October 17, 2024

Ndizu dhe qëndro !


Per te mberritur te miren, duhesh te ndjekesh te veshtiren.
Po s'te goditi dhembja, nuk mund te ndjesh meshiren.
Egoja deshiron te lehten, shpirti te verteten.
Nuk ke, ke te mundesh, luften beje me veten.
Te dobetit ndjejne nevojen per ta mundur dike.
Gjithçka do kesh, por mund te jesh asgje.
I dituri lufton me veten, i padituri me te tjeret.

Nuk ka me te mjere se ai qe s'meshiron te mjeret.
Nuk ka me te vafer se ai me lotet e tij s'eshte takuar.
Nuk ka me te braktisur se ai qe buzeqeshjen nga ftytyra ka debuar.

Mund te qeshesh me dike, shkakun pa e kuptuar,
Por s'mund te qash me askend, nese me shkakun sje njoftuar,
Derisa zemra jote nuk mund te ler nje gje,
sado e dijshmja te jete, mbetet e barabart me te.

S'ka gjera qe nuk duhen, ka gjera qe duhet ti lesh.
Mjerim eshte ti kerkosh ndihme tjetrit, per gjera qe vete mund ti besh.

Fjalet mbeten te vdekura siç mbetet trupi pa shpirt.
S'mjafton veç te qendrosh drejt si qiri, duhet edhe te ndriçosh.
Ti mund te ushqehesh me nektarin e luleve, por s'ben dot mjalt.
Mund te kesh qiriun e ndezur poshtazi, por flaka e tij kthehet lart.
Behu flak ne kendilin e egzistences, e ngrohi zemrat qe ftohetesi ndjejne.
Qendro si elif dhe sprish pune edhe nese ndonjehere mbrapsht te kthejne.
Se mbar apo mbraspht te kthehesh, ti prar pa kuptim nuk do mbetesh.

NDIZU DHE QENDRO SI QIRI, SE KUR NDRIÇON , IA VLEN TE TRETESH !


Mikpritja e mysafirit

 



Islami e çmon shume mikpritjen ndaj per kete profeti Muhammed a.s. na ka lene disa hadithe ku thote:


"Mysafiri vjen me bereqetin (nafaken) e vet, por nese pritesi (i zoti i shtepis) e mirepret , kur te largohet mysafiri i kenaqur , Allahu pritesit do ia fshije gjynahet." (Ebu Darda r.a.)

"Mysafiri e pastron pritesin dhe njerezit e shtepise nga gjynahet." (Ebu Darda r.a.)

"Mikpritja , zakonisht zgjate tre dite, porse eshte mire qe mikin ta ndalesh edhe nje dite e nje nate." (Muslim)

"Mikpritja zgjate tre dite. Çfare do qe behet me teper , konsiderohet sadaka." (Muslim)

Pergatiti
Gezim KOPANI

October 16, 2024

Përurohet hapja e Medresesë "H. Mustafa Varoshi " dega e djemve Shkozet , Durrës


I nderuar te merrja pjese ne ceremonin e perurimit te hapjes se Medreses "H. Mustafa Varoshi " dega e djemve Shkozet - Durres. Duke falenderuar Fondacionin Miresia per fteses, stafit pedagogjik dhe nxenesve ju uroj suksese!

Shkozet - Durres , 15 tetor 2024






October 11, 2024

U përurua në Tiranë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë

Perurimi i xhamise se Namazgjase - Tirane, 10 tetor 2024

Nen nje atmosfere festive u zhvillua dje ne Tirane perurimi i Xhamise se Namazgjase. Te pranishem ne kete perurim ishte Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, Presidentit i Republikes se Turqise Recep Tayyip Erdogan, Myftiu i Tiranes Gazmend Teqja, Kryetari i Diyanetit te Turqise Ali Erbash etj.
Ceremonia filloi me lexim te Kur'anit nga Myftiu i Tiranes Gazmend Teqja per te vijuar me fjalet pershendetese sipas protokollit te parapercaktuar per kete rast.



Me kete rast dhe une si Myfti i Pukes uroj te gjithe besimtaret mysliman: E gezofshim xhamin e Namazgjase!



Fotografi te tjera 









October 10, 2024

Takim pune me kreun e Bashkisë Pukë

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate nje takimi pune ne Bashkin Puke (9.10.2024)

Sebashku me antarin e Keshillit te Myftinise Mustaf Mehaj zhvillova nje takim pune me kreun e Bashkise Puke z. Rrok Dodaj. Nder te tjera ne takim diskutova mbi disa sugjerime dhe kerkesa qe Myftinia Puke adresoi ne drejtim te Bashkise Puke.
Nga ana e tij kreu i Bashkise Puke Rrok Dodaj u zotua se do ti merrte ne konsiderate per shqytrim kerkesat tone.

Ne kete takim perveç kryetarit te Bashkise Puke Rrok Dodaj ishte i pranishem N/Kryetari i Bashkise Puke Ferit Ringaj dhe Sekretarja e Bashkise Puke Denisa Meçi

Gezim KOPANI 

Puke, 10 tetor 2024

October 04, 2024

Tek besimtari nuk ka vend sjellja e shemtuar dhe koprracia


Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Dy vese te kqia nuk mund te gjendet tek besimtari: koprracia dhe sjellja e shemtuar." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Dy vese Allahu xh.sh. nuk i do; karrakterin e prishur dhe koprracin." (Bejhakiu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Urtësia


Profeti Muhammed a.s. ka thene:  "Urtesia ndahet ne dhjete pjese. Nente nga ato arrihen duke u terhequr ne vetmi, ndersa njera me heshjte." (Ebu Hurejra r.a.)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Urtesia eshte gje e humbur , ndaj merreni ate kudo qe ta gjeni." (Ibn Maxhe)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Merre urtesin ngado qe te vij pasi nuk te vjen ndonje e keqe." (Hakimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI