July 15, 2022

Festimi i Kurban Bajramit në rrethin e Pukës

 

Falja e namazit te Kurban Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes . Date; 09 korrik 2022

Gjate hytbes se Kurban Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes. Date; 09.07.2022

July 08, 2022

Urime festen e Kurban Bajramit 2022


Bismilahir Rahmanir Rahim!
Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke!

Me kenaqesi ju njoftoj se neser date 09 korrik 2022 eshte festa e bukur e Kurban Bajramit. Kjo feste bashkon myslimanet ne lutje, solidaritet dhe urime ndaj njeri-tjetrit. Ndaj ne keto momente te bekuara te lusim Allahun xh.sh. per jeten, shendetin dhe Atedheun tone. Ta lusim Allahu xh.sh. qe te na ruaj nga fatkeqsite, aksidentet, dhe ta lusim Allahun xh.sh. per te semuret qe tju jap sherim, jetimet , te moshuarit, te vetmuarit dhe te pamundurve tju jap force.
Ne perfundim ju uroj: Nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit! E festofshi Bajramin me lutje te pranuara dhe me gezim te bashkuar me njeri-tjetrin! Dhe nje here Gezuar Kurban Bajramin !


Me respekt
Gezim KOPANI




Dita e Arafatit

Arafati eshte dite e bekuar per te gjithe myslimanet pasi ne kete dite Allahu xh.sh. ka persosur fen. Per kete dite dhe festen e Kurban Bajramit , Allahu xh.sh. thote: "Pasha çfitin dhe tekun!" (El Fexher;03)
Çifti eshte dita e pare e festes se Kurban Bajramit pra eshte dita e dhjete e Dhulhixhes ndersa teku eshte dita e nente e Dhulhixhes pra dita e Arafatit.
Per kete dite Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lutja (duaja) me e mire eshte lutja qe behet diten e Arafatit, dhe lutja ime por edhe te profeteve para meje eshte: "La ilahe il-Allahu, vahdehu la sherike leh,lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir." Ndaj kush e thote njeqind here kete eshte sikur ai qe ka liruar nje rob (skllav) , i shkruan njeqid te mira dhe i fshihen njeqind te keqija." (Buhariu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 06, 2022

Disa rregulla mbi Kurbanin

Me rastin e festes se Kurban Bajramit (Eid al adha) myslimanet qe kan mundesi jane te urdheruar te bejne kurban. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Fale namazin dhe bej kurban per hir te Allahut xh.sh.( Kevther; 2 )

Per ke behet Kurbani ?

Kurbani eshte nje nga aktet me te rendesishme te fese islame. Sipas fikhut islam kurbani njihet si: "El ud-hijetu" qe do te thote; therrje e kafshes per hire te Allahut. Kurbani behet vetem per Allahun xh.sh. e kunderta eshte e ndaluar. Per kete Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e mallkon ate qe ther kurban jo per Allahun."  (Muslimi)

Berja e kurbanit eshte vaxhib. U be vaxhib ne vitin e dyte pas Hixhretit , ashtu sikurse zekati dhe sadakaja e fitrit. Me berjen e kurbanit obligohet ai qe eshte; mysliman dhe i cili ka plotesuar nevojat e familjes dhe posedon apo ka te ardhura (nisab), nje i tille e ka vaxhib therrjen e kurbanit.

                                                                                       
Kush obligohet me therrjen e Kurbanit?

E ka detyre (vazhib) Ai qe ploteson keto kushte: 1. Te jete mysliman  2. Nuk ka probleme psikike 3. Qe ka mbush moshen e pjekurise 4. Qe eshte i lire 5. Qe gjendet ne zonen ku jeton kohen e kurbanit (pra qe nuk eshte udhetar) 6.Myslimani qe qe ka mundesi (nisabin) Ato qe plotesojn keto kushe e ka vazhib berjen e kurbanit.

Cilat jane kafshet qe lejohen per kurban?

