January 05, 2018

500 vjet adhurim sa per dy sy

Diku ne nje ishull jetonte nje njeri qe i bente shume ibadet - adhurim Allahut xh.sh.
 Allahu xh.sh, krijoi per te nje burim uji dhe nje peme (diku thuhet , per pemen e sheges) e cila cdo dite bente nje apo me shume fruta. Ky njeri cdo dite merrte abdest tek burimi dhe kur kishte uri ngopej me frutin e pemes ndersa pjesen tjeter e kalonte me ibadet.
Nder deshirat qe ai kishte ishte qe Zoti tia mirrte shpirtin duke qene ne sexhde dhe te qendronte keshtu deri diten e llogaris.
Ne Ahiret, Allahu xh.sh. i thote Melekve; Me meshiren time, merrni kete rob dhe vendoseni ne xhennetin tim.
Njeriu i devotshem kundershtoi dhe tha: Dua qe te futem ne xhennet ne kembim te ibadetit qe kam bere ne ate bote.
Allahu xh.sh. udheroj qe te behej llogaria e ibadeteve qe ky rob ka bere per 500 vjet.
Kur u be llogaria, vlera e ibadeteve te tij nuk mjaftonin as per te bere falenderimin e dy syve qe Allahu xh.sh ia kishte falur.


Pergatiti
Gezim KOPANI

Mëshira e Allahut xh.sh.


Nje here Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh:

O Allahu im! Si i pergjigjesh robit tend gjynahqar kur ai te drejtohet Ty ?
-Te pergjigjem! Te pergjigjem! Te pergjigjem! (3 here) - Thote Allahu xh.sh
- Po kur te drejtohet robi yt i mir?-pyet profeti Musa a.s.
- Te pergjigjem ! (1 here). Thote Allahu xh.sh

I habitur, Musai a.s. pyet perseri;

"O Allahu im! Kur tu drejtua robi mekatar the 3 here; Te pergjigjem, ndersa kur ju drejtua robi yt i mir the vetem nje here Te pergjigjem. Perse?"


Allahu xh.sh i thote Musai a.s;
"O Musa! Kur mu drejtua robi im i mir ai u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur mu drejtua robi im mekatar ai u mbeshtet tek Meshira Ime."


Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi 


January 04, 2018

Jeta e profetit Ejub a.s.


Profeti Ejub a.s. rrjedh nga familja e profetit Ibrahim a.s. ndersa bashkeshortja e tij nga familja e Jakubit a.s. Profeti Ejub a.s. jetoi ne Sham ku therriste popullin (ne vecanti popullin Hebre) per te besuar Allahu xh.sh. Historia e profetit Ejub a.s. dallohet per mesimet qe ai ka dhene per durimin. Durimi i Ejubit a.s. eshte shembull dhe ska si durimi i Ejubit a.s.

Allahu xh.sh. thote: "Vertet, Ne e gjetem ate te durueshem. Sa rob i mire ishte ai dhe i kthyer te Zoti." (Sad,44) "...Nder pasardhesit e tij , Ne udhezuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Keshtu i shperblejme punemiret." (En am; 84)

Allahu xh.sh i kishte dhuruar profetit Ejub a.s.  shendet, force fizike po ashtu kishte shume miq dhe shok. Po ashtu Allahu xh.sh Ejubit a.s. i kishte dhuruar pasuri te shumta;
-Ai dispononte toka te pafundme  te cilat i mbillte me elb e grure.
-Dispononte qindra puntore
-Gezonte shendet te plot dhe ishte shume i forte pervec kesaj edhe i bukur.
-Kishte nje grua fetare dhe te bukur.
-Rrethohej nga shume shoke
-Te gjithe njerezit e respektonin dhe e donin.
-Kishte bageti, te imta dhe kashe pune te pa numerta.
-Kishte 7 djem dhe 7 vajza

Allahu xh.sh. ishte i kenaqur shum me profetin Ejub a.s., disa komentus te Kur'anit, dijetar islam percjellin se ; Shejtani i paska thene Zotit; Mos u gezo me robin tend qe te falenderon e te adhuron ty, pasi Ti i ke dhene shum miresi e pasuri prandaj te adhuron e te falenderon. Bej te kunderten e saj dhe shiko a do jete falenderues njesoj apo jo. Allahu xh.sh i ka then; E dija se do me thoje kete por edhe kjo do te ndodh, pra kam per tia hek pasurin dhe mirsist qe kishte.

Pas 50 vitesh (diku thuhet me pak) Allahu xh.sh e sprovoj Ejubin a.s. ne te gjitha keto miresi qe permenda. Pas gjithe ketij pushteti te pasur, jete te gezuar dhe te lumtur, te mbushur me femije, shoke dhe njerez qe e duan si dhe te shendetit te plote filluan sprovat dhe fatkeqsite.

Faqtkeqsia e pare erdh tek pasuria , ku Allahua xh.sh. ia mori gjithe pasurin qe dispononte duke u kthyer keshtu nga nje njeri i pasur ne te varfer.

Tokat qe mbillte u kthyen ne shkretetire ku nuk mbite me gje.

Nuk kalon shum kohe dhe i vdesin te gjithe femijiet.

Me pas humbi te gjithe kafshet qe posedonte. Humbi te gjithe pasurin.

Sprova e radhes ishte se u detyrua te heq te gjithe puntorin qe punonin per te.

Pas gjithe ketyre Allahu xh,sh e sprovi Ejubin a.s. me nje semundje te rend e cila e lodhi aq shume saqe nuk u grit nga shtrati .
Semundja ishte aq e rende saqe krimbat kishin filluar te ze vend ne trupin e tij. Nga frika se mos eshte semundje ngjitse njerezit u larguan nga ai. Te gjithe e braktisin me perjashtim te bashkeshortes se tij e cila perkujdesej per te. Gjendja filloj te perkeqsohet dhe bashkeshortja e Ejubit filloj te shes kursimet e shtepis , me vone fillon te punoj per te siguruar jeten.

Kjo gjendje vazhdoi keshtu per 18 vite. Sipas transmetimeve fjalet me te shumte qe degjoheshin tek Ejubi a.s. ishte fjala: "El hamdu lilah!" Nje dit i thote bashkeshortes; Mos u merzit, vazhdojm te jemi rob te bindur ndaj Allahut xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Durimi eshte drite."

Allahu xh.sh. thote: "Kerkoni ndihme me durim dhe namaz. " (El Bekare; 153) "O ju qe besuat! Beni durim..." (Ali Imran; 200)

Ndersa ne nje keshill te tij profeti Muhammed a.s. ka thene; "Dijeni se fitojra eshte tek durimi."
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njeriut nuk mund ti jepej nje miresi me te madhe se sa durimi."

Sipas disa transmetimeve kemi se shejtani ishte lodhur me durimin e Ejubit a.s. dhe per kete kishte kerkuar ndihmen e shejtaneve te tjere te cilet i than; Si e nxorre Ademin nga xhenneti? shejtani tha; duke perdorur te shoqen. I than: Atehere bej te njejten gje edhe me Ejubin.
Keshtu shejtani nje dite paraqitur tek dhoma e Ejubit a.s. ne formen e nje udhetari ku i thote: Shkaku qe ti je ne kete gjendje jam une. Qe te sherohesh hiq dore nga durimi dhe ibadeti qe ben. Ejubi a.s i thote: Zhduku o i poshtur duke e perzen nga dhoma. Jasht takon bashkeshorten e Ejubi a.s. te ciles filloj ti thote; Ku e ke bashkeshortin; ajo i thot: ai , i semuri i shtrire (duke shprehur lodhjen e saj). Shejtani filloj duke ia prish durimin, duke ia kujtuar jeten e te tjereve, dhe ne fund i thote ; si do vazhdosh keshtu? deshiron qe ai te sherohet ? Ajo i thot; po. Shejtani i thote ; qe te sherohet , ai duhet te bej kurban per mua. (diku thuhet nje lekur)duke qe te heq dore nga durimi. Keshtu e fryer nga shejtani pas 18 vitesh guaja i thote Ejubit a.s.;

-A je profet i Zotit? (I derguari i Zotit)
-Ejubi; Po!
-Gruaja; Perse nuk i drejtohesh me lutje Allahut xh.sh qe te sheroj dhe te nxjerr nga kjo gjendje ku ndodhemi?
-Ejubi; Sa vite kemi jetuar te lumtur, bollek e te shendetshem?
-Gruaja; 50 vite
-Ejubi ; Sa vite kam qe jam ne kete gjendje (i semur), pa luksi e pasuri?
-Gruaja; Me sa me kutojet, 18 vite, (diku tjeter permenden 7 vite)
-Ejubi: Nese Zoti na dhe te mira per 50 vite , perse te mos durojme vuajtje po aq vite? Prandaj, nuk bej lutje, derisa sa te vuaj aq vite sa kam jetuar ne te mira! dhe tha: El hamdu lilah!

Bashkeshortja u zemerua me Ejubin a.s. pasi nuk e mori parasysh keshillen e saj, dhe tha;
-Gruja; Deri kur do vazhdojme keshtu? dhe tha dicka qe sduhej thene. Filloj disi si nje perplajse mes ciftit.
-Ejubi; E mjera ti, deshiron te largohesh nga meshira e Zotit? Po u sherova do te gotas 100 here.
Vuajtjet filluan te shtohen, tashme bashkeshorten e Ejubit a.s. nga frika se mos ajo u ngjet semundjen e Ejubit a.s.  nuk e pranonin me ne pune.
Ejubin a.s. e braktisen te afermit, njerezit me perjashtim dy shoket e tij te ngushte qe e vizitonin.

Tregohet se nje dite dy shoket e Ejubit a.s. po bisedonin mbi gjendjen e tij dhe njeri tha;
-Ejubi ka bere gjynah te madh te cilin Allahu xh.sh nuk e fal. Shoku tjeter thot; Pse e thua kete? shoku i pergjigjet; A nuk e shikon se ne cfare gjendje e vuatje eshte Ejubi? Zoti nuk po e sheron qe 18 vite si mos ta mendoj kete?
Pas kesaj bisede dy shoket shkuan per vizit tek Ejubi a.s., shoku i dyt i thote Ejubit ;
-E di cfar ka thene ky (shoku im)?
-Ka then se Ejubi ka bere ndonje gjynah te madh qe eshte ne kete gjendje.
Pas kesaj Ejubi a.s. u betua duke thene:
"Nuk eshte e vertet. Ajo qe kam bere eshte; Kur shikoja dy njerez qe ziheshin , shkoja ne shtepi dhe e lusja Allahu xh.sh qe t'i patoj, gjithashtu jepja sadaka per ata, me qellim qe te mos thyheshin urdherat e Allahut xh.sh mbi toke.(Hakemi)

Ashtu kur, merzitia Ejubit a.s . ishte shtuar, nje dite bashkeshortja i sjell ushqim me shum se heret e tjera. Ejubi a.s. e pyet; ku e ke marr kete ushqim? Po ajo nuk tregoj, pas kembenguljes se Ejubi a.s. bashkeshortja i tregon se kishte prere gershetat te cilat i kishte shitur dhe me to kishte bler ushqimin.
Pasi Ejubi a.s. u bind qe gjendja kishte shkuar aty ku nuk mban me ju lut Allahut xh.sh ashtu ne vetmi duke thene: "Edhe Ejubi e luti Zotin e tij, se mua me ka prekur e keqja dhe Ti je meshiruesi me i madh.  (El Enbija; 83)

Pas lutjes qe Ejubi a.s. i beri Allahut xh.sh, Allahu xh.sh thot ne Kur'an: "Ne iu pergjigjem atij nga meshira Jone, ia hoqem ato veshtirsi qe kishte." (El Enbija; 83)

Allahu xh.sh. i thote Ejubit a.s; "Bjeri me kembe tokes." (Sad; 42)

Me ta goditur token , ne ate vend doli uje. Allahu xh.sh. i thote Ejubit a.s.: "Ky eshte uje i ftohte per tu lare dhe per tu pire." (Sad, 42)

Ne ate uj Ejubi a.s. piu dhe me ate uje u la. Pasi Ejubi a.s. piu ujin dhe u la, ai u sherua nga cdo lloj semundje. Gjen e pare qe zoti i ktheu Ejubit a.s. ishte shendeti dhe rinin e tij.
Kur u kthy bashkeshortja ne shtepi, me te shikuar u habit dhe tha: Mos e ke pare gje Ejubin a.s. pasi ti i ngjan shum atij para se te semurej?
Ejubi a.s. i thote: Nuk me njeh?
Gruja i thote : Jo!
Ejubi a.s. i thote; Jam une, Ejubi!

Pas kesaj Allahu xh.sh Ejubit a.s. i ktheu pasurin. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Zoti dergoi ret tek tokat  e Ejubit te cilat i mbillte me grure. Rete  hodhen flori derisa u mbush vendi. Ndersa tek toka qe mbillte elb hodhi argjend."

Tregohet  se nje dite Ejubi a.s ishte duke u la (thuhet tek nje lum), Allahu xh.sh i leshoj disa karkaleca te florinjte. Ai filloj te mbush robat. Kete ngjarje e tregon keshtu Profeti Muhammed a.s.:

"Ndersa Ejubi a.s. po lahej , Zoti dergoi nje re karkalecash qe ran pran tij. Ejubi i shikoj se ishin prej floriri. Atehere Ejubi a.s. mori rrobat dhe filloi ti mbushe me karkalecet e florinjte. Allahu xh.sh i thote Ejubit a.s.:
"O Ejub! A nuk te dhashe pasur qe te mos kesh nevoj per keto qe shikon?
Ejubi a.s. tha: Sigurisht o Zoti im, por une nuk ngopem me bereqetin Tend." (Buhari)
Po ashtu edhe bashkeshortia e Ejubit a.s. u kthye e re ashtu sic ka qene para 18 vitesh, dhe kjo si shperblim per besnikerin e treguar ngaj Ejubit a.s.
Allahu xh.sh thote: "Dhe Ne ia kthyem familjen dhe dyfishin e saj." (El Enbija; 83) Pra ato u shtuan me femije edhe me shume sec kishin pasur me pare. Ato linden 26 djem e vajza.

Me pare Ejubi a.s. ishte betuar se kur te sherohet do e godiste bashkeshorten 100 here, e pere kete ai ishte penduar pasi bashkeshortia e tij ishte treguar besnike dhe durimtare, Zoti i thot Ejubit a.s. qe te marr 100 vije bari dhe ta qelloje me to vetem nje here gruan e tij. Allahu xh.sh. thote:"E merre me doren tend nje deng me fije bari dhe bjeri me to, e mos e thyej betimin."(Sad; 44)

Shembullin e Ejubit a.s. ne durim , e ka ndjekur edhe Bishr, qe sipas dijetareve islam thone se ka qene djali i Ejubit a.s. Bishr u njoh si njeri i cili ndihmonte nevojtaret dhe per kete e quajten Dhulkifl.

Pergatiti
Gezim Kopani


Ju mund te lexoni: Jeta e profeteve


_____________
Hytmbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke . Date; 05 janar 2018

December 14, 2017

Namazi i xhumasë

Nga falja e namazit te xhuma ne xhamin e qytetit te Pukes 

Namazi i xhumas eshte namazi me i rendesishem i fese islame sic jane edhe pese kohet e namazit. Disa dijetar thone se fjala El Xhuma do te thote "bashkim" duke nenkuptuar bashkimin e copezva te baltes (tokes) prej te cilave u krijua Profeti Adem a.s. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat ! Kur te thirret ezani ne diten e xhuma (ezani i xhumas), nxitoni atje ku permendet emri i Allahut xh.sh. Lereni tregtin, pasi eshte me mire per ju nese vertet e kuptoni kete." (El Xhuma, 09)
Ne boten islame dita e xhuma eshte dita me e bekuar. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dita e xhuma eshte zonja e diteve dhe dita me madhe tek Allahu xh.sh ."(Muslim) Ne kete dite eshte krijuar dhe i eshte dhene shpirt profetit Ademit a.s. Ne kete dite e ka vendos ne xhenet, ne kete dite ia ka marr shpirtin Ademit a.s. Ne kete dite eshte nje moment qe nese je prej njerezve te mir dhe ai moment te gjen duke bere dua Allahu do ta pranoj ate dhe ne kete dite do te ndodh kijameti.
Profeti Muhamed a.s. thote: "Dita me e mir ne te cilen lind dielli eshte dita e xhuma. Ne kete dite eshte krijuar profeti Adem a.s. Ne kete dite eshte nxjerr prej xhennetit dhe ne kete ka vdekur." (Ebu Davudi) Nese e lexojme me vemendje ajetin Kur'anor verejme se Allahu xh.sh thote: "Diten e xhuma nxitoni ne ato vende ku permendet Allahu xh.sh."
Nga kjo kuptojme shume gjera pasi dita e xhuma eshte dite e begat plus ne kete dite pranohen lutjet, por ne kete dite do te ndodh Kijameti. Prandaj perdoret fjala "nxitoni" pasi pas vdekjes se profetit Muhammed a.s. do ndodh Kijameti por cesti apo momenti se kur nuk e di askush. Profeti Muhamed a.s. thote: "Diten e xhuma do ti fryhet surit dhe do te ndodh Kijamti." (Ebu Davudi)
Shume hadithe flasin per Kijametin, pasi ai eshte momenti i apokalipsit qe ne , njerezit aq qe mund ta imagjinojme. Pervec xhinndeve dhe njereze , krijesat e tjera aq frike e kan diten e kijametit saqe diten e xhuma nga koha e sabahut deri ne aksham ato qendrojne si ne pritje te ndodhis . Qilli dhe toka, malet, deti dhe erat friksohen nga ndodhia e Kijametit.
Profeti Muhammed a.s. thote: "Çdo gjalles i friksohet dites se kijametit, dites se xhuma prej mengjesit dhe deri ne aksham me perjashtim njerezve dhe xhindeve." (Ahmedi, Ebu Davudi)
Ashtu sikurse Allahu xh.sh. vecoj token nga planetet e tjera, Qaben nga vendet e tjera, muajin Ramazan nga muajit e tjere, naten e Kadrit nga netet e tjera, ashtu Allahu xh.shu e vecoj diten e Xhuma nga ditet e tjera. Prandaj dita e xhuma eshte dite e rendesishme dhe rendesia e saj qendron tek vecorit e saj te cilat jane te shumta, tek namazi i xhumas po ashtu qe ne kete dite do ndodh edhe kijameti.
Qe dite e xhuma eshte nje dite e vecante kete e dallojm ne Kur'an pasi Allahu xh.sh ka vendosur nje kapitull me po te njejtin emer. Kete e ka thene edhe profeti Muhammed a.s. qe thote: "Dita me e mire ne te cilen lind dielli eshte dita e xhuma."(Ebu Davudi dhe Ahmedi) Gjithashtu profeti Muhammed a.s. thote: "Dite e llogaris, do paraqiten para Allahut ditet me pamje, dhe me e bukura nder to do jete dita e xhuma e cila do rezatoj. Pas saj do shkojne ato qe kan falur namazin e xhumas, qe kan bere dua, e vepra te mira. Keto njerez do shkojne pas kesaj drite dhe fytyrat e tyre do jene me te bardha se bora e nga trupi i tyre del arom me e mir se e miskut. Te gjithe do te cuditen me bukurin e tyre dhe keshtu do futen ne xhennet . Atyre do u kalojne vetem muezinet qe kan qene te rregullt ne ezanet e tyre."(Muslimi)

Çfare duhet bere ne diten e xhuma?

Siç shikohet namazi i xhumas eshte shume i rendesishem. Prandaj duhet kushtuar vemendje e vecante dites se xhuma fillimisht me nijetin. Duhet te jemi te bindur dhe besim ne shperblimin e Allahut xhsh dhe per me teper kur behet fjale per diten e xhuma. Prandaj diten e xhuma duhet te kemi parasysh; namazin e sabahut, te pastruarit (te berit dush, ose ne termin islam gusull) eshte obligim pra eshte nder sunetet e forta te profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Te pastruarit diten e xhuma eshte detyre (borxh) per cdo mysliman."(Muslim)

Ne nje hadith tjeter qendron keshtu: "Kush lahet diten e xhuma, vesh rroba te bukura , vendos parfum te mir dhe shkon ne xhami me qetesi, hyn brenda dhe nuk i prish rreshtat (nuk fut percarje), falet , dhe ulet dhe degjon hoxhen (imamin, hatibin) me vemendje, betohem ne Allahun se nje i till do ti falen gjynahet e javes se kaluar dhe tre dit te tjera." (Muslimi)

Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush vjen ne xhami per namaz te xhumas le te lahet. Nese ka arom te mir te parfumoset me te, dhe ti laj dhembet me misvak." (Muslim)

Diten e xhuma ka udhezuar profeti Muhammed a.s. qe te lexohet surja Kehf

Profeti Muhammed a.s. thote: "Kush e lexon suren Kehf diten e xhuma , ajo do ti behet drite atij diten e Kiametit, dhe do ti falen gjynahet." (Bejhakiu)

Pas ketyre profeti Muhammedi a.s. ka thene myslimanet duhet te drejtohet xhamis per te fal namazin e xhumas.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per cdo hap qe behet per te shkuar ne xhami, do marr nje sevap dhe do i fshihet nje gjynah.(Buhariu)

Ne diten e xhuma eshte mir te thuhen salavate per profeti Muhammed a.s. pasi Muhammedi a.s. thote; "Do me paraqiten te gjitha salavat qe me beni." (Nesaiu) 

Dita e xhuma eshte mundesi per faljen e xhynaheve pasi diten e xhuma eshte nje moment , ne te cilen nese behet lutje (brenda rregullave dhe me nijet te paster) lutja e bere do i pranohet.

Profeti Muhammedi a.s. thote: "Ne diten e xhuma ndodhet nje kohe nese e gjen myslimanin duke bere namaz dhe lutje, Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen." (Buhariu)

Kur eshte pyetur per kete kohe, profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ate kerkojeni ne momentet e fundit te ikindise (para akshamit ose fundi i dites se xhuma)." (Ebu Davudi)

Transmetohet se Enes ibn Maliku se ka degjuar te derguarin e Allahut Muhammedin a.s te thote:

"Me erdhi Xhibrili dhe ne pellemben e tij si ne nje pasqyr te bardhe me tregoj nje shenje (diku thuhet nje shenje te zeze). 
E pyeta: Cfare eshte kjo? 
Xhibrili me tha: Kjo eshte dita e xhuma.
Çfare eshte e xhumaja?
Xhibrili: Ju ne kete dite do te keni miresi te shumta.
Çfare miresish?
Xhibrili: Ajo do jete feste per ty dhe per popullin tend qe do te vije pas teje ndersa çifutet dhe te krishteret do te kete dite te tjera.
Muhammedi as.: Cfare na takon prej kesaj dite (dites se xhuma)?
Xhibrili;  Ne kete dite gjendet nje moment ne te cilen, nese njeriu i lutet Allahut xh.sh per dicka qe i takon do ta marr. Allahu do ta pranoj ate dhe do tia jap, e nese nuk do te kete pjese . Allahu xh.sh do ta ruaje ate ne boten tjeter, pjese e cila eshte me e madhe se e para.
Muhammedi a.s.: Po kjo shenja (e zeze) cfare eshte?
Xhibrili; Ky eshte ai momenti kur do ti luteni Allahut xh.sh diten e xhuma ne xhennet."

Ne nje hadith tjeter i transmetuar Enesi r.a. kemi;

"Kur te vije dita e xhuma, Allahu xh.sh do te zbres ne xhennet (diku permendet edhe ne cfare do ulet) e do te rrethohet me minbere prej drite. Me pas do te vijne Pejgamberet te cilet gjithashtu do te ulen mbi minbere. Me pas do te vijne banoret e xhennetit (banoret e dhomave te xhennetit) te cilat do te ulen mbi dunat e miskut. Pastaj Allahu xh.sh do te zbuloj veten per ta dhe do Allahu do te thote:
-Une jam Ai qe kam mbajtur premtimin e dhene per ju, qe kam plotesuar miresin Time per ju, dersa ky eshte vendi i Bujarise time. Luteni dhe me kerkoni.
Banoret e xhennetit do kerkojne kenaqesin e Allahut xh.she. Allahu xh.sh do u bej me dije se eshte i kenaqur dhe banoret e xhennetit do vazhdojne te luten derisa deshirat e tyre do te mbarojne. 
Xhibrili tha; Kjo eshte dita e teprices.
Muhammedi a.s;Cfare eshte kjo dita e teprices?
Xhirili;Allahu xh.sh ka zgjedhur nga xhenneti nje lugine te mbushur me duna misku dhe kur te jete dita e xhuma Allahu xh.sh do te zbrese qe nga Ilijini dhe do te qendroje ne kursijin e Tij. Kursiju do te rrethohet me te tjera prej drite. Me pas do te vijne Pejgamberet te cilet do te ulen ne ta. Kursijat do te rrethohen nga minmbere prej drite dhe ari, te zbukuruara me xhevahir.  Me pas do te vijne banoret e xhennetit..."

Profeti Muhammed a.s ka thene:
"Kur te vije dita e xhuma ne cdo dere te xhamis qendrojne melek te cilet shenojne emrat e atyre qe hyjne ne xhami, dhe kur imami fillon te mbaj hytben e degjojne me vemendje." (Muslimi)

Perveç haditheve qe kemi permendur me pare, namazi i xhumas merr vlera kur myslimani i kushton vemendje duke u pergatitur per namazin e xhumas. Ne diten e xhuma eshte mir te kemi parasysh disa vepra te cilat jane vecori e kesaj dite.

Profeti Muhammed a.s. thote: 
"Shembulli i atij qe arrin me heret eshte sikurse te kete bere nje kurban nje deve, ndersa shembulli i atij qe shkon pas tij eshte sikurse ai qe ben kurban nje lop, pas tij sikuar ai qe ben kurban nje dele, pas tij sikurse atij qe ben kurban nje pul dhe kush arrin ne kohen e fundit sikurse ai qe jep nje veze."(Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene :
"Kushdo qe lan koken e tij , dhe niset heret per ne xhami  per te fal namazin e xhumas, cdo hap qe ben per ne xhami ka shperblimin e nje viti me namaz e agjerim.(Muslimi)

Kur vjen momenti i namazit te xhumas, myslimanet duhet te lejne angazhimet e tyre dhe ti drejtohen xhamive. Kete Allahu xh.sh e ka bere te qarte ku thote: "...leni shitblerjen , pasi kjo eshte me e dobishme per ju." (El Xhuma, 09)

Namazin e xhumas e kan obligim ato qe plotesojne keto kushte;
Te jete mashkull (pasi femrat nuk e kan obligim por nese ato nuk falin namazin e xhumase (qe eshte me deshir te tyre) e kan obligim galjen e namazit te drekes (yles).
Duhet te jete i lire por nuk duhet te jete rob. Duhet te kete arrit moshen e pjekuris (mosh madhore), te jete vendas pasi udhetari nuk e ka obligim dhe nese fal namazin e xhumas atehere nuk fal namazin e drekes dhe te kete i shendetshem (pra te mos jete i semure)

Ai i cili diten e xhuma shkon heret ne xhami, merr sevape te shumta. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush shkon diten e xhuma heret ne xhami eshte sikur te kesh ba kurban nje deve." (Buhariu)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Namazi i xhumas eshte obligim per cdo mysliman pervec kater personava, robi, gruaja, femijet (te vegjel) dhe te semurit." (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI