December 03, 2020

Pse xhamia "Sanki Yedim" ne Stamboll quhet "Zere sikur hengra" ?

Xhamia Sanki Yedim 


Kjo xhami eshte ndertuar gjate periudhes se Sulltan Sulejmanit (Kanuni) nga arkitekt Mimar Sinan. Xhamia ndodhet ne lagjen Koxha Mustafa Pasha, rruga Kerbaxhi. Xhamia Sanki Yedim ishte nje mesxhid i vogel  e ndertuar nga Keçecizade Hajredin (Hayredin) Efendi i cili ishte nje esnaf me te ardhura te mesme. Ai duke shikuar xhamit e medha qe ndertoheshin, vendos qe te ndertoj vete nje xhami. Mirepo te ardhurat ekonomike por dhe gjendja shendetesore nuk ishin ne favorin e tij per ta plotesuar kete deshire. Duke e ven re kete pamundesi, ai gjen nje zgjidhje duke kurster para duke frenuar veten ne plotesimin e nevojave te tij. Sa here qe shikonte dicka , te cilen e deshironte ju kujtonte deshira per ndertimin e xhamise dhe terhiqej duke thene: "Sanki yedim" d.m.th "Zere sikur hengra" dhe i vendoste para menjeane. Duke vepruar keshtu, pas 20 vitesh arrin te mbledh parat e mjaftueshme sa per te ndertuar xhamin duke ia arritur qellimit. Kjo u percoll tek njerezit, te cilet filluan ta quajne xhamin "Sanki Yedim"

Pergatiti
Gezim KOPANI

November 13, 2020

Si u percaktua Ezani (thirrja) per namaz ?

Minarja e xhamise se Koder Hanit - Puke

Pas faljes se xhumas se pare ne Medine , dhe pas formimit te shtetit Muhammedi a.s. ndertoj xhamin e Medines. Pervec ibadeteve, aty profeti Muhammed a.s. zhvilloj shume veprimtari dhe takime te tjera deri ne pajtimin e muhaxhireve dhe ensareve. Me stabilizimin dhe hartimin e rregullave (ligjeve) te cilat rregullonin jeten e perditshme, erdh momenti qe myslimanet te kishin thirrjen e tyre unike per namaz i cili quhet Ezan. Ne fillim myslimanet bashkoheshin per faljen e namazit pa ndonje thirrje apo njoftim prandaj kishte raste qe besimtaret vonoheshin ne kryerjen e namazit. Ne kete kohe Muhammedi a.s. filloj te diskutoj me besimtaret per gjetjen e menyres qe do bej njoftimin e besimtareve per faljen e namazit. U dhane mendime si; te ngritet nje flamur, disa than te ndizet nje zjarr, disa than per borin disa thane per kambane, mendime te cilat nuk u pranuan. Ne fund u tha qe te behet thirrje me ze.

