February 11, 2020

Ja si vlersohej familja kohe me pare


Kohe me pare , pikerisht gjate Perandorise Osmane tregohet dicka shume e vyer e cila tregon vlerat kulturore te kohes. Kryesisht portat e shtepijave kishin dy çekiç per te trokitur. Njeri çekiç ishte i madh e tjetri i vogel. Kur trokitja behej tek çekiçi vogel kuptohej se trokitesi ishte grua dhe rrjedhimisht hapesi i portes duhet ta bente nje grua. Kur trokitja behej tek çekiçi i madh kuptohej se trokitesi ishte burre dhe rrjedhimisht porta duhet te hapet nga nje burre.
Po ashtu tregohet se kur ne nje shtepi kishte te semur, tek porta vendosnin nje buqet me trendafila te kuq, dhe kjo behej qe kalimtaret apo shitesit te mos benin zhurme me qellim mos trazimin e te semurit.

January 19, 2020

Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Ramadan Kopani 1921 - 1982


Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Kopani ka lindur me 19 shtator 1921 ne fshatin Meçe te Pukes.  Babai i Jeminit eshte Ramadani (Ramadani eshte djali i Manit, Mani i Islamit, Islami i Nezirit, Neziri i Imerit, Imeri i Musës),(1) ndersa nena Zojë (bije prej fshatit Iballe).
Rreth moshen 10 vjeçare Jemini ashtu sikurse babai i tij Ramadan Mani u regjistrua ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash, Puke. Jemini sebashku me Bajram Isuf Lluken e te tjere ndoqen Mejtepin deri ne moshen 15 vjeçare ku mesues i tyre ka qene imamin nga Kosova Sadik Prishtina (2).
Ketu keni fotografin e femijeve te fshatit Meçe , ne te cilen eshte dhe Jemin Ramadan Kopanin te cilet merrnin mesime ne Mejtepin e fshatit Kabash , Puke.Sipas familjes tone fotografia eshte e vitit 1930 ndersa sipas familjes Lluka e vitit 1935

Femijet e fshatit Meçe ne Mejtepin e fshatit Kabash, Puke (Fotografi e vitit 1935)

Ne fotografi jane:
Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. 
Poshte nga e majta: Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.


Ne vitin 1942 Jemini u martua me Haven (3) e cila eshte vajza e Idriz Xhaferit nga fshati Lajthizë e Pukes. Nga kjo martese linden femijet; Ishe, Qazim, Mine, Fatime, Xhevdet dhe Xhemalie.
Pasi Jemini perfundon ushtrine ne vitin 1947-1948 me mbeshtetjene Ali Hasan Furrikut punesohet ne "Ndermarrjen e Sharrave" Fushe-Arrez. Ne kete ndermarrje perveç Jeminit punonin dhe bashkefshatar te tjere si: Ali Hasan Furriku, Mus Zeneli, Shaban Murreci, Osman Meçi etj.

Havë Kopani (19.08.1925 - 08.10.2010)

Me pas Jemini vazhdoj pune ne "Stabilimentin e Krrabit (Mide)" te Pukes ku ka punuar si specialist ne mprehjen e sharrave. 
Pas nje semundje te rende me 09 maj 1982 ne moshen 61 vjeçare Jemini nderron jete dhe ceremonia mortore u zhvillua ne fshatin Meçe, Puke. Sherbimet fetare u kryen ne menyre te fshete (4) nga Selmi Baftija dhe Adem Haxhia (Kopani)
Jemin Ramadan Kopani u varros tek varrezat Qafë Cinës (Kujë Cinë) te fshatit Meçe, Puke.(5)

Pergatiti
Gezim KOPANI




_______________
1. Familje e dal nga fisi i Kabashit
2. Nga nje fotografi e bere nxenesve te Mejteptit te xhamise Kabasht ne vitin 1935 dallohet Jemin Ramadan Kopani dhe nxenesit e tjere. Nga e djathta lart: Bajram Isref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. Poshte nga e majta; Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim  Tahir Lluka
3. Hava eshte vajza e Idrizit dhe e Bjeshkes (bije nga fshati Kabash i Pukes), nga fshati Lajthize Puke. Hava ka lindur me date; 19.08.1925 dhe ka vdekur me date; 08.10.2010. Seremonia mortore u zhvillua ne Tirane ndersa ceremonia e sherbimeve fetare dhe varrimi u ben ne varrezat e Tufines, Tirane.
4. Falja e xhenazes u krye ne menyre te fshehte per shkak se regjimi komuinist i asaj kohe kishte ndaluar te gjitha ceremonit fetare.
5. Te dhenat e ketij materiali u mundesuar nga arkivit i familjes i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani