shpirtin! Si cdo here gjyruesi i rrobave del nga shtepia dhe me vete merr tre cop buk, bojra dhe rrobat dhe ulet ne breg te perrojit dhe fillon te ngjyros rroba. Ne kete momen i vjen nje njeri i mir qe adhuron Allahun, dhe pasi i jep selam ngjuruesit te rrobave i thote: Jam shum i uritur, prej kohes as nje grimc buke nuk ka ngren, ke ndonje gje per te ngren? Ngjyruesi menjeher fut doren ne çante dhe i jep nje cop buk. Njeriu i uritur i thote: Allahu ti falt gjynahet ! Ngjyruesi i rrobave i jep njeriut te mir edhe copen e dyte te bukes. Njeriu i mir i tha: Allahu ti fal gjynahet e shkuara dhe te ardhmet! Pas kesaj ngjyruesi i jep edhe copen e trete te bukes. Njeriu i mir i tha: Allahu te befte banor te xhennetit ! Si cdo here ne aksham ngjyruesi i rrobave kthehet ne fshat. Fshataret u habiten pasi lutja e Pejgamberit pranohet, nderkohe ngjyruesi i rrobave vazhdon te jetoj. Per kete shkak fshataret shkuan perseri tek profeti Isa a.s. ku i treguan se ngjyruesi eshte gjall! Profeti Isa a.s. ua kishte then: Silleni ate tek une. Fshataret e paraqesin ngjyruesin para profetit Isa a.s. i cili e pyet: O ngjyrues rrobash! Cfare pune te mire ke bere sot ? Ai i pergjigjet: Buz perrojit u takova me nje njeri te mir i cili me kerkoj te ushqeja. Sa here qe i jepa buk ai lutej per mua. Kur e kuptoj mirsin qe ngjyruesi i robave kishte bere i kerkoj ngjyruesit profeti Isa a.s. i kerkoj te sjell çaten e bukes. Ngjyruesi sjell çante dhe profeti Isa a.s. i kerkoj qe ta hap. Kur e hap çanten shikon nje gjarper te zi. Te gjith habiten. Profeti Isa a.s. i afrohet gjarprit te cilit e pyet: O gjerper i zi! Na trego pse nuk e mbyte kete njeri? I turperuar gjarperi i pergjigjet: O Isa , pejgamber i Allahut ! Per te kryer punen qe mu ngarkua hyra ne çanten e ngjyruesit te rrobave, mirepo ai u takua me nje njeri te mir qe adhuronte Allahut dhe i kerkoj ngjyruesit ushqim. Ngjyruesi ia dhe gjith buken qe kishte dhe ngopi njeriun besimtar. Per kete miresi, njeriu i mire beri tre lutje per ngjyruesin e rrobave pran te cilit qendronte nje melek qe thoshte: Amin! O Allah pranoje lutjen njeriut besimtar! Ne keto çaste Allahu zbret nje melek i cili me frerë ma mbylli gojen, ndaj nuk munda ta mbys ngjyruesin. Profeti Isa a.s. ju drejtua ngjyruesit duke i thene: Allahu te ka fal per ate qe ke bere por tani e ne vazhdim mos shqeteson ma banoret e ketij fshati."

Tregohet se kishte qenje nje tregtar nga Beni Israilet. Ai dallohej nga tregtaret e tjera pasi kur shikonte qe njerezit qe i kishin marr borxh dhe nuk kishin mundesi tia kthenin ate, ai ua falte borxhet. Kur vdiq Allahu e pyeti: "O robi im cfare pune te mire ke bare? Ai tha: Nuk me kujtohet te kem bere ndonje pune te mire me perjashtim te nje tradite timen qe kam pas. Kush shikoja borxhlit e mij qe nuk kishin mundesi te me kthenin borxhin ua falja borxhin. Allahu i thote: Ti je treguar bujar me krijesat e mia, ndersa Une jam Bujari i te gjithe bujareve. Ti kam fal gjynahet e tua."

