|
Falja e namazit te xhumas ne xhamin e qytetit te Pukes (viti 2019)
|
Ne fene islame pas deshmis (Shehadeti) kushti i dyte eshte namazi. Per kete obligim Allahu xh.sh. thote: "Falni namazet si dhe ate te mesmin dhe me devotshmeri qendroni ne kembe per Allahun xh.sh." (El Bekare; 238) Po ashtu ne nje ajet tjeter Kur'anor Allahu xh.sh. thote: "Vertet, vetem Une jam Allahu, nuk ka zot tjeter pos Meje, pra me adhuroni Mua dhe fale namazin." (Taha; 14)
Me namaz kuptojme falenderimet, mirnjohjet. peruljet qe njeriu ia ben Krijuesit te Gjithesise Allahut xh.sh. Kete e shprehim qoft me levizjet fizike por dhe me fjalet si: Allahu ekber, SubhanAllah etj.
Personi qe fal namaz duhet te jete: Musliman, i shendosht psikikisht dhe te kete arritur moshen e pjekurise. Allahu ka obliguar ne Kur'an muslimanet per te falur cdo dite 5 kohe namazi te cilat jane:
1.
Sabahu, 2.
Dreka, 3.
Ikindia, 4.
Akshami dhe 5.
Jacia. Ndersa gjate javes eshte falja e namazit te xhumas, gjate muajit Ramazan namazi i teravive i cili mbyllet me faljen e namazit te Fiter Bajramit dhe pas tij (rreth dy muaj me vone) falja e namazit te Kurban Bajramit.
Kohe e namazit hyn sipas rregullit te percaktuar , dhe kur behet koha e namazit thirret Ezani. Para faljes se namazit muslimani e ka obligim te marr abdes, duke u siguruar qe trupi dhe rrobat ti kete te pasterta.
Sipas rregullit te namazit kemi keto kushte: a) Kushtet qe jane para faljes se namazit (kushtet e jashtme) dhe b) Kushte gjate faljes se namazit.
a) Kushtet e jashtme: -Pastrimi ( Duhet te jene te paster trupi, rrobat dhe vendi ku falemi) Profeti Muhammed a.s. ka thene: "
Çelesi i namazit eshte pastertia." (Ahmedi, Ibn Maxhe, Ebu Daudi etj).
-Marrbja e abdestit
-Veshja e trupit (grat vendosja e shamis, dhe veshja e rrobave si fund etj)
-Hyrja e kohes se namazit
-Drejtimi nga qabja (kibla)
-Berja e nijetit
b) Kushtet gjate faljes se namazit:
-Berja e hyrjes e cila quhet Tekbiri fillestar
-Qendrimi ne kemb
-Leximi i Kur'anit
-Ulja ne ruku
-Berja e sexhdes
-Ulja e fundit
1. Menyra e faljes se namazit
Para se te hym ne namaz behet nijeti (vendoset qellimi). Muhammedi a.s. ka thene: "Cdo veper nvaret tek nijeti (qellimi) i saj." (Buhari) Futemi ne namaz duke thene "Allahu Ekber d.m.th "Allahu eshte ma i Madhi" ngrihet duart deri tek veshet. Ky veprim quhet "Tekbiri fillestar" d.m.th hyrja ne namaz. Muhammedi a.s. thote; "Veprimi qe fut besimtarin ne namaz eshte tekbiri" (Aliu r.a) Me pas meshkujt ulen doren e majt tek kerthiza (femrat ne gjoks) dhe siper saj vendset dora e djathte. Pas ketij veprimi qendrohet ne kemb. Kur eshte i semur mund te falet ne ate pozicion qe ia lejon shendeti. Imran ibn Husejni kishte pas probleme shendetesore dhe kishte pyetur Muhammedin a.s. i cili i ka thene: "Falu ne kembe. Nese nuk je ne gjendje, atehere falu ulur." (Buhari)
Pas leximit te Subhanekes qe eshte: "Subhaneke Allahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xheduke ve la ilahe gajruke" lexohet (kendohet) surja El Fatiha (kur namazi eshte me ze dhe imami perfundon Fatihanin thuhet "Amin" , dhe pas saj nje pjese tjeter nga Kur'ani. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka namaz pa kendimin e El Fatihas." (Buhari, Muslim etj) Ne nje hadith tjeter thote: "Ai qe fal namaz por nuk kendon El Fatihan namazi i tij eshte i manget." (Buhari, Muslim, Ahmed etj)
Pastaj behet ulja ne Ruku ku themi tre here: "Subhane rabijel adhim", me pas ngrihemi duke thene: "SemiaAllahu limen hamide" eshte mir te shtohet dhe kjo lutje: "Rabbena ve lekel hamd". Rukuja eshte e rendesishme pasi dhe Allahu xh.sh e permend keshtu: "O ju qe besuat! Perkuluni dhe bini ne sexhde" (El Haxh, 77)
Me pas ulemi ne Sexhde. Eshte kusht qe balli dhe hunda te hasin ne toke , ndersa brrylat nuk duhet te hasin ne toke. Gjate kesaj kohe ulemi dy here ne sexhde ku themi tre here: "SubhanAllahil Adhim". Kur te ngritemi dhe nje here ne kemb, do te thote qe kemi perfunduar nje rekat (pjese). Pjesa e dyte fillon direkt me El Fatiha, me pas nje pjese nga Kur'ani, me pas ulja ne ruku, ulja ne sexhde dhe per te plotesuar rekatin e dyte (pjese) qendrojme ne uljen e fundit e cila quhet: "Et tehijatu" e cila eshte kjo lutje: "Et tehijatu lilahi ves-salavatu vetajibatu eslamu alejke ejuhen nebijju ve rahmetullAhi ve bereketuhu. Es selamu alejna ve ala ibadil-lahis salihin, Esh-Hedu en la ilahe il-Allah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" dmth; "Te gjitha nderimet dhe falenderimet, miresit i takojne Allahut! Paqja dhe selamet jene mbi profetin Muhammed a.s. Shpetimi dhe paqja qofte mbi ne dhe mbi te gjitha roberit e mir te Allahut. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter perveç Allahut , dhe deshmoj se Muhammedi eshte robi dhe i Derguari i Tij."