Kafshet qe lejohen per kurban jane kafshet e imta si: dashi, delja , dhija, cjapi dhe qe jane nje vjeçar dhe kafshet e medha si: Lopa, mzati, (2 vjeç) dhe deveja (5 vjeçare). Sa i takon moshes se kurbanit tek kafshet e imta eshte kusht respektimi i moshes e cila duhet te kete plotesuar nje vit dhe te kete hyre ne vitin e dyte. Disa dijetar thone se ne disa rasta te veçante kur kafsha e imet eshte e rritur mir pra eshte aq e shendosh sa ajo mes turmes nuk ban dallim nga ato qe kan kaluar nje vit, ne kete rast kjo mund te behet kurban. Ndersa tek kafshet e medha nuk lejohet te behen kurban ato qe nuk jane dy vjet e siper, ndersa deveja ka kush pes vjet. Nese kafsha e zgjedhur per kurban ka pjell para se te therret atehere te voglin e japin sadaka.

Nga keto kafshe qe permendem jane te vlefshme per:

1. Dashi dhe delja - per nje person. Mosha duhet te te jete mbi 8 muajsh mire eshte te jete 1 vit.
2. Cjapi dhe dhija - per nje person. Mosha duhet te jete 1 vit.
3. Mzati dhe lopa - per 1 deri 7 persona. Mosha duhet te jete 2 vite.
4. Deveja              - per 1 deri 7 persona. Mosha duhet te jete 5 vite.

Çfare kushtesh duhet te plotesoj Kurbani?

Keto kafshe duhen te plotesojne keto kushte:  Te jene ne gjendje te shendetshme pa semundje. Nuk duhet te jene te verber. Nuk duhet te kene dhembe te rene. Po nuk duhet vesh, bish te keptur apo te mos jet i sterilizuar (jo i tredhur, po ashtu majat e sisave), nuk duhet te jete e çal qe nuk mund te ec deri tek vendi i therjes, te mos jete e dobet. Eshte e papelqyr qe: kafsha te kete veshet e shqyer, apo te shpuar, dhe te jete kafsha e qethur (delet, dhit)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mos beni kurban perveç ate qe eshte ne moshen e duhur, por nese kjo gje eshte e veshtir per ju, atehere therni qengj (jo ma te vogel se 6 muajsh) nga delet."(Muslim)

Cilat jane kushtet e berjes se Kurbanit?

Personi qe ther kurbanin duhet te jete: Mysliman. Personi qe e ka bere nijet berjen e kurbani duhet te kete mundesi materiale ne berjen e tij (85 gram ari), te jete i lir, te jete i shendosht mentalisht, te jete ne mosh madhore, te mos jete udhetar, dhe kur te ther kurbanin te bej nijetin dhe fillon therjen (prerjen) duke thene: "Bismilah Allahu ekber" d.m.th: Ne emrin e Zotit, Zoti eshte me i madhi!

Duhet te kemi parasysh, kurbani eshte bindje ndaj Allahut xh.sh dhe therrja tregon bindjen ndaj Allahut xh.sh jo se Allahu xh.sh. ka nevoj per ibadetet tona, agjerimin dhe aq me pak per kurbanet tona , por Allahu deshiron te shikoj tek ne nivelin e bindjes ndaj Tij. Per kete Allahut xh.sh. thote:  "Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbaneve), por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nenshtroi ato juve qe ta lartesoni, adhuroni Allahun per udhezimet qe u beri. Bamiresve merru myzhde.(El Haxh; 37) 

Kushtet e therrjes se kurbanit 

Kushtet e kurbanit jane: Te shtrihet kurbani mbi krahun e majte, te drejtohet nga kibla, te lidhen 3 kembet (njere lihet e lir qe te çliroj gjakun me levizjen e saj), i çelet fyti duke thene: "Bismilah Allahu ekber" eshte synet te thuhet edhe kjo lutje:
"Inne salati ve nusuki ve mahjaje ve mematil Lahi rabbil alemijn." d.m.th "Pa dyshim, namazi im, kurbani im jane per Allahun Zotin e Boterave." dhe ne fund permend se ky eshte kurbani im apo personi qe e ka.

Lekura e kurbanit nuk shitet. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e shet lekuren e kurbanit ai nuk ka kurban." (Hakimi & Bejhakiu)

Shperndarja e mishit te Kurbanit

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje te treten e mishit per familjen tuaj, nje te treten per te afermit tuaj, dhe nje te treten per te varferit." (El Hafidh ebu Musa el Esfehani)

A lejohet berja e Kurbanit per te tjeret?

Transmetohet se Aliu r.a. bente çdo here nga 2 kurbane. "Nje here e pyeten perse e ben kete? Ai eshte pergjigjur: Nje e bej per Profetin Muhammedin a.s. dhe nje e bej per vete.  Ali r.a. shtoj: Mua keshtu me ka urdheruar Profeti Muhammed a.s. dhe asnjehere s'do largohem nga kjo." (Ebu Davud)

Çfare eshte kurbani Akika?

Akika eshte kurbani qe myslimani duhet bere kur shtohet me femije. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per cdo femije duhet bere akika (falenderim), ndaj beni kurban per femijen." Per mashkullin behen kurban dy kafsh psh dy desh ndersa per vajze nje kurban. 

Disa hadithe ne lidhje me kurbanin

Nga Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s ka thene: "Ai qe ben kurban (qe derdh) gjak kurbani per hir te Allahut xh.sh do marr nga Allahu xh.sh sevape te pa numerta. Kurbani eshte nje nder punet te cilat Allahu xh.sh i shikon dhe i vlerson."

Profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Ne diten e Kurban Bajramit, (pas faljes se namazit te Kurban Bajramit) biri i Ademit nuk mund te beje ndonje veper me te mire se sa te therre kurban. Kurbani ne diten e kijamietit (si sevap) do te vije me briret, qimet, etj. Akoma pa rene gjaku i i kurbanit ne toke pranohet nga Allahu xh.sh. Prandaj ta keni zemren te kenaqur ne lidhje me kurbanin (te mos ju vije rend si pune apo veper)(Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s thote: "Diten e Gjykimit do te paraqitet Kurbani tek zotinia i tij e do te thote: "Filani eshte ai qe ka bere kurban per Allahun." (Ibn Maxhe)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe ben kurban per hir te Allahut xh.sh per cdo fije te qimeve te kurbanit do te kete sevape." (Hadith Hasen Sahih, Tirmidhi)
                                                                       
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Puna jone e pare sot eshte te falim namazin e bajramit, pastaj te kthehemi dhe te therrim kurbanet. Kush vepron keshtu ka ndjekur shembullin tim." (Buhari)

Berja e Kurbanit eshte synet (veper ) edhe e Profetit Ibrahim a.s. Kurbani behet pas faljes se namazit te Kurban Bajramit. Eshte e pelqyr qe kurbani te jete dash. Per kete kemi edhe kete hadith i cili tregon se: "Muhammed a.s. pas namazit te Kurban Bajramit bente Kurban 2 desh.(Ibn Maxhe)
                                                 
Kemi edhe transmetimin e Xhabiri b. Abdullah i cili tregon edhe menyren e kurban ku thote:
"Ishim se bashku me Muhammedin a.s. ne namazin e Kurbanit. Ai me te perfunduar hytben Muhammed a.s. zbriti nga mimberi dhe me pas kerkoj dy dash dhe kur filloj ta pres tha: "Bismilah, Allahu ekber." Ky eshte kurbani im(Ebu Davudi, Nesai) 



Pergatiti
Gezim KOPANI


Lexoni hadithe ne lidhje me kete teme duke klikuar ketu: Hadithe mbi kurbanin

June 30, 2022

Haxhi Barxhani (1893-1995) Muezin i xhamisë së fshatit Kabash , Pukë

 

Haxhi Bajram Barxhani 

 
Haxhi Barxhani ka lindur me date; 05 maj 1893 ne fshatin Kabash dhe eshte djali i Bajram Isen Barxhanit po nga fshati Kabash i Pukes. Ashtu sikurse familjet e tjera te fshatit Kabash edhe shtepia e  Bajramit ishte e njohur per bujari dhe mikpritje. Per shkak te Rruges se Madhe Bajrami u mor me tregti derisa arriti te ndertoj Han dhe Dugaj (dyqan) tek fusha e madhe ne Qelez (ish ofiçinat e semetes) i cili quhej Hani i Barxhanit.
Bajrami u martua me Sipen (bij prej fshatit Qerret) dhe linden tre femije; Haxhin. Tahirin dhe Shkurten. Babai i Bajramit Iseni por dhe gjyshi Mustafa ishin besimtar dhe frekuentues te rregull te xhamise se fshatit. Kete shembull e ndoqi edhe djali i Bajramit , Haxhia i cili qe ne moshe te vogel u regjistrua ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash. Ndryshe nga nxenesit e tjere, sa here qe Haxhia mungonte ne mesim, hoxha nuk thoshte gje pasi ishte informuar nga Bajrami se djali ka shku te dajt ne Qerret dhe ashtu sikurse ketu edhe atje shkon ne Mejtepin e xhamise Qerret.
Haxhia u martua me Razen (bij e shpis se madhe ne Fushe Arrez) dhe gjate jetes Haxhia sebashku me Jah Meten prej Krove te fshatit Meçe sherbyen si muezin ne xhamin e fshatit Kabash.
Haxhi Bajram Barxhani vdiq me date 02 prill 1995 dhe ceremonit mortore u zhvilluan po ne fshatin Kabash.(1) Traditen e besimit islam e djek djali i tij Muhameti i cili aktualisht eshte aktivist i Myftinise Puke ku sipas mundesis jep ndihmen e tij ne aktivitetet qe Myftinia zhvillon.(2)

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________________
1. Brezat e familjes jane: 1. Mustaf, 2. Isen, 3.Bajram, 4. Haxhi, 5. Muhamet, 6. Hysni, 7. Ramazan
2. Te dhenat e mesiperme si dhe fotografit u mundesuan nga djali i Haxhis Muhamet Barxhani
3. Ky material dhe fotografit publikon per here te pare ne internet nga Gezim Kopani


Ketu keni te publikuar disa fotografi te vjetra te familjes se Haxhi Bajram Barxhanit.

Ne fotografi familja e muezit te xhamise Kabash Haxhi Bajram Barxhani.
Prezantimi nga e majta lart:
Haxhi Bajram Barxhani, Razë Selim Barxhani, Fatime Syl Barxhani dhe Muhammet Barxhani
Nga e majta posht: Hysni Barxhani, Fatmire Barxhani, Vera Barxhani dhe Shpresa Barxhani 

Fotografi e vitit 1971
Muhamet Barxhani, Prof.Dr. Elez Selimi dhe Dr. Ramadan Halili (Shkodran)


Fotografi e vitit 1969
Muhamet Barxhani shofer ne Vau Dejes


Muhamet Baxhani vite me pare (dlt.1938)


June 29, 2022

Me koreografin Riza Hoxha

Kisha sot per vizite koreografin e njohur pukjan Riza Hoxha i cili me dhuroj librin me titull: "Riza Hoxha Mjeshtri i valles pukjane." Me koregrafin Riza Hoxha kam pasur bashkepunime sidomos ne rastet e festes se Bajrameve ku nepermjet valles se Kabashit besimtaret festojne ne obrrin e xhamise festen e Bajramit.
Festimi i Bajrameve me vallen e Kabashit ka qene tradite e myslimaneve te cilet e festonin festen me hare dhe vizita ne familje. 

Date; 29 qershor 2022

Gezim KOPANI