
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
July 30, 2015
Nje panorame me kuptim !!!

July 28, 2015
Islami në Pukë viti 1523
![]() |
Salnami i Vilajetit te Shkodres |
Thuhet se perhapja e fese islame ne rrethin e Pukes haset pas vitit 1495 , kjo duke u forcuar ne vitin 1523. Familje fisnike qofte ne Puke (Dukagjin) por dhe ne Fisin (Bajrak) e fshatit Kabash-Puke behen mysliman duke luajtur keshtu rol kryesor ne hapjen e besimit islam. E njejta gje ndodhi dhe ne Malzi.
Rreth vitit 1858 Osmanet krijuan "Sanxhaqet" me kete rast Shkodra shpallet Sanxhak. (S.Pulaha) Ne krye u vendos Sanxhakbe Koxha Jusuf Beu dhe thuhet se ai ishte i pari i oxhakut ne Bushatlinjet. (Hamdi Bushati "Shkodra dhe motet (tradite, ngjarje, njerez)" v. II, Shkoder ,"Idromeno" 1999)
Ne kete kohe Puka, Iballja e Spasi u shpallen "Nahi" (lagje) te sanxhakut te Dukagjinit me qender ne Shkoder dhe me vone qender ne Sanxhakun e Pejes. (Thuhet se Puka per nje kohe ka qene pjese e Saxhakut te Prizrenit)
Sipas organizimit te asaj kohe ne krye te krahinave qendronte "Zotinia, ose Beu , Aga" Ndersa me vone Kajmekami, Bajraku, Myhtari (Kryeplaku) etj.
Agallaret e Pukes, Kryeziut dhe ato te Iballes jane fis Kabashi (me vone Kabashi u ba fis i pare). Defteret apo regjistrat osmane te shek.XVI japin nje pasqyre te gjendjes se popullsise se regjistruar me 1529, 1571 dhe 1591, ku popullsia shenohet edhe sipas besime fetare.
Ne vitin 1571 "timarli" (prone ne shfrytezim) del nje person i quajtur Sulejman, i biri Il-hanit. Ilhani ishte ushtar ne keshtjellen e Dukagjinit (Puke), ndersa Sulejmani kishte per shfrytezim (timare) Komanin e Dobranin (fshat krahas Komanit).
Pas 20 vitesh, 1591, na jepen dy breza me emrat e Dizdareve (nga ku dolen Imam e Myfti) te Pukes. Konkretisht emri i Ali Mustaf Dizdari dhe Mustaf Dizdari. Po ashtu kujtesa popullore tregon se i pari i shtepise se "Zotnive" te Pukes u be musliman dhe mori emrin Ali Aga. Ndersa prej fisit te Kabashit behet musliman Hader Leka ku pas vdekjes se tij behet musliman vellau i tij Qaf Leka dhe me vone behen mysliman dy familjet e dy vellezerve te tjere. Me vone per shkak te mungeses se mjaftueshme te tokes largohet nga fshati Kabash kater vellezer: Deda (vella i madh), Marku, Nikolla dhe Pali.
Thuhet se Deda sebashku me familjen e tij u vendosen ne Fushe Doçi (aty ku sot ndodhet "Perla" ne Vau Dejes Shkoder) e disa thone ne Mlloje. Ndersa Marku shkoj ne Prizren ku u vendosen ne fshatin Korish, Nikolla shkoj ne Reç te Dibres ndersa Pali thuhet se shkoj ne Has (Zahrisht) ose Lume e disa thone ne Bardhoc te Kukesit. Nga aty familja e Dedes filloj te kishte kontakte me myslimanet e Shkodres dhe me pas me zyrtare e hoxhallar te ndryshem. Fakti qe Deda (Emri i Dedes permendet nga pasardhesit e tyre te cilet thone se ende vazhdojne te kene tokat e tyre te cilat quhen: "Ara e Dedes", "Stani i Dedes" madje ka qe permendin dhe toponimin "Mallaha e Dedes" etj) kishte familje te madhe ku ne perberjen e te ciles numeronte shume meshkuj si dhe duke pas parasyh besnikerin, trimerin e Dedes beri qe ai te ishte ne vemnedjen e zyrtareve te kehes te cilet i ofruan bashkepunim dhe toka. Nje nder tokat qe i dhane Dedes ishte ne Laçaj te Pukes. Si shtepia e Zotnis se Pukes, Dizdarit , dhe Deda ju bashkua bashkepunimit me zyrtaret e Kajmekamit.te Pukes. Fillimisht ai dergoj dejmt ne Mejtepin e xhamise se Koder Hanit. Ne kete mejtep spikati djali i tij Ismail Laçi i cili si person i arsimuar e dergonin ne udhetime te ndryshme vecanarisht ne Shkoder. Thuhet se Ismail Laçi i I-re njihet me Bushatlite e Shkodres. Me vone familja e Laçajve shton dhe me shume njohjen me Bushatlite duke krijuar njoftesi te madhe dhe me Mustaf Pash Bushatin. Per shkak te zgjuarsis dhe fisnikerist qe e karakterizonin Ismaili dhe njohjen qe kishte me Bushatlite beri qe Ismailin ta emrojne Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves.
"Sipas regjistrave ne vitin 1591 ne nahijen e Pukes kishte 23 fshatra qe kishin 355 zjarre (shtepi)..."
Sipas disa te dhenave ne vendin e quajtur Koder Hani mesohet te kete qene qendra e Dukagjinit ose ndryshe Puka (Burimi: Muhimme defteri).
Rrethi i Pukes perfshihet ne Sanxhakun e Shkodres i cili u krijuar ne vitin 1485 i cili ne perbeje kishte 4 kaza, te perbere nga:
Kazaja e Shkodres
Kazaja e Podgorices
Kazaja e Pejes
Kazaja e Bihorit
(Kjo sipas Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres , viti 1485, Shiko autorin Selami Pulaha, viti 1974)
Ndersa pas vitit 1888 Saxhaku i Shkodres(1) kishte keto kaza:
Kazaja e Shkodres
Kazaja e Tuzit
Kazaja e Lezhes
Kazaja e Pukes
Kazaja e Mirdites
Kazaja e Krujes
Aty ka qene te vendosur edhe ushtaret Osmane te cilet ndertuan; Kajmekami (2), Xhami, Mejtep, Tyrbe, , Mexhlis, Han (mesohet qe kan qen 3 han, njeri ka qen han i Laçajve i quajtur Hani i Alis (ku ndodhet sot porta e oborrit te Hasan Kapllan Laçi), nje tjeter ka qene tek Xhamia e Koder Hanit i quajtur Mysafirhane), Dyqan, Imarat dhe Zyrat e Administrates.
Ne Kajmekamin e Pukes mesohet se kan sherbyer mbi 100 ushtare (T.Ippen), nje pjese e te cileve edhe pukjan. Sipas te dhenave mesohet se Koder Hani ka qene nje Kala e rendesishme e cila ishte si qender e nahise se Dukagjinit.(Evlija Çelebi e quan "Yeni Kale").
Mesohet se kjo Kala ka pasur rreth 8 apo 12 topa. Banoret e lagjes Laçaj Puke edhe sot tregojne vendin ku ato kan qene te vendosur,
Keto banore edhe sot thone: "... Per te njoftuar se ka hyre koha e iftarit ne Ramazan shprazeshin topat e Kalas se Shkodres dhe te Pukes..." Xhamia e Koder Hanit eshte nje nder xhamiat me te vjetra ne rrethin e Pukes.
Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke
Per daten se kur eshte ndertuar Xhamia e Koder Hanit Puke ka disa te dhena ku; e para eshte ajo se eshte ndertuar nga Osmanet, po ashtu ka te dhena qe ajo eshte ndertuar aty nga viti 1500, apo ne vitin 1523.
Rreth vitit 1637 gjate vizites se tij ne Puke F.Bardhi permend gjendjen ne Puke, e cila ne ate kohe qendren e kishte tek Koder Hani, aty ku ndodhen sot gjurmet e xhamise se vjeter te qytetit te Pukes.
Ne relacionin e tij ai nder te tjera shkruan: "...Kjo qyteze ne nje lugin te madh nder male, ne mes te popujve te Dukagjinit, ne nje vend shume te bukur dhe me ujna shume te ftohte, qe ndertuar se pari prej nje turku (myslimani) te fuqishem, po thuaj sot e 90 vjet (1547). Pastaj qe rrenuar prej mirditasve, dhe popujve te Dukagjinit, qe aso kohe ishin kryengrites kunder turkut. Pastaj , sot e 29 vjet (1608) qe rindertuar prej nje turku (myslimani), nga qyteti i Prizrenit aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit..." (Relacioni II/1965, f. 81)
Ne vitin 1662 Puken e viziton kronikani turk Evlija Çelebi . Ne kujtimet e tij ai thote:
"Nga Ulqini shkova ne Shkoder prej andej ne Bushat , pran Pashes i cili me dha 13 mije grosh, te gjitha monedha te arta.... pastaj me fali 300 monedha floriri nje skllav spanjoll me emrin Bihzad, nje at, nje jatagan si dhe nga 10 cop florin, nje cop cohe e nga nje stof te gjithe njerezve te mi. Pasi me dha edhe disa shoqerues me vete u ndave nga Beu dhe u nisa nga Shkodra per ne Stamboll."
