Profeti
Ejub a.s. rrjedh nga familja e profetit
Ibrahim a.s. ndersa bashkeshortja e tij nga familja e
Jakubit a.s. Profeti Ejub a.s. jetoi ne
Sham ku therriste popullin (ne vecanti popullin Hebre) per te besuar Allahu xh.sh. Historia e profetit Ejub a.s. dallohet per mesimet qe ai ka dhene per durimin. Durimi i Ejubit a.s. eshte shembull dhe ska si durimi i Ejubit a.s.
Allahu xh.sh. thote: "
Vertet, Ne e gjetem ate te durueshem. Sa rob i mire ishte ai dhe i kthyer te Zoti." (Sad,44) "...
Nder pasardhesit e tij , Ne udhezuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Keshtu i shperblejme punemiret." (En am; 84)
Allahu xh.sh i kishte dhuruar profetit Ejub a.s. shendet, force fizike po ashtu kishte shume miq dhe shok. Po ashtu Allahu xh.sh Ejubit a.s. i kishte dhuruar pasuri te shumta;
-Ai dispononte toka te pafundme te cilat i mbillte me elb e grure.
-Dispononte qindra puntore
-Gezonte shendet te plot dhe ishte shume i forte pervec kesaj edhe i bukur.
-Kishte nje grua fetare dhe te bukur.
-Rrethohej nga shume shoke
-Te gjithe njerezit e respektonin dhe e donin.
-Kishte bageti, te imta dhe kashe pune te pa numerta.
-Kishte 7 djem dhe 7 vajza
Allahu xh.sh. ishte i kenaqur shum me profetin Ejub a.s., disa komentus te Kur'anit, dijetar islam percjellin se ; Shejtani i paska thene Zotit; Mos u gezo me robin tend qe te falenderon e te adhuron ty, pasi Ti i ke dhene shum miresi e pasuri prandaj te adhuron e te falenderon. Bej te kunderten e saj dhe shiko a do jete falenderues njesoj apo jo. Allahu xh.sh i ka then; E dija se do me thoje kete por edhe kjo do te ndodh, pra kam per tia hek pasurin dhe mirsist qe kishte.
Pas 50 vitesh (diku thuhet me pak) Allahu xh.sh e sprovoj Ejubin a.s. ne te gjitha keto miresi qe permenda. Pas gjithe ketij pushteti te pasur, jete te gezuar dhe te lumtur, te mbushur me femije, shoke dhe njerez qe e duan si dhe te shendetit te plote filluan sprovat dhe fatkeqsite.
Faqtkeqsia e pare erdh tek pasuria , ku Allahua xh.sh. ia mori gjithe pasurin qe dispononte duke u kthyer keshtu nga nje njeri i pasur ne te varfer.
Tokat qe mbillte u kthyen ne shkretetire ku nuk mbite me gje.
Nuk kalon shum kohe dhe i vdesin te gjithe femijiet.
Me pas humbi te gjithe kafshet qe posedonte. Humbi te gjithe pasurin.
Sprova e radhes ishte se u detyrua te heq te gjithe puntorin qe punonin per te.
Pas gjithe ketyre Allahu xh,sh e sprovi Ejubin a.s. me nje semundje te rend e cila e lodhi aq shume saqe nuk u grit nga shtrati .
Semundja ishte aq e rende saqe krimbat kishin filluar te ze vend ne trupin e tij. Nga frika se mos eshte semundje ngjitse njerezit u larguan nga ai. Te gjithe e braktisin me perjashtim te bashkeshortes se tij e cila perkujdesej per te. Gjendja filloj te perkeqsohet dhe bashkeshortja e Ejubit filloj te shes kursimet e shtepis , me vone fillon te punoj per te siguruar jeten.
Kjo gjendje vazhdoi keshtu per 18 vite. Sipas transmetimeve fjalet me te shumte qe degjoheshin tek Ejubi a.s. ishte fjala: "
El hamdu lilah!" Nje dit i thote bashkeshortes; Mos u merzit, vazhdojm te jemi rob te bindur ndaj Allahut xh.sh.
Profeti Muhammed a.s. ka thene; "
Durimi eshte drite."
Allahu xh.sh. thote: "
Kerkoni ndihme me durim dhe namaz. " (El Bekare; 153) "
O ju qe besuat! Beni durim..." (Ali Imran; 200)
Ndersa ne nje keshill te tij profeti Muhammed a.s. ka thene; "
Dijeni se fitojra eshte tek durimi."
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "
Njeriut nuk mund ti jepej nje miresi me te madhe se sa durimi."
Sipas disa transmetimeve kemi se shejtani ishte lodhur me durimin e Ejubit a.s. dhe per kete kishte kerkuar ndihmen e shejtaneve te tjere te cilet i than; Si e nxorre Ademin nga xhenneti? shejtani tha; duke perdorur te shoqen. I than: Atehere bej te njejten gje edhe me Ejubin.
Keshtu shejtani nje dite paraqitur tek dhoma e Ejubit a.s. ne formen e nje udhetari ku i thote: Shkaku qe ti je ne kete gjendje jam une. Qe te sherohesh hiq dore nga durimi dhe ibadeti qe ben. Ejubi a.s i thote: Zhduku o i poshtur duke e perzen nga dhoma. Jasht takon bashkeshorten e Ejubi a.s. te ciles filloj ti thote; Ku e ke bashkeshortin; ajo i thot: ai , i semuri i shtrire (duke shprehur lodhjen e saj). Shejtani filloj duke ia prish durimin, duke ia kujtuar jeten e te tjereve, dhe ne fund i thote ; si do vazhdosh keshtu? deshiron qe ai te sherohet ? Ajo i thot; po. Shejtani i thote ; qe te sherohet , ai duhet te bej kurban per mua. (diku thuhet nje lekur)duke qe te heq dore nga durimi. Keshtu e fryer nga shejtani pas 18 vitesh guaja i thote Ejubit a.s.;
-A je profet i Zotit? (I derguari i Zotit)
-Ejubi; Po!
-Gruaja; Perse nuk i drejtohesh me lutje Allahut xh.sh qe te sheroj dhe te nxjerr nga kjo gjendje ku ndodhemi?
-Ejubi; Sa vite kemi jetuar te lumtur, bollek e te shendetshem?
-Gruaja; 50 vite
-Ejubi ; Sa vite kam qe jam ne kete gjendje (i semur), pa luksi e pasuri?
-Gruaja; Me sa me kutojet, 18 vite, (diku tjeter permenden 7 vite)
-Ejubi: Nese Zoti na dhe te mira per 50 vite , perse te mos durojme vuajtje po aq vite? Prandaj, nuk bej lutje, derisa sa te vuaj aq vite sa kam jetuar ne te mira! dhe tha: El hamdu lilah!
Bashkeshortja u zemerua me Ejubin a.s. pasi nuk e mori parasysh keshillen e saj, dhe tha;
-Gruja; Deri kur do vazhdojme keshtu? dhe tha dicka qe sduhej thene. Filloj disi si nje perplajse mes ciftit.
-Ejubi; E mjera ti, deshiron te largohesh nga meshira e Zotit? Po u sherova do te gotas 100 here.
Vuajtjet filluan te shtohen, tashme bashkeshorten e Ejubit a.s. nga frika se mos ajo u ngjet semundjen e Ejubit a.s. nuk e pranonin me ne pune.
Ejubin a.s. e braktisen te afermit, njerezit me perjashtim dy shoket e tij te ngushte qe e vizitonin.
Tregohet se nje dite dy shoket e Ejubit a.s. po bisedonin mbi gjendjen e tij dhe njeri tha;
-Ejubi ka bere gjynah te madh te cilin Allahu xh.sh nuk e fal. Shoku tjeter thot; Pse e thua kete? shoku i pergjigjet; A nuk e shikon se ne cfare gjendje e vuatje eshte Ejubi? Zoti nuk po e sheron qe 18 vite si mos ta mendoj kete?
Pas kesaj bisede dy shoket shkuan per vizit tek Ejubi a.s., shoku i dyt i thote Ejubit ;
-E di cfar ka thene ky (shoku im)?
-Ka then se Ejubi ka bere ndonje gjynah te madh qe eshte ne kete gjendje.
Pas kesaj Ejubi a.s. u betua duke thene:
"
Nuk eshte e vertet. Ajo qe kam bere eshte; Kur shikoja dy njerez qe ziheshin , shkoja ne shtepi dhe e lusja Allahu xh.sh qe t'i patoj, gjithashtu jepja sadaka per ata, me qellim qe te mos thyheshin urdherat e Allahut xh.sh mbi toke."
(Hakemi)
Ashtu kur, merzitia Ejubit a.s . ishte shtuar, nje dite bashkeshortja i sjell ushqim me shum se heret e tjera. Ejubi a.s. e pyet; ku e ke marr kete ushqim? Po ajo nuk tregoj, pas kembenguljes se Ejubi a.s. bashkeshortja i tregon se kishte prere gershetat te cilat i kishte shitur dhe me to kishte bler ushqimin.
Pasi Ejubi a.s. u bind qe gjendja kishte shkuar aty ku nuk mban me ju lut Allahut xh.sh ashtu ne vetmi duke thene: "
Edhe Ejubi e luti Zotin e tij, se mua me ka prekur e keqja dhe Ti je meshiruesi me i madh. (El Enbija; 83)
Pas lutjes qe Ejubi a.s. i beri Allahut xh.sh, Allahu xh.sh thot ne Kur'an: "
Ne iu pergjigjem atij nga meshira Jone, ia hoqem ato veshtirsi qe kishte." (El Enbija; 83)
Allahu xh.sh. i thote Ejubit a.s; "
Bjeri me kembe tokes." (Sad; 42)
Me ta goditur token , ne ate vend doli uje. Allahu xh.sh. i thote Ejubit a.s.: "
Ky eshte uje i ftohte per tu lare dhe per tu pire." (Sad, 42)
Ne ate uj Ejubi a.s. piu dhe me ate uje u la. Pasi Ejubi a.s. piu ujin dhe u la, ai u sherua nga cdo lloj semundje. Gjen e pare qe zoti i ktheu Ejubit a.s. ishte shendeti dhe rinin e tij.
Kur u kthy bashkeshortja ne shtepi, me te shikuar u habit dhe tha: Mos e ke pare gje Ejubin a.s. pasi ti i ngjan shum atij para se te semurej?
Ejubi a.s. i thote: Nuk me njeh?
Gruja i thote : Jo!
Ejubi a.s. i thote; Jam une, Ejubi!
Pas kesaj Allahu xh.sh Ejubit a.s. i ktheu pasurin. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Zoti dergoi ret tek tokat e Ejubit te cilat i mbillte me grure. Rete hodhen flori derisa u mbush vendi. Ndersa tek toka qe mbillte elb hodhi argjend."
Tregohet se nje dite Ejubi a.s ishte duke u la (thuhet tek nje lum), Allahu xh.sh i leshoj disa karkaleca te florinjte. Ai filloj te mbush robat. Kete ngjarje e tregon keshtu Profeti Muhammed a.s.:
"
Ndersa Ejubi a.s. po lahej , Zoti dergoi nje re karkalecash qe ran pran tij. Ejubi i shikoj se ishin prej floriri. Atehere Ejubi a.s. mori rrobat dhe filloi ti mbushe me karkalecet e florinjte. Allahu xh.sh i thote Ejubit a.s.:
"O Ejub! A nuk te dhashe pasur qe te mos kesh nevoj per keto qe shikon?
Ejubi a.s. tha: Sigurisht o Zoti im, por une nuk ngopem me bereqetin Tend."
(Buhari)
Po ashtu edhe bashkeshortia e Ejubit a.s. u kthye e re ashtu sic ka qene para 18 vitesh, dhe kjo si shperblim per besnikerin e treguar ngaj Ejubit a.s.
Allahu xh.sh thote: "
Dhe Ne ia kthyem familjen dhe dyfishin e saj." (El Enbija; 83) Pra ato u shtuan me femije edhe me shume sec kishin pasur me pare. Ato linden 26 djem e vajza.
Me pare Ejubi a.s. ishte betuar se kur te sherohet do e godiste bashkeshorten 100 here, e pere kete ai ishte penduar pasi bashkeshortia e tij ishte treguar besnike dhe durimtare, Zoti i thot Ejubit a.s. qe te marr 100 vije bari dhe ta qelloje me to vetem nje here gruan e tij. Allahu xh.sh. thote:"
E merre me doren tend nje deng me fije bari dhe bjeri me to, e mos e thyej betimin."(Sad; 44)
Shembullin e Ejubit a.s. ne durim , e ka ndjekur edhe Bishr, qe sipas dijetareve islam thone se ka qene djali i Ejubit a.s. Bishr u njoh si njeri i cili ndihmonte nevojtaret dhe per kete e quajten Dhulkifl.
Pergatiti
Gezim Kopani
Ju mund te lexoni:
Jeta e profeteve
_____________
Hytmbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke . Date; 05 janar 2018