July 04, 2020

Brahim Kadri Aliaj (1916-1996)

Brahim Kadri Aliaj (1916-1996)

Brahim Kadri Aliaj ka lindur ne vitin 1916 ne fshatin Iballe te Pukes. Ai rrjedh nga fisi i njohur Thaçi.  Brahimi eshte djali i Kadrias, Kadria i Metit, Meti i Alis (1), Alia i Hasanit , Hasani (2) i Gutit. (3) Per shkak te zgjuarsis dhe urtesis Brahimi gezonte respekt ne fshatin Iballe. Ai shquhej per mikritjen dhe bujarin e tij.  
Brahimi u martua me Sosen e cila eshte prej shtepise se Hoxhes ne Dushez.(4) Nga kjo martese ato paten 6 femije. Ne moshen 80 vjeçare , pikerisht ne vitin 1996 Brahim Kadria i dorzon shpirtin Allahut xh.sh. duke lene pas nje familje te nderuar ne fshatin Iballe.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_________
1. Ali Hasan Aliaj ka qene shtepi e madhe. Ne kohen e tij ka pasur shum burra dhe deri 72 gra.
2. Sipas pasardheseve te tij ne kohen e Perandorise Osmane Hasan Guti ka qen ushtar. Tregohet se Hasan Guti ka qene shum trim aq sa i shiti nje pjese te tokese Sulejman Ages (ne ate kohet thuhet se Sulejmani ishte Toger) me qellim blerjen e nje arme e cila te ishte personale e tij. Per kohen pasja e nje arme ishte dicka shum e madhe.
3. Adem Aliaj tregon se: "Guti ka pas vellezer: Buçë Gjeçi , Geg Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dod Gjeçi " 
I pari (Buça) u vendos ne Iballe, Preçi u vendos ne Bugjon ndersa Gega u vends ne Arst Miliska, ndersa Doda u vendos ne fshatin Dushman perball me fshatin Zvin" Buça u ba musliman (Ka qe thone se erdh i banun musliman.) dhe dy vellezerit e tjere ne respekt te besimit islam te vellaut te tyre i thane: "Nuk do konsumojme mishin e derrir." Per tju kthyer respektin Buça u tha: "Do festoj festen e Shenkollit (5 dhjetor, dhe 8 maj) duke ndez nje qiri"
4. Behet fjale per Hoxhe Bishen i cili eshte prej fshatit Dushaj te Eper ne Tropoje. Ky hoxhe e ka pasur emrin Ibish nga ku i thoni Bisha.

June 30, 2020

Vizite shtepise se Kol Bib Mirakaj , Iballe

Tek shtepia e Kol Bib Mirakaj Iballe - Puke

Me shoqerimin e Aleks Mirakaj pata mundesi te vizitoj shtepin e Kol Bibe Mirakaj ne fshatin Iballe Puke.  Sipas kusheririt te Kol Bibes, Alekesit shtepia ka pas 8 dhoma. Pas internimit te familjes se Kol Bibe Mirakes shtepia u vu ne dispozicion te shtetit. Deri vone shtepia u perdor si Stacion Policore per zonen e fshatit Iballe me rrethin.
Pergatiti
Gezim KOPANI

Qershore 2020

June 22, 2020

Burri qe theu krahun zogut dhe ndeshkimi i tij


Tregohet se ne kohen e Pejgamberit Sulejman a.s. nje zog fluturon dhe ulet ne krahun e nje burri. Burri e godet dhe ia then krahun. Zogu , shkon dhe ankohet tek Profeti Sulejman a.s.. Pasi Sulejmani a.s. e degjon therret burrin ne fjale. Sulejmani a.s. pasi degjon burrin dhe arsyen e shpall fajtor duke vendosur thyrjen e krahut te burrit. Ne çastin e ekzekutimit zogu tha: Une kete njeri e pashe nga larg, dhe kur ia pash veshjen (xhytben), shallin, mjekren mendova se ai eshte njeri i mire nga i cili te gjithe jane te sigurt dhe se ai nuk i ben keq ndonjerit, per kete arsye fluturova dhe u ula ne krahun e tij. Prandaj ne vend qe ti thyni krahun, rruajani mjekren dhe hiqjani uniformen (xhytben) dhe shallin. Zogu ne mbyllje tha: "Mua me meshtroi pamja e tij e jashtme."

Perkthyer nga : Miftar Ajdini

Pergatiti
Gezim KOPANI

Qafa (Laku) e Ballçit , Puke



Laku (Qafa) i Ballçit ose Ballshi ndodhet rruges per ne fshatin Iballe,Puke. Kjo qaf ndodhet rreth 1230 m mbi nivelin e detit. Nga kjo rroge mund te shkohet ne malin e Krrabit ose sic njihet ndryshe Mida.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Fotografi e bere nga Gezim Kopani 
Dt; 19.06.2020

Halil Kopani juristi i shquar pukjan


Halil Kopani eshte nga fshati Meçe, Puke. Arsimin e pare e filloj ne qytetin e Pukes per te vazhdur me shkollen ushtarake "Skenderbej". Me pas ai vazhdon studimet e larta ne Fakultetin e Drejtesise Tirane. Si jurist i shquar ai emerohet Gjyqtar ndersa ne vitin 1998 Halil Kopani zgjedhet Anetar i Gjykates Kushtetuese. Gjate jetes se tij ai ka arritur te mbroj disa tituj duke u bere keshtu reference per shume juriste te tjere.

Ne punim... 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Fushe Gurrë, Krrab - Pukë



Fotografi nga
Gezim KOPANI