(Gjate rruges Evlija Çelebi ndeshet me dy keshtjella te Dukagjinit: Muthin (kjo fortese ka mundesi te jete Deja ose Kabashi) e Jenikalan.)
Per te paren ai thote: "Eshte nje ndertim i vjeter, i cili gjendet buze lumit qe mban emrin e qytetit dhe u eshte marr venecianeve nga Fatihu me 883. Administrativisht varet nga Shkodra, ka fome katerkendore, ka kater kulla guri. Nje here ne vi, ne lumin e ketij qyteti del shume pesh, i cili eksportohet ne France. Eshte keshtjelle e forte vetem me porte. Brenda saj jane disa tepi banimi te ushtareve, nje xhami e ngritur nga Fatihu, depo ushqimi e municioni si dhe mjaft topa. Vendi sundohet nga dizdari. Qetesia sigurohet nga nje fore prej 200 vetash, te cilet jane qe te gjithe kreshnike shqiptare dhe mikpritesa besnike. Peshku, rrushi, pemet e bostanet e ketij vendi jane me emer. Njerezit duken shume te gjalle nga fizionomia dhe pamja e jashtme, per shkak te klimes se forte."
Prej ketu u nisem ne drejtim te linjdes dhe mberritem ne Jenikala, e cila eshte ndertuar nga Fatihu 883. Edhe kjo ben pjese ne prefekturen e Dukagjinit dhe sundohet me nje subash. Ndodhet ne rreze te nje mali, eshte e ndertuar prej guri, por eshte ne prishje e siper e nuk meremetohet, pasi eshte larg kufirit dhe nuk shihet fort e nevojshme. Ka dizdarin, dhjete roje e disa topa." ("Shqiperia para tre shekujsh" fq.148)
Xhamia e Koder Hanit ka qene me minare dhe me kapacitet mbi 50 persona. Dyert dhe dritaret i ka pas ne forme harku dhe me gur te gdhendur. Sipas te dhenave ne vitin 1540 ne lagjen Laçaj mesohet te kete pasur rreth 22 deri 25 shtepi te gjitha te besimit mysliman.
Personalitete te njohura kan vizituar Xhamin e vjeter te Koder Hanit Puke ku permend;
Evlija Çelebi e quan "Yeni kale", Ne vitin 1910 fal namaz ne xhamin e Koder Hanit Shefqet Turgut Pasha sebashku me oficeret e tij.
Me 1912 xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Ministri i Brendshem i Turqise Adil Beu. Ne te njetin vit xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Hasan Riza Pasha.
Ne vitin 2007 Myftinia Puke ka bere çertifikimin e tokes se xhamise se Koder Hanit me qellim rindertimin e saj ne tokat vakuf qe Myftinia Puke ka pas ne Koder Hanit Puke.
Mund te lexoni edhe kete shkrim Islami dhe Kazaja e Pukës
Shenim: Materiali eshte ne punim...
Pergatiti
Gezim Kopani
___________
1. Shiko librin "Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres i vitit 1485" te autorit Selami Pulaha, Tirane viti 1974.
1.E shikoj te arsyshme te shpjegoj disa terma dhe emra. Disa thone se emri Puke vjen nga Ad Picaria (Stacion ne rruge). Zona eshte njohur edhe me emrin Dukagjin. Sa i perket emrit Kajmekam eshte nje emertim shteteore i kohes Osmane, i cili thuhet se eshte perdorur pas vitit 1800 , dhe disa thone pas vitit 1888.
Gjate jetes se vete Perandoria Osmane ka ndryshuar disa here emertimet e institucioneve. Megjithate po permned vitit 1871 ku sipas rregullores per Administraten Publike neper Provinca (Vilajet) nenpunsi me i larte ka qene Guvenatori (Vali), nen vilajet Mytesarifi, ndersa ate komunal Kajmekam. Ne nahi eshte kryetari , ne nivel fshati eshte Kryeplaku i quajtur Muhtar. Ne ate kohe Valit, Kajmekami etj emroheshin nga Sulltani.
