Thursday, September 17, 2026

Mbi çdo pushtet njerezor qendron vullneti i Zotit

Agai i nje fshati kishte ndertua nje shtepi te madhe. Diten e perurimit, shtroi nje drek per te gjithe banoret e fshatit, madje perfshire edhe nje person qe fshati e quate te marr. Pasi perfundimit te drekes, teksa njerezit po largoheshin , pronari i shtepis tha: Thoni te marrit te marr çfare te doje! 
I marri hodhi syt nga oborri dhe shikoj nje kal qe ishte i lidhur aty dhe tha:
Dua kete kal!
Kali eshte i perferuari i zotit te shtepise. I than.
Le te kerkoj diçka tjeter! Tha agai 
Jo , dua kete kal! Tha me kembengulje i marri.
Por i zoti i shtepise perseri nuk pranoi!

Teksa i marri po largohej nga oborri i shtepise, filloi te peshperiste diçka me vete. Kjo i terhoqi vemendjen agait dhe u thote puntoreve te tij:
Degjoni se çfare po thote.
Puntoret e degjuan te thoshte: "Po te kishe dashur Ti (Zot), do te ma kishe dhene! Ndaj kush eshte agai qe te mos e jap?"
Kur i treguan agait, ai tha: Japjani kalin !

Pasi i marri mori kalin, ai perseri teksa po largohej me kalin filloi te pshperiste diçka. Agai perseri kekroj te di , vall kesaj here çfare po peshperite?
Dhe puntoret e tij pasi e degjuan i thane: Ai disa here thoshte: "Ta kerkova dhe ma dhe (Zot), Ndaj kushte eshte agai qe te mos e jap?"

Mesimi: Ajo qe nuk mund te arrijme me fuqin apo poziten tone, mund te arrihet duke ju lutur Krijuesit te Gjiteshesie, pasi mbi çdo pushtet njerezore qendron vullneti i Zotit.

Wednesday, September 16, 2026

Flamuri i UÇK - së valëvitet në minaret e xhamive të Kosovës

Flamur i UÇK - se ne minaret e xhamive te Kosoves , 16.09.2026

Me vendim te Myftiut te Kosoves H.Naim ef. Ternava nr.931/26, date; 15.09.2026, ne shenje solidariteti me çlirimtaret e Kosoves dhe ne prag te vendimit te sotem te Dhomave te Specializuara ne Hage, ne minaret e xhamive te Kosoves eshte vendosur flamur i UÇK-se, flamur i luftes dhe i lirise.

Ne postimin e publikuar nga BIK shkruan:
Nuk kerkojme meshire, por drejtesi!
UÇK perhere simbol i lirise se Kosoves!


Ne vijim vendimi zyrtar i BIK 

Monday, September 14, 2026

Arsimi dhe fëmijët tanë janë përgjegjësi e përbashkët për sukses dhe virtyte të larta


Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, percjell urimet me te mira per te gjithe nxenesit, veçanerisht per ato qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Uroj qe ky vit te jete i mbushur me dije, perkushtim dhe arritje te reja.
Urimet jane gjithashtu per mesuesit dhe prinderit, te cilet kane nje rol te pazevendesueshem ne forimin arsimor dhe me virtyte te brezave. Sukses ne arsim ndertohet permes bashkepunimit te qendrueshem mes nxenesit, mesuesit dhe familjes.
Ne kete dite, nuk mund te mos shpreh shqetesimin tim personal per renien e numrit te nxenesve ne rrethin e Pukes, ndaj e lus Zotin qe kjo gje te ndaloje! Arsimi dhe e ardhmja e femijeve tane jane pasuri qe duhet t'i mbrojme dhe t'i zhvillojme se bashkue me vlera te larta fisnike.
Uroj nje vit te mbare, te suksesshem dhe plot arrijte per te gjithe nxenesit dhe mesuesit !
Urime dhe sukese ne rrugen e dijes!

