January 23, 2013

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë


Xhamia e fshatit Kabash-Puke. Foto e vitit 1977

Historiku i Xhamisë së fshatit “Kabash”, Pukë
      
Sipas arkivit të Myftinisë Pukë dhe të dhënave të grumbulluara nga kujtesa popullore e besimtareve musliman , të imamëve të xhamisë së Kabashit, të historianeve etj thuhet se xhamia e fshatit Kabash është ndërtuar në kohen e Perandorisë Osmane.  Në fillim rreth vitit 1550-1590 u ndërtua për herë të parë në Lam Lushaj një Mesxhd (sall lutjesh për myslimanët) e cila më vonë si pasoj e shtimit të myslimanëve u kthye në xhami. Disa thonë se xhamia e Kabashit u ndërtua rreth vitjt 1600. 
Para ardhjes se besimit kristian dhe më pas ai islam , popullata e fshatit Kabash besonte në bestytni të ndryshme pagane si: Ora e MaleveOra e ShtëpiseZanatDragoj etj. 
Pas besimit pagan ne fshat vjen besimi kristian. Besimi i krishter ndertoi ne Kabash Abaci dhe Kishen e Shen Palit. 
Me ardhjen e osmaneve Kabashasit u njohen me fen islame. Sa i takon atyre qe pranuan islamin kemi tre te dhena: Nga kater vellezerit e Kabashit, pranoi islamin vellau i vogel Hader Leka. 
Ndërsa të dhënat e tjera thonë se: Islami në fshatin Kabash të Pukës ka hyrë para ardhjes së katër djemve të Lek Kolonjës, pasi i pari i familjes autoktone të Kabashit pra familja Manushi paska pranu besimin islam dhe paska marr emrin Sulejman. Per shkurt njerzit ku pysnin; "Ku ishe? Thoshin: Te Mani!" që nënkuptonte Sylejmanin. Nga këtu ngeli emri Man = Manush. Një e dhënë tjetër është se në vitin 1571 brenda famijes se Gjin Kabashit me 20 shtepi i cili në fillim ishte vëndos në Rrape ka pas një vëlla i cili kishte pranu besimin islam.

Pështypje len historia e shkruar nga historianët mbi pranimin e fesë islame të Hadër Lekës. Historianët kan shkruar se: Tradita tregon se i pari që perqafoj besimin islam nder kater vllazni ishte Hader Leka. Vellai i Hadrit ( Koka qe ishte i pari i fisit dhe vellau i madh) u revoltua ndaj vellaut te vogel se kisht pran islamin. Koka ishte betu se do ta vriste Hadrin nese ai behej vertet mysliman. Sipas tradites besimi musliman erdh sidomos nga tregtaret mysliman te cilet u shtuan sidomos pas vitit 1458. Tregtaret musliman qe pershkruanin Rrugen e Karvanave e cila kalonte permes fshatit Kabash filluan te njihen me vendasit. Sipas kujteses popullore te besimit musliman rreth vitit 1500-1523 tek vendi i quajtur Lam Lushaj udhetaret ndalonin dhe falnin namazet. Pikerisht ne kete vend rreth vitit 1590 u dertua per here te pare nje Mesxhid ne Kabash. Me vone rreth vitit 1600 u ndertua xhamia e fshatit Kabash por kesaj here me gur. Ndertimi i xhamis filloi fal kontributit te besimtareve (sidomos ata qe pershkruanin rrugen) dhe besimtaret musliman te fshatit Kabash. Brenda xhamis u ndertua Mihrabi dhe Mimberi ndersa jasht minarja. Si hajati , dyshemaja dhe tavani kan qene prej derrase (te zbukuruara me vepra arti) ndersa mimberi prej guri. 
Sa i takon regjistrimit te popullsin flitet se Kabashi ka qene nje nder qendrat me te banuara ne veriun e Shqiperise. Sipas regjistrimeve te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper2 ne Qerretin e Poshtem dhe ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shen Pal (Kabash), ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar. 
Ne Kabasht me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Tre familjet e agallareve i perkisnin besimit musliman dhe se ato kishin organizuar besimin islam ne piken me kryesore te fshatit, pikerisht ne Lam te Lushajve. Ne kete vend u ndertua: Xhamia, Mejtepi si dhe nuk mungojne te dhenat e kujteses popullore te cilat thone qe kan qene ndertuar deri ne tre hane ku njeri prej tyre ka qene Hani i Hoxhes dhe tjetri Hani i Bajrakut etj. Sipas te dhenave osmane por dhe te relatoreve te shek. XVII paraqitet fakti se familjet qe hynin ne islam nuk ishin te detyruar pasi ndryshe ngase pretendojne disa nuk del gjekundi perdorimi i dhunes. Kjo duket sidomos ne ato familje ku bashkejetonin te krishter e musliman pa asnje problem. 
Ne lidhje me kete Frang Bardhi shkruan: "Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire."  Perveç kesaj ai shkruan se muslimanet na ndihmuan per te bere disa restaurime ne Kishen e Shen Palit-Kabashit. Per vjetersin e islamit ne Kabash etj e faktojne dhe varrezat muslimane te cilat jane mbi 300 vjecare. Keshtu kemi varrezat muslimane te; KabashitGryke HadrojRrypë, KryeziFlet etj. 

