September 30, 2021

Barbaros Hajredin Pasha

Flota detare, Barbaros Hajredin Pasha (ilustrim)

Barbaros Hajredin Pasha ka lindur ne vitin 1466 ne Lezbos (Midili) dhe ka vdekur ne vitin 1546. Ai eshte i njohur dhe me emrin Hëzër dhe ne kohen e Sulltan Suljemanit te madh (Kanuni) i vendos emrin Hajredin (1) kjo per shkak te sherbimeve te shumta qe Hëzëri pra Hajredin Pasha kishte dhene perandorise. Ne europe ai eshte quajtur Barbaros (2).
Babai i Hajredin Pashesh i quajtur Jakup Aga ishte Spahi (d.m.th; luftetar) (3) dhe sipas shkrimeve te ndryshme tregojne se ai eshte shqiptar ndersa nena e Barbaroses quhej Katerina dhe ishte me origjine greke. Dhe sot ne guidat turistike qe behen ne Turqi sidomos tek muzeu historik Panorama 1453 u shpjegohet vizitoreve se Barbaros Hajredin Pasha ka qene me origjin shqiptare. Barbaros Hajredin Pasha kishte tre vellezer; Is'hakun, Oruçin dhe Iljazin. Dy vellezerit ishim me te medhenje se Barbarosa dhe merreshin me tregti detare , mirpo tregtia ne ate kohe ishte mjaft e rrezikshme. Tregohet se nje dite vellau (Oruçi) u zu rob nga piratet e Rodosit dhe vellau tjeter i Barbaroses meson per ngjarjen dhe duke e ditur veshtirsit e tregtise tha:
"Do te ndodhte nje dite, padyshim;
Ne daç behu zemergjer ne daç zemerngusht!
"
Sadoqe perpjekja ne te holla qe u ofruan per shpetimin e vellaut, Oruçi mbeti rob per nje kohe relativisht te gjate, kjo pasi piratet genjenin per lirimin e tij. Piratet tentuan tia ndryshojne fen Oruçit por ai kete gje nuk e pranoj. Piratet te zemeruar i kan thene: "Mire pra, le te vije profeti Muhammed te te shpejtoje." Me kete rast Oruçi u ka thene: "Do e shikoni ju se si ka per te me ardhur ndihma e pejgamberit tim!" 
Tregohet se Oruçi ka bere lutje Allahut xh.sh, dhe pas lutjes jane shfaqur disa persona te veshur me rroba te bardha dhe me çallma jeshile dhe liruarn Oruçin duke u hedhur ne dete. Rembimi i vellaut beri qe Barbaros Hajredin Pasha te nis luften kunder pirateve.
Fama e Barbaros Hajredin Pasha u hap ne gjithe europen. Nje rast Barbarosa arriti ne Algjeri ku pasi qendroj per nje kohe dhe vendosi disa rregulla sulltani e shpall Pasha te saj. Vellau i Barbaroses , Oruçi vdiq gjate nje lufte me spanjollet te cilet kishin menduar se Barbaros Hajredin Pasha ka marr fund. Me kete mendim ata afruan floten e tyre ne brigjet e Algjerise duke kerkuar dorezimin e kalas, por Barbaros Hajredin Pasha u tha: "O armiqt e islamit! Jo vetem qe nuk ua jap kalan e Algjerise por as nje gure rere te bregdetit nuk ua jap!" dhe filloj lufta. Brenda nje kohe te shkurter spanjollet pesuar disfate te madhe. Duke pasur parsysh ngjarjet por dhe moshen e tij ne vitin 1519 Barbaros Hajredin Pasha i dergoj nje leter Sulltan Selimit te rrept, ku i shpjegon ngjarjet. Sulltani vlersoj kontributin e tij dhe e shpall Bejlerbej te Algjerise dhe me kete rast Sulltani i dergon flamurin dhe 2 mije jeniçer , si dhe disa armatime.

Barbaros Hajredin Pasha (1466-1546)

Tregohet se nje here gjate jetes se Barbaros Hajredin Pashes e paska ftuar Sulltan Sulejmani madheshtor ne Stamboll. Qellimi i vizites ishte; shpallja e Barbaroses admiral i flotes dhe ju la detyre modernizimin e saj. Pas luftes se zhvilluar ne vitin 1538 ne Preves Barbaros Hajredin Pasha zoteronte kontrollin e gjithe mesdheut. Mendohet se per shkak te moshes rreth vitit 1545 Barbaros Hajredin Pasha ka lene punen qe i ishte ngarkuar per te vijuar jeten si qytetar i lire. Gjate kesaj kohe ai shkruajti nje liber te quajtur: "Gazavat Hajredin Pasha" d.m.th; Luftrat e Hajredin Pashes. Barbaros Hajredin Pasha vidiq ne vitin 1546 dhe ne lajmerimin e vdekjes se tij eshte thene: "Shefi i detit vdiq."

Pergatiti
Gezim KOPANI


____________
1. Hajredin do te thote; I dobishem
2. Babaros do te thote: Mjeker kuq
3. Spahi ka pas zona e Lumes e cila ka nje shtrirje te gjere ne Kukes dhe Dardani.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com