May 25, 2018

Hadithe të përzgjedhura të muajit Ramazan


Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "O ju qe besuat! Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. (jeni te obliguar)Dite te caktuara , e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi),atehere ai ( le te agjeroje) me vone aq dite. E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompenzium, ushqim (ditor) i nje te verferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe me mire per te. Mirepo, po qe se eini agjerimi eshte me i mire per ju. (ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramazani qe ne te (filloi te) shpallet Kur'ani, qe eshte udherrefyes per njerezit dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje, ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroj aq dite nga ditet e mevonshme. Allahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtirsim per ju. (te agjeroni ditet e leshuara me vone) Qe te plotesoni numrin, te madheroni Allahun per ate se u udhezoi dhe qe te falenderoni."(El Bekare 183-185)

Ebu Hurejra r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush i ndihmon dy shoke ne rrugen e Allahut, do te thirret nga te gjitha portat e xhennetit ku du i thuhet: O rob i Allahut eja ketu, ketu eshte mire! Kush eshte prej atyre qe fal namaz, do te thirret nga dera e namazit, e kush eshte luftetar (qe ka ra deshmor ne mbrotje te familjes, Atedheut, nderit, fese) do te thirret nga dera e deshmorit. Kush eshte prej atyre qe agjerojne muajin ramazan do te thirret nga porta Rejjan (port vetem per agjeruesit e ramazanit). Kush eshte prej atyre qe japin sadaka (lemoshe) do te thirret nga dera e sadakas.
Pasi Ebu Bekri e degjoi kete i thote Profetit Muhammed a.s; Do kete ndonje qe do thirret nga te gjitha portat e xhennetit? Muhammedi a.s. i tha: Po, dhe shpresoj qe edhe ti do te jesh nje prej tyre!
" (Muttefekun alejhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Feja islame eshte e ndertuar mbi pese shtylla. 1.Deshmia qe ska Zot tjeter pervec Allahut dhe se Profeti Muhammed eshte i Derguari i Tij. 2. Falja e pese koheve te namazit. 3. Dhenja e zekatit. 4. Agjerimi i muajit Ramazan dhe 5. Berja e Haxhit per ate qe ka mundesi." (Buhari, Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjeroni qe te keni shendet." (Taberani)

Muhammed a.s. ka thote: "Muaji i Ramazanit eshte muaji i bereqetit. Allahu xh.sh. ne kete muaj fshin gjynahet dhe pranon duate (lutjet)."  (Taberani)

Muhammed a.s. ka thote: "Fillimi i muajit ramazan eshte rahmet (meshire) mesi i tij eshte falje ndersa fundi i tij eshte shpetim nga xhehenemi (shperblim)."

Nga Ebu Hurjerja r,a, transmetohet se e ka degjuar Profetin Muhammed a.s. te thote: "Çdo pune e birit te Ademit eshte per te, perveç agjerimit te Ramazanit. Ky agjerim eshte per Mua (Allahun) dhe Une (thote Allahu) shperblej per te. Pasha Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit, era e gojes se agjeruesit eshte me e dashur tek Allahu se sa era e miskut."(Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite per hire te Allahut, Allahu xh.sh ndermjet agjeruesit dhe zjarrit nderton nje hendek sa largesia ndermjet qiellit dhe tokes." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi eshte mburoje prej gjynaheve. Agjeruesi te mos thote fjale te liga dhe te mos zihet me kend. Po qe se e fyejne, te pergjigjet duke i thene: Jam agjerueshem." (Buhari)

Nga Abdullah b.Amri r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi dhe Kur'ani do te ndermjetesojne per ta diten e kijametit. Agjerimi do te thote: O Zot, ai u ndaluar prej ushqimit dhe deshirave, ndaj me lejo qe une te ndermjetesoj per te (qe te behet banor i xhennetit)! Ndersa Kur'ani do te thote: E ndalova prej gjumit te nates (duke me lexuar) ndaj me lejo qe te ndermjetesoj per te! Allahu xh.shu u thote: Ndermjetesoni!" (Ahmedi)

Ne nje hadith Kudsi Allahu xh.sh thote: "Robi im agjerues ka braktisur te ngrenet dhe te piret per te fituar dashurin Time. Vetem une do te jem shperblyesi i agjerimit te tij." (Buhari)

Ne nje hadithe Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi eshte gjysma e imanit (besimit)" Ibn Maxhe

Muhammed a.s. ka thote: "Pastertia eshte gjysma e besimit, Agjerimi i Ramazanit eshte gjysma e durimit." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter transmetohet hadithi ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per agjeruesin ka dy momente te gezueshme. Njeri prej tyre eshte momenti i iftarit, ndersa momenti tjeter eshte ballafaimi me Zotin nepermjet shperblimit (sevapeve) te agjerimit." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Tre personave nuk u refuzohet duaja. Agjeruesit qe bejn dua ne kohen e iftarit, drejtuesit te drejte dhe atij qe i eshte bere padrejtesi." Tirmidhi

Ebu Hurejre r.a. thote se Pejgamberi Muhammed a.s. ka thene: "Kush e agjeron muajin e Ramazanit, duke qe i bindur ne besimin ndaj Allahut (besim islam) dhe duke i kryer obligimet islame, do t'i falen gjynahet e tij te meparshme." (Muttefekun alejhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush i shtron iftar nje agjeruesi, fiton sevape sa vete agjeruesi, duke mos iu pakesuar asnje sevap ketij te fundit." Tirmidhi

Transmetohet nga Amr b.Asi se profetit Muhammed a.s. ka thene: "Dallimi mes agjerimit tone dhe agjerimit te ithtareve te librit (hebrenjeve dhe te krishtereve) eshte ngrenja e syfyrit." (Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ngrihuni ne syfyr (imsak-agim), sepse me ngrenien e syfyrit ka bereqet." (Buhari,Muslimi)

Tregohet se nje dite profeti Muhammed a.s. ftoi per syfyr Ibraz Ibn Sarijen te cilit iu drejtua: "Urdhero ne ushqimin e bereqetit !" 

Ne nje transmetim tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mos e leni syfyrin pa e ngrene, qofte edhe nje glleke (perdim) uji. Allahu xh.sh, dhe meleket leshojne meshiren e tyre mbi ata qe e bejne syfyrin."

Xhabiri r.a. trans se Profetit Muhammed a.s ka thene: "Pa dyshim ne cdo kohe te iftarit ka njerez te cilet Allahu xh.sh i liron nga ndeshkimi i xhehenemit. Ky lirim perseritet cdo nate gjate muajit ramazan." (Ibn Maxhe)

Profeti Muhammed a.s.ka thene: "Per sa kohe qe njerezit e shpejtojne iftarin kur hyn kohe e tij, atehere ato do jene ne rrugen e drejte." (Buhari, Muslim)

Muhammedi a.s. ka thene: "Kush nuk e braktis genjeshtren dhe te vepruarit me te, ta dije se Allahu nuk ka nevoje qe ai te lere ngrenien dhe pirjen." (Buhari)

Muhammed a.s. ka thote: "Agjerimi i ramazanit eshte fraz (oblikim) ndersa falja e Teraviva eshte sunnet. Ai qe e agjeron kete muaj dhe e shoqeron me ibadete i falen gjynahet."  (Nesai)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sa e sa agjerues ka qe nga agjerimi i tyre nuk perfitojne asgje vec urise/ Sa e sa njerez ka qe falin namaz naten por nga namazi i tyre nuk perfitojne asgje vec pagjumesise." (Ibn Maxhe)

Tregohet se Sad b, Ubades r.a. e kishte ftuar profetit Muhammed a.s. per iftar, pasi ben iftar me buke dhe vaj ulliri, profeti Muhammed a.s. beri kete dua: Eftara indekumus saimun ve ekele tamekumul ebrar ve sal-let alejkumul melaiketu dmth: "Beshin iftar pran jush agjeruesit, te miret e ngrenshin ushqimin tuaj dhe meleket kerkofshin meshiren per ju!" (Buhariu)

Muhammed a.s. ka thote: "Muaji ramazan eshte i shenjte. Allahu xh.sh e beri farz agjerimin ne kete muaj. Ne ramazan hapen dyert e rahmetit (Meshires) dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe shejtanet lidhen me zingjir. Ne kete muaj ndodhet nje nate e cila ka aq shume madheshti saqe ajo ka vleren njemije muajve. Ajo eshte nata e Kadrit. Kushdo qe largohet nga rahmeti i kesaj nate, do jete i larguar nga miresite per nje vite." (Nesai)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe joqellimisht ha ose pi dicka duke qene agjerueshem, le te vazhdoj agjerimin e tij, sepse Allahu xh.sh ka dashur ta gostis ate me ushqim." (Buhari)

Muhammed a.s ka thote: "Ne muajin e ramazanit beni vepra qe gezojne familjen. Ai qe ben keto eshte sikur ai qe jep dicka per hire te Allahut."