Kabashi ndahet ne dy bajraqe Puke dhe KabashBajraku i Pukes ne vitin 1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 katolik
Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara 50 % musliman po aq te besimit katolik.
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet si: KabashQelezBicajHadroj, RrapeRrypë dhe Micoj.

Sipas kujteses popullore Kabashasit jane te hershem shume. Kater vellaznit e Kabashit-Puke thuhet se jane te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise. Kur kater vellezerit erdhe ne Kabash kan gjetur shtepin e Manushi (shtepi qe me von del fare si pasoj e nje semundeje (koleres).
Ndersa Robert Elsie shkruan: "Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930-1932 gjeografi italian ish konsull italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se Kabashi perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta) Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete....  Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."(5) 
Si pasoj e zhvillimeve besimi islam filloj te ze vend ne shomicen e familjeve te fisit ku mund te permendet: Qafaliaj, LushajtHadrojt e te tjere. Po ashtu mund te permenden ;  Lluket, Preçat si; KopajtLaçajt etj . Duke shikuar breznin e Lushajve, Llukeve, Kopajve, Laçajve arrim deri ne vitin 1650. Ne kete kohe Ismaili i pare i Laçajve pas perfundimit te Mejtepet ne Xhamin e Koder Hanit arrin te behet Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Po ashtu dhe figura te tjera te shquara e te njohura te Kabashit arriten te behen drejtues te zot si Bajraktar e Vojvode, po ashtu si trektar (qypaj) e teolog (hoxhallar). Aq shume kishte zene rrenje besimi islam ne fshatin Kabash saq E.Durham Shkruan: "Kabashi, musliman.
        
Pse u ndertua xhamia ne Lam Lushaj ?

Lamë Lushaj eshte një vend “mira” pa pronar. Në këtë vënd me dëshirë të banorëve u bënë : Xhamia e Kabashit dhe përball xhamisë u ndërtua Mejtepi i xhamis se Kabashit.

