December 22, 2012

Fotografi te disa imameve Pukjan










Keto fotogafi jan grumbulluar nga une ne kuader te pergatitjes per botimin e nje libri mbi fene islame ne rrethin e Pukes nder vite.

December 20, 2012

Fundin e botes e di vetem Zoti.








"Njeriu nuk eshte krijues i botes, qe te di se kur eshte fundi i saj."
                                                     Gezim Kopani
 Dt.20.12.2012

Magjistari,murgu dhe djaloshi

Nder popujt para nesh jetonte nje mbret, i cili kishte nje magjistar. Kur magjistari u moshua, i tha mbretit: Tani jam moshuar. Me gjej nje djalosh qe ti mesoj magjine.

Keshtu mbreti i gjeti nje djalosh, qe ti mesonte magjine. Sa here qe djali shkonte magjistari ai ulej tek nje murg qe gjendej ne rruge dhe e degjonte predikimet e tij, derisa filloi ti pelqente. Keshtu, kur ai shkonte per tek magjistari, ai ndalej tek murgu duke marr mesime nga ai ndersa magjistari sillej keq me te.
Per kete ai iu ankua murut dhe murgu i tha:
Sa here qe te kesh frike nga magjistari, thuaj : Isha i zene me njerzit e mij, dhe kur te kesh frike nga njerzit thuaju: Isha i zene me magjistarin. Ne kete menyre djali kaloi nje kohe te gjate.
Nje dite ne rruge ishte shfaqur nje krijes e madhe, e cila i kishte zene rrugen njerezve. Njerzit i kerkuan ndihme djaloshit. Djaloshi tha: Sot do te kuptoj kush eshte me i mire; magjistari apo murgu. Keshtu, ai mori nje gur dhe tha:
O Zoti im ! Nese veprat dhe mesimt e murgut i do dhe ato te magjistarit jo,atehere vrite kete krijese qe njerzit te kalojne.
Ai e qelloi me gur,krijesa ngordhi e njerzit kaluan. Djaloshi shkoi te murgu dhe i tregoi se cfare i kishte ndodhur.
Murgu i tha: O biri im! Ti je tashme me i mire se une, ti ke arritur aty ku une nuk kam arritur. Nga kjo ti do sprovohesh,nese kjo ndodh mos trego gje per mua.
Djaloshi vazhdoi te sheronte njeizt te cilet perballeshin me semundje te ndryshme. Mirepo ne oborrin e mbretit jetonte nje i verber i cili kishte degjuar per djalin qe sheronte.I vebri vendosi ti kerkoje ndihmen e djaloshit madje i dergoi disa dhurata djaloshit ku i tha: Te gjitha keto jane per ty, vetem qe te me sherosh. Djaloshi  i tha: Une nuk sheroj askend,por vetem Allahu eshte Ai qe sheron.. Nese ti beson Allahun dhe i lutesh Atij, Ai do te sheroje ty. Ai i besoi Allahut xh.sh dhe Allahu e sheroi ate.
Me vone oborrtari shkoi te mbreti dhe u ul ne vendn ku ulej gjithnje.
Mbreti pasi e vuni re qe oborrtarit i eshte kthyer shikimi i tha: Kush ta ktheu shikimin?
Oborrtari i pergjigj: Zoti im,Allahu! Mbreti i tha: A ke zot tjeter pervec meje?Oberrtari i tha:
Zoti im dhe Zoti yt eshte Allahu! Mbreti e kapi ate dhe e vazhdoi ta torturonte derisa ai i tregoi per djalin. Keshtu e sollem djalin dhe mbreti e pyeti:
