Haxhi Bajram Barxhani |
Haxhi Barxhani ka lindur me date; 05 maj 1893 ne fshatin Kabash dhe eshte djali i Bajram Isen Barxhanit po nga fshati Kabash i Pukes. Ashtu sikurse familjet e tjera te fshatit Kabash edhe shtepia e Bajramit ishte e njohur per bujari dhe mikpritje. Per shkak te Rruges se Madhe Bajrami u mor me tregti derisa arriti te ndertoj Han dhe Dugaj (dyqan) tek fusha e madhe ne Qelez (ish ofiçinat e semetes) i cili quhej Hani i Barxhanit.
Bajrami u martua me Sipen (bij prej fshatit Qerret) dhe linden tre femije; Haxhin. Tahirin dhe Shkurten. Babai i Bajramit Iseni por dhe gjyshi Mustafa ishin besimtar dhe frekuentues te rregull te xhamise se fshatit. Kete shembull e ndoqi edhe djali i Bajramit , Haxhia i cili qe ne moshe te vogel u regjistrua ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash. Ndryshe nga nxenesit e tjere, sa here qe Haxhia mungonte ne mesim, hoxha nuk thoshte gje pasi ishte informuar nga Bajrami se djali ka shku te dajt ne Qerret dhe ashtu sikurse ketu edhe atje shkon ne Mejtepin e xhamise Qerret.
Haxhia u martua me Razen (bij e shpis se madhe ne Fushe Arrez) dhe gjate jetes Haxhia sebashku me Jah Meten prej Krove te fshatit Meçe sherbyen si muezin ne xhamin e fshatit Kabash.
Haxhi Bajram Barxhani vdiq me date 02 prill 1995 dhe ceremonit mortore u zhvilluan po ne fshatin Kabash.(1) Traditen e besimit islam e djek djali i tij Muhameti i cili aktualisht eshte aktivist i Myftinise Puke ku sipas mundesis jep ndihmen e tij ne aktivitetet qe Myftinia zhvillon.(2)
__________________
1. Brezat e familjes jane: 1. Mustaf, 2. Isen, 3.Bajram, 4. Haxhi, 5. Muhamet, 6. Hysni, 7. Ramazan
2. Te dhenat e mesiperme si dhe fotografit u mundesuan nga djali i Haxhis Muhamet Barxhani
3. Ky material dhe fotografit publikon per here te pare ne internet nga Gezim Kopani
Ketu keni te publikuar disa fotografi te vjetra te familjes se Haxhi Bajram Barxhanit.
Fotografi e vitit 1971 Muhamet Barxhani, Prof.Dr. Elez Selimi dhe Dr. Ramadan Halili (Shkodran) |
Fotografi e vitit 1969 Muhamet Barxhani shofer ne Vau Dejes |
Muhamet Baxhani vite me pare (dlt.1938) |