Gezim KOPANI 

Date, 14 shtator 2026

Friday, September 11, 2026

Zoti eshte me njeriun i cili e permend Ate

 

Lutja drejtuar Krijuesit te Gjithesise eshte nder gjerat qe Allahu xh.sh. e ka vendosur ne krye te listes se puneve qe Ai deshiron ti shoh tek njerzit. Keshtu, myslimanet duhet ti kushtoje vemendje te veçante ibadetit, lutjes drejtuar Allahut xh.sh. Ne çdo lutje profeti Muhammed a.s. na ka mesuar qe te permendim emrin Allahut, keshtu qe ajo te jete lutje e drejte dhe e qarte drejtuar Krijuesit te Gjithesise.
Allahu xh.sh. thote: "Vertet qe zemrat qetesohen me permendjen e Allahut!" (Rad, 28)
Mbi lutjen drejtuar Allahut xh.sh. ka shume ajete dhe thenie te profetit Muhammed a.s., madje profeti Muhammed a.s. thote: "Kur te zgjoheni nga gjumi, luteni Allahun duke thene: Qofte i falenderuar Allahu qe me ktheu shpirtin, me dha shendet dhe me lejoi ta permend!" (Nesaiu)

Aq shume e do Allahu lutjen kur njeriu i drejtohet Ati saqe ne nje thenie te bekuar (hadith Kudsij)(1) Allahu xh.sh. thote: "Une jam me robin tim, kur ai me permend Mua dhe i leviz buzet duke e permend emrin Tim" (Ahmedi, Ibn Maxhe etj)

Ne disa ajete te Kur'anit te bekuar Allahu xh.sh. thote:
"Permendeni shpesh Allahun!" (Ahzab, 41)
"Permende Zotin tend me vete, i perulur." (Araf, 205)
"Ata qe besojne dhe zemrat e te cileve kur permendet Allahu qetesohen. Vertet qe zemrat qetesohen me permendjen e Allahut!" (Rad, 28)
"Permendeni shume Allahun qe te gjeni shpetim." (Xhuma, 10) etj

Lutja eshte shpetim

Permendja e Allahut , me lutje , ibadet eshte shpetim. Ne ajetin e sures xhuma, Allahu thote: "Kur te kryhet namazi, atehere shperndahuni ne toke dhe kerkoni begatite e Allahut, por permendeni shpesh here Allahun, pasi ashtu do gjeni shpetim." (Xhuma, 10) Menje here pas ketij ajeti , Allahu xh.sh. na ve ne dukje se cfare mund te bej njeriu, duke thene: "Kur ata te shohin ndonje tregti, ose ndonje aheng (qef) vershojn (mesyn) atje, e ty (Muhamed) te lene vetem (ne kemb). Thuaju: "Ajo qe eshte tek Allahu eshte shume me e mire se defrimi dhe tregtia dhe Allahu eshte furnizuesi me i mire." (Xhuma, 11)

Permendja e Allahut shume , me lutje (dua) tregon shenje bindje, nenshtri, mirenjohje dhe falenderimin ndaj Allahut xh.sh. Kushdo qe e kujton Allahun, edhe Allahu do kujtohet per te. 
Per kete Allahu i Madheruar thote: "Me kujtoni Mua (me lutje e adhurime), dhe Une ju kujtoj juve me shperblime." arb: "Fedh kuruni edh kurkum." (El Bekare, 152)

Nje here nipi i profetit Muhammed a.s. Husejni , pyet baban e tij Aliun r.a; "Si ka qene ndeja (qendrimi, kuvendi) e profetit Muhammed a.s ? Aliu r.a. i thote: "I derguari i Allahut , Muhammedi a.s, sa here qe ulej dhe ngrihej diku, e permendte Allahun e Madheruar." (Taberani)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. na ka mesuar qe: Kur te dalim nga shtepia te permendin Allahun, po ashtu edhe kur te futemi ne shtepi. Kur te hypin ne mjetin trasportues etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI
_________
1. Kudsijj: Thenie e bekuar, e shenjte nga Allahu xh.sh