Varrezat e vjetra myslimane te
fshatit Kabash. Foto e vitit 1940

       Duke qenëse pjesmarrja e besimtarëve për namaze në xhaminë e Kabashit u be qendër për Kabashasit, ku zhvillohej kuvende, tregti etj filloi te shtohen dhe numri i besimtareve qe kryenin faljet ne xhami po ashtu u shtua dhe numri i nxenesve ne Mejtepin e Xhamise. 
     Sipas të dhënave të Musa Llukës (I cili në vitin 2004 ka qenë antarë i Këshillit të xhamisë Pukë) thotë se: “Xhamia dhe Mejtepi i Kabashit jane te hershme shume. Te paret e shtepis time e kan njohur dhe imamin e xhamis hoxhë Imam Sadik Hoxha (Prishtina) i cili erdh në Kabash rreth vitit 1912.
       Sadik Prishtina në vitin 1914 rihapi Mejtepin e Kabashit i cili qe mbyll pasi u largu imami Sadik Hoxha i Iballes. Mejtepi i xhamis Kabash ishte i njohur per numrin e nxenesve por edhe per mesimin gjuhës shqipe dhe lëndë të tjera te besimit islam, kjo pasi Imam Sadik Prishtina përfundoi një kurs pedagogjik ne Elbasan ku u emërua zyrtarisht nga shteti mesues i shkolles fillore. Shkolla shqipe filloi me miratimin e Myftinjse se rrethit Puke pikerisht ne goditen e Mejtepit te xhamis Kabash. Mejtepi i Kabashit vazhdoi edhe gjate pushtimit Austro-Hungares (1915-1918). Nga mejtepi i Kabashit dolën nxënës dhe mesues të njohur si imam Shaban Rexha, Sahit Hoxha etj. 
Sipas të dhënave në vitet 1914-1916 Mejtepi i Kabashit kishte 17 djem dhe 6 vajza të moshës 7-15 vjeç.

Varrezat e vjetra myslimane te
fshatit Kabash. Foto e vitit 1940

         Përveç imamëve Shkodran, Gjakovar, Prizenas , në xhami e Kabashit shërbyen si imam hoxhallarët pukjanë si: Sahit Hoxha, Zenel Hoxha, Haxhi Bajram Haziri i cili ka qenë edhe myezin për pak kohë.
         Xhamia e Kabashit sherbeu edhe për fshatrat: Meçe, Krovë, Buhot dhe Llukë. Në atë kohë xhamia e Kabashit zinte vendin e parë për nga numri i madh i xhemati që merrnin pjesë në namaze. Myftinia e rrethit Pukë në vitin 2007 ka bërë çertifikimin e xhamisë së fshatit Kabash me sipërfaqe 204 m2.
Përgatiti
Gezim Kopani

Shenim: Materiali eshte ne punim....

January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

 
Xhamia Ibelle, viti 2018
Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të vjetër në rrethin e Pukës. I pari i fshatit Iballe ishte zotnia i ardhur prej fisit të Kabashit, Pukë (Fisi i Kabashit përmendet si fisi i parë në veriun e Shqipërisë i cili pranoj fenë islame). Në fshat jetojnë dy bashkësi fetare; mysliman dhe katolik. Myslimanët kan xhamin e tyre të vendosur në tokë vakuf (mira) në lagjen e zotnive, ndersa katolikët kan dy kisha; kishen e vjetër dhe kishen e re. Sipas të dhënave por edhe sipas kujtesës së besimtarëve mysliman feja islame në fshatin Iballe ka ardhur gjatë kohës Osmane rreth vitit 1630-40 ku në lagjen e Zotnive u ndërtua një Mesxhid i cili me vonë rreth vitit 1670 kthehen në xhami. Po ashtu pranë xhamis u ndërtua dhe Mejtepi i xhamisë. (1)
Ish-anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Demir Hyseni thotë: “…Xhamia e Iballës është ndërtuar në kohen e Turqisë pas dëshirës që shprehen vetë besimtarët mysliman të Iballës.”
Në fillim është ndërtua si mesxhid dhe më vonë u ndërtua si Xhamia. Për vjetërsin e xhamisë besimtarët mysliman të fshatit Iballe ruajnë unanimisht kujtimin se xhamia është e vjetër shumë madje ato e lidhin këtë gjë me disa gur të vjetër e të gdhendur ku sipas tyre kan ardhur nga Prizreni apo Shkupi. Pranë Xhamisë Iballë rreth vitit 1916 u ndërtua  një “odë” e veçantë e cila shërbente si “Mejtep” për të mësuar fëmijët mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë vitit 1916 Mejtepi i Xhamisë Iballë ka patur 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8 – 14 vjeç. Në këtë “Mejtep” mësohej lexim  e këndim në gjuhën shqipe, mësim për namazet si dhe mësimin përmendsh të “ashreve” Kur’anore. Nga të dhënat mësues në këtë “Mejtep” ka qenë imami i Xhamisë Isuf Hoxha.

Fotografi e vjeter nga fshati Iballe , Puke

Hoxha i madh”, ka lindur në vitin 1820. Mësimet e para ai i mori në Mejtepin e Pukës e më vonë në Medresenë e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave të tjera del se “Hoxha i madh”, pas mejtepit të Pukës ka vazhduar mësimet në Turqi pikërisht në qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq në vitin 1919.
Përveç mësimeve fetare kjo “odë” ka shërbyer edhe si vend takim i pleqve të urtë të cilët herë-herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe kënge “përpjetë”.
Ky bashkim bëhesh në mënyrë të vazhdueshme sidomos në muajin e “Mevludit” ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e katundit dhe gjatë këndimit të “Mevludit” përveç ilahive, salavatve për hz. Muhamedin a.s. këndonin këngë patriotike të shoqëruara me çifteli dhe sharki, ndërsa për festat e Bajrameve edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtëpi e myslimaneve duke u shoqëruar kjo vizitë me melodinë e daulles. Në disa raste shtëpitë myslimane kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kundërta.
Në këtë xhami kanë shërbyer si imam: “Hoxha i madh” Isuf Arif Hoxha (1820-1919); Hoxhë Bisha (1957 – 1960); Sherif Arifi (1960 – 1962)
Pas vitit 2001 myslimanët e Iballës filluan të përgatiten për rindërtimin e Xhamisë së fshatit Iballë. Në vitin 2003 Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të rindërtimit të Xhamisë Iballe bëri certifikimin e truallit të Xhamisë Iballë. Pas vitit 2004 me financimin e  Ismet Kapeta njëherazi bashkëfshatar i myslimaneve të Iballës u bë e mundur rindërtimi i Xhamisë Iballe.

Tashmë xhamia e Iballës çdo ditë pret besimtarët e saj për kryerjen e riteve fetare. Vetëm gjatë vitit 2012 në Xhaminë e fshatit Iballë kanë marrë mësime fetare mbi 25 fëmijë.
Pergatiti
Gezim Kopani

_______
1.Sipas te dhenave rreth moshes 20 vjecare pra ne vitin 1840 eshte bere imam i xhamise Isuf Arif Hoxha (1820-1919). Ai ka dhene mesim ne Mejtepin e xhamise se Iballes kur nder te tjera ka pasur nxenes Kadri Met Alia. Kjo vihet re jo vetem nga Mejtepi por edhe nga emrat e te pareve te myslimaneve te fshatit Iballe. Shumica arrin te permendin brezat duke shkuar deri ne shtat apo tete. Nga kujtesa e besimtareve kemi se xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar rreth vitit 1600 por me e sakta do ishte ajo e vitit 1660-1670 duke pasur ketu parasysh edhe largesin 40 apo 45 vite nga brezi ne brez.
2. V/O: Material i publikuar edhe ne: /http://www.dritaislame.al/xhamia-e-fshatit-iballe-puke/


Xhamia e fshatit Iballe, Puke (pamje e brendshme)


Shkrim i dyte me titull: "Historiku i xhamise se fshatit Iballe, Puke"

