"Ne njeren ana nuk lejon ndertimin e xhamise, ndersa ne anen tjeter per festen e Fiter Bajramit 2014 nxitojne per te bere urim myslimaneve ne PTV. Njerez me negativa se ka ska ku te shkoj.
Gezim Kopani
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
August 14, 2014
Te pa beset dhe injorantet
"Ska fatkeqsi ma te madhe per nje vend, drejtohet nga injorante dhe ta pa bese."
Gezim Kopani
Gezim Kopani
July 16, 2014
Vlera e iftarit te Ramazanit
Nuk ka dyshim se muaji i bekuar i Ramazanit eshte nje nga miresite me te medha qe Allahu xh.sh i dhuroi
umetit te hz.Muhammed a.s.Eshte muaji Ramazan ai qe ofran njerezit prane Allahu xh.sh si asnje muaj tjeter.Prandaj ne kete muaj myslimanet duhet te shpejtojne ne realizimin e atyre puneve me te cilat fitohet kenaqesia dhe rahmeti i Allahut xh.sh
Ne nje rast tregohet se hz.Musa a.s teksa po fliste me Allahu xh.sh ne malin Sina , hz.Musa a.s i thote Allahut xh.sh:
"O Zoti im!Me mundeso pamjen tende e te shikoj! Allahu xh.sh i tha: Ti nuk ke mundesi te me shohesh, por shiko kodren, e nese ajo qendron ne vendin e vet, ti do te me shohesh Mua." (A'Rafe 143)
Me pas nga transmetimet kemi se Allahu xh.sh i thote: O Musa! Si mund ta shohesh fytyren Time kur midis nesh ka shtatedhjete mije perde. Ti nuk ke mundesi te shohesh fytyren Time. Mirepo, afer dites se Kijametit, Une do t'i dhuroj umetit te Muhammedit a.s. nje muaj, qe eshte muaj i Ramazanit. Ja pra, ne ate muaj ne kohen e iftarit , nuk do te kete perde midis Meje dhe umetit te Muhammedit a.s. qe agjeron Ramazanin.
Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Nese umeti im do ta dinte miresine e muajit te Ramazanit, do t'i kerkonte Allahu xh.sh qe ta kalonte jeten vetem gjate ketij muaji te madheruar." (Buhari)
Gezim Kopani
16 korrik 2014
umetit te hz.Muhammed a.s.Eshte muaji Ramazan ai qe ofran njerezit prane Allahu xh.sh si asnje muaj tjeter.Prandaj ne kete muaj myslimanet duhet te shpejtojne ne realizimin e atyre puneve me te cilat fitohet kenaqesia dhe rahmeti i Allahut xh.sh
Ne nje rast tregohet se hz.Musa a.s teksa po fliste me Allahu xh.sh ne malin Sina , hz.Musa a.s i thote Allahut xh.sh:
"O Zoti im!Me mundeso pamjen tende e te shikoj! Allahu xh.sh i tha: Ti nuk ke mundesi te me shohesh, por shiko kodren, e nese ajo qendron ne vendin e vet, ti do te me shohesh Mua." (A'Rafe 143)
Me pas nga transmetimet kemi se Allahu xh.sh i thote: O Musa! Si mund ta shohesh fytyren Time kur midis nesh ka shtatedhjete mije perde. Ti nuk ke mundesi te shohesh fytyren Time. Mirepo, afer dites se Kijametit, Une do t'i dhuroj umetit te Muhammedit a.s. nje muaj, qe eshte muaj i Ramazanit. Ja pra, ne ate muaj ne kohen e iftarit , nuk do te kete perde midis Meje dhe umetit te Muhammedit a.s. qe agjeron Ramazanin.
Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Nese umeti im do ta dinte miresine e muajit te Ramazanit, do t'i kerkonte Allahu xh.sh qe ta kalonte jeten vetem gjate ketij muaji te madheruar." (Buhari)
Gezim Kopani
16 korrik 2014
June 28, 2014
Agjerim te lehte dhe te pranuar tek Allahu xh.sh!
Sot eshte dita e pare e muajit Ramazan 2014. Me kete rast deshiroj te uroj te gjithe agjeruesit e Ramazanit,
agjerim dhe lutje te pranuara tek Allahu xh.sh. Ky muaj eshte muaji i meshires dhe i rahmetit, eshte muaji i bashkimit te lutjeve, eshte muaji ne te cilin Allahu xh.sh fal gjynahet dhe i meshiron agjeruesit dhe ata qe bejne pune te mira.Prandaj muaji Ramazan fton te gjithe qe te jene te mire, te dashur,pune mire dhe me afer Zotit, pasi duke qene afer Zotit je afer afer familjes. Edhe nje here duke ju uruar agjerim te mbare e te pranuar tek Zotit ju uroj gezuar kete muaj te bekua te Ramazanit!"
Gezim Kopani
28 qershor 2014
June 25, 2014
Miresevjen muaji i bekuar i Ramazanit! (1435-2014)
May 31, 2014
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite (1523-1990)
(Artikull i publikuar në revisten shkencore Zani i Nalt organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Nr. 07, viti 2014, fq.100)
"Përhapja e fesë islame në rrethin e Pukës pas vitit 1523. Familjet fisnike të bajrakut të Kabashit bëhen mysliman duke u ndjekur nga Puka, Rrapja, Kryeziu etj. Familja e njohur pukjane "Dizdarë" përqafojnë besimin mysliman duke dhënë kontribut të drejtëpërdrejtë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës. Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër Leka. Nopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqiperisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numeronte mbi 700 mysliman."
![]() |
Gurë i varrezave të vjetra të fshatit Rrypë, Pukë |
Simbas dokumentave osmane të shek.XVI dhe të historisë sonë princi Progon Dukagjini me 1502 hyri në bisedime me qeveritaret osmane në Shkodër, ku u arrit marrëveshja. Progonit i njihej sundimi mbi Zadrimë. Pas vdekjes së tij, Zadrima do të ishte autonome, hasë e Sulltanit. Progoni do të njihte vaselitetin e Sulltanit. [1]
Më 1523 pasardhësi i tij u bë mysliman. Nga Sulltani mori graden e pashait, duke u shpallur Mustafa Pasha. Nën shembullin e tij, familje fisnike të Kabashit, Pukës, të Pal Mziut e Boçë Mziut, pinjollë të tyre, përqafuan islamizmin dhe e përhapen në varësi të tyre e në popullin e thjeshtë me të cilet kishin lidhje fisnore e shoqërore. [2]
Dihet historikisht se në shek.XVI u formuan sanxhaqe më në krye sanxhakbeun me qellim që ta kontrollonin më mirë situaten politike në Shqipëri, Pukë, Iballe e Spasi u shpall "Nahi" [3] të sanxhakut të Dukagjinit [4] me qender në Peje. Në krye të ketyre krahinave sundonin "zotni", aga vendas. Agët e Pukës, Kryeziut e të Iballes e quajnë veten prej Kabashi.
Defteret apo regjistrat osmane të shek.XVI janë një pasqyre e gjendjes së popullatës së regjistruar më 1523,1571e 1591, ku shënohen edhe simbas besimit që kanë. Në regjistrimet e para nuk shënohen familje myslimane. Megjithatë, me 1571 "timarli" [5] del një fare Sulejmani, i biri i Ilhanit.
Ilhani ishte rojtare në keshtjellen e Dukagjinit (Pukë), ndërsa Sulejman Ilhani kishte për shfrytezim (timare) Komanin e Dobranin. [6]
Pas 20 vjetes, 1591, na jepen dy breza emrat e Dizdarëve të Pukës. Konkretish emri i Ali Mustafe Dizdari e Mustafe Dizdari. Këto funksione në administraten osmane nuk janë në radhen e fshatrave të Qytezës së Re të Dukagjinit.
Sipas regjistrimit të vitit 1591 në nahijen e Pukës kishte 23 fshatra që kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje kishin hyre në islam, ishin bërë myslimane. Prej këtyre 11 familjeve, tri ishin prej Qerretit të Eper, dy në Qerretin e Poshtem, një në Koman dy në Shenkolle (Delmace), një në Shinpal (Kabash), dy në Rrape, si dhe dy familje me nga një beqar. Por duhet të kemi parasysh faktin së këto të dhëna faktojne vetem ato familje të krishtera e myslimane me toke në ngarkim mbi bazen e së cilës u janë vënë detyrimet.
Në Kabash më 1637 kishte tri familje agajsh, gjithsej nga 24 familje. Nga këto 12 të besimit mysliman. Në fillim të shekullit XVII besimi mysliman kishte ecur shumë më shpejt se në fund të shekullit të XVI.[7]
Kryesorja në dokumentat osmane, si edhe të relatoreve të shek.XVII është fakti se familjet që hynin në besimin e ri mysliman nuk detyroheshin. Nuk del gjekundi perdorimi i dhunës. Kjo duket sidomos në ato familje, ku bashkëjetonin të krishtere e myslimanë pa asnjë problem. Në lidhje me këtë ja se si e shpjegon Frang Bardhi [8]: "Agai (Dizdari i kështjelles së Dukagjinit) ka tre vellezen të krishtere të martuem dhe një turk, që asht bamë ma vonë. Gruaja e age asht një e krishtere e urtë dhe e mirë."[9]
Për rreth 40 vjet, fundin e shek.XVI dhe fillimin e shek.XVII pati një kalim të shumte nga besimi i krishterë në atë mysliman. Kjo faktohet nga relacionet e Ipeshkvit F.Bardhi që shkruan: "Ky i mbrapshti (Magaroli), shqiptar prej qytetit të Prizrenit, sanxhakbeu i Dukagjinit, pasi ndërtoi qytetezen [10], shumë të krishtere i bani aso kohe turq, disa për friken disa me dhurata e disa për tituj. Sidomos në Pukë bani me shumë, kështu aga i siperthanun meqenëse mori premtimin se do ta banin age të asaj qytetëzeje, katolik (fisnik) tue qenë, u ba turk (mysliman) aso kohe." [11]
![]() |
Gurë i varrezave te vjetra myslimane ne fshatin Kabash Puke |
Ndersa Nopça shkruan: "Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem." Përhapjen e besimit mysliman në rrethin e Pukës e faktojnë edhe varrezat mbi 300 vjeçare. Kemi varreza të vjetra në fshatin Kabash,Grykë Hadroj, Rryp (Rrape), Kryezi, Flet.[13]
Gjatë shek.XVI dhe pse vitit 1900 Bajraku i Pukës numeronte 700 mysliman. Ne kazanë e Pukës - e quajtur edhe Dukagjin bëjnë pjesë kater fise: Kabashi, Dukagjini, Thaçi e Mali i Zi. Në vitin 1900 kemi 6.300 banore mysliman dhe 10.000 katolik. Mirëpo pas një viti kemi shifra krejt të tjera, të cilat e përmbysin këtë situate. Pra, më 1901 kemi 6.130 banorë mysliman dhe 4.300 katolik [14]. Fisi i Kabashit ndahet në dy bajraqe a). Puka, b). Kabashi (Qelza). Bajraku i Pukës në vitin 1900 kishte 940 banorë mysliman dhe po aq katolik, pra 50% me 50%, ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit me 52%.[15]. Po ashtu edhe Kabashi ka qënë një fis i përzier në mënyrë të barabarte. [16]
Në vitin 1923 Myftinia e rrethit Pukë përfaqsohet zyrtarisht me një delegatë që mori pjesë në Kongresin e 24 shkurtit të vitit 1923. Puka perfaqsohej nga Xhemal Naipi.[17]
Pasqyra mbi gjendjen e popullsisë myslimane në fillim të viteteve 1990 në qytetin e Pukës është 70% mysliman.[18] Fshati kishte 40% myslimane. Konkretisht dy qytet kishin 6077 banorë, fshati kishte 44209 banorë. Nga kjo kemi: Qytetit kishte 2734 mysliman ndërsa fshati kishte 17604 mysliman.[19]
__________________
[1] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2"
[2] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2"
[3] Nahi: Zonë, rreth.
[4] Dukagjin: Qyteza e Pukës.
[5] Tirmali: Pronë në fshrytezim, të dhëna me dekret.
[6] Dobra: Fshat krahas Komanit.
[7] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtesi 2", fq.93
[8] Frang Bardhi: Lindi në Kallmet të Zadrimes më 1606. Më von u bë prift. Në vitin 1653 ai u emërua Ipeshkv i Dioqezës së Sapës.
[9] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2", fq.94
[10] Rindërtimi i qytezës u bë më 1608.
[11] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2", fq.95.
[12] Vëllai i katër i vëllezerve të fisit.
[13] Shënimet e Gëzim Kopani, viti 2006.
[14] Baldaci, Studime, fq.100,101. Po aty.
[15] Seiner, fq.109, Po aty.
[16] Prof.Ali Basha, "Nëpër gjurmet e Islamit", fq.504,505.
[17] Prof.Ali Basha, "Islami në Shqipëri gjatë shekujve" fq.127
[18] Perfshihen dy qytetet.
[19] Prof.Ali Basha, "Islami në Shqipëri gjatë shekujve" fq.216
Kushdo qe te jesh, prape eja!
Poeti turk Mevlana thote:
"Eja! Eja! Kushdo qe te jesh, prape eja!
Mohues, zjarradhurues ose idhujtar po te jesh, eja!
Selia jone e islamit nuk eshte seli e pesimizmit!
Njeqind here ne e ke prishur pendimin, prape eja!"
"Eja! Eja! Kushdo qe te jesh, prape eja!
Mohues, zjarradhurues ose idhujtar po te jesh, eja!
Selia jone e islamit nuk eshte seli e pesimizmit!
Njeqind here ne e ke prishur pendimin, prape eja!"
Subscribe to:
Posts (Atom)