Ne fund e mbyll me nje hadith te profetit Muhammed a.s. qe thote: "Kush deshiron xhennetin e Allahut, le te nxitoje ne berjen e veprave te mira.

Ndodhi - Puna e mire dhe sadakaja 

Nje dite nje grua e varfer del sebashku me djalin e vogel per te lyp. Ngaqe ishte dielli i forte vendos ta le djalin nen hijen e pemes dhe vet doli te lypte ne rruge. Pasi i dhane nje cop buke, ajo u kthye tek djali, por nuk e gjeti aty, dikush e kishte marr. Vetem ate djal kishte dhe filloj te qaje me ze. Ne ate moment vjen nje person edhe me i varfer se ajo dhe i thote gruas: Kam dite qe nuk kam futur gje ne goje, mund te me japesh ndonje gje? Ajo e shikoj dhe i dha buken e falur dhe perseri vazhdoj te qante. Pas nje kohe te shkurter vjen nje person me djalin e saj perdore. Ajo e gezuar u ngrit dhe i tha: Çfare do me djalin tim? Ai i tha: E mara qe ta shisja per skllav, por gjate rruges nje ze i brendshem me thoshte: Si do te ndihesh ti nese do ta merrnin femijen tend e ta shisnin per skllav? Prandaj erdha per ta sjell. Gruaja ishte besimtare e madhe ndaj Allahut xh.sh., dhe e kuptoj miresin e Allahut dhe tha:  O Allah ! Ti je i Lavdishem! Je aq i madhe sa nje kafshate buke e shperblen me djalin e kthyer!

Allahu xh.sh. thote: Te devotshmit ndaj Allahut jane ata te cilet e besojne te fshehten, e kryejne namazin dhe prej asaj qe ne u kemi dhene ata japin zekat e sadaka." (El Bekare; 03)
              

Allahu xh.sh. na beft prej njerezve pune mire, dhe qe japim sadaka per hir te Allahut xh.sh. !

Nga Gezim KOPANI (Myfti i Pukes) 

__________
Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit te Pukes me dt;18 mars 2022

March 16, 2022

Vizitë në Bashkësin Islame të Prizrenit

Gjate vizites ne Bashkesin Islame te Prizrenit (10 mars 2022)

 
Me date 10 mars 2022 zhvillova nje vizite ne Keshillin e Bashkesise Islame te Prizrenit ku u prita nga kreu i saj Besim ef. Berisha. Gjate takimi fola mbi veprimtarit e Myftinise Puke dhe bashkepunim mes Myftinise Puke dhe KBI Prizren. Ndersa kreu i KBI Prizren Besim ef. Berisha vlersoj viziten dhe shprehu vlersime per punet qe behet nga Myftinia e Pukes.

Me poshte ju paraqes postimin e bere ne faqen zyrtere te KBI Prizren


Link; https://www.facebook.com/KBI.Prizren/photos/a.909818202406600/4822410957813952/

March 09, 2022

Qyteti i Pukës në bardhësin e dëborës

 


Mesazh urimi me rastin e 8 marsit, festes se gruas

Shume te dashura nena dhe motra!
Sot ne kete dite te shenuar te 8 marsit kam kenaqesin e vecante te uroj nenat, grat dhe motrat tonae gezuar festen e 8 marsit! Le te jete kjo dite reflektim per te gjithe, pasi dashuria, respekti dhe miresjellja ndaj nenave , motrave tona te mos jete vetem ne nje dite, por gjate gjithe jetes.
Dashuria dhe miresjellja ndaj nenave, grave dhe motrave tona behet kur ato jane te barabarta, te arsimuara dhe te vlersuara. Mesimet islame na mesojne per sjellje te mire dhe me dashur ndaj nenes. Kete gje e ka bere te qarte Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Ne njeriun e kemi urdheruar per sjellje te mire ndaj prinderit te vete, sepse nena e vet ate e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. E porositem te jeshe mirenjohes ndaj Allahut dhe ndaj dy prinderve te tu, sepse vetem tek Allahu eshte kthimi juaj." (Llukman; 14)
Ndaj dhe nje here gezuar 8 marsin, Allahu ju dhente shendet e çdo te mire ne jete!