Muhammed a.s. ka thote: "Fillimi i muajit ramazan eshte rahmet (meshire) mesi i tij eshte falje ndersa fundi i tij eshte shpetim nga xhehenemi (shperblim)."

Muhammed a.s ka thote: "Ne muajin e ramazanit beni vepra qe gezojne familjen. Ai qe ben keto eshte sikur ai qe jep dicka per hire te Allahut."

Nje here Aishja r.a. e ka pyetur profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahu xh.sh me trego cfare duaja (lutje) duhet te bej nese do ta dija se kur eshte nata e Kadrit? Profeti Muhammed a.s. i ka thene: " Allahumme inneke afuvun tuhibul afve fafu anni." dmth; "Zoti im! Ti je fales i madh, e do faljen, ndaj te lutem me fal mua!" (Tirmidhi)

Muhammedi a.s. thote: "Kush e agjeron muajin e Ramazanit dhe pastaj (pas festes se bajramit) e percjel me gjasht dite agjerimit te muaji sheval, eshte si te kete agjeruar gjithe vitin." (Muslim) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Agjerimi i agjeruesit qendron pezull mes qiellit dhe tokes, dhe nuk ngritet per tek Allahu xh.sh. parvecse me dhenien e sadakas se fitrit." 

Pergatiti
Gezim Kopani

May 04, 2018

Babai qe deshironte te testonte imanin e djemve te tij

Cdo njeri duhet ti kushtoj kujdes sjelljeve te veta kudo qe te ndodhet dhe ne cdo pune duhet te jete i matur, sepse njerezit mund te ndodhe qe te mos i shikojne ato qe bejme, mund te mos i degjojne ato qe themi, ndersa Allahu xh.sh shikon dhe degjon cdo gje.
Mbi keto vlera islame, trohet se kishte qene nje baba i ditur e i moshuar dhe nje dite kishte mbledhur femijet e vet dhe kishte dashur te dinte se gjendjen e besimit te tyre. Keshtu therret tre djemt e tij dhe secilit u jep nga nje pule e nga nje thike dhe u kishte thene:
-Shkoni e therni keto pula ne nje vend ku te mos ju shikoje askush dhe mi sillni mua!
Dhe tre djemt u larguan per te bere ate qe u tha babai i tyre. Njeri e kishte therur pulen nje perrua, tjetri pas nje kodre dhe ia kishin sjell babait te tyre. Ndersa i treti pasi kishte shetitur per te gjetur nje vend te fshehte te cilin nuk e gjen, kthehet ne shtepi me pulen ne dore te pa therur. Vellezerit me ironi e tallje i thone: U vonove kaq shume dhe nuk arrite te gjesh nje vend te per te therur pulen? Duke treguar krenarin e tyre per pulat e therurar dhe duke treguar qe ne te dy e kemi quar ne vend kerkesen e babait.
Nderkoh qe babai pasi i degjoj dhe shikoj me kujdes kete dialog ju drejtua djalit te trete duke e pyetur se cila eshte arsyeja qe nuk e kishte therur pulen?
Djali i thote: A me the ti se duhet ti thernim pulat ne nje vend ku te mos na shikonte askush?
Babai i pergjigjet: Po !
Djali thote: Mire po kudo qe shkova, une smund te gjeja nje vend te tille sic na the ti. Kudo qe shkoja e ndjeja se me shikon Allahu xh.sh, dhe mu kujtuan meleket shkrues te cilet me rrine ne te djathte e ne te majte duke ndjekur vazhdimisht punet e mija, prandaj e solla pulen te pa therur.
Babai i djalit duke mbetur i kenaqur me pergjigjen e djalit i thote:
-Te lumte djal i dashur! Une veprova keshtu per te provuar besimin tuaj. Te pergezoj, ndersa per ju dy te mos harroni me se Allahu xh.sh ju shikon kudo qe te jeni.

Allahu xh.sh thote:
"Celesat e fshetesise jane vetem te Ai, ate (fshetesine) nuk e di kush pos Tij. Ai e di cfare ka ne toke dhe ne det, Ai e di per cdo gjethe qe bie dhe ska kokerr ne thellesi te tokes, ska te njome dhe ska te thate qenuk eshte (shenuar) ne librin e qarte (Levhi Mahfudh).(El En Amë 59)

April 28, 2018

Profeti Musa a.s. dhe drejtesia e Allahut xh.sh

Tregohet se nje here profeti Musa a.s. e pyet Allahun xh.sh; O Zoti im! Me trego drejtesin
tende?
Allahu xh.sh i thote: Nese deshiron ta mesosh, atehere shko tek filan burim uji, dhe qendro aty dhe shiko cfare do ndodhe.
Profeti Musa a.s. shkon tek burimi i ujit , pasi u pozicionua ne nje vend per te shikuar, vjen nje kalores. Kalorsi teksa ndaloi te pinte uje, i bie kuleta me te hodha. Pasi shuajti etjen kalorsi pa e vene re qe i kishte rene kuleta u largua.
Pas tij vjen nje femije i cili po ashtu piu uje. Teksa po largohet femija verejti kulten me te holla te cilen e merr dhe largohet. Me vone vjen nje plak i moshuar i cili po ashtu piu uje. Kur kalorsi meson se i kishte rene kuleta kthehet tek burimi per ta marr mire po nuk e gjeti dhe ju drejtua plakut se ku eshte kuleta? Plaku u pergjigj qe nuk dinte gje. Kalorsi nuk e besoj dhe e mbyti plakun.
Pas gjithe kesaj i habitur Musai a.s. ju drejtua Allahut xh.sh; Kjo eshte drejtesia, tjeter kush i mori te hollat dhe nje plak i moshuar u mbyt padrejtesisht?
Allahu xh.sh. i tregon Musait a.s.;
"O Musa! Plaku qe vdeiq, ishte vrases i babait te kalorsit. ndersa femija qe mori te hollat, i takonin atij sepse ato te holla ishin te babait te tij, por kalorsi ia kishte vjedhur babait te femijes, dhe keshtu cdo gje u kthye ne vendin e vet duke u kthyer dejtesia ne vend. Kjo eshte drejtesia ime!"

April 12, 2018

Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.


Ne udhetimin e Isras profeti Muhammed a.s. u takua me Pejgamberet e Allahut xh.sh. Te parin qe profeti Muhammed a.s. takoj ishte profeti Adem a.s.
Ne lidhje ju sjell hadithin qe pershkruan takimin e Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s. 
"Profeti Muhammed a.s. teksa u tregonte sahabeve per udhetimin e Isras dhe Miraxhit nder te tjera tha: "Ne qiellin e pare shikova nje person qe rrinte. Ne anen e djahte kishte disa shqiponja, edhe ne anen e majte po ashtu. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene:
Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte! Mire se erdhe o djal i drejte!
Pyeta Xhebrailin se kush eshte ky person?
Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s, shqiponjat qe jane te djathte dhe ne te majte jane shpirtrat e djemeve te tije. Te djathtit jane ne xhennet ndersa te majtit jane ne xhehenem. Per kete shkak kur shikon ne anen e djathte ai buzeqesh, ndersa kur shikon ne anen e majte qan." (Muslimi, 263)


Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni:  Nata e dyte e mire e Isra
Ju mund te lexoni:  Hadithe mbi naten e mire te Israsë 

Arif Shkreli (Ademi) , Fushe Arrez


Personi ne fotografi eshte Arif Shkreli (Ademi) i cili eshte nga te paret besimtar namazli nga qyteti i Fushe Arrezit i cili me te ardhur lira e besimit ka praktikuar islamin me namze, agjerime etj. Para shume vitesh ai ka nderruar jete , por ai mbahet mend me pjesmarrjen e tij ne faljen e namazit te xhumase se pare tek xhamia e Plumbit ne Shkoder, ne inagurimin e xhamise se re te qytetit te Pukes etj.

Ne punim..
Pergatiti
Gezim Kopani

V/O;Fotografi qe publikohet per here te pare

March 29, 2018

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre 1523-2017



Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre

Nga; Gezim Kopani , Myfti i Pukës
Abstrakt

Hyrja e besimit islam ne rrethin e Pukës (1523), ku një pjesë e pasardhësve të Princ Progon Dukagjini u konvertuan në besimin mysliman duke filluar nga Mustaf Pasha. Në vitin 1947 u vëndos Kajmekami në Pukë (vendi ku sot quhet Koder Hani), dhe më pas u ndërtua xhamia e Kodër Hanit. Mejtepet e Pukës përfshinë tre prejudha atë Osmane (1523-1912), Prejudhen e pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1967) dhe me prejudhen e fillimit të lirisë së besimit (1991)

Para se të flas për Mejtepet e Myftinisë Pukë e shikoj të nevojshme të shpjegoj shkurtimisht historin e fillimit të fesë islame në rrethin e Pukës.  