O djal! A ka arritur dija jote e magjise ne ate shkalle, sa te sherosh te lindurit e verber, lebrozet, ata me semundje te keqe?
Djali i tha: Une nuk sheroj askend. Allahu xh.sh eshte Ai qe sheron.
Mbreti e kapi dhe filloi te torturonte djaloshin derisa i tregoj se kush ia kishte mesuar kete.
Mbreti urdheroi gjetjen e murgut.E sollen murgun dhe mbreti menjehere i tha:
Hiq dore nga feja jote. Murgu nuk pranoi ta mohonte fene e tij. Pas kesaj, mbreti urdheroi ta mbysnin murgun ne sharre duke e prere ate ne dy pjese.
Edhe oborrtarit i kerkuan te heq dore nga kjo fe por nuk pranoi, dhe nga kjo ato e pren oborrtarin ne dy pjese.
Me pas e paraqiten djaloshin tek mbreti i cili i kerkoj qe te heq dore nga kjo fe.Djaloshi nuk pranoi.Mbreti urdheroi ushtaret qe ta dergonin djalin ne majen e nje mali,nese nuk ndryshon fene, hidheni djaloshin. Ushtaret e moren djalin. Kur arriten, djaloshi tha: O Zoti im! Me shpeto prej tyre me ate qe deshiron! Mali u dridh dhe te gjithe ushtaret ra ne gremine ndersa djali kthehet tek mbreti.
Mbreti e pyet: Cfare u be me ushtaret? Djali i tha: Allahu me shpetoi nga ushtaret. Mbreti perseri urdheroi ushtaret qe ta merrnin djalin ne nje barke e ta conin ne mes te detit, nese nuk ndron fene, hidhni ne det.Ushtaret e moren djalin ,ashtu ne varke djali tha: Zoti im!Me shpeto ashtu sic deshiron Ti!Barka u permbys dhe ushtaret u mbyten ndersa djali u kthye tek mbreti. Mbreti perseri e pyeti djalin: Cfare u be me ushtaret e mi?Djali i tha: Allahu xh.sh me shpetoi!Me pas djali i tha mbretit:
Ti nuk mund te me mbysesh mua nese nuk ben ashtu sic te them une. Mbreti i tha: Cfare?
Te urdheroj te mbledhesh gjithe popullin ndersa mua te me kesh lidh pas nje peme.Pastaj merr nje shigjete nga canta ime,vendose ne hark, merr shej mua dhe para leshimit thuaj: "Me emrin e Allahut,Zotit te ketij djaloshi!" dhe me qello.
Nese e ben kete atehere mund te me marresh jeten. Mbreti vertet veproi keshtu dhe me pas mori nje shigjete nga canta e djaloshit dhe tha: "Me emrin e Allahut,Zotit te ketij djaloshi" dhe leshoi shigjeten.Djali vendosi doren ne ball dhe me pas vdiq.Njerzit thirren: "Ne besojme zotin e djaloshi.Kemi besuar zotin e djaloshit!Madje edhe njerzit e afert te mbretit e besuan zotin e djaloshit.
Mbreti urdheroi hapjen e hendeqeve  ne krye te rrugeve. Pastaj ne ato hendeqe u ndez zjarr dhe mbreti urdheroi qe te hidhen brenda tyre kushdo qe nu heq dor nga feja e djaloshit dhe ashtu u be. Nder njerzit u paraqit nje grua me foshnjen ne gji, e cila gati sa nuk u terhoq nga hendeku qe te mos hidhej, por foshnja foli dhe i tha: "O nene! Behu e durueshme, sepse je ne te verteten."
                                                                                  (Muslimi)
Pergatiti: Gezim Kopani


