May 24, 2022

Lutja kur arrin në ndonjë vend

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjeri prej jush, pasi arrin ne nje vend  dhe thote kete lutje: "Eudhu bi kelimatil lahit tamati min sherri ma halek" dmth; "Me ndihmen e fjaleve te larta te Allahut kerkoj mbrojtje nga e keqja e atij qe Ai e krijoi) per aq kohe qe do qendroje aty, nuk do ta gjej asnje e fatkeqsi." (Ibn Maxhe)

Pergatiti
Gezim KOPANI

May 16, 2022

Hapat e Bilalit në xhennet



Nje here i habitur profeti Muhammed a.s. i thote Bilalit;
-O Bilal! Mbrem ne ender, degjova ne xhennet perpara meje zhurmat e hapava te tua. Çfare te mire ke bere qe hyre ne xhennet para meje?
Bilali tha:
-O i derguari i Allahut (Ja Resullah!) Kurdo bej ndonje gjynah te vogel menjehere ngrihem dhe fali dy rekate namaz. Dhe kur me prishet abdesti menjehere marr abdest.
Profeti Muhammed a.s. pasi degjoj kete tha:
-Ja, pra per kete arsye! (Ibn Huzejme)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Kontributi i myslimanëve në mjekësi

Nder mjeket me te njohur te Kalifatit Lindor nen udheheqjen abasite ka qene edhe El Razi i cili e ka dalluar fruthin nga lia e madhe, dhe Ibn Sina (lat. Avicena). "Princi i mjekeve", i cili u perpoq te bente te pamunduren per te arritur kodifikimin e mjekesise duke i harmonizuar elementet e saj me sistemet e Galenit dhe te Aristotelit. Megjithate, veprat e tij paten ndikim me shekuj ne Europe. 
Ne kalifatin Perendimore nen sundimin e Umajideve ka jetuar kriku me i madh Abdul Melik ibn Zuhr (lat Avonzoar) nga Kordoba (vdekur me 1162). Ai ka qene nje nder mjeket qe disa shekuj me heret i kane paraprire renesances europiane duke iu kundervene guximshem shkrimeve dhe qendrimeve te Galenit. Disa skolastike mysliman i nxoren penet e veta dhe u radhiten pas udheheqesit te tyre te Derguarit te Allahut a.s. dhe udhezimeve te tije ne mjeksi. Nder ata, ketu eshte me rendesi te permendim Hunejn ibn Ishak (lat. Joanitus 800-873), i cili ka shkruar disa trajtesa ne te cilat ka kmentuar udhezimet e te Derguar te Allahut. Ai eshte i njohur veçanarisht per lirin e tij oftalmologjia (semundjet e syrit) me titull: "Al Ashr makalat fi al Ajn  d.m.tj; Dhjete trajtesa mbi syrin". 
Ketu eshte me rendesi gjithashtu te permendim Muhammed ib Zekerije el Razi (lat. Rhazes, 865-925), vepra kryesore e te cilit eshte "El Xhudari vel Hasba d.m.th; Lija e madhe dhe Fruthi", konsiderohet vepra me e vjeter e ketij lloji. Ne kete veper ai e pershkruan themelin e diagnostikimit mes ketyre semundjeve. El Raziu ka shkruar gjitashtu librin mbi semundjet e femijeve dhe sipas mendimit te shumces, ai konsiderohet si babai i pediatrise. 
Historia ka shenuar gjithashtu vepren e Ebu el Hasan el Muhtar ibn Butlanit (lat. Elluxhasen Elimithar, vdekur me 1065) me titull: "Tedhkir el Kah-halin dm.th; Shenime per oftamologe", qe eshte vepra me e vjeter arabe mbi oftalmologjine.
Pastaj vjen Abdul Melik ibn Zuhr (lat. Avenzoar, 1091-1162), mjeku i pare i cili ka trajtuar dhimbjet e eshtrave dhe shkaktarin e zgjebes "Suubat el Xhereb" latinisht; "Acarus scabici". Ai ka qene i njohur edhe per vepren e tij "Al Tejsir fi el mudaveh vel tadbir d,m.th; Thjeshtesimi i terapetikes dhe dietes".
Ali ibn el Abbas (lat. Haly Abbas, vdekur me 994), ka qene gjithashtu edhe me titull tjeter "Kamil el Sana el Tibbijjah d.m.th Libri mbreterir, latinisht; latinisht; "Liber regius". Liri permban trajtimin e hollesishem shkencor dhe praktik ne mjeksi, me te cilin ai krahason dietetiket dhe materien mjeksore (materia medica), me te cilin dha kontributin e vet ne konceptin rudimentar te qarkullimit kapilar. 
Ketu duhet permendur gjithashtu filozofin e shquar islame dhe komentuesin Ibn Rushdi (lat. Averoes, 1126-1198), me vepren kryesore enciklopedike-mjeksore "El Kullijat fi el tibb d.m.th; Gjerat e pergjithshme ne mjekesi", e njohim funksionin e retines dhe ndikimin e imunitetit ne rastin e lise se madhe. 
Ne shek. XIII ka jetuar Ali ibn el Nafis (1210-1288), i cili ka shkruar vepren "Sharh Tashrih el Kanun d.m.th; Koment ne analizen e Kanunit te Ibn Sinait), i cili ka mbetur i njohur per perparimin e pershkrimit te arkullimit te pulmonal te gjakut, tre shekuj para pershkrimit nga portugezi Servetus, te cilit i eshte pershkruar ky zbulim.
Shekulli XII e njerr gjithashtu historianin me te njohur te mjeksise M. Ibn Ebi Usajbi (1203-1270), me vepren e tij kapitale "Ujun el Enba fi tabakat al Atibba d.m.th; Birimet e te dhena per llojet e mjekeve". Kjo veper eshte permbledhje e hershme me 400 biografi te mjekeve arab dhe grek.
Ne fund, kjo liste e pjesshme e mjekeve te njohur islame dhe kontributi i tyre ne fushat e mjekesise nuk mund te mbyllet pa i permendur disa nga veprat me te hershme te "Princit te mjekeve" Ebu Ali el Husejn ibn Sina (lat. Avicena , 980-1037), i cili eshte cituar nga shumica e skolastikeve te hershem e te permendur.  Ibn Sina ka permbledhur shkencen e mjeksise te kohes se tij ne nje veper enciklopedike, te cilen e ka quajtur "Kanun fi el Tibb d.m.th; Ligji i Mjeksise". Ky liber eshte perkthyer disa ne gjuhen latine dhe ka ndikuar ne shume gjenerata te studenteve te mjekise ne Europe. Ibn Sina ka shkruar gjithashtu vepra me titull: "Kitabul Shifa d.m.th; Libri i sherimeve", "El Advije el Kalbijja dm.th; Ilaçet e zemres", dhe "Kitabu Kulanxh d.m.th; Libri i dhimbjeve ne zorre".
Keto jane vetem disa nga veprat e shumta qe mbajne emrin e Ibn Sines. Ai ka qene dy here minister i Hamadanit, ndersa kater muaj ka qene i burgosur per shkak te bindjeve te tij politike. Doktori Kruger , M.D. ka thene per Ibn Sinen; "Pervoja e tij mjeksore ne pikpamje trashendentale eshte me e madhe se ajo e Galenit.. (ai) demostron nje mendje te Getes dhe ka pasur nje gjenialitet sikur te Leonardo da Vinçit." (C.Kruger, M.D. Springfild, III, Charls C. Thomas, 1963).
Shkeputur nga libiri: "Mjeksia e te Derguarit Muhammed a.s." Ibn Kajim el Xhevzi, pershatur ne shqip nga Ali F. Iljazi
Publikuar ne webin; islamgjakova.net.


