"Une nuk do t'i hulumtoj shkaqet qe bene qe feja islame te hase ne nje mirekuptim te papare ne bote, mirepo atyre qe mendojne se ajo eshte perhapur vetem me shpate, mund t'u them se ata mashtrojne veteveten." (Georg Sale - perkthyes i Kur'anit ne anglisht me 1735)
"Ne konditat e kohes, Islamizimi ne Shqiperi, po te kishte me shume hoxhallare (predikues), kuadro te ngritur, prej tyre me te cilet ka biseduar
Marko Bizi, dhe me sinqeritetin, modestin e miqesin e tyre, islami do te kishte siguruar nje perparim edhe me te madh. Nderkohe qe kleri i krishter nuk dinin lexim ne gjuhen e vendit. Kete aq te huaj ishin ne detyren fetare, saqe s'dinin as lutjet fetare te domosdoshme per t'u mesuar permendesh. Nuk mund te lihet pa permendur se pjesa me e madhe e klerit ortodokse te Shqiperise nuk kane qene mbrojtesit dhe besniket e ideve kombetare, siç kane qene prifterinjte ortodoks te krahinave te tjera te
Perandorise Osmane.
Mund te permendim klerikun Kosovar Ndre Bogdani i cili shkruante se: "S
hqiptaret katolik kur e shikonin veten ngusht pranonin te kalonin ne fene islame se po te beheshin ortodoks do te humbisnin kombesin." (
Kristo Frasheri,
Pjeter Bogdani dhe levizja çlirimtare ne shek. XVIII, "
Studime historike" d, 1990, fq.194)
Ndersa Edit Durham thote: "
Instikti i tyre racor, instikti i pamendur dhe i paragjykuar i vetembrojtjes i ka hedhur ata ne lufte kunder armikut te tyre te vjeter, sllaveve. Ata jo se i urrenin turqit me pak, por se urrenin sllavet me shume. Duke u kthyer ne mysliman ne numer dhe si rezultat duke fituar influence me te madhe nen sundimin turk, shqiptaret mysliman dhe katolike perkrahen turqit kunder sllaveve."
Nje indiferentizem i madh u verejt ne radhet e klerit te krishtere. Keshtu, p.sh mund te pemmendim lejimin dhe kryerjen e kurorezimeve te martesave pa bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideronte si akt civil e jo shpirteror.
Situata sociale e shekullit te
17-te, se bashku me gjendjen qe pershkruam me siper, paten pasojat e vete.
Numri i te krishtereve filloi te pakesohet me shpejtesi. Ne
30 vjet (
1620-1650 ), kohe shume e shkurter ne historine e nje populli, thuhet se Shqiptaret qe u konvertuan ne islam arriten ne
300 mije veta. Po te krahasohet prejudha e nje shekulli, pra nga
1524 deri me
1624, dioqeza e
Tivarit arriti te kishte nje shifer shume domethenese: popullsia e krishtere ishte
100 here me e vogel se ajo myslimane."
(Kjo e dhene eshte marr nga vepra e Marko Kryeziut, prift shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhet ne bibloteken Cigiana te Romes, Sipas "Zani i Nalte", mars-prill 1932, fq 203)
"Edhe kuadrot fetare katolike, sidomos ata te rangjeve te uleta, duke vepruar ne kundershtim me udhezimet e dhena, nga njera ana bekonin meshkujt e krishter dhe nga ana tjeter, mbyllnin njerin sy e vesh sa here qe degjonin te deklaroheshin mysliman te rinj. Gjithashtu, prifterinjte e lagjeve e te fshatrave mbyllnin syte dhe s'reagonin ndaj prinderve te krishtere qe martonin vajzat me myslimane Gjithashtu, kjo klase klerikesh akuzohej edhe per jete skandalesh. Shume rrall shkonin ne rrefime dhe nder dite te caktuara ne selite e tyre organizoheshin gosti duke perdorur alkol. Nuk ishin te rralla rastet kur shitnin pronat e kishes dhe largoheshin nga detyra. Kur u vinin kontrolle nga qendra, kerkonin ndihmen e turqve per t'u mbrojtur. U kishte hyre grindja e madhe ndermjet tyre, sidomos freteve franceskane, saqe kishte raste qe kerkonin nderhyrjen e gjykates. Dhe gjithcka, me qe ndodhte ne syte e popullit, e zhgenjente ate. Disa kisha te qarkut te
Pultit 40 vjet rresht s'kishin shkue prift. Per te analizuar situaten dhe per te marre masa permiresue, me ne fund ne kete krahine qene derguar 4 prifterinj, te cilet pasi konstatuan ne vend gjithcka, i bene "qendres se vet" nje raport ku i thonin se turqit nuk i penguan fare ne detyre."
(Marr nga Raporte te misionit franceskan, botuar nen titullin "Fra Bonaventura" sipas: "Zani i Nalte",nr.7-8, mars-prill fq.204, viti 1923)
"Nuk duhet lene pa u theksuar dhe bashkepunimi i prifterinjve me autoritetet turke. Ketu mund te permendim p.sh
Peshkopin e Shkodres, te cilin e konsideronin tiran dhe ai e mbronte pozicionin e vet nepermjet tyre. Kleri katolik, me ndihmen e dekreteve te sulltanit, ka mbledhur taksat e Kishes nga banoret e qarqeve administrative te veta. Me kete gjendje dhe me keto sjellje te klerit, populli qe demoralizuar e zhgenjyer dhe, sipas nje shprehje te nje prifti te njohur te kohes: "
Ishte prishe e ishte shkaterruar kopshti i Perendise"
"Nje tjeter shkak qe ka vepruar ne kete drejtim ka qene levizja katolike qe ndodhi ne shekullin e
17-te. Turqia mori masa kundra kryengritesve dhe keto masa e shtuan edhe me teper deshiren per konvertim, gje qe e largonte dhe me shume popullin nga Kisha. Levizja per te cilen po flasim ka ndodhur rreth viteve
1635-1644 dhe ne krye te saj ishte
Gjergji, Peshkopi i
Tivarit.
Gjergji ne fjale nxiti parine e
Durresit, te
Shkodres etj nepermjet peshkopeve, qe te ngrinin krye kundra turqeve dhe te bashkoheshin me
Venedikun, qe ne ate kohe ishte nga shtetet e krishtera kufi me Shqiperine. Ne fillim
Venediku jetonte ne paqe me turqit. Por shpejt ndryshoi gjithçka e venedikasit munden ta shtine ne dore
Tivarin te cilin e kishin pase rreth
300 vjet para se ta pushtonin turqit. Por shpejt ndryshoi gjithcka e venedikasit nuk fituan gje. Sigurisht, paria e shqiptareve te krishtere qe mbajten anen e armikut te turqeve do te prisnin edhe denime te ashpra, duke perfshire edhe humbjen e privilegjeve qe kishin pasur. Mirepo ortodokset duke pasur frike se mos rikthehej perseri sundimi i
Venedikut, i qendruan besnike qeverise osmane, keshtu qe u vlersuan si shpetimtare te atdheut osman. Ne kete rast shume te krishter ose pranuan islamin ose hyne nen strehen e Kishes Greke. Ata shkuan me Kishen Greke tregon se; Shqiptareve nuk u eshte ushtruar dhune pse kane qene katolik apo ortodokse per t'i detyruar te pranojne fene islame. Katoliket u konvertuan ne myslimane, sikurse u konvertuan ne ortodokse, duke u bashkuar me Kishen Greke te Tivarit qe njihte ne ate kohe Turqia, vetem e vetem per t'u shpetuar masav te ashpra qe do te merreshin per pjesemarresit ne levizjen e deshtuar."
"Aftesisht e njejta gje u perserit me
1646 ne nje levizje tjeter, te nxitur nga Kryepeshkopi
Jozef Bonaldo, Paria e
Tivarit, e
Shkodres dhe e disa qyteteve ishin marre vesh qe t'u hapnin fshehurazi portat e keshtjellave dhe te qyteteve te tyre venedikasve. Ky plan u zbulua dhe nuk u realizua. Ushtria osmane, duke u ndihmuar dhe prej te krishtereve, qe s'kishin marre pjese kundra osmaneve, e shtypi qe ne embrion levizjen. Shume shqiptare me influence u internua. Rreth
3000 vete u arratisen dhe te tjere u shtruan dhe pergjegjesit u gjobiten."
Per ta mbyllur ju paraqes nje rast konvertimi masiv qe ka ndodhur ne jug te Shqiperise gjate shekullit te
8-te. Nje krahine e perbere prej
30 fshatrash prane
Leskovikut, e pezmatua nga kthimet ne mase qe po ndodhnin rreth e qark tyre; u mblodhen per te gjetur rrugen e zgjidhjes dhe vendosen qe te ngujoheshin ne kishe per t'u lutur, e per te kerkuar shpetim prej shenjtoreve te krishtere, duke caktuar afat sa do te qendronin te ngujuar, duke mbajtur edhe
kreshme deri diten e
Pashkeve. Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur nuk ndodhi. Populli i zhgenjyer la krishterimin ne menyre kolegjiale dhe pranoi fene islame.
(Per me gjere per kete ceshtje shiko: "Zani i Nalte", ne numrat 7-8, mars-prill, viti 1932)
Sipas arkivit Osman ne shume zona te veriut , psh zona e
Pukes ishin ngritur kuvendet (Mexhlis) vendore pran Kajmekameve. Çdo kuvend kishin anetaret e vet te zgjedhur nga populli. Ne kete kuvend sipas vendit zgjidheshin anetare te dy besimeve , pra mysliman dhe katolik. Ne keto kuvende merrnin pjese
Myftiu edhe
Prifti ku sipas rastit jepnin mendimet e tyre.
|
Kopertina e "Iskodra Vilayet Salnamesi" |
Per kete ju paraqes nje te dhene zyrtare sipas arkivit osman te vitit 1897.
Ne vitin
1897 ne
Kajmekamin e Pukes kemi kete pasqyre;
Kajmekami i Pukes
1. Ismail Efendi (Kajmekam)
2. Haxhi
Ahmet Efendi (Sekretar "Tahrirat kitabi" )
Kuvendi (Mexhlis)
1
. Ismail Efendi , kryetar i kuvendit
2.
Haxhi Ahmet Efendi, Sekretari
3.
Ismail Osman Aga (i zgjedhur nga populli,)
3.
Muhtar (Myftar) Aga (i zgjedhur nga populli)
4.
Nu (Ndue) Mark Aga (i zgjedhur nga populli)
(Sipas "
Iskodra Vilayet Salnamesi", 1897 (H.1315), fq.123)
Shenim: a). Pasqyrim i shkurter.
b). Materiali eshte ne perpunim.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Date; 08 dhjetor 2012