Në vitin 1523 pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u bën myslima dhe ai u shpall si Mustaf  Pasha. Shembullin e tij ndoqen edhe shumë familje të tjera fisnike si Kabashi,  Puka etj. Me konkretish përqafuan besimin mysliman Pal Mziu e Boçe Mziu. Në shekullin XVI Puka, Iballja, Spasi u shpallen Nahi dhe që ishin pjesë e Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Peje [1].  
Nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1935

Rreth vitit 1547 perandoria Osmane kishte vendosur adminstrimin e saj në Pukë, pikerisht në vendin e quajtur Kodër Hani. Ndër të tjera aty flitet se u ndërtuan:
Kajmekami, Xhamia, bashk me Myftininë , Mejtepi, Hane, Karakoll [2], Imarati [3]) etj.  Pas vitit 1547 u vendos imami dhe muezini në krye të xhamive e mejtepeve.  Pas xhamisë së Koder Hanit, u ndërtua xhamia Kabash [4], xhamia Qerret,  Xhamia Mal Zi,  Xhamia Kryezi,  Xhamia Iballe dhe më pas disa raste pran tyre u ndërtuan edhe mejtepet.

Çfarë kuptojmë me Mejtep?

Mejtep vjen prej fjales araba Mekteb që do të thotë vend ku mësohet lexim (kendim), shkrim  dhe dituri kryesisht të besimit islam. Në disa raste ato kalojnë edhe me emrin Sibjan. Shkolla të tjera ishin: Iptidaije (shkollë fillore) , Rushdije (Shkolle ne qytete apo vend banime kryesore. Tre klasa) dhe Idadije (Gjimnaz). Ky sistem u soll në ballkan dhe Shqipëri  nga Perandoria Osmane, dhe  në rrethin e Pukës mendohet se ka ardhur rreth vitit 1500 [5]. Në mejtepet e Shqipërisë kan dhënë mësim kryesisht imamet e xhamive.  Çdo herë Mejtepet e rrethit Pukë  kan funksionuar nën administrimin e Myftinisë Pukë të asaj kohe. Myftiu përkatës bënte emrimet e imamëve në xhami të cilët njëkohësisht ishin edhe mësues në Mejtepe. Xhamit dhe Mejtepet u ndërtuan në fillim nga Osmanet. Mejtepet më të njohura në Pukë ishin: Mejtepi i Pukës, Mejtepi i Kabashit, Mejtepi Malit të Zi, Mejtepi  Qerretit, Mejtepi i Kryeziut, Mejtepi i Iballës dhe më vonë Mejtepi i Micojit.
Iskodra Salnamesi 


Mejtepet e Pukës perfshijne 3 prejudha;

1.Prejudha Osmane (1523 – 1912)
2.Prejudha pas shpalljes së Pavarësise së Shqipërisë  (1912 -1967)
3.Prejudha e rikthimit të lirisë së besimit  (1992-2017)

1. Prejudha  Osmane 1523 - 1912

Pas vitit 1523 feja islame filloj të zë vend në familjet pukjane. Familje të njohura fisnike pranuan islamin. Ata u arsimuan, duke zënë vende në administraten e kohës. Ata arriten të bëhen; Imam, muezin, si dhe kryetar Kajmekami, oficera ushtrie etj. Nga viti 1523 deri në vitin 1570 u hap Mejtepi i Pukës dhe i fshatit Kabash.

 Si fillim mësuesit e parë ishin mësuesit Osman deri sa u përgatit një brez vendas të cilët ishin të aftë për të marr në drejtim xhamit dhe mejtepet. Rreth vitit 1571 del se në Pukë  jenë bërë mysliman dy breza të familjes fisnike Pukase si; Ali Dizdari dhe Mustaf  Dizdari. Ato u bën të parët e vendit. Femijet e tyre i dërguan për të mësuar në Mejtepin e Pukës.  Përveç të tjerëve Mejtepi i Pukës arriti të nxjerr një figure të shquar si Musa Dizdari ose siç njihej ndryshe Hoxhë Puka. I cili ishte pasardhes i  familjes fiznike Dizdari.  Haxhi Musa Dizdari u bë imami dhe Myftiu i parë pukjan që drejtonte fenë islame në zonen e Pukës.
Pas vitit 1637 fillon veprimtarin edhe Mejtepi i Kabashit, Qerretit, Mal Ziut të cilët ishin në vartësi të plotë në Myftininë e Pukës.
Pas vitit 1710 deri në vitin 1910 Mejtepet e Myftinisë Pukë filluan të zë një vend të rëndësishem në jeten shoqërore ,  kryesisht tek besimtarët mysliman. 
Gjatë këtyre viteve mësohet se interesimi i banoreve për të arsimuar femijet e tyre , kryesisht me dije islame ishte i madh. Kështu nga viti 1710-1910 në Mejtepet e zonës së Pukës mendohet të jenë arsimuar shume fëmije , duke na dhënë këtë pasqyrë;