Pas kesaj lutje thuhen salavatet qe jane: "Allahume sali ala Muhamedin ve ala ali Muhammed. Kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. Ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhammedin kema berakte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid."
Me pas mbyllet duke thene kete dua: "Allahumme rabbena atina fiddunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adheben nar. Rabbenegfirli ve li valideje ve lil muminine jevme jekumul hisab." dmth: "O Zoti yne! Na dhuro te mirat e kesaj bote te botes tjeter dhe na ruaj nga zjarri i xhehenemit! O Allah! Diten e llogaris me Fal mua, prinderit e mij dhe besimtaret!"
Me pas jepet selam (teslimi) duke shikuar cepin e supit dhe duke thene: "Es selamu alejkum ve rahmetullah" dhe e njejta gje duke kthyer koken ne cepin e supit te majte. Me kete veprim dilet (perfundon) namazi. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dalja (perfundimi) nga namazi eshte dhenia e selamit." (Ahmedi, Ibn Maxhe etj)
-Dhikri (permedja e Allahut xh.sh.) pas namazit
Ebu Hurejra r.a. tregon se disa te varfer erdhen tek Profeti Muhammed a.s dhe i thane: "Te pasurit do fitojne shkalle te larte dhe do kene kenaqesi te perheshme ne xhennet, pasi falen, agjerojne si ne por kane me shume pare me te cilat bejne haxhin dhe umren, luftojne dhe perpjeken ne rrugen e Allahut dhe japin sadaka per shkak te mundesive. Profeti Muhammed a.s. u tha: "Deshironi tju tregoj nje gje, qe nese e veproni do ti arrini ata qe ju kan kaluar? Askush nuk do ju kaloje dhe do jeni me te miret e njerezve mes te cileve jetoni, pervec atyre qe bejne keto! Dhe tha: Thoni pas faljes se cdo namazi farz 33 here secilen nga keto fjale: Subhan-Allah (Lavderuar qofte Allahu), Elhamdu lilah (Gjith falenderimet dhe lavdrimet jane per Allahun) dhe Allahu Ekber (Allahu eshte me i Madhi)." (Buhari)
2. Detyrimet (vaxhib) e namazit
Detyrimet e namazit jane: Perckatimi (nijeti) per llojin e namazit dhe numrin e rekateve (te cilat nuk behen me ze) Profeti Muhammed a.s. thote: "Cdo gje nvaret nga nijeti"(Buhari) Tekbiri fillestar nga Ebu Hamid r.a. transmetohet se; "Kur Muhammedi a.s. ngrihej per tu falur , qendronte ne kembe, ngrite duart dhe thoshte: "Allahu Ekber" (Ibn Maxxhe) .
Leximi i Fatihas Profeti Muhammed a.s. thote: "Nuk ka namaz pa kendimin e El Fatiha" (Buhari, Muslim etj) . Pas el Fatiha lexohet nje pjese tjeter nga Kur'ani. Me pas behet ulja ne ruku ku thuhet tre here: "Subhane Rabije el Adhim d.m.th; "I Lartesuar eshte Zoti im!" Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat! Perkuluni (ruku) dhe beni sexhde..." (El Haxh;7).
Me pas behet ulja ne sexhde e cila behet duke vendosur ballin dhe hunden ne toke etj. Ne sexhde thuhet tre here: "Subhane Rabije el Ala". Profeti Muhammed a.s. thote: "Kur robi i Allahut xh.sh ben sexhde, bashke me te te bejne dhe shtate pjese te tjera te trupit; 1. fytyra, 2.duart, 3.gjunjet, dhe 4. kembet." (Muslimi etj) , leximi i etihijatit Ibn Abbasi thote: I derguari i Allahut , Muhammedi a.s. na mesonte ettehijatin (teshehudin) ashtu sikurse na mesonte edhe Kur'anin, (teshehudi , pra ettehijati eshte: Et tehijatu lilahi ves-salavatu vetajibatu eslamu alejke ejuhen nebijju ve rahmetullAhi ve bereketuhu. Es selamu alejna ve ala ibadil-lahis salihin, Esh-Hedu en la ilahe il-Allah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" (Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu). Ngritja pas tehijatit (ndryshe quhet teshehudi) pa u vonuar. Kryerja e farzeve ne kohen e vet. Perfundimi i namazit duke dhene selam Profeti Muhammed a.s. thote; "Mbyllja apo dalja nga namazi eshte dhenia e selamit (teslim)"(Ahmedi, Ibn Maxhe etj).
Personi qe eshte duke u fal pas hoxhes (imam) nuk duhet te lexoje gje nga Kur'ani (pasi kete e kryen imami), ndjekja me rregullsi levizjet e imamit (pra nuk duhet te ulemi para hoxhes dhe nuk duhet te qendrojme psh ne sexhde nderkohe qe hoxha eshte ngritur), kur jemi duke fal namazin vitrit te thuhet duaja e Kunutit, kur jemi duke fal namazin e Bajrameve pervec tekbirit fillestar te behen ne cdo rekat tre tekbire ku ne rekatin e pare jane direkt pas tekbirit fillestar ndersa ne rekatin e dyte jane pas leximit te kuranit qe behet pas Fatihas (para se te ulemi ne ruku), rregullimi i safit (duke mos len vend bosh)
3. Veprimet (synetet) e namazit
Ngritja e duarve deri tek veshet gjate berjes se tekbirit fillestar , Ngritja e duarve eshte trasmetuar nga me shume se 50 sahab natyrisht dhe nga shoket me te ngusht te Profetit a.s. Menyra e ngritjes se duarve eshte: ngrija e duarve deri tek supet, me majet e gishterinjeve ne pozicionin paralel me veshet, gishtat e mendhenj ne pozicion te veshit, ndersa shuplakat drejt me supe. Sipas Neveviut; "Kjo eshte menyra se si i nderthuari Shfiu hadidhet ne lidhje me kete ceshtje dhe te tjeret thone se nje menyr e tille eshte e mire" , Vendosja e dores tek kerthiza (ne fillim e majta dhe siper saj vendoset e djathta) Xhabiri transmeton se: "Nje here Profeti Muhammed a.s. kaloi afer nje burri qe po falej me doren e majt te vendosur mbi te djathten. Profeti Muhammed a.s. ia ndau ato nga njera tjetra dhe ia vendosit doren e djathte mbi te majten." (Ahmedi) Kendimi i Subhanekes Ebu Hurera transmeton: "Kur Profeti Muhammed a.s. merrete tekibirin fillestar qendronte pak ne heshtje perpsa te fillonte me Kur'anin (El Fatihan), e pyeta per kete: Cfare thua pas tekbirit (pse qendron ne heshtje)?Profeti Muhammed a.s. i thote: Lutem, duke thene: O Allah. Me largo nga gjynahet e mija ashtu sikurse ke larguar lindjen prej perendimit. O Allah! Me pastro nga gjynahet e mia ashtu sikurse pastrohet rroba e bardhe prej njollave..."(Buhari , Muslim) Ndersa ne nje hadith tjeter permendetet lutja Subhaneke. Kenimi i Besmeles (pa ze), Te thuash Amin pas perfunditmit te El Fatihas. Ebu Hurerja r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur imami te thote: Gajril magdubi alejhim , veled daalin" ju te thoni "Amin" ! Nese kjo fjal (Amin) thuhet ne te njejten kohe kur e thone dhe meleket, personi qe e qellon kete do ti falen gjynahet e meparshme." (Buhari) , Gjate kohes se ngritjes nga rukuja pervec SemiAllahu limen hamide te thuhet "rabenna lekel hamd", duke ra ne sexhde te ulemi me gjunje (sipas Hanefis) ndersa disa te tjere thone (ulja te behet me duar), pervec "Subhane rabil adhim" dmth "Madheruar qofte i Madhi Zot nga cdo mangesi". Te thuhet mes dy sexhdeve: "rabigfirli". Me pas etehijatu thuhe pa ze , po ashtu dhe salavatet dhe duaja para selamit. Falja e namazit te behet ne ate vend ku nuk ka levizje (nese nuk ke cfare te besh, atehere vendos dicka para (kjo quhet sutre = penges) etj.
4. Veprimet e papelqyera (mekruh) gjate namazit
Keto jane veprimet e papelqyre gjate namazit: lenja e vazhibit (rregullave) te namazit me qellim, lenja me qellim e ndonje synneti, luatja me rrobat, levija me dore, kembe, kercitja e gishtave, gogesitja, hapja e gojes, berja e tekbirit fillestar apo shkuaraja ne ruku, sexhde apo dhenja e selamit para imamit gjete kohes qe jemi duke u falur pas tij, te mbeshteturit ne mur, shikimi majtas,djathtas , lart posht, falja e namazit ne rruge duke i penguar njerezit, ngrenja apo gelltitja e ndonje gjeje etj.
5. Rastet kur prishet namazi
Namazi prishte nese nuk plotesojme detyrimet (vazhimet) e namazit si psh; te flasesh, degjon ndonje lajm e te flasesh qoft dhe nese thu elhamdulilah, te besh pershendetje me duar, te lexosh pjese nga Kur'ani te cilen nuk e di mir, nese prishet abdesti prishet dhe namazi, ngrnja apo pirja gjate namazit, qeshja, leximi i Kur'anit ne ate forme qe ia ndryshon kuptimin fjales, berja e levizjeve e teprurara (psh fshin nje here ndjerset, por kjo nuk duhet bere rruge), nuk falet namaz kur lind dielli, nuk falen meshkujt dhe femrat ne te njejtin rresht, zbulimi i pjeseve te turpshme te trupit, kur dikujt i bie te fiket, ndryshimi i nijetit gjate namazit.
6. Kur mund te nderpritet namazi?
Nderpritet namazi kur ndodh dicka e papritur, psh; per shkak te zjarrit rrezikon vendi, njeriu, femija etj keto raste sipas Hanefis ndahet ne; a) nderperja e detyrueshme e namazit dhe b) namazi lejohet te nderpritet.
a). Rastet e detyruara jane: Gjate kohes qe je ne namaz te kerkohet ndihme e shpejt, derpritet namazi kur (pasi degjon zhurme si pasoj e levizjes se femijes) degjon nje zhurme e cila mund te ket ardhur nga nje pjester i familjes qe mund te jet femije ose ndonje i verber, derpritet namazi kur nena friksohet per femijen e saj, apo kur friksohet se sipasoj e ushqimit qe eshte ne gatim te ndodh ndonje derdhje qe mund te shkaktoj demtim te njerezve etj.
b) Mund ta nderpres namazin personi qe friksohet nga ndonje gje, psh eshte duke u fal ne ambjet te jasht (qoban) dhe te afrohet ujku, raste te ngjashme lejohet nderprerja e namazit.
Pervec pese koheve te namazit qe jane obligim, namazit te xhumas, pastaj namazet e Bajrameve, namazit te Teravive, namazit te Vitrit, Namazit te xhenazes kemi dhe namazet vullnetare.
7. Namazet vullnetare (nafile)
Namazet vullnetare jane namaze jo farz (jo te obliguara) te cilat ndryshe quhen namaz nafile. Namazet vullnetare e ndihmojne besimtarin ne pastrimin e tij nga gjynahet dhe fitimin e miresise se Allahut xh.sh. Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gjeja e pare per te cilen njerezit do te pyeten diten e Gjykimit (Diten e llogaris) eshte namazi farz. Dhe pse e di fort mir, Allahu xh.sh. do u thote melekeve; Shikoni robit tim namazet , a i ka kryer me perpikmeri apo i ka lene pas dore. Nese nese i ka kryes sic duhet do ti shenohen te sakta, por nese ka mangesi do i shkruhen te tilla por ketu Allahu xh.sh. u thote melekeve; Shikoni nese robi im ka fal ndonje namaz vullnetar. Nese njeriu ka fal namaz vullnetar , atehere Allahu xh.sh thote: Plotesojeni magesin e namazeve farz me namazet e tij vullnetar." (Ebu Davudi)
Per namazin vullnetar eshte mir te percaktohet nijeti dhe numri i rekateve, por dhe nese nuk behete ska ndonje problem. Neveviu thote: "Nese ndonje vendos te bej namaz vullnetar (nafile) dhe nuk ka bere nijetin si dhe nuk ka percaktuar numerin e rekateve, atehere ai te nderpres namazin pas nje rekati ose ta bej dy rekate ose tre rekate, ose sipas radhes ta ris. Nese fal namaz nafile pa ditur se sa rekat ka falur , namazi i tij eshte i vlefshem. Rreth kesaj nuk ka mendime te ndryshme. Shafit pajtohen me kete. Bejhaku trasmeton se Ebu Dherri falte shume rekate." Ka qe thone se duhet percaktuar nijeti dhe numri i rekateve.
Ne kete grup nje nder namazet me me vlere eshte namazi i nates i cili quhet "Tehexhud". Ky eshte namaz vullnetar dhe falet pas jacise dhe sabahut. Sipas trametimeve si kohe behet fjale per 1/3 e nates. Ky namaz nuk ka ndonje numer te percaktuar rekatesh. Nga Sehl ibn Sad tregohet se: "Erdh Xhebraili tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tha: O Muhammed ! Jeto sa te duash, por dije se do vdesesh. Bej cdo veper qe deshiron e per to do shperblehesh. Duaj ke te duash, por dije se do te ndahesh nga ato. Dije mire se nderi (miresia) i besimtarit eshte tek namazi i nates." Ne nje trasmetim tjeter kemi se Selman el Farisi tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Falni namazin e nates pasi ate e praktikonin njerezit e mire para jush. Ai namaz ju afron shume me Zotin tuaj. Ai namaz eshte pendim per veprat e kqia qe keni bere. Ai i fshin gjynahet tuaja dhe lagon semundjet nga trupi juaj."
Namaz tjeter vullnetar eshte namazi i paradites i cili quhet "Salatu Duha". Per kete namaz Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kerkohe nga ju dhenie sadaka nga cdo pjese e juaja. Te thuash "SubhanaAllah" eshte sadaka, "Elhamdulilah" eshte sadaka, te thuash La ilahe ilaAllah eshte sadaka. Te urdherosh per te mir eshte sadaka. Heqja e te keqes eshte sadaka. Ajo qe krahasohet me keto (apo vlen sa keto) jane dy rekate namaz te duhas." (Muslimi)
Namaz tjeter vullnetar eshte namazi i Istihares. Ky namaz ka dy rekate. Nga Buhariu tregon se Xhabiri ka thene: "Profeti Muhammed a.s. na mesonte Istiharen per te gjitha ceshtjet tona, ashtu sic na mesonte suret e Kur'anit. Ai ka porositur: Nese ndonjerin prej jush e mundon nje ceshtje (nuk i jep zgjidhje) ai duhete te fal dy rekate namaz vullnetar dhe te thote: O Allah! Une te kerkoj Ty miresi dhe ndihme, pasi Ti je i Gjithedijshmi, i Plotefuqishmi. Kerkoj prej miresise Tende te madhe , sepse Ti cakton e une jo, sepse Ti di gjithcka e une jo, Ti je i Gjithedishmi i te fshetave."
Nje namaz tjeter vullnetar eshte eshte namazi i nevojes i cili quhet Salatul Haxheh. Muhammedi a.s. ka thene: "Kush merr abdest ashtu sic duhet dhe pastaj fal dy rekate, heret apo vone Allahu do ti jape cdo gje per te cilen ai lutet." (Ahmedi - daif)
Per te mos u zgjatur po permend dhe disa namaze te tjera si: Namazi i Shiut (salatul istiska), namazi i eklipsit diellor (salatul kusuf) etj.
8. Falja e namazit kaza (me vones)
Ai qe harron te fal namazin dhe i kujtohet, ose gjate kohes qe ka hyre falja e namazit ka qene ne gjume dhe kur zgjohet i ka kaluar kohe, atehere eshte e detyrueshme falja e namazit kaza (me vones).
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjeri prej jush harron te fal namazin apo eshte ne gjume, atehere ai duhet ta fal namazin kur te kujtohet per te." (Ebu Daud)
9. Namazi i te semurit
Personi i cili eshte i semur dhe e ka te pamundur te krye faljen e namazit ne menyre te rregullt, atehere ai te falet ne ate pozicion qe mundet. Nese semundja eshte e atill qe nuk e lejon te falet ulur atehere te falet shtrire, gjate kesaj kohe levizjet e namazit te bej me shenje. Eshte pyetur profeti Muhammed a.s. nga nje sahab i cili kishte treguar se nuk mund te falet sipas rregullave te namazit. Profeti Muhammed a.s. i thote: "Nese nuk mundesh atehere falu ulur. Nese nuk mundes ta besh as kete, atehere falu shtrire." (Ahmedi, Ibn Maxhe etj) Transmetohet nga Xhabiri se nje here Profeti Muhammed a.s. beri vizite te nje i semur dhe e gjeti duke u falu ne nje jastek. Profeti Muhammed a.s. e largon anash dhe i tha: "Falu ne toke nese mundesh dhe nese jo, atehere falu me shenja dhe bej sexhden me poshte se rukuse." (Bejhakiu)
10. Namazi ne rast rreziku dhe frike
Ne raste lufte apo frike namazi falet duke marr disa masa. Allahu xh.sh. thote: "Kur te jesh ti (Muhammed) bashk me ta dhe ju fale namazin, nje grup prej jush, duke i bartur armet, le te vije e te falet me ty (grupi tjeter te bej roje), e kur te bien ne sexhde (te kryejne nje rekat), kete lete qendroj mbrapa jush (duke bere roje)e le te vije grupi tjeter, qe nuk eshte falur, e te falet me ty dhe le ti bartin armet dhe te jene ne gjendje gatishmerie." (En Nisa; 102) Ne kohe frike apo rreziku nuk mund te shkurtohet namazi i akshamit. Sipas Hanefis por dhe Malikis kemi se ne rast frike imami duhet te fal dy rekate duke e ndar xhematin ne grupe, ku nje rekat me grupin e pare dhe nje rekat me grupin e dyte. Shafiu thonte; imami mund te fal nje rekat per grupin e pare dhe dy rekat per grupin e dyte.
Nese frika eshte e jashtzakonshme namazi farz falet ne menyre individuale , normalisht duke siguruar veten.
11. Namazi i udhetarit
Per kete namaz ka disa specifika. Udhetari mund te shkurtoj namazet qe kan kater rekate. Allahu xh.sh. thote: "Kur te jeni ne udhetim , nuk eshte gjynah qe ti shkurtoni namazin." (En Nisa; 101)
Sipas Ibn el Kajim thote; "Kudo qe udhetonte Profeti Muhammed a.s. falte dy rekate per ata namase qe kishin kater, dhe kete e bente derisa kthehej ne Medine."
Qe te quhesh udhetar duhet qe ai te kete pershkruar nje distance prej tre milje, disa thone udhetar quhet ai qe ka bere me shume se tre milje, ku nje milje ka 1748 m. Nese udhetari qendron ne nje vend me shume se 15 dite atehere ai humbet statusin e udhetarit apo mysafirit. Ai qe eshte udhetar ka mundesi te perdor "mes-h" por me kush qe mes-hi te mos derbetoj ujin. Profeti Muhammed a.s. thote; "Nje udhetar mund te marre mes-h siper çorapeve (qe nuk deperton ujin kur i jep mes)per nje kohe tre ditore."
Namazi i xhumas nuk e pengon njeriun per te bere udhetim, mirepo udhetimi nuk duhet bere ne ate menyre qe cdo dite e xhuma te jete udhetim.
Namazet qe bashkohen ne udhetim jane: namazi i drekes me ikindin , namazi i akshamit me jacin. Shumca e dijetareve jane te mendimit se lejohet te bashkohen namazet gjate udhetimit. Transmetohet nga Muadhi i cili ka transmetuar se; "Profeti Muhammed a.s. ishte ne Tabuk dhe dielli kishte kaluar meridianin. Muhammedi a.s. bashkoi namazin e drekes me namazin e ikindise. Nese nisej para se dielli te kalonte meridianin, e vononte dreken deri ne kohen e ikindis. Ai bente te njejten gje edhe me namizin e akshamit dhe te jacise. Nese dielli perendonte para se ai te fillonte udhetimin, ai bashkonte namazin e akshamit me namazin e jacise. Nese ai fillonte udhetimin dhe dielli nuk kishte perenduar, atehere ai bashkonte ato me kohen e jacise." (Ebu Davudi, Tirmidhi)
Namazet mund te falen ne anije, tren e aeroplan. Ibne Umeri e ka pyetur Profeti Muhammed a.s. per namazin ne anije dhe se Profeti Muhammed a.s. i ka thene: "Nese nuk friksohesh se do te mbytesh falu ne kembe." (Hakimi) Duhet sqaruar se ne ate kohe anijet nuk kan qene ne kushtet qe ndodhen sot anijet.
12. Bashkimi i namazveve ne kohe te tjera
Bashkimi i namazeve behet sikurse permenda me siper dhe ne kohe ku kushtet natyrore jane jashtezakonisht te veshtira. Marrim shembull bashkohen dy namaze kur koha eshte me shi te jashzakonshem. Disa jane te mendimit qe bashkim i namazeve behet dhe per shkak te sumundjes.
SHPJEGIMI I DISA NAMAZEVE
-NAMAZI I BAJRAMIT
Namazi i Bajrameve eshte vazhib (detyre) per cdo person qe ploteson kushtet e namazit te xhumas. Namazi i Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit ka dy rekate. Ndryshe nga namazi i xhumas namazi i bajramit falet para hytbes (ligjerates). Namazet e bajrameve nuk kan as ezan as ikamet. Koha e namazit te bajrameve fillon 45 min pas lindjes se diellit dhe mund te falet deri para drekes.
Menyra e faljes se namazit te bajramit
Namazi i bajrameve falet me imam i cili pas tekbirit fillestar dhe thote "subhaneken" me pas imami sebashku me xhematin marrin tre tekbire (tekbiruz zeuaid). Me pas imami thote suren El Fatiha dhe me pas nje sure tjeter (preferohet surja El Ala). Me pas ulet ne ruku, me pas ne sexhde. Ne rekatin e dyte imami vijon me suren Fatiha dhe me pas me nje sure (preferohet surja El Gashije) dhe para se me ra ne ruku imami sebashku me xhematin duke ngritur duart deri tek veshet merr tre tekbire. Me pas ulet ne ruku, me pas ne sexhde dhe mbyll dy rekat duke dhene selam. Pas kesaj xhemati degjon hytben apo ligjeraten e imamit. Ne fund behet lutja e perbashket e cila shenon dhe mbylljen e ceremonin fetare te faljes se bajramit. Nese ndonjerit i ka kaluar pa falur namazit e bajramit ai nuk mund ta bej kaza pasi namazi i bajramit nuk eshte i plote nese nuk i ploteson disa kushte, psh tubimi etj. Namazi i Fiter Bajramit mund te falet deri diten e dyte, ndersa Kurban Bajrami mund te shtyhet falja e tij deri diten e trete kjo pasi ai eshte i lidhur me berjen e kurbanave. Duhet sqaruar se shtyrja e faljes se namazit te bajrameve duhet te kete kushte te forta islame ne te kunderten nuk ben.
Vonesa ne namazin e bajramit
Nese ndonjeri shkon me vones ne xhami dhe gjen imamin duke lexuar Kur'an, ai merr tekbin fillestar dhe vijon te ndjek imamin nese e kupton qe eshte ne rekatin e pare. Nese e kap namazin kur imami eshte ruku atehere ai merr tekbirin fellestar, me pas thot tekbin e rukus dhe ulet ne ruku, ndersa tekbiret e bajrameve i thote duke qene ne ruku. Nese e ze imamin pas rukus, apo ne rekatin e dyte atehere ai merr tekbirin fillestar dhe ndijek imamin dhe ne fund ai ploteson pjesen e namazit qe i ka kaluar, por tekiberet e bajramit i merr pas leximit te sures. Duhet sqaruar se nuk mund te falet namaz nafile para namazit te bajramit po ashtu edhe pas namazit te bajramit.
Dy bajramet pjese te rendesishme te tyre kan tekbirin e teshrikut i cili eshte vaxhib pas faljes se cdo farzi, vetem apo me xhemat. Dallim mes burrave dhe grave eshte se grat tekbirin e teshrikut e bejne me ze te ulet. Tekbiri i teshrikut eshte: "Allahu ekber Allahu ekber. La ilahe il-lallah, vallahu ekber Allahu ekber velilahi elhamd." Tekbiret e teshrikut fillojne faljen e namazit te sabahut, diten e arafatit dhe perfundojne ne kohen e ikindins ne diten e tret per fiter bajramin dhe diten e kater per kurban bajramin.
Disa veprime te pelqyra per festen e bajrameve
Para daljes nga shtepia per faljen e Fiter Bajramit eshte mir te hahet dicka, ndersa ne festen e Kurban bajramit eshte sunet te mos hahet gje. Fas faljes se Fiter Bajramit nuk ka pune apo rite islame pervecse urime dhe vizitat per urime. Ndersa ne festen e Fiter Bajramit te gjithe sipas mundesis kthehen ne shtepit e tyre apo vendet ku therren kurbanat per berjen (therrjen) e kurbanave. Per kete trasnmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "E para pune qe do bej sot eshte falja e Kurban Bajramit, pastaj do kthehemi ne shtepit tona dhe do therrim kurban. Kush e ben kete ka ndjek rrugen time." (Ahmedi)
Pas namazit eshte mendub (mir) te vizitoj varrezat , te vizitoj te afermit, te semuret, te jap sadaka etj.
-NAMAZI I XHENAZES
Vdekja eshte nje nga momentet me te veshtira te njeriut. Ndaj per kete moment te veshtir islami na meson qe te jemi te pergatitur, po ashtu personat qe jane prezent tek njeriu qe ndodhet ne agonin e vdekjes duhet qe te lutemi per te. Dashuria dhe respekti per personin qe eshte ne agonin e vdekjes eshte duke qendruar pran tije dhe gjate kohes qe eshte duke dhene shpirt ta ledhatosh, dhe ti kujtosh shehadetin. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te jeni pran te afermit qe po vdes kujtojani Shahadetin. Kur te vdes mbylljna syt pasi ai kur eshte duke dhene shpirt syt e tij ndjekin shpirtin teksa ai del nga trupi dhe largohet." (Ahmedi)
Vdekja eshte ai momenti qe njerezit i ben te reflektoj, ose duhet ti bej te reflektojne pasi askush nuk eshte i perjetshem ne kete bote. Ndaj nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kujtojeni shpesh ate qe ua prish rehatin, gezimin dhe ajo eshte vdekja. (Buhari,Muslim)
Çfare duhet bere kur nje person eshte ne prag te vdekjes?
Kur nje person eshte ne agonin e vdekjes, atehere duhet kujtuar atij fjalet: "La Ilahe il-lallah". Per kete profeti Muhammedi a.s. thote: "Ai qe thote "La ilahe il-lallah" ne momentin e fundit te kesaj bote pra ne momentin e dorzimit te shpirtit do te hyje ne xhennet." (Ahmedi)
Kur Ebu Talibi , xhaxhai i Profetit a.s ishte ne prag te vdekjes, Profeti Muhammed a.s. shkoi ta vizitonte dhe Ebu Talibi ndodhej ne agonin e vdekjes , ne keto momente Profeti Muhammed a.s. i tha: "O xhaxha! Thuaj La ilahe il-lallah, qe te deshmoj per ty me kete fjale, tek Allahu xh.sh." (Buhari)
Disa veprime qe duhet bere nga momenti i dorzimit te shpirtit te nje personiKur te vdes nje person duhet ti mbyllen syt duke bere kete lutje (dua):
"
Bismil-lah ve ala mil-leti resulil-lah. Allahummme jessir alejhi emruhu, ve sehhil alejhi ma baduh ve es-id-hu bi likaike, vexh al ma harexh ilejhi hajren mimma harexh anhu." e pastaj ti mbyllen nofullat si dhe mbulohet i gjithe trupi. Duart duhen te ulen posht, pra jo te vendosen siper kerthizes.
-Larja e xhenazesFillimisht duhet zgjedhur vendi ku te lahet xhenazja. Duhet te kete nje "
teneshir" ose si me than nje derras (ose vend) mbi te cilen te lahet. Duhet patjeter te mbulohen pjese e turpshme . Me pas i jepet istinxha. Me pas i jepet abdest pa ia shperlan gojen. Lahet me uje te voket (disi te nxehete) dhe sapun ose shapo. Fillimisht fillohet nga ana e djatht duke e mbeshtetur trupin ne te majte dhe e kunderta. Nese xhenazes i del dicka duhet shperla dhe nje here pas pasur nevoj per larje nga fillimi.
Tek pjeset e turpshme, larsi nuk duhet te heq mbulesen qe ndodhet mbi pjeset e turpshme plus kesaj duart duhen te jen te mbeshtjellura me nje mbulese a peshqir e me pas te laj keto pjese.
Profeti Muhammed a.s. udheronte qe i vdekuri te lahet (shperlahet) tre here madje ka transmetim qe thote edhe pese here. Ne shperlarjen e fundit Profeti Muhammed a.s. keshillon te pafrumoset "
miskul Kafur" lloj parfumi. Ndersa Shehidet nuk lahen (Ahmedi). Shehidet varrosen me rrobat e tyre. Argumenti per kete eshte transmetimi i Bejhakiut nga Iben Abbasi qe tregon : "
I Derguari i Allahut ka urdheruar qe nga deshmori te zene ne Uhud te hiqen te gjitha mjetet e hekurta, dhe mburojat dhe ti varrosin te pergjakur ne rrobat e tyre." Ai qe vdes gjate Haxhit me ihram i lahet xhenazja.
-Kush e lan trupin e xhenazes ?Xhenazja lahet nga njerzit e shtepis, pra djali, vellai por kur xhenazja eshte grua ate e lajne grat. Po ashtu kur xhenazja eshte mashkull ate e lajne vetem meshkujt, me perjashtim te rasteve kur burrit te cilit i ka vdek bashkeshortja dhe shpia nuk ka gra per ta lar atehere burri mund te laj xhenazen e bashkeshortes se tij dhe e kunderta.
-Disa rregulla qe duhet pasur parasysh
Gruja mund te laj burrin, por burri nuk mund ta laj grun. Nese ajo gruja vdes ne mes te burrave atehere kerkohet nje grua per ta la e ne kete rast nese nuk gjindet atehere i jepet tejmum. Nese gruja e vdekur e ka burrin gjalle dhe nuk gjendet grua per te lar xhenan atehere burri mund ta laj bashkeshorten e vet. E njeta gje eshte edhe per burrin. Shpenzimet e varrimit e kan per detyre ai qe kujdeset per familjen.
-Qefini i xhenazes.
Qefinosja e trupit te xhenazes eshte farz. Qefini ndahet ne tre pjese : 1.Qefini synet 2.Qefini i cili eshte i mjaftueshem dhe 3. Qefini sipas nevojes.
Ajo me te cilen myslimani duhet te percjell nje xhenaze eshte qefini i pare pra qefini synet. Qefini ndahet ne dy lloje: a). qefin per burra dhe b). qefin per gra
a).Qefini per burra
Qefini i burrave perbehet nga 3 pjese:
1. Kemisha e gjate e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2. Çarçafi i gjate prej kokes deri tek themra i cili quhet "izar".
3. Çarçafi i dyte qe eshte me i madhi qe quhet "lifafe".
Çarçafi i madh (lifafe) mbeshtjell gjithe trupin .Ai mbeshtjellet mbi koke dhe tek kembet.
b).Qefini i grave
Qefini i grave perbehet nga 5 pjese:
1. Kemisha e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2. Çarçafi i gjate prej kokes deri tek themra "izar"
3. Çarçafi i madh qe mbeshtjell turpin "lafifa"
4. Mbeshtjellsia e flokeve.
5. Fashoja e gjere sa tre pellembe e cila sherben per te mbeshtjell kraherorin . Kjo quhet "rub".
-Si duhet te jete qefi ?
Qefini mund te jete i ngjyrave te ndryshme por Profeti Muhammed a.s. ka thene: "....mbeshtjellni xhenazet me qefin te bardhe.."(Buhari) Pra sipas tradites se Profetit Muhammed a.s qefini me i pranuar eshte qefini i bardhe. Qefini mund te jete prej liri, leshi, pambuku.
-Si mbeshtjellet xhenazja?
Fillimish perpara se te levizim xhenazen bejme shtrirjen e çarçafit te madh "lafifan" me pas vendosim xhenazen ku menjehere e mbeshtjellim me çarçafin i cili duhet te jete prej kokes deri tek kembet, me pas veshim kemishen duke e mbeshtjell nga ana e djathte e duke perfunduar ne te majten. Qefini nuk ka as mang, as te qepme, as tekel thjeshte eshte cope. Per femra mbasi eshte bere mbeshtjellja me çarçafin i cili eshte i gjate nga koka deri tek kembet, i shtrim floket mbi kraheror e me pas i mbeshtjellim ato dhe pastaj mbeshtjellim kraherorin dhe me pas vjen mbeshtjellja e pergjithshme.
-Percjellja e xhenazes
Kur te filloj nxjerrja e xhenazes nga shtepia duhet te kemi parasysh keto rregulla: Te nxjerret jasht nga kater persona (meshkuj), te grihet trupi i xhanazes qe ndodhet ne tabun duke thene: "Bismilah" me pas tek myslimanet xhenazja nxjerret nga dhoma me koke. Ne vendin tone eshte ba tradit berja e homazheve ku njerezit kaloj para trupit te xhenazes por kjo nuk ka te bej me islamin. Trupin e xhenazes e mbartin vetem burrat duke filluar nga me te afermit te cilet leshojne radhe per ta mbajtur edhe te tjeret pasi mbatja e trupi te xhenazes per te tek varri eshte sevap. Kur ne nje rruge kalon trupi i xhenazes ata qe e shikojne eshte mire te bashkangjitet me njerezit qe bejn percjelljen e xhenazes, nese nuk kan mundesi atehere ta respektojne kalimin e xhenazes duke mbajtur qendrim, nese jane ul te qohet ne kembe dhe te qendroj ashtu derisa te kaloj xhenazja. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjeri prej jush shikon percjelljen e xhenazes, nese nuk e percjell dot, le te ngrihet ne kembe dhe te qendroje ashtu derisa xhenazja te kaloj." (Muslim)
Percjellja e xhenazes per tek varri eshte mire te mos vonohet. Per kete Ebu Bekri r.a. tka treguar: "Gjate percjelljes se xhenazes me Profetin Muhammed a.s. kemi ec me hapa disi te shpejte." (Davudi 3182 , Nesai 883) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: Ibn Mesudi ka thene: "E kam pyetur Profetin Muhammed a.s. mbi percjelljen e xhenazes e ai tha: "Vetem mos te jete vrapim" Ai qe merr pjes ne percjelljen e nje xhenazje merr sevape dhe kjo eshte e vleshme per burrat. Ne percjelljen e nje xhenazje marrin pjese dhe Meleket e Allahut xh.sh. (Tirmidhi 1011, Ebu Davudi 3184)
-Namazi i te vdekurit
Namazi i xhenazes eshte namaz "kifaje" d.m.th; Nese e fal nje pjese namazin e xhenazes pjesa tjeter qe nuk e fal jane te lare nga pjesa qe e ka fale namazin e xhanazes.
Menyra e faljes se namazit te xhenazes
Namazi i xhenazes nuk ka ruku dhe as sexhde. Namazi xhenazes nuk ka kohe te caktuar. Mund te falet pas nje dite, dy ,madje edhe pas nje muaji. Namazi i xhenazes falet me imam. Ne namazin e xhenazes nuk marrin pjese grate. Namazi i xhenazes i falet edhe femijeve. Muhammedi a.s. thoshte: "Femijes i falet namazi i xhenazes.". Nuk i falet namazi i xhenazes ai qe ben vetvrasje ose qe vjedh pren e luftes.
Xhenazja duhet te jete para imamit e pas imamit te jete xhemati. Qe te falet namazi i xhenazes , atehere ai duhet te jete mysliman/e. Pasi te jene plotesuar keto atehere imami pozicionohet per te bere faljen e namazit te xhenazes.
-Imami qendron drejt kraherorit te vdekurit, xhenazja duhet te kete anene e djathte nga Qabja.
-Jepen kater tekbire qe jane: Tekbiri hyrs, nders ek "subhaneke , shtihet: "ve xhene theni uke.." me pas Jepet tekbir me ze nga imai dhe lexohet pa ze surja El-Fatiha, madherohet Allahu sure , me pas tekbir po ashtu me ze nga imami dhe bejm salavat pa ze dhe pastaj perseri tekbir me ze dhe lutja per te vdekurin. Me pas jep selam ne anen e djathte duke e leshuar doren e djathe dhe jep selam ne anen e majte duke e leshuar doren e majte. Ne kete lloj menyre eshte plotesuar namazi i Xhenazes.
Nga Avf ibn Malik kemi kete dua qe Profeti Muhammed a.s thoshte:
"All-llahummegfir lehu, verhamhu ve afih, ve afu anhu, ve ekrim nezlehu, ve ves'sta med'helehu, vegsilhu, bilmai veth'thelxhi, vel berdi, ve nekihil minelha taja kema junekketh theubul ebjadu mineddenes vebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi, vezev xhen hajren min zevzhihi ve ed'hil hul xhennete ve eid'hu min adhabil kabri ve adhabin nari."
Muhammedi a.s. udheronte duke thene: "Duaja per te vdekurin duhet te jete e sinqerte."
Edhe namazi i xhenazes eshte namaz Kifaje, eshte mire qe ne namazin e xhenazes te marrin pjese sa me shume persona. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese 40 besimtare qe deshmojne dhe besojne shahadetin dhe falin namazin e xhenazes se nje personi, Zoti i ben ata ndermjeteesues per te vdekurin." (Muslim)
Pasi te jete bere falja e namazit te xhenazes dhe te ket filluar ecja per ne banesen e fundit, nuk eshte mire qe te ule me turpi i xhenazes. (Buhari, Muslim 959)
-Namazi i xhanazes Gijab (ne munges)Ne raste te vecante namazi i xhenases mund te falet edhe ne munges, Keshtu ne muajin rexhep me kthimin nga Tabuku kishte vdekur mbreti i Habeshit, ate dite Muhammedi a.s. tha: "
Faleni namazin e xhenases se vellait tuaj qe ka vdekur ne vend te larget! Shoket pyeten: Kush eshte ai? Muhammedi a.s. tha: Eshte mbreti Ashama! Sot robi i devotshem i Allahut vdiq! Kerkoni meshire nga Ai per vellain tuaj! Pastaj i falni namazin (gijab) e xhenazes." (Muslim, xhenaiz, Ahmedi)
-Pergatitja e varrit (kaber)
Varri mund te jete i thell jo me pak sa gjysma e shtatit te njeriut ne kraheror. Sa me thell te jete varri edhe me mir. Ne fund te varrit hapet nje pjse e vecante . Kjo pjese e vecante hapet nga ana e Qabes qe quhet "lahd" ku vendoset i vdekuri.
-Leshimi i xhenazes ne varr
Duhet patur kujdes qe varrimi nuk behet gjate perendimit te diellit. Muhammedi a.s. kur leshonte xhenazen ne varr thoshte: "Ne emer te Allahut, ne rruge te Allahut e sipas praktikes se te Derguarit" ose
"Bismilahi ve ala mil'leti resuli-lahi sel-lallahu alejhi ve sel-lem." Ndersa ne nje hadith tjeter thote Profeti Muhammed a.s; "Kur te leshoni te vdekurin ne varr thoni; "Bismilahi ve al sunneti resulilah d.m.th; Me emrin e Allahut e vendosim ne varr kete te vdekur duke vepruar ashtu sic ka thene i Pejgamberi."(An ebi Amri)
Fillimisht leshohet ana e djathte para ne varr. Ky eshte edhe riti fetare islam ne rast te nje vdekje.
Allahu xh.sh. na befte prej atyre me te cilet Allahu eshte i kenaqur dhe te kemi vdekje te lehte dhe te mbar!
-NAMAZI I EKLIPSIT
Namazi i eklipsit eshte namaz nafile (vullnetar) qe perbehet prej dy rekateve.Sipas transmetimit ky namaz falet me imam. Nuk ka as ezan as ikamet. Synet eshte qe ky namaz te falet nga imami i xhumase. Namazi i eklipsit mund te falet edhe vetem. Sipas Hanefise ky namaz falet pa ze pra vetem me tekbiret. Me perfundimin e namazit imami ben lutje.
-Namazi Tehexhud
Tehexhud do te thote: namaz vullnetar i cili falet para agimit. Mbi kete namaz transmeton Ibn Abbasi r.a; Sa here qe profeti Muhammed a.s. ngrihej per te falur namaz thoshte; "Allahumme ente Kajjimus semavati vel erdi ve men fihinne ve lekl hamd. Ennte Nurus semavati vel erdi ve men fihinne, ve lekel hamd, Ente Melikus semavati vel erdi ve men fihinne, ve lekel hamd. Entel Hakka ve va'dukel Hakk, ve likaauke hakkun, ve kaulke hakkun, vel xhennetu hakkun, ve naru hakkun, ve nebijjune hakkun, ve Muhammedun Sal Allahu alejhi ve selam hakkun, ves saatu hakkun! Allahumme leke eslemtu ve ilejke hakemtu. Fag fir li ma kaddemtu ve ma ah-hartu, ve ma esrertu, ve ma a'lentu. Entel Mukaddimu ve entel Muah-hiru, la ilahe il-la Ente."
D.m.th: "O Allah! Gjithe lavdrimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je mbajtesi i qiejve dhe i tokes dhe i gjithe cfare gjendet ne to. Gjithe lavderimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je Drita e qiejve dhe tokes dhe i gjithe cfare gjendet ne to. Gjithe lavderimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokes dhe i gjithe cfare gjendet ne to. Te gjitha lavderimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je i Verteti, dhe Premtimi Yt eshte i vertet, edhe takimi me Ty eshte i vertet, edhe Fjala Jote eshte e vertet, edhe xhenneti eshte i vertet, edhe zjarri (xhehennemi) eshte i vertet, edhe perjgamberet (paqja qofte mbi ta) jane te vertet, edhe Muhammedi a,s, (paqja qofte mbi te) eshte i vertet, edhe Ora (Dita e Kijametit) eshte e vertet. O Allah ! Vetem Ty te jam nenshtruar, dhe vetem Ty te kam besuar, dhe vetem tek Ti jam mbeshtetur dhe vetem Ty te pendohem, dhe vetem me Ndihmen Tende une sjell prova ndaj mohuesve, dhe vetem Ty une te zgjedh Gjykues mes nesh. Te lutem Ty qe te mi falesh gjynahet e kaluara dhe te ardhmet, cfare kam fshehur dhe cfare kam publikuar (shfaqur)! Ti je Ai i cili i ben disa njerez te perparuar dhe disa te prapambetur. Nuk ka te adhuruar tjeter te merituar pervec Teje!" (Buhari)