January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

 
Xhamia Ibelle, viti 2018
Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të vjetër në rrethin e Pukës. I pari i fshatit Iballe ishte zotnia i ardhur prej fisit të Kabashit, Pukë (Fisi i Kabashit përmendet si fisi i parë në veriun e Shqipërisë i cili pranoj fenë islame). Në fshat jetojnë dy bashkësi fetare; mysliman dhe katolik. Myslimanët kan xhamin e tyre të vendosur në tokë vakuf (mira) në lagjen e zotnive, ndersa katolikët kan dy kisha; kishen e vjetër dhe kishen e re. Sipas të dhënave por edhe sipas kujtesës së besimtarëve mysliman feja islame në fshatin Iballe ka ardhur gjatë kohës Osmane rreth vitit 1630-40 ku në lagjen e Zotnive u ndërtua një Mesxhid i cili me vonë rreth vitit 1670 kthehen në xhami. Po ashtu pranë xhamis u ndërtua dhe Mejtepi i xhamisë. (1)
Ish-anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Demir Hyseni thotë: “…Xhamia e Iballës është ndërtuar në kohen e Turqisë pas dëshirës që shprehen vetë besimtarët mysliman të Iballës.”
Në fillim është ndërtua si mesxhid dhe më vonë u ndërtua si Xhamia. Për vjetërsin e xhamisë besimtarët mysliman të fshatit Iballe ruajnë unanimisht kujtimin se xhamia është e vjetër shumë madje ato e lidhin këtë gjë me disa gur të vjetër e të gdhendur ku sipas tyre kan ardhur nga Prizreni apo Shkupi. Pranë Xhamisë Iballë rreth vitit 1916 u ndërtua  një “odë” e veçantë e cila shërbente si “Mejtep” për të mësuar fëmijët mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë vitit 1916 Mejtepi i Xhamisë Iballë ka patur 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8 – 14 vjeç. Në këtë “Mejtep” mësohej lexim  e këndim në gjuhën shqipe, mësim për namazet si dhe mësimin përmendsh të “ashreve” Kur’anore. Nga të dhënat mësues në këtë “Mejtep” ka qenë imami i Xhamisë Isuf Hoxha.

Fotografi e vjeter nga fshati Iballe , Puke

Hoxha i madh”, ka lindur në vitin 1820. Mësimet e para ai i mori në Mejtepin e Pukës e më vonë në Medresenë e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave të tjera del se “Hoxha i madh”, pas mejtepit të Pukës ka vazhduar mësimet në Turqi pikërisht në qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq në vitin 1919.
Përveç mësimeve fetare kjo “odë” ka shërbyer edhe si vend takim i pleqve të urtë të cilët herë-herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe kënge “përpjetë”.
Ky bashkim bëhesh në mënyrë të vazhdueshme sidomos në muajin e “Mevludit” ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e katundit dhe gjatë këndimit të “Mevludit” përveç ilahive, salavatve për hz. Muhamedin a.s. këndonin këngë patriotike të shoqëruara me çifteli dhe sharki, ndërsa për festat e Bajrameve edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtëpi e myslimaneve duke u shoqëruar kjo vizitë me melodinë e daulles. Në disa raste shtëpitë myslimane kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kundërta.
Në këtë xhami kanë shërbyer si imam: “Hoxha i madh” Isuf Arif Hoxha (1820-1919); Hoxhë Bisha (1957 – 1960); Sherif Arifi (1960 – 1962)
Pas vitit 2001 myslimanët e Iballës filluan të përgatiten për rindërtimin e Xhamisë së fshatit Iballë. Në vitin 2003 Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të rindërtimit të Xhamisë Iballe bëri certifikimin e truallit të Xhamisë Iballë. Pas vitit 2004 me financimin e  Ismet Kapeta njëherazi bashkëfshatar i myslimaneve të Iballës u bë e mundur rindërtimi i Xhamisë Iballe.

Tashmë xhamia e Iballës çdo ditë pret besimtarët e saj për kryerjen e riteve fetare. Vetëm gjatë vitit 2012 në Xhaminë e fshatit Iballë kanë marrë mësime fetare mbi 25 fëmijë.
Pergatiti
Gezim Kopani

_______
1.Sipas te dhenave rreth moshes 20 vjecare pra ne vitin 1840 eshte bere imam i xhamise Isuf Arif Hoxha (1820-1919). Ai ka dhene mesim ne Mejtepin e xhamise se Iballes kur nder te tjera ka pasur nxenes Kadri Met Alia. Kjo vihet re jo vetem nga Mejtepi por edhe nga emrat e te pareve te myslimaneve te fshatit Iballe. Shumica arrin te permendin brezat duke shkuar deri ne shtat apo tete. Nga kujtesa e besimtareve kemi se xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar rreth vitit 1600 por me e sakta do ishte ajo e vitit 1660-1670 duke pasur ketu parasysh edhe largesin 40 apo 45 vite nga brezi ne brez.
2. V/O: Material i publikuar edhe ne: /http://www.dritaislame.al/xhamia-e-fshatit-iballe-puke/


Xhamia e fshatit Iballe, Puke (pamje e brendshme)


Shkrim i dyte me titull: "Historiku i xhamise se fshatit Iballe, Puke"

Sipas te dhenave xhamia e fshatit Iballe (1)eshte nje nder xhamit me te vjetra te Myftinise se rrethit Puke. Rreth viteve 1800 numerohet te kene qene rreth 30 shtepi myslimane te ndara ne dy fise: Thaç dhe Zotni. Edhe sot xhamia ndodhet tek e njejta lagje, e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo eshte e vendosur ne mes te shtepive. Xhamia e fshatit Iballe ka qene nje kateshe. Brenda saj gjendej minberi, hajati dhe vendi i grave.
Xhamia ka qene e ndertuar me gure (sipas te dhenave gojore te adhura nga Kosova) dhe e mbuluar me tjegull.(2) Fillimet e xhamise datojne me ardhjen e Perandorise Osmane ne rrethin e Pukes. Mjaft ndikim kane luajtur tregetaret mysliman qe pershkruanin rrugen Gjakove-Has-Puke-Shkoder.(3)
Me vone xhamia Iballe eshte mirembajtur nga vete myslimanet e kesaj zone. Ne kete xhami ka funksionuar Mejtepi i xhamise Iballe. Ai u rivendos ne fuksion rreth vitit 1900, ku si fillim u ndertua nje "odë" e vecante, e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet myslimane. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920
Gjate viteve 1916 ne Mejtepin e xhamise Iballe kishte te rregjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete mejtep mesohej kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesime mbi namazet, mesime te "ashreve" kur'anore etj. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i xhamise, Hoxha i madh pra Isuf Arif Hoxha dhe me pas Sadik Hoxha.
Ky mejtep, pervec mesimeve fetare , ka sherbyer edhe si vend takimi per Pleqt e Urte, te cilet here here bashkoheshin dhe kendonin kenge me çifteli dhe kenge te zones. Kjo ndodhte disa here ne vit, sidomos ne muajin e "Mevludit", Ramazanit etj, ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e fshatit dhe gjate kendimit te "Mevludit" perveç ilahive, salavateve, kendonin kenge patriotike si dhe benin kuvende te ndryshme.
Ndersa per festat e Bajrameve, si ne vendet e tjera, edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepia. Vizta benin edhe femijet. Imamet e pare te xhamise Iballe mesohet te kene qene "imam levizes" , te cilet ne disa raste ishin turq dhe kosovare si per shembull nga qyteti i Gjakoves dhe i Prizrenit. Ndersa imam vendali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhe Bisha si dhe Sherif Arifi.
Me rilejimin e fese edhe kjo zone filloi te angazhohet ne çeshtjet islame duke zgjedhur anetaret e keshillit te xhamise Iballe si dhe anetarin e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per zonen e Iballes. Ne vitin 2004 duke dhene shembullin e tij personal Ismet Kapeta (4) restauroi xhamin e fshatit Iballe duke ndertuar edhe minaren e xhamise. Pas rikonstruksionit, namazin e pare te fiter Bajramit e fali H.Ibrahim Hoxha.(5)

Pergatiti
Gezim Kopani

Material i publikuar tek gazeta "Udha Islame" organ i Myftinse Shkoder,  Nr.03, mars 2016 , fq.17


Ju mund te lexoni ketu edhe mbi Mejtepin e Xhamise Iballe kliko ketu: Mejtepi i xhamise se Iballes

Ju mund te lexoni edhe keto te dhena: Popullsia myslimane ne fshatin Iballe Puke, viti 2018

_____________
1.Ibelle; Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te larfeta te rrethit te Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet ne nje fushe mjaft te bukur. Permes fshatit kalon nje perrua qe mban uje ne dimer e ne ver. Myslimanet jane te ndare ne dy fise; Thaç dhe Zotni (te cilet jane fis me Kabashin) Fisi i Thaçit eshte i perbere nga dy besime mysliman dhe katolik, ndersa fisi i Zotnive eshte mysliman.
2.Thuhet se guret e xhamise Iballe kan qene gure te gdhendur mire dhe me forma te ndryshme madje edhe sot, me fanatizem banoret ruajne nje te tille.
3.Kjo rruge ndryshe quhet rruga e Gjakoves ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte ne disa vende ne rrethin e Pukes qe pershkonte fsharat si: Kabash, Rrape, Kryezi (ne fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe qe lidhte eshte fshatin Iballe. Sipas te dhenave gojore, "Myslimanet e Iballes, dhe jo vetem, kane ngrene e pire ne shtepite e Agve te Kryeziut." Ka pasur raste qe edhe kan buajtur e pushuar, veçanerisht ne kohen e dimirt), Flet , Dardhe etj.
4.Ismet Kapeta, eshte nip me shtepin e hoxhallareve Zezaj, Puke, Ibrabim dhe Elez Hoxha.
5.H.Ibrahim Hoxha , asokohe Myfti i rrethit Puke.

Fotografi nga ceremonia e rindertimit te xhamise se fshatit Iballe , Puke 












January 20, 2013

Princat Otoman te veshur me kostume popullore Shqiptare.

Princat Otoman: Omer Hilmi dhe Zejaedin Mehmet, bijet e Sulltan Mehmetit te V.
Te veshur me veshje popullore Shqiptare.

Xhemal Meçi Personalitet i shquar Pukjan



Xhemal Meçi i biri i Reshit Meçi lindur me 23.07.1936 ne fshatin Meçe te Kabashit,Puke. Vendbanimi Puke adresa: Pallati 72/5 apartamenti 8, Puke.

Arsimi:

-1956-1959 perfundon Institutin 2 vjeçar "A.Xhuvani", dega Gjuhe-Letersi-Histori, Tirane.
-1967-1969 perfundon U SH T, fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhe -Letersi.

Specializim dhe kualifikim shkencore:

-1963, Kurs specializimi per drejtor shkolle, Tirane
-1966, Seminar per detyrat e gazetarit vullnetar, gazeta "Mesuesi" Tirane.
-1972, Seminar per folkloristiken dhe etnologjine ne terren, Tirane.
-1974, Seminar per gjendjen politike ne vitet 1920 ne terren, Tirane.
-1975, Mbrohet drejtshkrimi i gjuhes shqipe, ILPSH, Shkoder.
-1982, Seminar per te drejtat doksore ne teren, Tirane.
-1983, Seminar specializimi per "Fjalen e rralle.", Tirane.
-1988, Provim pasuniversitar-Etnografi shqiptare, UT, Tirane.
-2003, Provim per mbrotje te gjuhes italiane, UT, Tirane.

Detyra profesionale dhe funksionale:

-1953-1960, Mesues e drejtues shkollash ne rrethin e Pukes.
-1961-1962, Sherbim ushtarak ne brigaden bregdetare Durres.
-1963-1975, Zv.drejtor e drejtor shkollash 8 vjeçare e te mesme dhe pergjegjes i kabinetit pedagogjik te rrethit te Pukes.
-1968 e vazhdim Kryetar i Shoqates te historianeve te rrethit te Pukes.
-1968-1970, Anetar i Keshillit te Forumit Demokratik te rrethit Puke.
-1988-1989-1990-1991, Ne profesion te lire prane Akademise se Shkencave, Instituti i Kultures Popullore, Tirane, per traditen dokesore shqiptare (Kanunet shqiptare).
-1991-2001, N/Kryetar i shoqates atdhetare kulturore "Kosova", dega Puke.
-1995-2010, Pergjegjes e specialist i muzeut historik Puke.

Vlersime:

-1959, Ministria e Arsimit dhe e Kultures, distiktivin: "I dalluar per pune kulturore ne fshat."
-1975, Presidium i Kuvendit Popullor, medaljen: "Naim Frasheri". "I dalluar per edukimin e brezit te ri."
-2000, Keshilli i Bashkise Puke, me Vendim Nr.22. Puke, 07.04.2000 i titullit nderi: "Mirnjohje e Qytetit te Pukes."
-2000, Presidenti, me Dekretin Nr.3193, Tirane, 18.12.2001 i jep urdherin: "Naim Frasheri" i Argjende dhe me dekret 7148 date: 02.11.2011 Udherin "Mjeshter i madh" (Medalje e arte).

Bibliografi:

- 1968-2010, Mbledhur, sistemuar, daktilografuar materiale folklorike, etnokulturore, dialektologjike, toponimike, leksikore dhe kujtime historike 24 vellime me 3800 faqe, dorezuar ne Institutin e Kultures Popullore, ne Institutin e Gjuhes e te Letersise, ne Institutin e Historise dhe ne Muzeun Historik te Pukes.
-1966-2005, Autor i afro 100 artikujve e shkrimeve dibulativ me karakter shkencor botuar ne gazeten "Mesuesi", "Zeri i rinise", "Bashkimi", "Drita", "Rilindja", "Perpjekja", "Mirdita", "Zemra e therret", "Atdheu", "Kombi", "Koha jone", "Veterani", "Bota sot" etj, brenda e jasht atdheut.
-1968-2009, Kumtuar ne 56 sesione, simpoziume, seminare, konferenca e kongrese shkencore. Nga keto 16 jashte rrethit te Pukes: Kukes, Mirdite, Lezhe, Kurbin, Shkoder e Tirane, shumica e kumtimeve botuar ne organe shkecore 21 sesione shkencore zhvilluar ne Puke jane ideuar e organizuar nga Xhemal Meçi.
-1974-1978, Pergatit e botuar buletinin "Puka dhe shkolla" ne 4 numra, afro 800 faqe;
-1994-2008, Autor i emblees se bashkive se Pukes e Fush-arrezit, dhe komunave Rrape e Luf.
-1996, Autor i botimit "KANUNI I LEKE DUKAGJINIT, VARIANTI I PUKES".
-1999, Bashkautor e pergatite botimin "Migjeni ne Puke".
-2000, Bashkautor e pergatite botimin "Ndue Jak Pjetri, Mesuesi i Popullit."
-2000, Autor i guides "Bashkia e Pukes"
-2002, Autor i botimit "KANUNI I LEKE DUKAGJINIT, VARIANTI I MIRDITES"
-2003, Autor i botimit "Puka qe ne lashtesi"
-2008, Autor i botimit "Kabashi, (Puka qe ne lashtesi-2) pershkrime
-2010, Autor, ne botimin "Prendush Gega, Artist i Merituar, (Puka qe ne lashtesi-6);
-2011, Autor, ne botim "Ana e Drinit, Koman-Vjerdhe, (Puka qe ne lashtesi-3);
-2012, Autor, ne botim "Ana e Udhes, Korthpule-Dush-Qerret, (Puka qe ne lashtesi-4);
-2015, Ne vazhdim, Autor ne doreshkrim "Migjeni perseri ne Puke"
_______
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Gezim Kopani

Date: 20.01.2013


January 11, 2013

Divorci dhe aborti ne fene islame.

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i eshte pergjigjur interesimit te gazetarit te Puka Televizion Armir Mehaj ne lidhje  me fenomenin e divorcit dhe abortit.


Pyetje: I nderuar Myfti! Gjykata e rrethit te Pukes raporton se fenomeni i divorcit ne rrethin e Pukes eshte ne rritje cfare keni per te thene per divorcin mes cifteve,a ndikon divorci ne dobesimin e familjes?

