August 06, 2021

Xhemal Naipi përfaqësoi Myftinë e Pukës në kongresin e parë të myslimanëve në vitin 1923

Hafiz Xhemal Naipi

Xhemal Naipi lindi ne nje familje te vjeter te qytetit te Shkodres ne vitin 1887. Arsimin fillor dhe te mesem e mori ne vendlindje ndersa te larten per teologji dhe jurisporndence ne Stamboll. Sipas te dhenava ai ka qene edhe hafiz i Kur'anit te bekuar. Pas perfundimit te studimeve nder vite Xhemal Naipi ka kryer disa detyra si: Kadi, Myfti i Shkodres, Deputet, po ashtu Xhemal Naipi ka qene Kryetar i pare i Parlamentit pluraris te Republikes se Shqiperise. (1) Me krijimin e Komunitetitn Mysliman te Shqiperise ne vitin 1923, hafiz Xhemal Naipi perfaqesoi Myftinin e Pukes si delegat i saj. Gjate kesaj kohe ai behet drejtor i pergjithshem i vakfeve prane KMSH-se. (2) Sistemi komunist me vendim te Gjykates ushtarake Shkoder e denoi me vdekje (vendim nr.218, dt.23.6.1947) vendim qe me vone u kthye me burgim te perjetshem. Hafiz Xhemal Naipi vdiq ne vitin 1955.
Pas vdekjes H.Xhemal Naipi eshte dekoruar me urdherin Klasi i pare me motivacion: "Per veprimtari patriotike te klasit I" si dhe medaljen: "Pishtar i demokracise."

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Prof. Faik Luli , gazeta Drita Islame, 100-1996.
2. Porf.Ali Basha , Islami ne Shqiperi gjate shekujve fq.127.

Hafiz Xhemal Naipi

August 05, 2021

Lutja per shi

Ndryshe namazi i shiut quhet Salatul Istiska dmth lutja per kerkimit e shiut (apo ujit) por lutja per leshimin e shiut mund te behet edhe pa namaz duke ngritur duart me shpin nga qielli dhe me pas thuhet lutja per leshimin e shiut. (1) Namazi apo lutja behet ne cfardo kohe me perjashtim te kohrave ne te cilat nuk lejohet falja e namazit.  Namazi i shiut falet ne kohe thatesirash te medhe dhe te mungeses se shiut. Ky namaz falet keshtu:

Namazi i shiut mund te falet me imam , duke fal keshtu dy rekate. Ne rekatin e pare pas sures Fatiha imami thote suren el Ala. Ne rekatin e dyte pas sures Fatiha thote suren el Gashije. Kendimi i ketyre dy sureve pas Fatihas nuk eshte kusht, por eshte nje praktik e njohur, gjithsesi pervec ketyre dy sureve pas Fatihas lejohet te kendohet cfadro pjese tjeter te Kur'anit. 
Ibn Abasi r.a. trensmeton se; "Profeti Muhammed a.s. nje rast per te falur namazin e istiskas doli jasht nga shtepia me rroba modeste dhe fali dy rekate namaz ashtu sic falte Bajramin, por nuk mbajti ndonje hytbe te ngjashme." (Tirmidhi)

Nga Aishja r.a. tregohet se: "Nje here njerezit erdhen dhe iu ankuan Profetit Muhammed a.s. per mungesen e shiut . Keshtu profeti a.s. urdheroj mbajtjen e nje ligjerimi. Kur profeti Muhammed a.s. hypi ne mimber caktoj nje dite kur njerezit te mblidhen per te bere dua. Keshtu ne diten e caktuar dielli rezatonte, profeti a.s. doli jasht ne driten e diellit dhe u ul ne mimber. Pasi madheroj Allahun xh.sh. tha: "Ju me jeni ankuar per thatesire ne vendin tuaj, por ju jeni urdheruar nga Allahu qe t'i luteni Atij (Allahut) dhe Allahu u ka premtuar se do t'u pergjigjet lutjeve tuaja (pra lutjes per leshimin e shiut)." Pastaj Profeti Muhammed a.s. tha: "Te gjitha falenderimet, lavderimit i takojne Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit, Sunduesit te Dites se Gjykimit! Nuk ka zot tjeter pervec Allahut , i Cili ben ate qe deshiron. O Allah, nuk ka zot tjeter pervec Teje! Ti je i Pasur dhe ne jemi te vafer. Lesho shi mbi ne dhe beje ate burim fuqie dhe kenaqesie per ne!"
Pastaj ngriti duart dhe vazhdoi te lutej. Pastaj ua ktheu shpinen njerezve veshi xhytben nga ana e djathte dhe e majt dhe ngriti duart perseri. Ne perfundim ai u kthye nga njerezit dhe me pas fali dy rekate namaz. Ne kete moment Allahu xh.sh. formoi nje re e cila shoqerohej me bubullime dhe vetetim. Aq shpejt dhe shume shi filloj saqe profeti shikoj njerezit duke vrapuar per ne strehime. Ne kete rast nga gezimi profeti Muhamemd a.s. qeshi aq shume saqe tregohet se ju duken dhemballet. Ne kete cast ai tha shehadetin." (Ebu Davudi)

Lutja per shi mund te behet dhe me rastin e faljes se namazit te xhumas dhe jo vetem. Ne kete rast imami ben duan e shiut gjate hytbnes se xhumas dhe xhemati thote Amin. Kjo argumentohet nga hadithi i Buhariut e Muslimit se: "Nje here profeti a.s. po mbate hytben e xhumas dhe brenda hyn nje burr dhe i drejtohet profetit a.s.: O i Derguari i Allahut, pasuria jone u shkaterrua dhe nuk kemi me cfare te shesim.  Lute Allahun qe te leshoj shi. Ne kete rast Profeti a.s. ngriti duart dhe tha; "O Allah ! N jep ne shi! dhe kete e tha tre here." Enesi thote: "Pasha Allahun ! Kur ndodhi kjo nuk kishte asnje re ne qiell. Pas kodres shfaqet nje re qe duket si mburoje. Ajo arriti shpejt ne mesin e qeillit, u hap dhe filloj te bjere shi. Pasha Allahun per nje nje jave nuk kemi shikuar diell. Ne xhuman tjeter ndodhi qe profeti a.s. ishte ne mimber ku hyri nje burri dhe i thote; Begatit e bereqetet tona moren fund dhe rruget jane bere te pakalueshme. Lute Allahun qe ta pushoje shiun. Me kete rast profeti a.s. ngriti duart dhe tha: "O Allah! Rreth nesh dhe jo mbi ne (pra leshoje shiun ne kodra qe mos te shkaktoj dem). O Allahu leshoje ate ne kodra dhe male, ne fund te lendinave dhe te plantacioneve." Shiu pushoi dhe ne te gjithe dolem jasht ne diell.

Ne nje rast tjeter vjen tek profeti profeti Muhammed a.s. nje beduin dhe i thote: O resulluah! Vi nga nje vend qe nuk kan ushqim dhe kuajt e tyre nuk mund te levizi as bishtin per shkak te dobesise dhe kjo per shkak te thatesires se madhe. Ne kete rast profeti a.s. u ngjith ne mimber, falenderoj dhe madheroj Allahut dhe tha: "O Allah! Na lesho shi te mir i cili ka me vete te mira dhe prodhues, nje shi te bollshem. Leshoje tani dhe jo me vone!" Me pas profeti a.s. zbriti nga mimberi. Pas kesaj filloj shiu dhe njerezit erdhen nga cdo ane duke thene se u ngjallem nga shiu qe ra. (Ibn Maxhe etj)

Po ashtu kemi tranmsetimin e Shurahbi ibn Simti i cili i ka thene Kab ibn Murras: "O Kab na trego dicka nga i Derguari Muhammed a.s. Kabi paska fillu te tregoj se: "Nje njeri shkoi tek Profeti a.s. dhe i tha ta lus Allahun per leshimin e nje shiu ne vendin e fisit Mudar. E degjova Profetin a.s. ti thote: Ti je burre i guximshem. Kerkon qe une te lutem per fisin Mudar? Ai i thote: Po! Ju i kekeni kerkuar Allahut fitore dhe ke fituar. Ju i luteni Allahut dhe Ai ju pergjigjet lutjeve tuaja! Ne kete rast Profeti a.s ngriti duart dhe tha: "O Allah! Na jep neve shi te bereqetshem, te mir dhe prodhues, shi te bollshem, leshoje tani dhe jo me vone. Te jet shi i dobishem dhe jo i demshem!" Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen profetit a.s. Nuk kalon shume kohe kur paraqitet nje njere te ankohet per shiun e tepert. Me kete rast Profeti a.s. tha: "O Allah! Rreth nesh dhe jo mbi ne (leshoje shiun rreth nesh dhe jo mbi ne dmth qe te mos jet i demshem)! Ret filluan te shperndahen sa djathtas e majtar. (Ahmedi etj)

Nje nga lutjet apo duat e kerkimit te shiut eshte: "Allahumme eskina gajthen mugithen meri en meri an nafian gajre darrin axhilen gajre axhilin." dmth; "O Allah! Te lutem na leshi shi te dobishem dhe jo te demshem, tani dhe jo me vone apo te vonuar!"(Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim Kopani

Ngjarje ne lidhje me duan e shiut: Sulejmani a.s. dhe milingona qe lutej per shi


________
1. Ka shpjegime qe thone: "Kur behet fjale per mbrotje nga ndonje e keqe , psh per ruajtjen e shtepis atehere duart duhet drejtuar nga qielli nga ana e shpines se tyre. Nese lutja ka te bej per kerkim bereqeti, psh atehere duart duhen drejtuar nga qielli nga ana e brendshme e tyre."