Mejtepi i Pukës ; 495 nxënës
Mejtepi Kabash; 210 nxënës
Mejtepi Mal Zi: 180 nxënës
Mejtepi Qerret: 80 nxënës
Mejtepi Kryezi; 75 nxënës
Mejtepi Iballe: 70  nxënës

Gjatë kësaj prejudha nga Mejtepet e Myftinisë Pukë u përgatiten figura të shquara të fese islame. Nga Mejtepi i Pukës doli imam Musa Dizdari [6], imam Zenel Hoxhe Mehaj [7] (Myfti i Pukës), imam Beqir Sulejman Laçi [8] po ashtu edhe figura të tjera jo fetare si; Ismail Isuf Laçi i I-rë KajmekamKaçanik  Kosoves, Ismail O.Laçi i II-të krytar i Kuvendit (Mexhlisit) në Kajmekamin e Pukës.[9]

2. Prejudha pas shpalljes së Pavarësisë  të Shqipërisë (1912-1967)

Në vitin 1912, organizimi fetare islam në Pukë mori drejtim të ri sidomos gjatë kohes  së mbretit Zog. Nga viti 1912-1967 Mejtepet në Pukë  vijuan normalisht veprimtaria e tyre.

Nga viti 1912-1976 në mejtepet e Pukës vihen re në shërbim imam dhe mësues kryesisht vendas por edhe të ardhur nga Kosova.  Mejtepin e Pukës bie në sy imam Zenel Hoxha i cili arrit të nxjerr shumë nxënës të cilet ishin të aftë të drejtonin si imam  ku mund të përmend imam Asllan Hoxha[10] i cili sherbeu në xhamin e Rrypes.  Po ashtu ishte edhe imam Beqir S.Laçi i cili sherbeu në xhamin e Kodër Hanit në Pukë.

Punë të lavdërueshme ka kryer edhe imami  kosovar  Sadik Prishtina [11] i cili u vendos në fshatin Kabash të Pukës rreth vitit 1914. Aty ai u emërua imam i xhamisë Kabash për të vijuar  më pas me rihapjen e Mejtepit të fshatit Kabash. Nga  Mejtep i Kabashit dolen imam të njohur si Shaban Rexha [12] dhe Sahit Hoxha [13] si dhe shumë muezina dhe nxënës të dalluar.  Pasi imam Sadik Prishtina mori një specializim ne Normalen e Elbasanit , Myftinia Pukë lejoi që imam Sadik Prishtina përveç mësime islame të jepte edhe mësimin e gjuhës Shqipe. Nga këtu del së shkolla shqipe për herë të parë në fshatin Kabash ka filluar të mësohet në Mejtepin e xhamise Kabash. Ashtu vazhdoi për disa vite. Për këtë arsye duke vlersuar punën  në arsim në vitin 1994 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i jep pas vdekjes imam Sadik Prishtinës titullin “Urdhëri Naim Frashëri[14].

Nën këtë shembull ishte edhe imami tjeter kosovar i quajtur Qazim Nushi [15]. I cili erdh në Pukë në vitin 1926 . Ai vëndosi të jetojë në fshatin Qerret të Pukës. Për 40 vitë ai sherbeu si imam i xhamisë së fshatit Qerret po ashtu edhe mësues në Mejtepin e kësaj xhamie.

Imam Qazim Nushi mbahet mend për urtësin e tij si dhe për kulturën islame si dhe për mësimin me dije islame të fëmijëve të ketij fshati [16]. Mësimet për gjuhen Shqipe për herë të parë në fshatin Qerret kan filluar në Mejtepin e Xhamisë Qërret. Më vonë me lejen e Myftinisë Pukë u kthye në shkollë të mirëfilltë e cila vijon  ashtu për katër vite.
Nga Mejtepi i Mal Ziut dallohen disa hoxhallarë të cilet dhanë kontributin e tyre për arsimin islam dhe jo vetem. I till ishte imam Osman Hoxha [17]. Pasi ndoqi Mejtepin në xhamin e Mal Ziut Osman Hoxha vijoj mësimet në medresen e Prizrenit.  Rreth vitit 1890 ai kthehet në fshatin e tij për të filluar detyren si imam për fshatrat; Flet,  Xathë,  Kulumri të Pukës. Me ardhjen e pushtuesit Serb në Pukë,  imam Osman Hoxha dha shembullin e tij Atëdhetar bashk me muezinin Bajram Neziri duke luftuar trimërisht kunder pushtuesit serb derisa imam Osman Hoxha në vitin 1912  ra Deshmor i Atëdheut.

Nga Mejtepi i xhamise Kryezi dolen disa imam dhe muezina nga ku mund të përmend: Zenel (Nel) Ismail Aga, dhe pas tij në vitin 1945 Malush Hoxha.

Nga Mejtepi i xhamise se fshatit Iballe dolen po ashtu disa imam si: Isuf Arif Hoxha [18], i cili pasi përfundoj medresen e Prizrenit emrohet imam i xhamisë Iballe njëherazi edhe mësues në Mejtepin e kësaj xhamie. Pas tij vjen imam Sadik Hoxha.

Mejtepi i Xhamise se fshatit Micoj mbahet mend për shkak të imamit  Shaban Rexha i cili pasi u emruar nga Myftinia Pukë në vitin 1924 hapi në Mejtepin e Xhamisë Micoj  shkollen e parë shqipe. Shkolla shqipe në fshatin Micoj është hapur shumë kohë para shkollës shqipe të qytetit të Fushe Arrëzit.

Të gjitha veprimtarit fetare islame u mbyllen në vitin 1967 si pasoj e sistemit komunist për tu rihapur në vitin 1991.

3.Prejudha e rikthimit të Lirisë së besimit , viti 1991 - 2017

Me ardhjen e demokracisë në vitin 1991, edhe Myftinia Pukë me aq mundësi sa kishte filloj të ringritet duke organizuar takimin e parë tek xhamia e Kodër Hanit ku është fal edhe namazi i Bajramit, dhe po këtë  ditë janë shpërndar disa kopje të Kur’anit. Në këtë ditë Myftiu H.Elez Hoxha [19]  i shoqëruar nga Imam H.Ibrahim Hoxha [20] mbajti një ligjerat ku ndër të tjera vuri në duke nevojat dhe kushtet aspakt të favorshme për ringritjen e Myftinisë Pukë.

 Të ndodhur përball kushteve të vështira në të cilat ndodhej Myftinia Pukë, Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë H.Sabri Koçi [21] në vitin 1992 kërkoj ndihmë nga vëllezërit Kosovarë për  rimekembjen e islamit në Shqiperi por edhe në Pukë. Në vitin 1992 në qytetin e Pukës u dergua imami kosovarë Adem Ademi i cili krahas detyrës si imam rihapi Mejtepin e Pukës ku si fillim u rregjistruan rreth 80 fëmijë.  Mejtepi vijoi deri në vitin 1994.  Krahas mejtepit të Pukës u hap një tjeter me iniciativ përsonale të H.Qazim Kopani në fshatin Meçe i cili vijoj për rreth 3 vite. Po ashtu ai rihapi edhe mejtepin e xhamisë Kabash i cili vijoj punen rreth 2 vite. 



Pas mbylljës në vitin 1994 i Mejtepi i Pukës ai u u rihap në vitin 1998 fal organizimit të shoqatës Bashkësia Kultura Islame Pukë e drejtuar nga H.Qazim Kopani . Sipas rregjistrit në vitin 1999 në Mejtepin e Pukës ken marr mësim 27 fëmijë. Më vonë Mejtepi i Pukës filloj të shtoj nxënësit , kjo sidomos pas vitit 2003 ku shoqata Istanbul filloj të mbështes Mejtepin e Pukës. Mbeshtetje e cila vijon edhe sot. Nga viti 1999-2017 nxenesit e rregullt qe kan marr mësim në Mejtepin e Pukës arrin deri në 832 nxënës.[22]

Pas viti 2000 u hap për herë të parë Mejtepi në Fushe Arrez ku në fillim u regjistruan 12 nxënës dhe qendroj i hapur dëri në vitin 2003, për tu rihapur në vitin 2007. Ky mejtep vjon punën e tij edhe sot në vitin 2017.  Nëse do i bashkonim të gjitha vitet e mësimit në Mejtepin e Fushë Arrezit rezulton se kan merr mësim rreth 210 nxënes.

Nga viti 2000 - 2002 u rihap Mejtepi i fshatit Qerret ku moren mësim 40 nxënes. Ky mejtep u rihap nga Muezini i xhamise Puës H.Qazim Kopani i cili u mbyll në vitin 2002 për tu rihapur nga Myftinia Pukë në vitin 2016 ku u regjistruan 30 nxënës.

Në vitin 2002 - 2004 u hapet për herë të parë mejtepi në fshatin Rrape . Ky mejtep u hap nga shoqata Bashkësia Kultura Islame në bashkepunim me Myftinin Pukë . Në fillim moren mësim  9 nxënes. Ky mejtepet qëndroj i hapur dy vite për ti rihapur nga Myftinia Puke në vitin 2017, nga ku u regjistruan mbi 20 nxënës.

Në vitin 2003 u rihap mejtepi në fshatin Kryezi ku moren mësim 21 nxënes. Për shkak të kushteve ky mejtep qëndroj i hapur vetem një vit.

Në vitin 2013 u rihap Mejtepi i xhamisë së fshatit Iballe. Ky mejtep vijon punen edhe sot dhe marrin mësim 16 nxënës.
Aktualisht në rrethin e Pukës fuksionojnë këto Mejtepe: Pukë, Fushë Arrëz, Qerret, Iballe dhe Rrape.[23]

Përgatiti
Gëzim Kopani
 (Myfti i Pukës)



[1] Xhemal Meçi, Libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.93
[2] Karakoll; Burg
[3] Imarat; Vend rezevash dhe shpërndarje ushqimi
[4] Kabash; Fis i njohur në gjithë ndër shqiptarë. Kabashi është fis i pare në zonën e Pukës
[5] Kumtes e mbajtur nga Gëzim Kopani në Pukë  me date; 11 nëntor 2017
[6] Musa Dizdari 1800-1900; Myfti i pare në rrethin e Pukës. Me vendim të Këshillit të Myftinisë Pukë nr.01,dt;24.01.2016 është vlersuar pas vdekjes me titullin “Pishtar Islam”
[7] Zenel Adem Mehaj 1853-1945, Myfti i Pukës
[8] Beqir Laçi 1878-1957 imam në xhamin e vjetër Kodër Hani Pukë
[9] Marr nga; Ishkodra Vilajet Salnamesi” viti  1894, fq.123
[10] Asllan Hoxha Imam në xhamin e fshatit Rrypë Pukë.
[11] Sadik Prishtina 1892-1977 imam në xhamin e fshatit Kabash.
[12] Shaban Rexha 1901-1976, imam dhe mësues në Xhamin dhe Mejtepin e fshatit Micoj , mejtep i cili me miratim të Ministris së Arsimit të asaj kohe u kthye në shkollë shqipe.
[13] Sahit Hoxha; 1898-1976, imam në xhamin e fshatit Lajthizë Pukë
[14] Titull i akorduar më 11.04.1994.
[15] Qazim Nushi 1898-1976, imam në xhamin e fshatit Qerret Pukë
[16]Mejtepi i xhamisë Qerret ka qenë përball xhamise
[17] Osman Hoxha 1847-1912,Deshmor i Atëdheut, imam në xhamin e fshatit Kulumri Pukë e cila mbulonte fshatrat si Fleti, Xathi etj.
[18] Isuf Arif Hoxha 1820-1919, imam në xhamin e fshatit Kryezi Pukë.
[19] Elez Hoxha 1910-2002, Myfti i Pukës si dhe Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë
[20] Ibrahim Hoxha 1922-2012, Myfti i Pukës, si dhe ka shërbyer si imam në xhamin e Rrypës dhe në xhamin e Pukës.
[21] Sabri Koçi, 1921-2003, Kryetar i pare i Komunitetit Mysliman të Shqipërise pas komunizmit.
[22] Sipas arkivit të shoqatës Bashkësia Kultura Islame Pukë
[23] Ky material u përgatit nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në kuadër të simpoziumit shkëncore me titull: “Mejtepet e Myftinisë Pukëdhe Roli i Tyre” zhvilluar në qytetin e Pukës më 11 nëntor 2017.