December 16, 2012

Besimi pagan në Pukë


Stoli te zbuluara ne Koman 

Rrethi i Pukes ka rreth 30.000 banore dhe kufizohet me; Shkodren, Lezhen, Mirditen, Kukesin, Hasin dhe Trupojen. Sipas historianeve ne rrethin e Pukes ka disa vendbanime te hershme, ku me i njohuri eshte fshati Koman. Komani ndodhet rreth 12 km ne prendim te Pukes, ndersa ne te majt ka lumin Drin. Me pare Komani ishte pjese e Pukes derisa ne vitin 1984 u be ndarjet administrative dhe Komani kaloi me Shkodren.(1) Fshati Koman mori vemendje ne vitin 1898 ku arkiolog e historian zhvilluan disa kerkime shkencore. Ata zbuluan disa varreza prej te cilave nxoren sende te cilat argumentonin se: Komanin eshte vendbanim i lasht, ndaj u quajt: "Kultura e Komanit". 

Thuhet se Kultura e "Komanit" daton qe ne shek VI - VIII. Nga germimet e bera ne varrezat e Komanit u gjeten: vegla pune, stoli etj. Sipas Tipologjise se varreve, del se; Ne lashtesi Komanasit i perkisnin besimit pagan pasi ne orendit e gjetura dallohen simbolet: dielli, flutura, gjarperi etj.
Ne lashtesi simboli i diellit, flutura, gjarperi, etj ishin pjese e besimit pagan. Kete gje e forocojne edhe emrat e vendeve mitike si pshe: "Vendi i zanave" i cili eshte i njohur edhe sot. Sipas gojdhanave thuhet se disa Zana qendronin te "Guri i bardh" dhe ishin rojtaret e zones. Po ashtu kemi edhe vendin me emer "Shkami i zanave" ku zanat bashkoheshin dhe kryenin ceremoni apo defrime te ndryshme.
Edhe sot ne zonen e Pukes eshte i njohur toponimi i quajtru "Mulliri i Zanave".
Siç shikohet zanat ishin pjese e rendesishme e besimit te popullsis se hershme. Ata besonin ne fuqite e mbinatyshme te tyre. Paganizmin e hasim edhe ne fshatrat e tjera te Pukes, te cilet besonin ne ate qe quhet: "ora e shpis"(2). Ne disa raste kjo "ore" ishte nje gjarper, madje kur qellonte te shikohej nje gjaper ne pragun e shtepis thoshin: "mos e mbyt se eshte ora e shpis".

Ne lidhje me Komanin ka disa legjenda sipas te cilave vendi apo Komani eshte ruajtur nga hyjni te ndryshme te cilat ndihmonin te parin e vendin per te ruajtur vendin.
Pershembull: Thuhet se ne Koman paska qene nje sundues i cili paska grupos thesarin e tij tek nje lis duke ia lene amanet tokes dhe "Zanave te Shkamit" qe ta ruajn. Me kalimin e kohes , pak nga pak thesari paska zbuluar veten duke i kthyer gjethet e lisit ne gjyre te arte.
Nje legjende tjeter thote se: Ne Keshtjellen e Delmacijes (mendohet per nje shkemb) paska jetuar nje mbretresh e quajtur Dilë Matja e disa i thone: Dilë Macja. (mendohet se i ngeli "Macja" ngase ajo mbante prane vetes mace)  Fama e thesarit te Keshtjelles se Delmacias (Komanit) paska ra ne veshet e ushtrise sllave e cila drejtohej nga "Knjazi" i cili erdhi tek keshtjella dhe i kerkoi mbretereshes qe ta dorezoj pa lufte keshtjellen. Dite me vone mbreteresha vendosi qe tju dorezoj, por ne fakt ajo kishte bere plan ti mbyste. Thuhet se ajo i ftoi ne keshtjell ku i dehu, e pas kesaj urdheroi mbytjen e tyre. Ne lidhje me thesarin mbreteresha u thote banoreve: "Thesari yne nuk eshte me i sigurt" ndaj urdheroi gruposjen e thesarit tek vendi i quajtur "Mejhane". Thuhet se bashke me thesarin groposen koken e nje maceje duke ia lene zanave amanet ruajtjen e thesarit. Ndaj disa thone se emri Delmacia doli nga emri "Dilë Macja",  pra "Delmacja" (por mund ta kuptojme edhe si Del Macja apo doli macja?) Per shkak te amanetit qe ju lan zanave, banoret besnonin se Zanat do mbronin jeten e banoreve pasi tashme ato u kishin besuar thesarin duke flijuar keshtu punen dhe ndjersen e tyre.
Sipas legjendave vendi ku Zanat qendronin ishin: "Guri i Bardhe" i cili njihet gjithashtu me emrin: "Shkami i Zanave " ku buron uje dhe ne fund formon nje hurdhe te vogel. Thuhet se ketu zanat qendronin duke kenduar e vallezuar. Ne brendesi te shkamit eshte nje toponim tjeter i quajtur "Mulliri i Zanes-ve". Sipas legjendes Zanat shkojn per te blu miser. Nga "mulliri i zanave" shkohet tek "Shpella e Zanave". Thuhet se kjo legjende ra ne veshet e ushtrise sllave te cilet shkaterruan vendin me qellim gjetjen e thesarit te fshehur. Sipas nje te dhene tjerter tregohet se: Rreth e perqark Komanit ndodhen lendina mjaft te mira. Thuhet se banoret ishin te dhanun ne mbarshtimin e "deleve" nga ku u vendos emri "Delmacia" qe rrjedh nga emri "dele", "delmer" e pastaj mori kupotimin si "bari delesh".
Per lashtesin e Komanit eshte shkruar se: "Delmace ka qene nje vend malor ku rrethanat ishin te favorshme duke na derguar deri tek shk. VI-VIII si qender me permsat e nje "kulture qytetare." (Shiko. Hana Spahiu tek "Gjetja e Delmaces" Iliria I, viti 1971 fq,260). 
Pergatiti
Gezim Kopani
Dt.16.12.2012