Abdullah bin Zejd r.a. ka treguar: "Shikova nje enderr ku nje person i cili ne dore kishte nje zile, dhe me zerin e ziles ecten rreth meje. E pyeta: E shet kete zile? Me pyeti: Per cfar te duhet? i thash; Qe te therras njerezit per namaz! Ai me thote: Deshiron te te tregoj nje menyre me te mir? Sigurisht qe po i thash! Dhe ai me tha: Me ze thuaj; Allahu Ekber (4 here) dhe i tregon formen Ezanit ashtu sic thirret sot. (1) Kur u zgjova shkova tek Muhammedi a.s. dhe i tregova endrren. Muhammedi a.s. me tha: Vertet kjo eshte enderr e vertet,(dhe ky ishte shenja hyjnore ku me pare Muhammedi a.s. ishte njoftuar per menyren e thirrjes. Prandaj Profeti Muhammed a.s. tha: Kjo eshte nje enderr e vertet),  prandaj ngrihu dhe shko tek Bilali e tregoj te therras me fjalet sic te jane thene ne enderr pasi Bilali ka ze te lart. Kur Bilali filloj te therras ezanin , Umer bin El Hatabi r.a. e degjon ne me nxitim shkon tek Muhammedi a.s. ku i thote; O i dashtuni i Allahut! Pasha Allahun e kam shikuar ne enderr keti fjale. Kur e degjoj kete Profeti Muhammed a.s. tha: Falenderimi i takon Allahut xh.sh."
Ne kohen kur profeti Muhammed a.s. ishte ne Medine kishte dy mezin ; Abdullah bin Zejd dhe Abdullah bin Ummi Mektumi. Kur thirrej ezani i sabahut Bilali thoshte; :Es Salatu hajrun minen nevm dmth; "Namazi eshte me i mir se gjumi" dhe ket veprim e pelqeu profeti Muhammed a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI
______
1. Allahu Ekber (4 here), Esh-heduen laIlahe ilAllah (2 here), Esh-Heduenne Muhammeden resullAllah (2 here), Hajja alel salah (2 here), hajja alel felah (2 here), Allahu ekber (2 here) dhe La ilahe ilAllah (1 here).
Para faljes se namazit thuhet ikameti (qe dregon se namazi farz po fillon te falet) dhe ndryshimi mes Ezanit dhe Ikametit eshte: Ezani thirret me ze me qellim per ti treguar besimtareve qe ka hyre kohe e namazit, ndersa ikameti behet me ze brenda xhamis per te treguar se po fillon falja e farzit. Qe te quhet ikamet shtohen fjalet: Kat kametis salatu (2 here) qe thuhen pas fjales: "hajja alel felah". Thirrjen e ezanit dhe ikametit dhe disa lutje te tjera si psh "tespih" i ben Muezini. Diten e xhuma pervec thirrjes se ezanit , behet edhe thirrja e nje ezanit te dyte brenda xhamise. Ezani i dyte behet ne kohen kur xhemati te kete fal 4 rekat sunetet e pare , dhe ne kete kohe Muezini therret Ezanin e dyte. Kjo eshte koha kur imami ngjitet ne mimber per te mbajtur ligjeraten e xhumas.

November 12, 2020

Thenie per Shqiptaret

"Shqiptaret jane te ndershem dhe besnik, jane pak te ashper, por rrace me te bukur nuk kisha pare." (Bajron)

"Asgje me shume se sa nderi e besa nuk lypin shqiptaret." (Bajron)

"Te veshtrosh shqiptaret nder sy, njelloj si te shohesh nje shigjete te vij drejt teje." (Sulltan Mehmeti i II-te)

"Shqiptaret e kan zemren e bardhe si debora dhe syrin e zi si plumbi, plumbi ne folen e pushkes." (Princ Vidi)

"Shqiptaret jane si gjermanet. Kane te njejten fryme, te njejten origjine. Jane vetullngrysur dhe serioze. Por ky lloj serioziteti nuk eshte shperblyer kurre." (Gjermani)

"Po morre nje shqiptar ne çiflikun tend, dise se shume shpejt do te jete ai çifligari yt." (Greqi)

"Kur erdhen shqiptaret ne Kanda, edhe dimri sikur ka fillu te zbehet." (Kanada)

"Shqiptaret nuk kan kerkuar dhe pretenduar me shume se kaq; te jene te paret ne vendin e tyre. Dhe vetem kaq atyre u mjafton." (Kemal Ataturk)

"Shqiptaret nuk ta harrojne te miren qe u ke bere, por te keqen e kane cdo dite ne mendje." (Serbi)

"Bukurite natyrore te Shqiperise ia kalojne edhe atyre te Greqis klasike." (Bajron)

"Historia e botes do ishte nje grop e madhe pa pjesmarrjen e shqiptareve." (Edit Durham)

"Ne vitin 1695, gjuha shqipe quhej gjuhe themelore e kontinetit." (Gotffried Liebnitz, gjuhetar Gjerman)

"Gjuha shqipe ka qene gjuha e flotes greke." (Rein Hold)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Si pershkruhej Shqiperia dhe shqiptaret ne tekstet shkollore te Perandorise Osmane ?

Ne tekstet shkollore osmae nuk mund te thuhet se flitej hapur mbi racat dhe kombet, por kishte raste kur ne kuader te trajtimit te aspekteve te vecanta me karakter gjeografik, pershkruheshin edhe detaje me interes per kombin tone. Keshtu, ne tekstin "Gjeografia osmane 'Cografta-ti Osmani) ne te cilin trajtoheshin karakteristikat e disa krahinave dhe popujve te Perandoris, si shembull i mikpritjes dhe bujarise merrej populli shqiptar.
Mungesen e bujtineve (haneve) ne qytet shqiptare, autori e shpjegon me faktin se te ky popull kjo tradite zinte nje vend te rendesishme. Sipas tij, cdokush qe uhetonte neper Shqiperi dhe ngelte ne mes te rrugeve qofte ky mysliman ose i krishter, nese trokiste ne doeren e shqiptarit behej mysafir ne shtepin e tij.Bujtesi ishte i detyruar qe mikut t'i siguronte ushqim per aq dite sa ai do te qendronte. (1)
Ne tekstin e pare shkollor te historise osmane "Fezleke-i Tarih-i Osmani' d.m.th; (Permbledhje e Historise Osmane) qe u shkrua nga Ahemet Vefik Pasha ne vitin 1869, ne kapitullin e nente ku autori trajton periudhen e Sulltan Mehmet Fatihut II-te pershkruan shkurtimisht edhe ekspansionin e ushtrise osmane ne territoret shqiptare,(2) qendresen e njezetepesevjeçare te Skenderbeut ne malet e Shqiperise (3) dhe rrethimin e Shkodres (4)
Nje rendesi me vete ne kete tekst ka edhe fakti se ne kapitullin e gjashtembedhjete ku autori trajton  ndarjen e vjeter te Perandorise Osmane ne ejalete, Shqiperia (Arnavutluk-u) trajtohet si njesi administrative me vete, ne perberje te se ciles benin pjese sanxhaqet e Prizrenit, Shkodres, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlores, Delvines dhe Nanines. (5) Me perjashtim te Shkupit dhe Manastirit qe benin pjese ne nje njesi tjeter administrative, keto sanxhaqe qe autori i ka perfshire nen emrin " Arnavutluk " (Shqiperi) perputhen pak a shume me arealin etno-linguistik shqiptar.
Studimi i trajtimit te historise se Shqiperise dhe shqiptareve ne tekstet shkollore osmane e sidomos, prania e ketyre dy koncepteve, gjeografik-Shqiperi ( Arnavutluk ) dhe etnik-shqiptar ( Arnavutlar ), ne hartat e atlaset historiko-gjeografik,  ndonese deri tani e pahulumtuar sic duhet, na ben te konkludojme se;
a). tek elia drejtuese (politike) dhe intelektuale e Perandorise Osmane, Shqiperia si koncept gjeo-etno-linguistik ka qene perceptuar qart dhe sakt;
b). trajtimi i historise se Shqiperise si koncept gjeo-etno-linguistik dhe e shqiptareve (si p.sh. Skenderbeu dhe qendresa e tij, Ali Pashe Tepelena, veprimtaria e te cilit trajtohet shkurtimisht si nxites i popullsise se Morese ne kryengritje per te permbushur qellimet personale) (6), edhe pse si pjese integrale te historise se Perandorise Osmane nuk mund te mos kete ndikuar si te nxenesit osmane ashtu edhe te nexenesit shqiptare qe studionin ne shkollat osmane per te krijuar nje perfytyrim gjeo-etno-linguistik objektiv, qe me vone , me lindjen e frymes kombetare, do te shnderrohet ne vetedije nacionale.

Marr nga nje pjese e shkrimit te Dr. Hasan Bello me titull: "Moderniteti dhe ideologjia ne tekstet shkollore te Perandorise Osmane (Shqiperia dhe Shqiptaret ne tekstet e shkollave osmane)", botuar ne revisten Zani i Nalt fq. 86-95.

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Ahmet Celal, Cografya-yi Omsani, Istanbul 1311, s. 86-87.
2. Ahmet Vefik Pasa , "Fezleke-i Tarih-i Osmani", (Yayina Hazirlayan; Sakir Babacan Istanbul; Bogaziçi Yayionlari, 2011, s. 101).
3. Po aty, s. 102
4. Po aty, s. 104-105.
5. Po aty, s. 150