Duaja e shiut (namazi istiska)

Nje nga lutjet apo duat e kerkimit te shiut eshte: "Allahumme eskina gajthen mugithen meri en merian nafian hajre darrin axhilen gajre axhilin." dmth; "O Allah! Te lutem na lesho shi te dobishem dhe jo te demshem, tani dhe jo me vone apo te vonuar!" (Ebu Davudi)

Ne nje trasmetim kemi se: "Nje beduin paraqitet tek Profeti Muhammed a.s. dhe i thote; "O Resulullah! Vi nga nje vend qe nuk ka ushqim dhe kuajt ne kete vend nuk mund te levizin as bishtin aq te dobet jane dhe kjo per shkak te thatesires se madhe. Ne kete rast Profeti a.s. u ngrit ne mimber, madheroj dhe falenderoj Allahun dhe beri kete lutje: "O Allah! Na lesho shi te mire i cili ka me vete te mira dhe eshte prodhues, nje shi te bollshem. Leshoje tani dhe jo me vone! Me pas Profeti a.s. zbriti nga mimberi. Pas kesaj filloj shou dhe njerezit erdhen nga cdo ane duke thene se u ngjallem nga shiu qe ra." (Ibn Maxhe etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 30, 2021

Kur Allahu e do dike


Kush deshiron te fitoj dashurin e Allahut xh.sh. le te bej pune te mira vullnetare pasi Allahu do jet prane tij. Mbi kete Profeti Muhammed a.s. tregon se Allahu xh.sh thote:
"Robi im vazhdon te me afrohet vullnetarisht me pune te mira , derisa ta dua ate. Kur Une (Allahu) e dua ate, Une (Allahu) do jem degjimi i tij me te cilin degjon, shikimi i tij me te cilin shikon, dora e tij me te cilen godet dhe kemba e tij me te cilen ece. Po te kerkoj dicka nga Une (Allahu) , do t'ia jepja." (Buhari) 

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Kur Allahu e do dike nga njerezit (roberit e tij) , Allahu e thirr melekun Xhebrail a.s. dhe i thote: "Une e dua filanin, keshtuqe duaje dhe ti! Xhebraili e do ate, dhe ne te njejten kohe u thote banoreve te qiellit: Allahu e do filinin keshtuqe duajeni dhe ju! Ne kete menyre banoret e qiellit do e duan ate. Ai behet i pranuar dhe nga banoret e tokes. Nese Allahu nuk e do dike nga njerezit (roberit e tij), Ai e thirr melekun Xhebrail a.s. dhe i thote: Une nuk e dua filanin, keshtuqe dhe ju mos e duani ate. Pastaj Xhebraili a.s.  nuk do ta duaj ate, per te vijuar me banoret e qiellit te cilet nuk do ta duan ate po ashtu dhe banoret e tokes." (Muslimi) 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Qeveria e pare e zgjedhur e shtetit Shqiptarë

Kjo eshte qeveria e pare e dalur nga zgjedhjet e para te zhvilluara ne Republiken e Shqiperise. Fotografia eshte e vitit 1921.

Pergatiti
Gezim KOPANI


July 29, 2021

Lutja kur del dhe hyn ne shtepi


Lutja kur te dalesh nga shtepia

Profeti Muhammed a.s. thoshte kete lutje kur dilte nga shtepia: "Bismilahi tevekeltu alallahi ve la havle ve la kuvvete il-la bilah." d.m.th; "Me emrin e Allahut, i jam mbeshtet Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pos me vullnetin e Allahut." (Ebu Davudi)

Lutja kur te hysh ne shtepi

Profeti Muhammed a.s. kur hynte ne shtepi thote kete dua: "Allahumme inni eseluke hajrel mevlexhi ve hajrel mahrexhi. Bismilahir velexhna ve bismilahi harexhna ve alallahi rabbina tevekelna." d.m.th; "O Allahu im! Kerkoj te me mundesosh hyrjen dhe daljen e hajrit. Ne emrin e Allahut yme dhe me emrin e Allahut dalim dhe ne Allahun jemi mbeshtetur." (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI