March 16, 2018

Vizita e nxënësve të Mejtepit të xhamisë Qerret në Myftinine e Pukës




Sot 16 mars 2018, kisha kenaqesin te ndaja disa caste me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret Puke me te cilet bisedova mbi viziten e tyre ne Myftinin e Pukes, mbi mesimet islame etj.
Aktualisht Mejtepi i xhamise Qerret ka 18 nxenes qe marrin mesime islame.


March 05, 2018

Në kalan e Ulqinit


Vizite ne kalane e Ulqinit - Mali i Zi ( Montenegro ), 05 mars 2018

Sipas studimeve te "Gruzianeve", Ulqini me pare eshte quajtur Colchinium (Kolhinium qe vjen nga Kolhet shek. V. p.e.s) dhe per te vijuar me emertimin Colchion-Colchis-Qulha-Qilhido-Olcinium.
Ulqini eshte vendbanim i lashte Ilir dhe nje nder keto vende eshte Kalaja e Ulqinit e cila permendet ne shkrimet e vjetra deri tek shkrimet e Idrizit shek.XII etj. Ne kete kala ndodhen gjurmet Ilire, Venedikase dhe Osmane. Ne nje publikim te Gazmend Kovaci kemi se: "Ulqini eshte i vetmi qytet bregdetar Ilir i cili me heroizem e krenari te admirueshme arriti te ruaj brenda mureve te qytetit te vjeter keshtjellen, jeten, gjuhen e traditen duke u bere keshtu deshmi e gjalle e historise se qyteterimit shqiptare qe prej epokave te hershme parahistorike" (pjese nga trajtimi- Valorizimi i trashigimise Ilire te Ulqinit .

Kalaja e ndertuar nga Venedikasit i dhane asaj fortifikim te vecante ku gjate sundimit 100 vjeçar ato e ndryshuan duke i dhene nje pamje edhe me te bukur. Edhe sot ne murin e brendshem  mund te lexohet shkrimi me tulla te kuqe "Johani Bolani", i cili ne shek. XV eshte njohur si mekembes dhe kapedan i Ulqinit i cili gjithashtu ka bere disa restaurime kalase.

Kalaj pesoj demtime si pasoj e luftes Osmane ndaj Venedikut te cilet sundonin kalan. Venedikasit humben luften dhe kalaja e Ulqinit ne vitin 1571 u mor nga Perandoria Osmane. Per shkak te demtimeve te shumta qe pesoj Kalaja beri qe Osmanet ta ndertojne ate nga fillimi duke e shnderuar ne nje fortese per lufte. Ata ne kala ndertuan shtepit e prishura, xhami, mejtepe si dhe urbanizuan brendesin e kalase. Vlen te permendet fakti se besimi islam si ne cdo vend tjeter edhe ketu nuk u hap me dhune por me deshire te plote nga banoret vendas te cilet u çliruan nga nje pushtim dhe se Osmanet kishin vendosur qe ne krye te kalas te vendosen pikerisht vendasit te cilet kishin perqafuar besimin Osman. Perveç rindertimit te Kalas u bene disa ndertime te tjera te cilat ishin ne sherbim te publikut si pershembull u ndertuan kroje te cilat quheshin çesme, Mejtepe dhe Medrese. Medreseja e Ulqinit ishte ne ze kjo per faktin se per 300 vjet ajo ka nxjerr brez pas brezi hafiza te Kur'anit ku shumica e tyre u ben imam. Po ashtu u ndertuan hamame si dhe kulla e sahatit.
Ne shumice dermuse islami u perqafua ne shek. XVII. Ky shekull ishte ne favorin e shqiptareve te cilet fituan pozita te forta ne detari e tregeti. Ne vitin 1876-1878, si pasoj e sulmit malazezo-hercegovas, turqit largohen duke ngel ne fuqi vendimi i Berlinit te 26 nentorit te vitit 1880 vit ku u larguan ushtaret osman. Nder shqiptaret me te njohur (pas Ilireve), por edhe me me ndikimin ishin: BushatliteBalshajtSkurajt etj. Interesant eshte shkrimi ne osmanlisht ku i pari i Bushatlive i cili kishte bere riparime dhe ndertime ne kala, ka lene kete shkrim:
"Lutje per bekimin e kesaj Keshtjelle. Allahu e ndriqofte kete Kala (Keshtjelle) te Islamit buze detit dhe ta mbaje nen driten islame deri ne diten e fundit (dites se kijametit). Keto shtylla (mure) te larta me taban sikur trupi me shpirtin , jane veprat e fuqise se Allahut dhe te miresise se Tij. O njeri i pafuqishem! Lutu per kete kala te islamit , te ciles ne emer te vertetesise e quajta : "Çeli Gonxhja e Trendafilit". Viti 1130 hixhri, pra viti 1717)


Para se te kthehet ne xhamia ajo ishte kishe e quajtur Shen Meris por kur Kalaja ra ne duart e Osmaneve ajo u kthye xhami. Kete xhami Evlija Çelebi e quan: "Xhamia Mbret" kjo pasi nuk kishte burimin prone dhe ndaj u quajt xhamia Mbret e cila nenkupton Sulltan Selimin e II-te i cili mori kalan nga Venedikasit. Xhamia quhet dhe me emrin xhamia Haxhi Halil Skurës per vete faktin se ai ishte imam i xhamis dhe se ne vitin 1693 ai ndertoj minaren e xhamis. Kjo xhami njihet edhe me emrin Xhamia e Kalas
Me pushtimin e Kalase ne vitin 1878 nga Malazet xhamia nderpret funksionimin e saj. Ndersa ne vitin 1978 xhamia kthehet ne muze. Imamet qe kan sherbyer nge kete xhami vin nga familja e Bushatlinjeve, Balshajve, Skurave etj.
Afer xhamise ndodhet Kulla e vjeter e Balshajve e cila dhe sot quhet  Kulla e Balshajve.  E njohur po ashtu ishte dhe familja e Skurajve. Ata ishin punetor dhe te respektuar. Nder te tjera Skurat mbahen mend per ndertimin e veprave te hajratit siç eshte Kroni i Skurajve qe ndodhet ngjit me Mejtepin ne Kalan e Ulqin. Ky mejtet sot quhet dhoma e detareve.


Pergatiti
Gezim Kopani

__________________
1. Ne Ulqin ndodhen keto xhami; Xhamia e Marinareve, Xhamia e Pashes, Xhamia e Kalas, Xhamia e Mezgjahut, Xhamia krypazarit, Xhamia e Lamit,. Po ashtu ne Ulqin ndodhen edhe keto kisha:Katedralja e Shen Nikolles , Kisha e Shen Markut , Kisha e Shen Nikolles, Kisha e Shen Jozefit si dhe tyrbet: Tyrbja e Fanit dhe nje Tyrbe e cila nuk ka emer. 
 

2.Fotografi te bera gjate vizites ne kalan e Ulqinit , 05 mars 2018

Xhamia e Kalas se Ulqinit
Brenda xhamise ne Kalan e Ulqinit
    Sebashku me Gazmend Kovacin tek dhoma ku eshte zhvilluar Mejtepi
 Xhamia e Kalas se Ulqinit, e cila me pare ka qene Kishe. Para duket pusi i ujit.Pas Kulla e Balshajve
 Tek kalaja e Ulqinit
Tek kroni i Skurajve, Kalaja e Ulqinit
Mbishkrimi tek Kroni i Skurajve ne Kalan e Ulqinit


March 03, 2018

Ne mejtepin e Pukes

Aktiviteti me i rendesishem islame per mua jane Mejtepet (kurset islame) ku duhet kushtuar vemendje primare dhe nje shembull i till eshte ky i Pukes i cili prej vitesh mbeshtetet nga shoqata V.H.K.Istanbul te cilen e falenderoj.
Fotografi e bere sot me; 03 mars 2018

Lutjet tona le te shkojne me viktimat e Gutes

Lutjet dhe duat tona le te shkone per viktimat e Ghouta (Gutes) ne Damask te Sirise.
(Nga bombardimi ne shtepi, spitale etj kan vdekur mbi 300 persona (civil) nga te cilet shume femije ... ishte mundesia te publikoj fotografi shume me tragjike... )

March 02, 2018

O Zoti im! Me bej prej te pakteve! Lutja qe terhoqi vemendjen e Omerit r.a

Tregohet Omeri r.anhu takohej me nje besimtar i cili vazhdimisht lutej duke thene:
"O Zoti im! Me bej prej te pakteve! Omeri r.a. i habitur duke mos e kuptuar qellimin e kesaj lutje e pyet:
-Perse lutesh keshut?
Besimtari i thote: Allahut xh.sh. thote: "... nga roberit e Mi, pak jane mirenjohes."(Sebe; 13) prandaj edhe une po i kerkoj qe te jem prej pakices se gezuar .
Omeri r.anhu i erdh turp e tha: Turp per mua , cdokush eshte me i zgjuar dhe ka me shume dije se sa Omeri! (Ibn ebi Shejbe)

February 27, 2018

Tre thenjet e femijeve Sirian qe nuk do harrohen

1. Femiju i cili para se te vdiste tha: Do t'i tregoj gjithcka Allahut.

2. Vajza e cila tha: Axhe te lutem mos me fotografo se jam e pambuluar.

3. Femiu i cili tha; Dua te vdes e te shkoj tek Allahu , se tek Ai ka buke te ha deri sa te ngopem.