Friday, August 21, 2026

Kur te keni perfunduar pune, fikni zjarrin !

Duke shikuar situaten e rende te shkaktuar nga zjarret , ne hytben e kesaj xhumaje nder te tjera solle ne kujtes thenien e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Zjarri eshte armik per ju, ndaj kur te kryeni pune, apo te flini fikeni ate." Bazuar ne kete hadith , te gjithe ne duhet treguar kujdes nga zjarri, pasi ai nuk fal. Jeta eshte e shenjte, edhe malet, bimesit e ndrshme, gjallesat etj. Ndaj te duam Atedheun tone!

Gezim KOPANI 

E premte , date 21 gusht 2026



Te keni kujdes nga zjarret pasi jeta eshte shenjte , po ashtu edhe malet

Ne diten e dyte te situates se renduar nga zjarret, sebashku me nje pjese te stafit te Myftinise Puke ishim ne terren per tu solidarizuar me banoret dhe grupet e punes qe po punojne per shuarjen e zjarrit. Me kete rest edhe nje here bera thirrja qe te keni kujdes me zjarrin pasi jeta por edhe malet jane te shenjta.

Date, 21 gusht 2026


Thursday, August 20, 2026

Proninsim per situaten e zjarreve

Duke shikuar situaten e renduar te zjarreve, dhe pas vizites qe zhvillova ne fshatin Gojan i Madhe dhe jo vetem bera nje prononsim mbi situaten e veshtire te krijuar nga zjarret ne Puke, me konkretisht: Terbun, Livadh Hamzi, Fushe Laje, Gojan i Madh, Gojan i vogel, Prozhem etj.


Sunday, August 16, 2026

Lidhjet e Kabashasve ndërmjet Pukës , Prizrenit dhe Vitisë

Nje kafe e veçante ishte sot me kusherinjet e ardhur nga Kabashi i Vitise se Ferizajt, te kryesuar nga Shaip Zeka, Sabit dhe Nehat Zeka.
Takimi ishte me shume se nje kafe: ishte nje mundesi per njohje me te thelle, bashkebisedim dhe shkembim informacioni mbi historine e jashtzakonshme te Fisit te pare te Kabashit, dhe lidhjet ndermjet degeve te shumta te ketij fisi te shperndar ne te gjithe trevat Shqiptare dhe me gjere.
Gjate qendrimit ne Puke , vellezerit Zeka vizituan fshatin Kabash, ku moren informacione shtese mbi historine e fisit te Kabashit, si dhe mbi rrethin e Pukes. Sipas historise dhe tradites se percjellura nder breza, Kabashasit e Vitise lidhem me degen e Kabashit te Vendit ne Prizren.(1)
Sebashku me mua ishin edhe dy Kabashas te tjere: Perparim Laçi (Mjeshter i Sporteve) dhe Fadil Hyseni (Operator i kronikave televizive).
Puke, 16 gusht 2026

Gezim KOPANI


______________
1. Sipas Shaip Zeka , Kabashasit e Vitise kane dal nga Kabashi i Vendit ne Prizren. Duke kullotur bagetit u shtrine deri ne Viti ku krijuan fshatin me te njetin emer, Kabash. Aty ku ndodhet fshati Kabash i Vitise jane edhe dy fshatra te tjere, qe ne fillim kishin disa mos marveshje me Kabashasit, por pasi Kabashasit blen token gjerat filluan te qetesohen derisa hoxha (imami) i xhamise luajti nje rol te rendesishem per qetesimin total duke bere miqasi mes paleve.