_________
1. Thuhet se kan qene dy vellezer. Njeri vella qendroj ne fshatin Qerret i Madh ndersa tjeteri ne Koman. Nga kjo, disa thone se Komanasit jane vella me Qerretin e Madh. Thuhet se ne shek. VI perandori Justinian ka ndertuar ne Koman nje keshtjell e cila njihet me emrin: "Keshtjella e Dalmacia"
2. Ne fshatin Mertur ndodhet nje shpell e quajtur "Shpella e Oreve". Gjithashtu ne fshatin Shkoze, Gojan-Puke ndodhet toponimi dhe shpella e quajtur "Shpella e Oreve".  Te paret oren e lidhnin me fuqi hyjnore, te mbinatyrshme e cila mund te ishte nje; dragua, zane, gjarper etj.


Ju sugjeroj te lexoni kete artikull : Besetytnia, pasoje e padijes per fene

December 10, 2012

Para mikrofonit

"Jetojme ne nje vend,shok e miq. Pa dallim fetar a politik. Pse duhet te jetojme me urretje duke bere "trimin" perpara nje mikrofoni?"

Gezim Kopani

Puke 10.12.2012

Grate myslimane te Pukes ne mbrotje te Atedheut.

Grate myslimane ne rrethin e Pukes kan luajtur nje rol te rendesishem ne lufte ne mbrotjen e Atedheut. Kjo erdh nga ato familje qe kishin kulture islame ku shumica e rasteve grate qe kan dhene kontribut ne mbrotjen e Atedheut kishin lidhje me hoxhallaret e Pukes, sic eshte fshati Qerret,Kabash e Kryezi.Nje kontribut te vecante kan dhene grate myslimane te Fletit ne lufte kunder pushtimit Serb.
Per kontributin qe dhane keto gra, populli i ngriti ato duke ju thurur vargje si:
 
"Zoje Rexhepi nje cik per seri,
i mur pushken nje askeri.
 
I mur pushken me 100 fishek
bashk me vellan du me dek.
 
Krajli i Tales ban pleqni
Seri baj, per kete Shkipni.
 
Qesin grate me pushke per sy,
si askeri talimçi."

Pergatiti: Gezim Kopani
10.12.2012

December 08, 2012

Disa nga shkaqet e pranimit të Islamit në Shqipëri


"Une nuk do t'i hulumtoj shkaqet qe bene qe feja islame te hase ne nje mirekuptim te papare ne bote, mirepo atyre qe mendojne se ajo eshte perhapur vetem me shpate, mund t'u them se ata mashtrojne veteveten.(Georg Sale - perkthyes i Kur'anit ne anglisht me 1735)

"Ne konditat e kohes, Islamizimi ne Shqiperi, po te kishte me shume hoxhallare (predikues), kuadro te ngritur, prej tyre me te cilet ka biseduar Marko Bizi, dhe me sinqeritetin, modestin e miqesin e tyre, islami do te kishte siguruar nje perparim edhe me te madh. Nderkohe qe kleri i krishter nuk dinin lexim ne gjuhen e vendit. Kete aq te huaj ishin ne detyren fetare, saqe s'dinin as lutjet fetare te domosdoshme per t'u mesuar permendesh. Nuk mund te lihet pa permendur se pjesa me e madhe e klerit ortodokse te Shqiperise nuk kane qene mbrojtesit dhe besniket e ideve kombetare, siç  kane qene prifterinjte ortodoks te krahinave te tjera te Perandorise Osmane.
Mund te permendim klerikun Kosovar Ndre Bogdani i cili shkruante se: "Shqiptaret katolik kur e shikonin veten ngusht pranonin te kalonin ne fene islame se po te beheshin ortodoks do te humbisnin kombesin." (Kristo Frasheri, Pjeter Bogdani dhe levizja çlirimtare ne shek. XVIII, "Studime historike" d, 1990, fq.194)
Ndersa Edit Durham thote: "Instikti i tyre racor, instikti i pamendur dhe i paragjykuar i vetembrojtjes i ka hedhur ata ne lufte kunder armikut te tyre te vjeter, sllaveve. Ata jo se i urrenin turqit me pak, por se urrenin sllavet me shume. Duke u kthyer ne mysliman ne numer dhe si rezultat duke fituar influence me te madhe nen sundimin turk, shqiptaret mysliman dhe katolike perkrahen turqit kunder sllaveve."

