Wednesday, March 1, 2006

Çdo njeri lakmitar eshte i humbur


"Mos e degjo fjalen qe te ndan nga miku,
Se ne ate fjale ka dem, ka humbje per ty...
Edhe sikur te kete qind per qind interes,
Fjales qe te ndan nga thesari, mos i ver vesh...
Atij qe niset pa kallauz per rruge,
Rruga dyditeshe i behet qindvjeçare...
Ai qe shkon per ne Qabe i paorientuar,
Bie ne mjerim si keta te mjere te hutuar...
Personi qe ze nje art pa iu drejtuar ustait,
Behet objekt talljeje ndaj qytetit e fshatit!
Po punove, rregullisht edhe do te fitosh,
Por rralle mund te ndodhe thesar te takosh...
O bir, çdo njeri lakmitar eshte i humbur;
Mos vrapo si lakmitar, por ec pa u nxituar..."
(1)
(Nga Mevlana)

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
1. Mevlana Xhelaludin Rumi lindi ne vitin 1207 dhe vdiq ne vitin 1273. Ai ishte nje nga dijetaret islam te njohur te kohes per sitilin e tij te shpjeguarit e islami ne rruge juridike dhe mendimtare. Ai eshte i njohur edhe si poet i jashtzakonshem si dhe per theniet e tij. Per shkak dhunes se Mongoleve ai emigroi derisa u vendos ne qytetine Konjes ne Turqi. Ne ate kohe, Konja ishte kryqyteti i sundimit Selxhuk te Rumit (Anadoll), nga ku edhe Mevlana mori e nofken Rumi. Tek ky dijetar i njohur pati ndikim te madh Shemsi Tabrizi aq sa e quajti mikun e tij shpirterore. Nder veprat me kryesore te Mevlanes jane:

Masnevi , qe eshte kryevepra e tij me gjasht vellime.
Divani i Shems Tabrizit , permbledhje me poezi gazale (lirike) kushtuar Tabrizit

Mevlana vdiq ne Konja , dhe nata qe ai vdiq quhet nata e dhenderise (Shebi Arus) , sepse Mevlana vdekjen nuk e shikonte si fund, por si bashkimin perfundimtar me Allahun. Pas vdekjes se tij,  nxenesit e tij dhe jo vetem krijuan urdherin Mevlevi i cili ne Turqi eshte shume njohur, pra dervishet rrotullues , qe sipas tyre ky lloj kercimi rrotullues te ben qe te meditosh, duke marr shkas nga Mevlana i cili e praktikonte nje gje te tille.

Sunday, January 22, 2006

Fotografi te vjetra te xhamise se fshatit Qerret , Puke

                                  

Keto jane dy fotografi te xhamise se fshatit Qerret te bera ne vitin 1990. Xhamia e fshatit Qerret eshte ndertuar rreth vitit 1666. Xhamia e fshatit Qerret ka qene nje nder xhamit me te bukura te Myftinise Puke dhe me gjere, kjo per shkak te minares dhe muret e saj te ndertuar me gur te gdhendur. Minarja e xhamis ka pas nje gjatesi rreth 17 m dhe me nje sheref. Ne ndertimin e xhamise perveç Qerretasve ndihmuan edhe disa ustallar nga Bushatlit e Shkodres. Rreth vitit 1800 perball xhamis u ndertua godina e Mejtepit.
Zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe ne kete fshat ka filluan ne kete mejtep, ku dhan mesim hoxhallar te ndryshem si Qazim Nushi nga Gjakova etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI



Thursday, November 3, 2005

Emocionet e para si Myfti i rrethit Puke

Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)

Kjo fotografi eshte bere ne xhamin e Puke gjate kohes qe une (Gezim Kopani) mbaja hytben e pare te Fiter Bajramit si Myfti i rrethit Puke. Emocionet ishin te medha. Nuk mund te pershkruhen. Jo vetem se ishte hera e pare qe mbaja hytben si Myfti, por edhe hera e pare qe familja ime me degjonte.
Emocionet nuk me lan qe mbaja hytbe te gjate. Pas perfundimit , te gjithe sebashku bem lutjen permbyllese. Kur filluan urimet e bajramit, u lehtesova. Sikur kisha shkarkuar nje barre te rend, por e bukur dhe e bereqetshme.
Pas urimeve mes xhematit, pim kafe sebashku nje nga lokalet e qytetit, nderkohe qe lodraxhiu i binte dallues permes qytetit. Me pas , po ashtu per here te pare do prisja si Myfti , drejtuesit e institucioneve te rrethit Puke qe vinin ne Myftini e Pukes per te percjell urimet e tyre me rastin e Bajramit. (1)

Gezim KOPANI 

Puke, 03 nentor 2005 


__________
1. Xhytben e bardhe ma siguroi mesuesi im i Medreses ne Tirane Bledar Myftari , ndersa Qallmen e kisha siguruar vete.

Fotografi gjate lutjes 

Fotografi gjate pritjeve zyrtare me rastin e Fiter Bajramit ne Myftinin e Pukes 

Vizitat zyrtare me rastin e festes se Fiter Bajramit


Per here te pare si Myfti i rrethit Puke prita vizitat zyrtare nga drejtues te institucioneve te rrethit Puke, te cilet shprehen urimet e tyre me rastin e festes se Fiter Bajramit. Te paret qe uruan ishte Famullitari i Kishes Katolike Puke Zoja e Paperlyer Giovanni Fiocchi me bashkepuntor etj.

Puke, me 03 nentor 2005