May 13, 2022

Lutje në raste fatkeqsie , brenge apo pikëllimi

Lutja ne rast te ndonje fatkeqsije apo problem (bela) te kesaj bote. 
Nje here profeti Muhammed a.s. u thote shokeve; A deshironi tju mesoj diçka? Ata thane: Po! Kur ndonjerit prej jush i ndodh ndonje fatkeqsie apo problem (hall, bela) te kesaj bote le bej kete dua (lutje) qe te gjej zgjidhje. "La ilahe il-la ente, subhaneke, inni kuntu minedhdhalimin" d.m.th; "Nuk ka Zoti tjeter perveç Teja Allah! I lavderuar qofsh! Me te vertet une kam gabuar ndaj Teje!"
Kjo eshte lutja (duaja) e profetit Junus a.s. kur ai ishte ne barkun e balenes. (Hakimi)

Nje here ne xhami profeti Muhammed a.s. e shikon te merzitur Ebu Umamen. Profeti a.s. i tha: Deshiron ti mesoj disa fjale me te cilat nese i thua Allahu xh.sh. do ti largoj brengat dhe do te ndihmoje. Po i thote Ebu Umame! Profeti a.s. tha: Kur te zgjohesh dhe kur te biesh ne gjume do dite ne mengjes dhe ne mbremje thuaj kete lutje: "O Zoti im! Kerkoj nga Ti te me mbrosh prej brengave dhe pikellimit. Te me mbrosh nga paaftesia dhe dembelizmi! Te me mbrosh prej frikes dhe kopracise!  Te me mbrosh te mos mbulohem me borxhe dhe njerezit me me bejne dem!" (Ebu Daudi)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Agjërimi pas ramazanit - Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit

Fotografi e bere gjate hytbes se Fiter Bajramit ne xhamin e qytetit Puke. Date; 02.05.2022

Nder sevapet e medha qe myslimani mund ti marr eshte agjerimi i gjashte diteve te muaji sheval. Keto gjashte dite mbahen me agjerim pasi te kete kaluar feste e Fiter Bajramit.
Per kete Ebu Eju Ensari thote se: E ka degjuar Profetin a.s. te thote: "Kush agjeron muajin ramazan dhe e pason me agjerim gjashte dite nga muaji sheval, eshte sikur te kete agjeruar gjithe jeten." (Muslim)

Pasi myslimanet te kene festuar festen e Fiter Bajramit eshte sunet te agjerojne gjashte dite te Shevallit. Ne nje transmetim nga Ahmedi kemi hadithin qe Theuban tregon se ka degjuar profetin Muhammed a.s. te thote: "Kush agjeron muajin ramazan dhe e pason me gjashte dite pas fiter Bajramit me agjerimin , eshte sikur te kete agjeruar gjithe vitin."

Sa i takon menyres se agjerimit te gjashte diteve ka disa mendime. Disa thone se gjashte ditet duhet agjeruar resht dhe ne fillim te muajit sheval. Ndersa mendimi tjeter thote se mund te agjerohen edhe ne dite te ndryshme por me kusht qe te jene brenda muajit sheval.

Pergatiti
Gezim KOPANI