Gjate shek. XVI qyteti me i rendesishem i perandorise Osmane ishte Shkodra, Prizreni, Peja etj te cilat kishin perqafuar fene silame. Nen kete shembull besimi islam filloj te hapet gjersisht edhe ne zonat e tjera te thella si Puka etj. Sipas relacioni te kreut te Arqipeshkvit te Tivarit V.Zmajeviç i perpiluar ne vitin 1703, tregon se procesi i islamizimit ne dioqezen e Sapes [2] me rreth 52 fshatra ishin islamizuar ne masen 20 %." Duke pasur parasysh fuqin ekonomike qe gezonte sanxhaku i Shkodres beri qe rruga mes Shkodres - Prizreni te lulezonte. Ky lulezim preku edhe zonen e Pukes jo vetem qofte nga aspekti tregtar por edhe ate fetare.[1] Dhe pse besimi islam kishte depertuar me heret ne zonat e Pukes, nje gje e till nuk kishte ndodhur me ndertimin e xhamive por ata u ndertuar pas mesxhideve. Shembull te tille kemi ne fshatin Kabash, Puke, Iballe etj. Sipas kujteses se besimtareve mysliman te fshatit Iballe xhamia e Iballes u ndertuar ne kohen e Perandorise Osmane [3] diku rreth viteve 1670. Shtimi i familjeve myslimane ne fshatin Iballe beri qe te hapej edhe Mejtepi prane Xhamise. Disa thone qe Mejtetpi u hap para viteve 1900. Ndersa antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni tregon se: "Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes per ndertimin e xhamise. Me pas rreth viteve 1900-1916 u ndertua nje "ode"[4] e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet mysliman. Mbaj mend se Mejtepi i Xhamise Iballe eshte mbyll aty nga viti 1920."[5]
Besimtaret mysliman te fshatit Iballe tregojne se nga viti 1912-1915 ne mejtepin e xhamise Iballe ka pas 30 femije ku merrnin mesime islame,ashere (sure) te Kur'ani, madje edhe shkrim e kendim ne gjuhen shqipe , kjo sidomos Mevludin. Ndersa ne vitin 1916 mesohet te ken qene te regjistruar 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec.
Mejtepi ne fillim u hap vetem gjate sezonit te veres. Gjate kesaj kohe ka pas raste qe mesues te Mejtepit te kene qene edhe disa imam te tjere te ardhur nga ; Kabashi, Puka xhamia e Koder Hanit Puke, Kryeziu etj. Mesuesi qe mbahet me se shumti mend i cili po ashtu ka qene hoxha i xhamise ishte imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919)[6]. Mesimet e pare imam Isuf Arif Hoxha i mori ne Mejtepin e Pukes, ku filloj te praktikohet si myezin dhe me pas si imam sidomos gjate muajit Ramazan. (7) Edhe pse jo pa probleme me 1903 u hap shkolla e pare Shqipe me mesues Kol Zezaj. Ne ate vit ne shkollen e Iballes mesohet te jene regjistruar rreth 150 nxenes. Nga viti 2006 e ne vazhdim Myftiu i Pukes Gezim Kopani me anetaret e Keshillit te Myftinise Puke dhe aktivistet e saj ne fshatin Iballe eshte duke u perpjekur per rindertimin e xhamise se fshatit Iballe si dhe rihapjen e Mejtepit te xhamise ku femijet te mesojne fjalen e Allahut dhe jo vetem.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Per me shume rreth islamit ne fshatit Iballe Puke kliko ketu: Xhamia e fshatit Iballe, Pukë
_______________
[1] Rruga Shkoder - Prizren ka pershkruar nje siperfaqe te madhe ne zonen e Pukes si ne dimer po ashtu edhe ne vere. Pjesa kryesore e kesaj rruge ne zonen e Pukes (Dukagjinit) ishte fshati Kabash.
[2] Dioqeza e Sapes mbulonte edhe zonen e Pukes.
[3] Arkivi i Myftinise se rrethit Puke. Gezim Kopani viti 2005. Demir Hyseni viti 2006.
[4] Ode; dhome/klase
[5] Demir Hyseni, ish antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per fshatin Iballe.
[6] Isuf Arif Hoxha, Imam i Xhamise Iballe. Mesimet e pare islame i mori ne Mejtepin e Pukes.Vlersuar me "Medaljen per Veprimtari Pariotike".
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani bere gjate nje vizite ne Iballe gjate vitit 2005.
Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshtit Iballe. Viti 2017 |
Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshtit Iballe. Viti 2016 |
Nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Iballe. Viti 2012 |