Ne tekstet shkollore osmae nuk mund te thuhet se flitej hapur mbi racat dhe kombet, por kishte raste kur ne kuader te trajtimit te aspekteve te vecanta me karakter gjeografik, pershkruheshin edhe detaje me interes per kombin tone. Keshtu, ne tekstin "Gjeografia osmane 'Cografta-ti Osmani) ne te cilin trajtoheshin karakteristikat e disa krahinave dhe popujve te Perandoris, si shembull i mikpritjes dhe bujarise merrej populli shqiptar.
Mungesen e bujtineve (haneve) ne qytet shqiptare, autori e shpjegon me faktin se te ky popull kjo tradite zinte nje vend te rendesishme. Sipas tij, cdokush qe uhetonte neper Shqiperi dhe ngelte ne mes te rrugeve qofte ky mysliman ose i krishter, nese trokiste ne doeren e shqiptarit behej mysafir ne shtepin e tij.Bujtesi ishte i detyruar qe mikut t'i siguronte ushqim per aq dite sa ai do te qendronte. (1)
Ne tekstin e pare shkollor te historise osmane "Fezleke-i Tarih-i Osmani' d.m.th; (Permbledhje e Historise Osmane) qe u shkrua nga Ahemet Vefik Pasha ne vitin 1869, ne kapitullin e nente ku autori trajton periudhen e Sulltan Mehmet Fatihut II-te pershkruan shkurtimisht edhe ekspansionin e ushtrise osmane ne territoret shqiptare,(2) qendresen e njezetepesevjeçare te Skenderbeut ne malet e Shqiperise (3) dhe rrethimin e Shkodres (4)
Nje rendesi me vete ne kete tekst ka edhe fakti se ne kapitullin e gjashtembedhjete ku autori trajton ndarjen e vjeter te Perandorise Osmane ne ejalete, Shqiperia (Arnavutluk-u) trajtohet si njesi administrative me vete, ne perberje te se ciles benin pjese sanxhaqet e Prizrenit, Shkodres, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlores, Delvines dhe Nanines. (5) Me perjashtim te Shkupit dhe Manastirit qe benin pjese ne nje njesi tjeter administrative, keto sanxhaqe qe autori i ka perfshire nen emrin " Arnavutluk " (Shqiperi) perputhen pak a shume me arealin etno-linguistik shqiptar.
Studimi i trajtimit te historise se Shqiperise dhe shqiptareve ne tekstet shkollore osmane e sidomos, prania e ketyre dy koncepteve, gjeografik-Shqiperi ( Arnavutluk ) dhe etnik-shqiptar ( Arnavutlar ), ne hartat e atlaset historiko-gjeografik, ndonese deri tani e pahulumtuar sic duhet, na ben te konkludojme se;
a). tek elia drejtuese (politike) dhe intelektuale e Perandorise Osmane, Shqiperia si koncept gjeo-etno-linguistik ka qene perceptuar qart dhe sakt;
b). trajtimi i historise se Shqiperise si koncept gjeo-etno-linguistik dhe e shqiptareve (si p.sh. Skenderbeu dhe qendresa e tij, Ali Pashe Tepelena, veprimtaria e te cilit trajtohet shkurtimisht si nxites i popullsise se Morese ne kryengritje per te permbushur qellimet personale) (6), edhe pse si pjese integrale te historise se Perandorise Osmane nuk mund te mos kete ndikuar si te nxenesit osmane ashtu edhe te nexenesit shqiptare qe studionin ne shkollat osmane per te krijuar nje perfytyrim gjeo-etno-linguistik objektiv, qe me vone , me lindjen e frymes kombetare, do te shnderrohet ne vetedije nacionale.
Marr nga nje pjese e shkrimit te Dr. Hasan Bello me titull: "Moderniteti dhe ideologjia ne tekstet shkollore te Perandorise Osmane (Shqiperia dhe Shqiptaret ne tekstet e shkollave osmane)", botuar ne revisten Zani i Nalt fq. 86-95.
________
1. Ahmet Celal, Cografya-yi Omsani, Istanbul 1311, s. 86-87.
2. Ahmet Vefik Pasa , "Fezleke-i Tarih-i Osmani", (Yayina Hazirlayan; Sakir Babacan Istanbul; Bogaziçi Yayionlari, 2011, s. 101).
3. Po aty, s. 102
4. Po aty, s. 104-105.
5. Po aty, s. 150