Nje dite dijetari i madh islam Ebu Hanife takon nje femije i cili ecte ne balte. Imami duke i buzeqeshur i thote: O bir! Kujdes se do rreshqasesh! Femija me dashur ju kthye imamit duke i thene: " O hoxhe! Nuk eshte problem nese rreshqas pasi do demtohem vetem une, por tregoni kujdes ju, sepse nese do rreshqisni ju, kane per te rreshqitur edhe ato qe vije pas jush ." Imami i mahnitur nga fjalet e femijes u thote nxenesve te tije; " Nese ne nje çeshtje do merrni ndonje argument me te fuqishem se sa ai qe ua kam thene, atehere mos me ndiqni mua ."(Hashijetu Ibn Abidin, Damask, 2000, I, 217) Pergatiti Gezim KOPANI
Muhammed a.s Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne Kuba (1) , profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur Ranuna . Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha: "O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni! Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre ...