Feje islame i ka kushtuar vemendje te veçante te drejtes se trashegimnise, duke i dhene vlere jo vetem nje gjinie, pershembull mashkullit siç ishte ne kohen e injorances , por edhe gruas.
Me kete islami vendosi drejtesi duke plotesuar nevojat e njerezve ne menyre te drejte. Sistemi qe islami ka mbi trashegimnin , eshte konsideruar si me i dobishmi, i duhuri etj. Kjo dobi nuk vjen pren vete njerezve, por nga Allahu i madheruar. Ashtu sikurse shume rregulla (ligje) te tjera , edhe çeshtja e trashegimnis rregulloi jeten e njerezve. Me kete ai qe ishte i varfer , i nenvlersuar u be i kamun (i pasur) per shkak te drejtesise qe islami zbaton sa i takon trashegimnise. E njejta gje ndodhi edhe me gruan, ajo me islamin fitoi te trejtat e trashegimnise , pra te drejten ne pasuri.
Allahu xh.sh. thote: "Meshkujve u takon pjese nga ajo qe u kane lene prinderit dhe te afermit, edhe femrave u takon pjese nga ajo qe u kane lene prinderit dhe te afermit, qofte ajo pak apo shume, si pjese e caktuar dhe e detyruar." (Nisa, 07)
Shkenca islame qe merret me te drejten e trashegimnis quhet: "Ilmul Feraid" ose "Ilmul Mevarith" etj dhe qe merret me çeshtjen e shperndarjes se pasurise (kalimi i pasurise) p.sh; kalimi i pasurise se te vdekurit te pasardhesi. Po ashtu kjo shkence merret me çeshtjen e kuotes se trashegimnise nga pasuria e trashegimlenesi. Vete fjala feraid vjen nga fjala fard qe ne kuptimin etimologjik kupton: detyre, urdher, kerkese, pjese etj. Kjo shkence bazohet nga argumentet Kur'anore , tradita profetike dhe Ishmai. Mbi keto ajo cakton menyren e trashegimnise se pasurise etj.
Eshte obligim mesimi i dijes Feraid (trashegimnis)?
Te mesuarit e kesaj dije nuk eshte obligim per aq kohe sa ke njerez qe e dinin, ndersa zbatimi i saj eshte obligim.(1) Per kete Allahu xh.sh. thote: "Keta jane kufijte e detyrimet e trashegimnise te urdheruar nga Allahu dhe kushdo qe i bindet Allahut dhe te derguarit te tije do te jete ne kopshtet e xhennetit, nen te cilin rrjedhin lumenj dhe ky eshte ngadhenjimi madheshtor. Dhe kushdo qe nuk i bindet Allahut dhe te Derguarit te tij dhe i kalon kufijte e tij (detyrimet) Allahu do e flake ate ne zjarr dhe per te do kete ndeshkim poshterues." (Nisa, 13-14)
Ne lidhje me kete dije profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mesojeni ndarjen e trashegimise dhe mesojeni te tjereve, sepse ajo eshte gjysma e dijes, harrohet shume shpejte, por eshte gjeja e pare qe do te ngrihet nga populli (ymeti) im." (Ibn Maxhe)
Ndersa ne nje transmetim tjeter qe vjen nga Abdulla b. Mesudi r.a tregon se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mesojeni Kur'anin , dhe mesojuani ate njerezve. Mesoni rregullat e trashegimnis dhe mesoni ate edhe njerezve, sepse une do te vdes, e dija do dobesohet (me vdekjen e tij) dhe mund te ndodhe te mos pajtohen dy persona ne nje çeshtje dhe nuk do te gjenje ndonje qe tju sqaroje ate pune."
Ndersa per kete Omeri r.a. ka thene: "Mesoni rregullat e trashegimnise ashtu siç mesoni Kur'anin."
Dija qe merret me kete çeshtje trajton: Trashegimnin e lene (e lene nga ai qe ka vdekur, ndonje borxh qe mund te kete etj). Pershembull nje qe ka vdekur, ka lan pas nje nje vlere pre dy milion lek te vjetra mirepo ka borxh nje milion lek, atehere lahet borxhi, me pjesen qe ka ngel mbulon shpenzimet e varrimit, ndersa nese ngel gje ngel per trashegimni.
Kushtet e trashegimninse
Trashegimni kuptohet atehere kur plotesohen keto kushte: 1. Personi te jete i sigurit qe ka vdekur (pershembull nese nje person humb, por kalon nje kohe e gjate qe nuk gjindet, atehere duhet te shprehet gjykata). 2). Trashegimtari te jete i gjalle diten e vdekjes se trashegimlensit (p.sh. nje nene gjate lindjes vdes, por femija shpeton). 3). E domosdoshme (nikahu, martesa etj).
Nuk i jepet e drejta trashegimnise ndonje tjeter , per aq kohe nuk ploteson: 1). Afersi gjako ose fisi 2). Martes dhe 3). Trashegimni si pasoj e marrjes ne perkujdesje. Po ashtu, mund te ndodh qe plotesohen keto por nuk mund te ekzekutohet pasi trashegimtari mund te tjete: a). Skllavi (kjo pasi ai qe e ka skllav e perdor ate), b).Nderim te fese. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Myslimani nuk trashegon jomyslimanin e as jomyslimani nuk trashegon myslimanin." (Buhari) dhe c). Krimineli (ka vra dike me dashje) edhe pse mund te jete i gjakut. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vrasesi nuk ka te drejte trashegimnie." (Ibn Maxhe)
Trashegimtaret
Ketu bejne pjese; a). Trashegimtaret meshkuj dhe b). Trashemgimtaret femra.
a). Trashemgimtaret tek meshkuj bejne pjese
-Djali
Per kete Allahut xh.sh. thote: "Allahu urdheron per trashegimnin femijet tuaj, per mashkullin hise sa per dy femra." (Nisa, 11)
-Djali i djalit dhe duke vazhdtuar me sternipin.
-Babai
Per kete Allahu xh.sh. thote: "Per prinderit, per secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qe ka lene (i vdekuri) nese ka femije." (Nisa, 11)
-Gjyshi e mesiper (stergjyshi). Per kete kemi ajetin qe permendet profeti Jusuf a.s. ku Allahu xh.sh. thote: "Une e ndoqa fene e prinderve te mi; Ibrahumit, Is-hakun, Jakubin." (Jusuf, 38)
-Vellau prej babes dhe nanes
-Vellau prej babe. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Nese vdes nje njeri qe nuk ka femije, por ka moter, atehere asaj motres i takon gjysma e pasurise se lene." (Nisa, 176)
-Vellau prej nenes. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Trashegohet nga ndonje i larget qe nuk ka as prinder as femije por ka nje vella ose nje moter nga nana, atehere secilit prej tyre u takon nje e gjashta." (Nisa, 12)
-Djali i vellait te vertet
-Djali i vellait prej babes
-Axha i vertet
-Axha prej babe
-Djali i axhes se vertet
-Djali i axhes prej babe.
-Bashkeshorti . Per kete Allahu xh.sh. thote: "Juve ju takon gjysma e asaj pasurie qe lene grat tuaja, nese ata nuk kan femije." (Nisa, 12)
-Çliruesi i skllavit. Per kete Profeti Muhamed a.s. ka thene: "Trashegimnia eshte per ate qe e çliron skllavin." (Buhari)
Nese do ishin te gjithe meshkuj, nga i vdekuri do trashegojne vetem: djali, babai, dhe bashkeshorti, ndersa te tjeret jo. Vdes nje grua dhe ka lane: burrin, djalin, djalin e djalit, baben, gjyshin dhe vellan e vertet. Shembull, bashkeshorti merr nje te katerten, kjo per shkak te femijeve te te vdekurit, babai nje te gjashten per shkak te djalit, ndera pjesa tjeter i ngelet djalit te se vdekures (femer).
b). Trashegimtaret tek femrat bejne pjese:
-Vajza e te vdekurit. "Profeti a.s. i ka dhene bijes gjysmen e pasurise." (Buhari)
-Vajza e djalit dhe vazhdon me stermbes
-Nena. Per kete Allahu xh.sh thote: "Per prinderit, per secilin, u takon e gjashta nga ajo qe ka lene i vdekuri nese ka femije, e nese i vdekuri nuk ka femije , atehere ate e trashegojne prinderit, e nenes se tij i takon nje e treta." (Nisa,11)
-Bashkeshortja. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Grave u takon nje e katerta nga ajo qe lini ju, nese nuk keni femije, por nese keni femije, atyre u takon nje e teta." (Nisa, 12)
-Nena e nenes
-Nena e babait. Ne hadith tregohet se Profeti Muhammed a.s. i ka len gjyshes nje te gjashten e pasurise." (Ebu Davudi)
-Motra te verteta prej babes dhe prej nenes
-Motra prej babe. Per kete Allahu xh.sh thote: "Nese vdes nje njeri qe nuk ka femije, por ka moter, atehere asaj motres i takon gjysma e pasurise se lene." (Nisa , 176)
-Motra prej nenes. Per kete Allahu xh.sh thote: "Nese i vdekuri eshte mashkull ose femer, e trashegohet nga ndonje i larget (per shkak qe nuk ka as prinder as femije), por ka nje vella ose nje moter nga nena, atehere secilit prej tyre u takon nje e gjashta." (Nisa, 12)
-Çlirusja e skllavit. Ka te njejtin argument si tek meshkujt.
Nese jane te gjithe femrat gjalle, atehere separi trashegimnia i takon vetem: vajzes, vajzes se djalit, nenes, bashkeshortes dhe motres se vertet.
Si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat duhet pasur parasysh se: Ne trashegimni nuk jane daja, as djali i dajse per shkak se nuk jane trashegimtar te drejtperdrejte (2). Edhe tek trashegimtaret femra , nuk trashegojne halla e te vdekurit, as tezja, as bija e vajzes apo djalit te vajzes, as e vellaut dhe as vajza e xhaxhait te vdekur. Pra nese bashkohen te gjitha femrat ne trashegimni, perfitojne vetem: vajza, vajza e djalit, nena, bashkeshortja dhe motra e vertet (pra motra prej babes dhe nenes). Ndersa te tjerat mbulohen p.sh; nana e lan gjyshen.
Shenim:
Ky eshte nje shpejgim i shkurter sa per te dhene nje ide sa i takon menyres se si islame e trajton trashegimnine.
________
1. Disa dijetare kane dhene mendimin se te mesuarit e kesaj shkence (Feraid) eshte farz kifaje. Kjo do te thote nese dikush e di kete dhe njerezit kane ke te pyesin, atehere pjese tjeter eshte liruar nga te mesuarit e kesaj dije, pasi ka njerez qe i japin zgjidhje kesaj çeshtje.
2. Keto qe nuk jane trashemgintar te drejperdrejt quhen Dheuil erham.