Nje indiferentizem i madh u verejt ne radhet e klerit te krishtere. Keshtu, p.sh mund te pemmendim lejimin dhe kryerjen e kurorezimeve te martesave pa bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideronte si akt civil e jo shpirteror.
Situata sociale e shekullit te 17-te, se bashku me gjendjen qe pershkruam me siper, paten pasojat e vete.
Numri i te krishtereve filloi te pakesohet me shpejtesi. Ne 30 vjet ( 1620-1650 ), kohe shume e shkurter ne historine e nje populli, thuhet se Shqiptaret qe u konvertuan ne islam arriten ne 300 mije veta. Po te krahasohet prejudha e nje shekulli, pra nga 1524 deri me 1624, dioqeza e Tivarit arriti te kishte nje shifer shume domethenese: popullsia e krishtere ishte 100 here me e vogel se ajo myslimane."
(Kjo e dhene eshte marr nga vepra e Marko Kryeziut, prift shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhet ne bibloteken Cigiana te Romes, Sipas "Zani i Nalte", mars-prill 1932, fq 203)

"Edhe kuadrot fetare katolike, sidomos ata te rangjeve te uleta, duke vepruar ne kundershtim me udhezimet e dhena, nga njera ana bekonin meshkujt e krishter dhe nga ana tjeter, mbyllnin njerin sy e  vesh sa here qe degjonin te deklaroheshin mysliman te rinj. Gjithashtu, prifterinjte e lagjeve e te fshatrave mbyllnin syte dhe s'reagonin ndaj prinderve te krishtere qe martonin vajzat me myslimane Gjithashtu, kjo klase klerikesh akuzohej edhe per jete skandalesh. Shume rrall shkonin ne rrefime dhe nder dite te caktuara ne selite e tyre organizoheshin gosti duke perdorur alkol. Nuk ishin te rralla rastet kur shitnin pronat e kishes dhe largoheshin nga detyra. Kur u vinin kontrolle nga qendra, kerkonin ndihmen e turqve per t'u mbrojtur. U kishte hyre grindja e madhe ndermjet tyre, sidomos freteve franceskane, saqe kishte raste qe kerkonin nderhyrjen e gjykates. Dhe gjithcka, me qe ndodhte ne syte e popullit, e zhgenjente ate. Disa kisha te qarkut te Pultit 40 vjet rresht s'kishin shkue prift. Per te analizuar situaten dhe per te marre masa permiresue, me ne fund ne kete krahine qene derguar 4 prifterinj, te cilet pasi konstatuan ne vend gjithcka, i bene "qendres se vet" nje raport ku i thonin se turqit nuk i penguan fare ne detyre." (Marr nga Raporte te misionit franceskan, botuar nen titullin "Fra Bonaventura" sipas: "Zani i Nalte",nr.7-8, mars-prill fq.204, viti 1923)

"Nuk duhet lene pa u theksuar dhe bashkepunimi i prifterinjve me autoritetet turke. Ketu mund te permendim p.sh Peshkopin e Shkodres, te cilin e konsideronin tiran dhe ai e mbronte pozicionin e vet nepermjet tyre. Kleri katolik, me ndihmen e dekreteve te sulltanit, ka mbledhur taksat e Kishes nga banoret e qarqeve administrative te veta. Me kete gjendje dhe me keto sjellje te klerit, populli qe demoralizuar e zhgenjyer dhe, sipas nje shprehje te nje prifti te njohur te kohes: "Ishte prishe e ishte shkaterruar kopshti i Perendise"

"Nje tjeter shkak qe ka vepruar ne kete drejtim ka qene levizja katolike qe ndodhi ne shekullin e 17-te. Turqia mori masa kundra kryengritesve dhe keto masa e shtuan edhe me teper deshiren per konvertim, gje qe e largonte dhe me shume popullin nga Kisha. Levizja per te cilen po flasim ka ndodhur rreth viteve 1635-1644 dhe ne krye te saj ishte Gjergji, Peshkopi i Tivarit.
Gjergji ne fjale nxiti parine e Durresit, te Shkodres etj nepermjet peshkopeve, qe te ngrinin krye kundra turqeve dhe te bashkoheshin me Venedikun, qe ne ate kohe ishte nga shtetet e krishtera kufi me Shqiperine.  Ne fillim Venediku jetonte ne paqe me turqit. Por shpejt ndryshoi gjithçka e venedikasit munden ta shtine ne dore Tivarin te cilin e kishin pase rreth 300 vjet para se ta pushtonin turqit. Por shpejt ndryshoi gjithcka e venedikasit nuk fituan gje. Sigurisht, paria e shqiptareve te krishtere qe mbajten anen e armikut te turqeve do te prisnin edhe denime te ashpra, duke perfshire edhe humbjen e privilegjeve qe kishin pasur. Mirepo ortodokset duke pasur frike se mos rikthehej perseri sundimi i Venedikut, i qendruan besnike qeverise osmane, keshtu qe u vlersuan si shpetimtare te atdheut osman. Ne kete rast shume te krishter ose pranuan islamin ose hyne nen strehen e Kishes Greke. Ata shkuan me Kishen Greke tregon se; Shqiptareve nuk u eshte ushtruar dhune pse kane qene katolik apo ortodokse per t'i detyruar te pranojne fene islame. Katoliket u konvertuan ne myslimane, sikurse u konvertuan ne ortodokse, duke u bashkuar me Kishen Greke te Tivarit qe njihte ne ate kohe Turqia, vetem e vetem per t'u shpetuar masav te ashpra qe do te merreshin per pjesemarresit ne levizjen e deshtuar."

"Aftesisht e njejta gje u perserit me 1646 ne nje levizje tjeter, te nxitur nga Kryepeshkopi Jozef Bonaldo, Paria e Tivarit, e Shkodres dhe e disa qyteteve ishin marre vesh qe t'u hapnin fshehurazi portat e keshtjellave dhe te qyteteve te tyre venedikasve. Ky plan u zbulua dhe nuk u realizua. Ushtria osmane, duke u ndihmuar dhe prej te krishtereve, qe s'kishin marre pjese kundra osmaneve, e shtypi qe ne embrion levizjen. Shume shqiptare me influence u internua. Rreth 3000 vete u arratisen dhe te tjere u shtruan dhe pergjegjesit u gjobiten."

Per ta mbyllur  ju paraqes nje rast konvertimi masiv qe ka ndodhur ne jug te Shqiperise gjate shekullit te 8-te. Nje krahine e perbere prej 30 fshatrash prane Leskovikut, e pezmatua nga kthimet ne mase qe po ndodhnin rreth e qark tyre; u mblodhen per te gjetur rrugen e zgjidhjes dhe vendosen qe te ngujoheshin ne kishe per t'u lutur, e per te kerkuar shpetim prej shenjtoreve te krishtere, duke caktuar afat sa do te qendronin te ngujuar, duke mbajtur edhe kreshme deri diten e Pashkeve. Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur nuk ndodhi. Populli i zhgenjyer la krishterimin ne menyre kolegjiale dhe pranoi fene islame. (Per me gjere per kete ceshtje shiko: "Zani i Nalte", ne numrat 7-8, mars-prill, viti 1932)

Sipas arkivit Osman ne shume zona te veriut , psh zona e Pukes ishin ngritur kuvendet (Mexhlis) vendore pran Kajmekameve. Çdo kuvend kishin anetaret e vet te zgjedhur nga populli. Ne kete kuvend sipas vendit zgjidheshin anetare te dy besimeve , pra mysliman dhe katolik. Ne keto kuvende merrnin pjese Myftiu edhe Prifti ku sipas rastit jepnin mendimet e tyre.

Kopertina e "Iskodra Vilayet Salnamesi"

Per kete ju paraqes nje te dhene zyrtare sipas arkivit osman te vitit 1897.

Ne vitin 1897 ne Kajmekamin e Pukes kemi kete pasqyre;

Kajmekami i Pukes 

1. Ismail Efendi (Kajmekam)
2. Haxhi Ahmet Efendi (Sekretar "Tahrirat kitabi" ) 

Kuvendi (Mexhlis)

1. Ismail Efendi , kryetar i kuvendit
2. Haxhi Ahmet Efendi, Sekretari
3. Ismail Osman Aga    (i zgjedhur nga populli,)
3. Muhtar (Myftar) Aga  (i zgjedhur nga populli)
4. Nu (Ndue) Mark Aga (i zgjedhur nga populli)

(Sipas "Iskodra Vilayet Salnamesi", 1897 (H.1315),  fq.123)


Shenim: a). Pasqyrim i shkurter.
              b). Materiali eshte ne perpunim.

Pergatiti
Gezim KOPANI



Date; 08 dhjetor 2012