December 10, 2023

Vlera e mjaltit

Nder krijesat me te veçanta por edhe me te rendesishme per mbarvatjen e jetes njerezore eshte bleta. Aq rendesi ka bleta saqe Allahu ka caktuar nje sure (kapitul) me emrin e bletes te quajtur Nahl. Ne kete sure Allahu pershkruan persosmerin e qiejve, tokes, deteve, maleve si dhe persosmerin e krijesave qe Allahu ka krijuar. Ne menyre te veçante permendet edhe mjalti i bletes. Vete bleta eshte nje nder mrekullit e Allahut. Bleta i perket familjes se njohur Apis.
Sipas pershkrimit qe kishte bere greku i quajtur Strabon rreth 63 para e.s. mbi mjalitn ai shkruan se: Shume popuj ia kan ditur vleren mjalit. Pershembull Egjiptianet e vjeter, Kinezet etj.
Nderkohe tregohet se ne Palestin bletaria ka qen aq shum e zhvilluar saqe eshte quajtur: "Toke ne te cilin rrjedh mjalt." Vend te vecante mjalti zinte edhe tek popujt arab dhe qe e perdornin per sherim

Allahu xh.sh thote: 
"Zoti yt i tha bletes; "Nderto (shko e zgjidh) shtepi neper kodra (male), neper drunj (peme) dhe neper kulmet qe ata (njerezit) i ndertojne (ne ndertesat qe njerezit ndertojne per bletet)." (En Nahl; 68)

Vet bleta eshte mrekulli e Allahu xh.sh. Per te bere 1 kg mjalt bletes i duhet te pershkruar 360 apo 460 mije km rruge. (Kjo rruge eshte 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor.)
Ky insekt i vogel perdor nje komunikim te veçante te quajtur "Vallezim".(Sipas shkenctareve ky lloj komunikimi eshte i veçant dhe shum i zhvilluar.)
Ne vitin 1940 shkenctari Karl Von Frish (Eshte shkenctar Gjerman i cili eshte bere i njohur ne te gjithe boten. Ka punuar ne Universitetin e Mynihut) deshifroi i pari komunikimin e bleteve. Sipas tij, "Sapo nje blet zbulon nje burim ushqimi, kthehet me shpejtesi tek foleja dhe nepermjet tingujve (te quajtur vallezim) u tregon te tjerave per vendodhjen e ushimit. Pjese e informimit jane edhe tingujt qe leshojne krahet e tyre."
Allahut xh.sh. i drejtohet bletes keshtu ne Kur'an: "Shko dhe zgjidh" pra ne trajten e gjinis femerore. Arsyeja eshte pasi bleta femer gjen vendin per ngritjen e nje shtepie te re. Ata drejtohen nga mbreteresha, ndersa puntoret jane femrat e tjera, ndersa meshkujt jetojne te vecuar dhe jane vetem per tu ciftuar. Sipas shkencetareve ; "Truri i bletes mund te kryej rreth 10 trilion veprime (llogaritje) per nje sekond." Psh, nje blet mund te gjej nje burim ushqimi me qindra mira km larg, nuk harron rrugen dhe kthehet ne shtepin e saj per tju treguar te tjereve. Ne fole ata ndertojne ushqimin e njohur : "xhelatin mbreterore", buken prej dylli e cila i mbron te vegjlit e tyre. 

Dobit e mjalit 

Mjalti eshte nje ilaç i dobishem per stomakun dhe jo vetem. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka ilaç me te dobishe se nje kup mjalt." (Aishe)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe çdo muaj ha tre mengjese para buke nje sasi te mjaftushme mjalti, ai do jet i mbrojtur nga semundjet e renda." (Ibn Maxhe)

Per kete kemi transmetimin ku Profeti Muhammed a.s. ka thene:  "Tek libri i Buhariut shenohen raste kur njerezit kishin probleme me stomakun dhe kur eshte pyetur Muhammedi a.s. ai ka keshilluar: "Le te konsumoje mjalt." Kaluan disa dit dhe personi me dhimbje stomaku kishte perseri probleme, por Profeti Muhammed a.s. dhe te njejten keshille. Kjo u perserit dy here. Heren e fundit Muhammedi a.s. tha: "Allahu xh.sh ka thene te verteten ndersa barku i vellaut tend genjen." (Buhari, "Sherimi me mjalt", Muslim "Sherimi me mjalt")

Nga Ebu Hurejra r.a. trnas. se Muhammedi a.s. ka thene: "Kushdo qe konsumon mjalt tre here ne muaj, nuk do te perjetojne asnje semundje te rende."(Ibn Maxhe, "Sherimi", nr.3450)

Ndersa Xhabiri ka thene: "Me i miri i te gjithe ilaçeve qe keni eshte mjalti." (Buhari & Muslim)

Nga Aishja r.a. kemi se ajo ka thene:
"Vertet i derguari i Allahut Muhammedi a.s. e deshironte shume mjaltin dhe embelsirat." (Buhari)
Ka shume rendesi menyra e konsumimit te mjaltit. Menyra e duhur ben qe te perfitohet nga vetit e tij.
Mjalti eshte pastrues i barkut, ndikim ne kardiovaskular, nervor , stimolues i oreksit etj.
Sipas shkenctareve trupi i njeriut ne nje kohe shume te shkurter ndryshe nga rastet e tjera thith me shpejtesi te madhe mjaltin.
Mjalti ndikon ne aparatin urinar, ne paratin teres, ne melçi, eshte kunder helm per drogen, pra ndihmon ato qe deshirojne te lejne drogen, ose nese ndonje kosumon kerpudh helmuese. Eshte ilac i mir kunder plageve te shkaktuar nga qeni.  Mjalti eshte i mir edhe per ftohjen ne kraheror.

Muhammedi a.s. ka thene: "Mjalti ruan zemren dhe largon ftohjen nga kraherori."(Muslimi)

Mjalti mund te perdoret per te ruajtur (konservues) deri ne tre muaj. Ka te dhena qe ai eshte i mir per zbutjen e flokeve dhe rritjes se tyre. Po ashtu ndihmon ne zbardhjen e dhembeve duke i ferkuar ato, forcon mishin e dhembeve.

Mjalti eshte mir te kosmohet duke e tretur ate ne uje te ngrohte dhe ne interval kohor te ndar dhe jo me shume se 60-100 gram ne dit.
Sipas transmetimeve kemi se Muhammedi a.s. e konsumonte mjaltin e tretur ne uj, dhe kete e bente ne mengjes me stomakun e zbrazet.

Muhammedi a.s. kur ka folur per shendetin ka thene: "...Kemi dy ilaç ; Kur'anin dhe Mjaltin(Buhari)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Hani mjalt, pasi nuk ka shtepi ne te cilen gjendet mjalti per te cilen meleket te mos luten per meshire (sherim)."

Ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s. ka thene: "Kur nje njeri konsumon mjalt, njemije ilace (sherime) futen ne stomakun e tij dhe njemije semundje dalin jasht."

Per mjaltin eshte thene:

Ibn Sina (Avicena); "Mjalti eshte i mir per zgjatjen e jetes, ruajtjen e potences per pune per moshat e thyra . Nese deshironi te ruani rinine perdor mjaltin/ Ato qe kan kaluar moshen 45 vjecare eshte mir ta perdrin mjaltin rregullit e ne menyre te vecnate te perziere me arra (te grira), Mjalti i perzir me miell perdoret per demtimet  plage siperfaqesore..."

Hipokrati: "Une ushqehem me mjalt vazhdimisht dhe e perdor ate per sherimin e shum semundjeve."

Ibn Bejtar: "Mjalti i bletes i nxehte, i thate , shmang erresiren e syve dhe forcon stomakun."

Galinos: "Mjalti eshte sherues i dobishem per shume semundje, qoft per sherimin nga helmimet ashtu edhe per semundjen e organeve tretese."

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
Bleta ka shume veçori, por meqe tema flet mbi mjalitn permend tre veçori: Mjali, qumshti i mjalit dhe thumbi i mjaltit. Qe te tre kan veti sheruese te jashtzakonshme. Pershembull; Bleta ka aftesi te marrin ushqim nga shume llojshmeri lulesh duke e bere keshtu ate qe quhet mjalt. Mjalti eshte disa lloje, kjo ne vartesi te luleve. Sipas analizave mjalit permban: 17-20% uj, karbohidrate (sherqerna), fruktoz, glukoz, saharoz, maltoz qe jane diku rreth 75% te mjalit, poleni permban 5% duke mbartur keshtu perqindje te larte vitaminash, aminoacidesh si dhe protein 0.05%, minarele si (kalium, natrium, kalcium, magnez), ngjyre si karotina, zanthina dhe flavonoid, enzima si enzima invertase qe sherben per zberthimin e sheqerit te dyfisht ne sheqerna te normal si sheqer frutash, enziama glukoz oxidase qe shnderron glukozen ne acid glukonik qe prodhon lenden e hydrogen peroxide (uj i oksigjenuar) qe ka veti antibakteriale. Enzima catalase e cila ploteson glucouse oxidase per ta shnedrruar ate ne uj dhe oksigjen. Dihet qe mjalit permban numer te ndryshem acidesh te cilat jane ne vartesi te burimit. Nga 0.55% acid gjenden acidet si; laktik, formik, sitrik, oksalik , tanik, tartarik etj.