Cfare do te thote Kajmekam? Eshte fjale me rrenje arabe ku kajm do te thote: zevendes, mekembes, ndersa mekam do te thote: vend. Kajmekami kishte te drejte per: ceshtjen e pronave, financave, sigurin (zabtia), drejtonte Mexhlisin (Kuvendin) ne te cilin merrnin pjese te zgjedhurit qe ndryshe quhen pelq, ose te urtit. Antare e ketij kunvedi (mexhlisi) perbeheshin nga antar te dy besimeve mysliman dhe katolik.
June 18, 2015
Me zemer te bardhe Ramazanin!
Sonte eshte Iftari i pare i Ramazanit dhe me kete rast uroj te gjithe agjeruesit: "Me zemer te bardhe muajin e bekuar te Ramazanit!
18 qershor 2015
Gezim Kopani
May 17, 2015
Lojtaret e K.F. Terbunit ne xhamin e Pukes.
May 10, 2015
Venecia:Perkohesisht Kisha kthehet ne Xhami
Qyteti i Venecias, aty ku jetojne rreth njezete mije mysliman.
Nuk jane te pakta rastet ku ne Venedik figura te politikes dhe jo vetem perdorin kauzen e myslimaneve per interesat e tyre.
Ne qytetin e Venecias jeton nje komunitet mysliman i cili kap shifren e njezet mije banoreve. Prej kohesh ata kan kerkuar te drejten e te pasurit te nje xhamie,e drejte e cila asnje here nuk eshte dhene. Por me 10 maj 2015 disa media italiane kan publikuar lajmin se Kisha e Santa Maria della Misericordia eshte kthyer ne nje xhami te mirefillte fal idese se artistit Christoph Buchel. Sipas artistit xhamia do qendroj e hapur disa muaj ne kuader te shkembimit te artit dhe kultures me dy qyteterimeve. Ceremonia e kthimit te Kishes ne Xhami ka terhequr vemendjen e gazetareve vendas,qytetare si dhe shume turiste.

Nderkoh kreu i Komunitetit Mysliman per Venedikun Muhamed Amin Al Ahdab eshte shprehur ne emer te myslimaneve se: "Myslimaneve asnje here nuk u eshte dhene drita jeshile per te pasur nje xhami".
Lajmi po terheq vemendje te madhe dhe ka te ngjare qe xhamia te mbyllet para kohes se percaktuar nga artisti Christoph Buchel pasi nje veprim i till eshte bere pa lejen e institucioneve perkatese. 10/05/2015.
Linku ne italisht: http://nuovavenezia.gelocal.it/venezia/cronaca/2015/05/10/news/entra-nella-moschea-senza-togliersi-le-scarpe-e-chiama-il-113-1.11393239
Linku ne italisht: http://nuovavenezia.gelocal.it/venezia/cronaca/2015/05/10/news/entra-nella-moschea-senza-togliersi-le-scarpe-e-chiama-il-113-1.11393239
Pergatiti
Gezim Kopani
dt.10 maj 2015May 01, 2015
Çfare ndodhi nje nate para termetit ne Nepali?
Nepalasit besojne ne idhuj, ku ne nje ka shume te tille.Besimi ne kete vend eshte i ndare ne Hinduizem dhe Brahmanizem.(besimet e tjera jene ne pakice). Fare lehte tek te dyja mund te gjesh qindra idhuj qe ata i konsiderojne Zot si dhe qindra hymne qe u kendohen ne forma dhe moledi te ndryshme.
Sipas tradites Nepalasit ne shenje respekti, u detikojne ketyre idhujve qindra e mira kurbane.
Sipas informacioneve vetem ne Nepali ekzistojne mbi 1000 idhuj te tille. Ne Nepal ekziston nje tempull i quajtur Gadimait ku sipas tyre, aty ndodhet edhe perendesha e fuqise. Nepalasit besojne se duke flijuar kafshe per perendeshen, ajo do ju sjell miresi dhe siguri.
Ne lidhje me ato qe u besojne idhujve Allahu xh.sh thote:
"E ata qe ju i luteni pos Tij (Allahut), ata nuk kane mundesi per ndihme ndaj jush e as veten ta ndihmojne." (El A'raf ajeti;197, fq.211)
Pergatiti
Subscribe to:
Posts (Atom)