Sipas te dhenave xhamia e fshatit Iballe (1)eshte nje nder xhamit me te vjetra te Myftinise se rrethit Puke. Rreth viteve 1800 numerohet te kene qene rreth 30 shtepi myslimane te ndara ne dy fise: Thaç dhe Zotni. Edhe sot xhamia ndodhet tek e njejta lagje, e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo eshte e vendosur ne mes te shtepive. Xhamia e fshatit Iballe ka qene nje kateshe. Brenda saj gjendej minberi, hajati dhe vendi i grave.
Xhamia ka qene e ndertuar me gure (sipas te dhenave gojore te adhura nga Kosova) dhe e mbuluar me tjegull.(2) Fillimet e xhamise datojne me ardhjen e Perandorise Osmane ne rrethin e Pukes. Mjaft ndikim kane luajtur tregetaret mysliman qe pershkruanin rrugen Gjakove-Has-Puke-Shkoder.(3)
Me vone xhamia Iballe eshte mirembajtur nga vete myslimanet e kesaj zone. Ne kete xhami ka funksionuar Mejtepi i xhamise Iballe. Ai u rivendos ne fuksion rreth vitit 1900, ku si fillim u ndertua nje "odë" e vecante, e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet myslimane. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920
Gjate viteve 1916 ne Mejtepin e xhamise Iballe kishte te rregjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete mejtep mesohej kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesime mbi namazet, mesime te "ashreve" kur'anore etj. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i xhamise, Hoxha i madh pra Isuf Arif Hoxha dhe me pas Sadik Hoxha.
Ky mejtep, pervec mesimeve fetare , ka sherbyer edhe si vend takimi per Pleqt e Urte, te cilet here here bashkoheshin dhe kendonin kenge me çifteli dhe kenge te zones. Kjo ndodhte disa here ne vit, sidomos ne muajin e "Mevludit", Ramazanit etj, ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e fshatit dhe gjate kendimit te "Mevludit" perveç ilahive, salavateve, kendonin kenge patriotike si dhe benin kuvende te ndryshme.
Ndersa per festat e Bajrameve, si ne vendet e tjera, edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepia. Vizta benin edhe femijet. Imamet e pare te xhamise Iballe mesohet te kene qene "imam levizes" , te cilet ne disa raste ishin turq dhe kosovare si per shembull nga qyteti i Gjakoves dhe i Prizrenit. Ndersa imam vendali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhe Bisha si dhe Sherif Arifi.
Me rilejimin e fese edhe kjo zone filloi te angazhohet ne çeshtjet islame duke zgjedhur anetaret e keshillit te xhamise Iballe si dhe anetarin e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per zonen e Iballes. Ne vitin 2004 duke dhene shembullin e tij personal Ismet Kapeta (4) restauroi xhamin e fshatit Iballe duke ndertuar edhe minaren e xhamise. Pas rikonstruksionit, namazin e pare te fiter Bajramit e fali H.Ibrahim Hoxha.(5)

Pergatiti
Gezim Kopani

Material i publikuar tek gazeta "Udha Islame" organ i Myftinse Shkoder,  Nr.03, mars 2016 , fq.17


Ju mund te lexoni ketu edhe mbi Mejtepin e Xhamise Iballe kliko ketu: Mejtepi i xhamise se Iballes

Ju mund te lexoni edhe keto te dhena: Popullsia myslimane ne fshatin Iballe Puke, viti 2018

_____________
1.Ibelle; Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te larfeta te rrethit te Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet ne nje fushe mjaft te bukur. Permes fshatit kalon nje perrua qe mban uje ne dimer e ne ver. Myslimanet jane te ndare ne dy fise; Thaç dhe Zotni (te cilet jane fis me Kabashin) Fisi i Thaçit eshte i perbere nga dy besime mysliman dhe katolik, ndersa fisi i Zotnive eshte mysliman.
2.Thuhet se guret e xhamise Iballe kan qene gure te gdhendur mire dhe me forma te ndryshme madje edhe sot, me fanatizem banoret ruajne nje te tille.
3.Kjo rruge ndryshe quhet rruga e Gjakoves ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte ne disa vende ne rrethin e Pukes qe pershkonte fsharat si: Kabash, Rrape, Kryezi (ne fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe qe lidhte eshte fshatin Iballe. Sipas te dhenave gojore, "Myslimanet e Iballes, dhe jo vetem, kane ngrene e pire ne shtepite e Agve te Kryeziut." Ka pasur raste qe edhe kan buajtur e pushuar, veçanerisht ne kohen e dimirt), Flet , Dardhe etj.
4.Ismet Kapeta, eshte nip me shtepin e hoxhallareve Zezaj, Puke, Ibrabim dhe Elez Hoxha.
5.H.Ibrahim Hoxha , asokohe Myfti i rrethit Puke.

Fotografi nga ceremonia e rindertimit te xhamise se fshatit Iballe , Puke 












January 20, 2013

Princat Otoman te veshur me kostume popullore Shqiptare.

Princat Otoman: Omer Hilmi dhe Zejaedin Mehmet, bijet e Sulltan Mehmetit te V.
Te veshur me veshje popullore Shqiptare.

Xhemal Meçi Personalitet i shquar Pukjan



Xhemal Meçi i biri i Reshit Meçi lindur me 23.07.1936 ne fshatin Meçe te Kabashit,Puke. Vendbanimi Puke adresa: Pallati 72/5 apartamenti 8, Puke.

Arsimi:

-1956-1959 perfundon Institutin 2 vjeçar "A.Xhuvani", dega Gjuhe-Letersi-Histori, Tirane.
-1967-1969 perfundon U SH T, fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhe -Letersi.

Specializim dhe kualifikim shkencore:

-1963, Kurs specializimi per drejtor shkolle, Tirane
-1966, Seminar per detyrat e gazetarit vullnetar, gazeta "Mesuesi" Tirane.
-1972, Seminar per folkloristiken dhe etnologjine ne terren, Tirane.
-1974, Seminar per gjendjen politike ne vitet 1920 ne terren, Tirane.
-1975, Mbrohet drejtshkrimi i gjuhes shqipe, ILPSH, Shkoder.
-1982, Seminar per te drejtat doksore ne teren, Tirane.
-1983, Seminar specializimi per "Fjalen e rralle.", Tirane.
-1988, Provim pasuniversitar-Etnografi shqiptare, UT, Tirane.
-2003, Provim per mbrotje te gjuhes italiane, UT, Tirane.

Detyra profesionale dhe funksionale:

-1953-1960, Mesues e drejtues shkollash ne rrethin e Pukes.
-1961-1962, Sherbim ushtarak ne brigaden bregdetare Durres.
-1963-1975, Zv.drejtor e drejtor shkollash 8 vjeçare e te mesme dhe pergjegjes i kabinetit pedagogjik te rrethit te Pukes.
-1968 e vazhdim Kryetar i Shoqates te historianeve te rrethit te Pukes.
-1968-1970, Anetar i Keshillit te Forumit Demokratik te rrethit Puke.
-1988-1989-1990-1991, Ne profesion te lire prane Akademise se Shkencave, Instituti i Kultures Popullore, Tirane, per traditen dokesore shqiptare (Kanunet shqiptare).
-1991-2001, N/Kryetar i shoqates atdhetare kulturore "Kosova", dega Puke.
-1995-2010, Pergjegjes e specialist i muzeut historik Puke.

Vlersime:

-1959, Ministria e Arsimit dhe e Kultures, distiktivin: "I dalluar per pune kulturore ne fshat."
-1975, Presidium i Kuvendit Popullor, medaljen: "Naim Frasheri". "I dalluar per edukimin e brezit te ri."
-2000, Keshilli i Bashkise Puke, me Vendim Nr.22. Puke, 07.04.2000 i titullit nderi: "Mirnjohje e Qytetit te Pukes."
-2000, Presidenti, me Dekretin Nr.3193, Tirane, 18.12.2001 i jep urdherin: "Naim Frasheri" i Argjende dhe me dekret 7148 date: 02.11.2011 Udherin "Mjeshter i madh" (Medalje e arte).

Bibliografi:

- 1968-2010, Mbledhur, sistemuar, daktilografuar materiale folklorike, etnokulturore, dialektologjike, toponimike, leksikore dhe kujtime historike 24 vellime me 3800 faqe, dorezuar ne Institutin e Kultures Popullore, ne Institutin e Gjuhes e te Letersise, ne Institutin e Historise dhe ne Muzeun Historik te Pukes.
-1966-2005, Autor i afro 100 artikujve e shkrimeve dibulativ me karakter shkencor botuar ne gazeten "Mesuesi", "Zeri i rinise", "Bashkimi", "Drita", "Rilindja", "Perpjekja", "Mirdita", "Zemra e therret", "Atdheu", "Kombi", "Koha jone", "Veterani", "Bota sot" etj, brenda e jasht atdheut.
-1968-2009, Kumtuar ne 56 sesione, simpoziume, seminare, konferenca e kongrese shkencore. Nga keto 16 jashte rrethit te Pukes: Kukes, Mirdite, Lezhe, Kurbin, Shkoder e Tirane, shumica e kumtimeve botuar ne organe shkecore 21 sesione shkencore zhvilluar ne Puke jane ideuar e organizuar nga Xhemal Meçi.
-1974-1978, Pergatit e botuar buletinin "Puka dhe shkolla" ne 4 numra, afro 800 faqe;
-1994-2008, Autor i emblees se bashkive se Pukes e Fush-arrezit, dhe komunave Rrape e Luf.
-1996, Autor i botimit "KANUNI I LEKE DUKAGJINIT, VARIANTI I PUKES".
-1999, Bashkautor e pergatite botimin "Migjeni ne Puke".
-2000, Bashkautor e pergatite botimin "Ndue Jak Pjetri, Mesuesi i Popullit."
-2000, Autor i guides "Bashkia e Pukes"
-2002, Autor i botimit "KANUNI I LEKE DUKAGJINIT, VARIANTI I MIRDITES"
-2003, Autor i botimit "Puka qe ne lashtesi"
-2008, Autor i botimit "Kabashi, (Puka qe ne lashtesi-2) pershkrime
-2010, Autor, ne botimin "Prendush Gega, Artist i Merituar, (Puka qe ne lashtesi-6);
-2011, Autor, ne botim "Ana e Drinit, Koman-Vjerdhe, (Puka qe ne lashtesi-3);
-2012, Autor, ne botim "Ana e Udhes, Korthpule-Dush-Qerret, (Puka qe ne lashtesi-4);
-2015, Ne vazhdim, Autor ne doreshkrim "Migjeni perseri ne Puke"
_______
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Gezim Kopani

Date: 20.01.2013


January 11, 2013

Divorci dhe aborti ne fene islame.

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i eshte pergjigjur interesimit te gazetarit te Puka Televizion Armir Mehaj ne lidhje  me fenomenin e divorcit dhe abortit.


Pyetje: I nderuar Myfti! Gjykata e rrethit te Pukes raporton se fenomeni i divorcit ne rrethin e Pukes eshte ne rritje cfare keni per te thene per divorcin mes cifteve,a ndikon divorci ne dobesimin e familjes?

Pergjigjia e Myftiut,Gezim Kopani:

Duke ju falenderuar per pyetjen, shkurtimisht edhe per arsye te kohes pasi eshte per lajm do jap pergjigje te shkurte.
Feja islame e njeh divorcin. Ne fene islame divorci njihet si "Talak". Divorci ndodh atehere kur njeri nga cifti ka argumente te pakundershtueshme per ta bere. Pershembull ka shkelje te nikahut (kurores),dmth burri nuk perkujdeset per bashkeshorten,nuk tregon kujdes per shendetin e saj ose te familjes,ose ben zina (shkon me gra te tjera jasht kurores, per kete pike duhet te kete deshmitar), ose bashkeshortia i nje burri nuk sillet mir, ose nuk lejon qe te kete kontakte seksuale, por feja islame keshillon cdo here qe te shmanget divorci, edhe pse Allahu e lejon divorcin ajo eshte vepra me e urryer tek Allahu. Kjo behet e qarte ne Kur'an ne suren Bekare.

Divorci eshte shkelja e betimit qe ka bere cifti ne kohen e lidhjes se nikahut (kurores), pra prishin betimin e dhene. Kontrata e marteses eshte krijimi i familjes. Nese mes nje cifti ka moskuptim, ka zenka te cilat jane te vazhdueshme pra nuk pajtohen me njeri-tjetrin lejohet berja e divorcit, por me pare Allahu xh.sh kerkon qe cifti te bej durim. Allahu xh.sh thote: "Cojeni jeten mire, por nese e urreni (pra ka zenka) beni durim." (Nisa,19)
Nese ndodh qe burri kerkon divorc por mes ciftit ka femije, femija i takon nenes. Argument kemi hadithin  kur nje grua i thote hz.Muhammed a.s. femija ime ka gjete prehjen tek une, eshte freskuar me qumshtin tim, ka qene i mbrojtur ndersa babai i tij beri divorc me mua.Kujt i takon femija? Hz. Muhammed a.s. thote: "Femija te perket ty." Ne rast te vecante femija i takon edhe babait psh nese nena i femijes cmendet.
Nese nje grua kerkon divorcin nga bashkeshorti pa asnje shkak, ky lloj divorci eshte i ndaluar. Kemi thenjen e hz.Muhammed a.s. qe thote: "Gruaja qe kerkon divorcin nga burri i saj pa asnje shkak nuk do shijoj as aromen e xhennetit (nuk do futet ne xhennet)." (Buhari)

