November 13, 2020

Si u percaktua Ezani (thirrja) per namaz ?

Minarja e xhamise se Koder Hanit - Puke

Pas faljes se xhumas se pare ne Medine , dhe pas formimit te shtetit Muhammedi a.s. ndertoj xhamin e Medines. Pervec ibadeteve, aty profeti Muhammed a.s. zhvilloj shume veprimtari dhe takime te tjera deri ne pajtimin e muhaxhireve dhe ensareve. Me stabilizimin dhe hartimin e rregullave (ligjeve) te cilat rregullonin jeten e perditshme, erdh momenti qe myslimanet te kishin thirrjen e tyre unike per namaz i cili quhet Ezan. Ne fillim myslimanet bashkoheshin per faljen e namazit pa ndonje thirrje apo njoftim prandaj kishte raste qe besimtaret vonoheshin ne kryerjen e namazit. Ne kete kohe Muhammedi a.s. filloj te diskutoj me besimtaret per gjetjen e menyres qe do bej njoftimin e besimtareve per faljen e namazit. U dhane mendime si; te ngritet nje flamur, disa than te ndizet nje zjarr, disa than per borin disa thane per kambane, mendime te cilat nuk u pranuan. Ne fund u tha qe te behet thirrje me ze.

Abdullah bin Zejd r.a. ka treguar: "Shikova nje enderr ku nje person i cili ne dore kishte nje zile, dhe me zerin e ziles ecten rreth meje. E pyeta: E shet kete zile? Me pyeti: Per cfar te duhet? i thash; Qe te therras njerezit per namaz! Ai me thote: Deshiron te te tregoj nje menyre me te mir? Sigurisht qe po i thash! Dhe ai me tha: Me ze thuaj; Allahu Ekber (4 here) dhe i tregon formen Ezanit ashtu sic thirret sot. (1) Kur u zgjova shkova tek Muhammedi a.s. dhe i tregova endrren. Muhammedi a.s. me tha: Vertet kjo eshte enderr e vertet,(dhe ky ishte shenja hyjnore ku me pare Muhammedi a.s. ishte njoftuar per menyren e thirrjes. Prandaj Profeti Muhammed a.s. tha: Kjo eshte nje enderr e vertet),  prandaj ngrihu dhe shko tek Bilali e tregoj te therras me fjalet sic te jane thene ne enderr pasi Bilali ka ze te lart. Kur Bilali filloj te therras ezanin , Umer bin El Hatabi r.a. e degjon ne me nxitim shkon tek Muhammedi a.s. ku i thote; O i dashtuni i Allahut! Pasha Allahun e kam shikuar ne enderr keti fjale. Kur e degjoj kete Profeti Muhammed a.s. tha: Falenderimi i takon Allahut xh.sh."
Ne kohen kur profeti Muhammed a.s. ishte ne Medine kishte dy mezin ; Abdullah bin Zejd dhe Abdullah bin Ummi Mektumi. Kur thirrej ezani i sabahut Bilali thoshte; :Es Salatu hajrun minen nevm dmth; "Namazi eshte me i mir se gjumi" dhe ket veprim e pelqeu profeti Muhammed a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI
______
1. Allahu Ekber (4 here), Esh-heduen laIlahe ilAllah (2 here), Esh-Heduenne Muhammeden resullAllah (2 here), Hajja alel salah (2 here), hajja alel felah (2 here), Allahu ekber (2 here) dhe La ilahe ilAllah (1 here).
Para faljes se namazit thuhet ikameti (qe dregon se namazi farz po fillon te falet) dhe ndryshimi mes Ezanit dhe Ikametit eshte: Ezani thirret me ze me qellim per ti treguar besimtareve qe ka hyre kohe e namazit, ndersa ikameti behet me ze brenda xhamis per te treguar se po fillon falja e farzit. Qe te quhet ikamet shtohen fjalet: Kat kametis salatu (2 here) qe thuhen pas fjales: "hajja alel felah". Thirrjen e ezanit dhe ikametit dhe disa lutje te tjera si psh "tespih" i ben Muezini. Diten e xhuma pervec thirrjes se ezanit , behet edhe thirrja e nje ezanit te dyte brenda xhamise. Ezani i dyte behet ne kohen kur xhemati te kete fal 4 rekat sunetet e pare , dhe ne kete kohe Muezini therret Ezanin e dyte. Kjo eshte koha kur imami ngjitet ne mimber per te mbajtur ligjeraten e xhumas.