Gezim KOPANI

E marte, 08 mars 2022

February 22, 2022

Profeti Ibrahim a.s. dhe jobesimtari

Profeti Ibrahim a.s. njihet per besimin e madh qe ai kishte ndaj Allahut xh.sh, mirepo nje dite i erdh nje jobesimtar (mexhus , dmth adhurus i zjarrit) i cili i kerkoj ushqim. Ngase profeti Ibrahim a.s. e njihte i thote: Nese beson ne Allahun xh.sh. do te jap ushqim. Sapo degjoj pergjigjen e Ibrahimit a.s. jobesimtari largohet menjehere. Per kete veprim Allahu xh.sh. e kritikoj profetin Ibrahim a.s. duke i thene: Une, kete person, qe 50 vite e ushqej dhe pse ai nuk me beson Mua. Prandaj kishe mundesi ta ushqeje pa i kerkuar qe ta nderronte besimin. Profeti Ibrahim a.s. e kuptoj gabimin dhe menjhere u nis per tek njeriu jobesimtar. Sapo profeti Ibrahim a.s. e ze jobesimtarin ne rruge i kerkon ndjes dhe e fton ne shtepi per ti dhen ushqim dhe per ta gostitur. Jobesimtari i habitur me sjelljen e profetit Ibrahimit a.s. e pyet; Perse ndryshove mendje? Ne kete çast Profeti Ibrahim a.s. i tregon se si Allahu xh.sh. e kishte kritikuar. Kur jobesimtari e degjoj te verteten, ai u ndikua nga drejtesin dhe miresia e Allahut xh.sh. dhe vendosi te besoj Allahun xh.sh.
Mesimi i ngjarjes eshte: Asgje nuk behet me inponim por vetem me urtesi dhe sjellje te mire.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Ju mundes te mesoni me shume mbi jeten e Profetit Ibrahim duke klikuar ketu: Jeta e profetit Ibrahim a.s.


Frika dhe shpresa e profetit Musa a.s.

Nje here profeti Musa a.s. i thote Allahut xh.sh.; O Zoti im! Me shpetove me Tevratin dhe me nderon duke folur ne kodren Sina, ndaj dua te te them: Nje gje me qeteson dhe kater gjera me friksojne;
-Friksohem nga varferia e madhe
-Friksohem nga vdekja
-Friksohem kur mendoj denimet e varrit
-Friksohem kur mendoj diten e Gjykimit

Ndersa shpresa ime eshte; Dashuria ndaj Teje, e cila asnjehere nuk dobesohet por veç shtohet.
Pas kesaj Allahu xh.sh. i thote profetit Musa a.s;
"O i deruari im! Nese ke frike varferin e madhe, atehere falu ne sabah, pasi kjo do te jete mbrojte nga varferia. Nese i friksohesh vdekjes, atehere fal namaz mes akshamit dhe jacise (evvabiin). Nese i friksohesh denimit te varrit , atehere fal dy rekate namaz nate. Nese i friksohesh Dites se Gjykimit atehere agjero ne muajin e Rexhebit."Me pas Allahu xh.sh. i thote: Do te jap tre gjera, nese largon tre gjera te tjera;
-Nese e ruan gjuhen nga genjeshtra, fjala e keqe, Une do te jap nder te madh.
-Nese ruhesh nga shoqeria e keqe, Une do te bej bashk me shoke te sinqerte.
-Nese ruhesh nga ushqimi haram, Une do te jam dije dhe urtesi.


Pergatiti
Gezim KOPANI