Divorci ne fene islame ka kusht qe te paguhet nje shume e konsiderueshme si garanci psh nese nje burr kerkon te divorcohet atehere per te mos e lene bashkeshorten e cila ka femije ne veshtirsi burri paguan nje shume te konsiderueshme kjo gje nuk njihet ne ligjet shqiptare, pra ndahet nje cift, dhe gruaja ngel ne kater rruge, pa asnje siguri e mbeshtetje. Nese do ishte kjo mas shternguese sic e ka feja islame normalisht nuk do kete rritje te divorcit. Sa ndikon ne familje? Divorci ndikon shume negativisht ne jeten familjare, pasi nese mes nje cifti burri siguronte ushimin, sigurin etj dhe gruaja bente punet e shtepise, edukonte femijet; me berjen e divorcit te  gjitha keto zbehen, pasi duhet ti besh te gjitha vete. Duhet te kujdesesh per te siguruar ushqimin, duhet te kujdesesh per edukimin e femijes, por kuptohet se per te gjitha ska kohe e detyrimisht bie cilesia e jetes ne familje te tilla.

PyetjePervec divorcit ne rrethin e Pukes ka nje tendece ne rritje te aborteve. Cili eshte qendrimi i fese islame ndaj abortit?

Pergjigje: Feja islame e konsideron krim abortin sidomos pasi nena qe eshte shtatzene i ka kaluar kater muaj shtazene. Aborti ndahet ne dy pjese:

1.Koha kur nena ene nuk e ka ndjer te gjalle femijen.
2.Koha kur nena e ndjen te gjalle femije.

Ne rastin kur nena ende nuk e ka ndjer femijen e gjalle eshte e lejuar aborti pasi eshte brenda kater muajve. pas kater muajve femijes i jepet shpirt ne barkun e nenes. Ne kete rast nena e degjon demijen te leviz. Pra e ndjen ate, ne kete rast eshte e ndaluar qe te behet aborit i femijes. Pasi Allahu xh.sh tek surja Muminune permend keto etapa:
"Njeriu u krijua prej nje pike lengu dhe balte pastaj ate pike e beme pik uji ne vend te sigurt. Me pas ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e me pas e shnderruam ne eshtra, edhe eshtrat ua veshem mishin, pastaj e beme krijese me shpirt. I larte eshte Allahu me i miri Krijues."

Pra formimi i femijes ne barkun e nenes zgjate kater muaj,pas kater muajsh i jepet shpirt. Kete shpirt nuk ia jep as nena as babai i vet, por Allahu xh.sh. Atehere nese ne si njerez nuk i japim shpirt, ku kemi te drejte ta mbyshim ate, pra ta abortojme? Prandaj pasi nena te kete kaluar kater muaj shtatzani, nuk lejohet aborti. Aborti mund te jete edhe spontan pershembull nena shtatzene rrezohet. Por nuk lejohet qe te nxitet aborti me ndonje ilac apo dicka te ngjashme.
Gjithashtu aborti nuk lejohet per shkak te frikes se nuk do kete me se ta ushqej. Ky lloj aborti eshte i ndaluar pasi Allahu xh.sh thote: "..Ne u furnizojme nga ajo ane, ose ne ate menyre nga nuk ua merr mendja." Pra myslimanet besojne se furnizuesi i vetem eshte Allahu xh.sh.

Shenim: Keto pyetje jane bere edhe komuniteteve te tjera fetare ketu ne rrethin e Pukes.

Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani

Puke me; 09/01/2013