Pergjigjia e Myftiut,Gezim Kopani:

Duke ju falenderuar per pyetjen, shkurtimisht edhe per arsye te kohes pasi eshte per lajm do jap pergjigje te shkurte.
Feja islame e njeh divorcin. Ne fene islame divorci njihet si "Talak". Divorci ndodh atehere kur njeri nga cifti ka argumente te pakundershtueshme per ta bere. Pershembull ka shkelje te nikahut (kurores),dmth burri nuk perkujdeset per bashkeshorten,nuk tregon kujdes per shendetin e saj ose te familjes,ose ben zina (shkon me gra te tjera jasht kurores, per kete pike duhet te kete deshmitar), ose bashkeshortia i nje burri nuk sillet mir, ose nuk lejon qe te kete kontakte seksuale, por feja islame keshillon cdo here qe te shmanget divorci, edhe pse Allahu e lejon divorcin ajo eshte vepra me e urryer tek Allahu. Kjo behet e qarte ne Kur'an ne suren Bekare.

Divorci eshte shkelja e betimit qe ka bere cifti ne kohen e lidhjes se nikahut (kurores), pra prishin betimin e dhene. Kontrata e marteses eshte krijimi i familjes. Nese mes nje cifti ka moskuptim, ka zenka te cilat jane te vazhdueshme pra nuk pajtohen me njeri-tjetrin lejohet berja e divorcit, por me pare Allahu xh.sh kerkon qe cifti te bej durim. Allahu xh.sh thote: "Cojeni jeten mire, por nese e urreni (pra ka zenka) beni durim." (Nisa,19)
Nese ndodh qe burri kerkon divorc por mes ciftit ka femije, femija i takon nenes. Argument kemi hadithin  kur nje grua i thote hz.Muhammed a.s. femija ime ka gjete prehjen tek une, eshte freskuar me qumshtin tim, ka qene i mbrojtur ndersa babai i tij beri divorc me mua.Kujt i takon femija? Hz. Muhammed a.s. thote: "Femija te perket ty." Ne rast te vecante femija i takon edhe babait psh nese nena i femijes cmendet.
Nese nje grua kerkon divorcin nga bashkeshorti pa asnje shkak, ky lloj divorci eshte i ndaluar. Kemi thenjen e hz.Muhammed a.s. qe thote: "Gruaja qe kerkon divorcin nga burri i saj pa asnje shkak nuk do shijoj as aromen e xhennetit (nuk do futet ne xhennet)." (Buhari)

Divorci ne fene islame ka kusht qe te paguhet nje shume e konsiderueshme si garanci psh nese nje burr kerkon te divorcohet atehere per te mos e lene bashkeshorten e cila ka femije ne veshtirsi burri paguan nje shume te konsiderueshme kjo gje nuk njihet ne ligjet shqiptare, pra ndahet nje cift, dhe gruaja ngel ne kater rruge, pa asnje siguri e mbeshtetje. Nese do ishte kjo mas shternguese sic e ka feja islame normalisht nuk do kete rritje te divorcit. Sa ndikon ne familje? Divorci ndikon shume negativisht ne jeten familjare, pasi nese mes nje cifti burri siguronte ushimin, sigurin etj dhe gruaja bente punet e shtepise, edukonte femijet; me berjen e divorcit te  gjitha keto zbehen, pasi duhet ti besh te gjitha vete. Duhet te kujdesesh per te siguruar ushqimin, duhet te kujdesesh per edukimin e femijes, por kuptohet se per te gjitha ska kohe e detyrimisht bie cilesia e jetes ne familje te tilla.

PyetjePervec divorcit ne rrethin e Pukes ka nje tendece ne rritje te aborteve. Cili eshte qendrimi i fese islame ndaj abortit?

Pergjigje: Feja islame e konsideron krim abortin sidomos pasi nena qe eshte shtatzene i ka kaluar kater muaj shtazene. Aborti ndahet ne dy pjese:

1.Koha kur nena ene nuk e ka ndjer te gjalle femijen.
2.Koha kur nena e ndjen te gjalle femije.

Ne rastin kur nena ende nuk e ka ndjer femijen e gjalle eshte e lejuar aborti pasi eshte brenda kater muajve. pas kater muajve femijes i jepet shpirt ne barkun e nenes. Ne kete rast nena e degjon demijen te leviz. Pra e ndjen ate, ne kete rast eshte e ndaluar qe te behet aborit i femijes. Pasi Allahu xh.sh tek surja Muminune permend keto etapa:
"Njeriu u krijua prej nje pike lengu dhe balte pastaj ate pike e beme pik uji ne vend te sigurt. Me pas ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e me pas e shnderruam ne eshtra, edhe eshtrat ua veshem mishin, pastaj e beme krijese me shpirt. I larte eshte Allahu me i miri Krijues."

Pra formimi i femijes ne barkun e nenes zgjate kater muaj,pas kater muajsh i jepet shpirt. Kete shpirt nuk ia jep as nena as babai i vet, por Allahu xh.sh. Atehere nese ne si njerez nuk i japim shpirt, ku kemi te drejte ta mbyshim ate, pra ta abortojme? Prandaj pasi nena te kete kaluar kater muaj shtatzani, nuk lejohet aborti. Aborti mund te jete edhe spontan pershembull nena shtatzene rrezohet. Por nuk lejohet qe te nxitet aborti me ndonje ilac apo dicka te ngjashme.
Gjithashtu aborti nuk lejohet per shkak te frikes se nuk do kete me se ta ushqej. Ky lloj aborti eshte i ndaluar pasi Allahu xh.sh thote: "..Ne u furnizojme nga ajo ane, ose ne ate menyre nga nuk ua merr mendja." Pra myslimanet besojne se furnizuesi i vetem eshte Allahu xh.sh.

Shenim: Keto pyetje jane bere edhe komuniteteve te tjera fetare ketu ne rrethin e Pukes.

Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani

Puke me; 09/01/2013

January 09, 2013

Xhamia e fshatit Lajthize,Puke


Xhamia e fshatit Lajthize Puke (1920)

Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne fshatin Lajthize fshat qe sot eshte fshat i Bashkise Puke. 
Sipas te dhenave te para,kjo Xhamia eshte ndertuar rreth vitit 1910-1920.

Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne mes te fshatit pikerisht ne majen e nje kodre. Fare lete mund ta quajme si Xhamia e dy "anve" per vete faktin se kjo Xhami ka sherbyer edhe per fshatin Dedaj. Sipas te dhenave imami i pare i kesaj Xhamie ka qene Murat Musa i cili ka sherbyer deri ne vitin 1943.

Me pas  ka sherbyer si imam Shaban Rexha , Sahit Hoxha dhe me vone imam Nail Hoxha i cili ka qene Kosovar. 

Deri ne vitin 1967 si muezin ka sherbyer Bajram Cena. Dosja historike e Xhamise se fshatit Lajthize eshte rigrumbulluar ne vitin 2005 nga Gezim Kopani (Myfti i Pukes).

Ne vitin 2007 eshte bere certifikimi i xhamise se fshatit Lajthize. Pas vitit 1999 kan qene anetar te Keshillit te Myftinise Puke ; Musa Ademi, Binak Alia dhe me vone Ramadan Hoxha (djali i imam Sahit Hoxha).

Shenim: Ky informacion eshte ne perpunim

Pergatiti
Gezim Kopani

Fotografi: Gezim Kopani 
Viti; 2005 

V/O;Plan vendosja e Xhamise se fshatit Lajthize Puke

January 07, 2013

Thenje te zgjedhura nga hz. Muhammed a.s.


 
Hz.Muhammed a.s. sahabet i ka keshilluar qe te bejne kete lutje:
 
"O Zoti im,Zoti i njerzimit!Na largo dhimbjet dhe na jep sherim (Shifa). Vetem Ti je qe jep sherim. Askush nuk mund te jap sherim (shifa) pervec Teje. Me jep shifa te till e cila te mos me lej asnje dhimbje."
 
(Buhari, "Mjeksia"37; Muslim, "Selam" 46; Ebu Davud 17, Tirmidhi "Deavat" 111)

Muhammedi a.s. thote:

"Ai qe nuk i friksohet Allahut xh.sh, nuk friksohet as nga njerezit."

Muhammedi a.s thote:

"Shkalla me e larte e besimit eshte:
Morlai i larte,
Durimi
dhe bamirsi"

Muhammedi a.s. thote:

"Pergatitu per vdekjen perpara se te vi ajo."

Muhammedi a.s. thote:

"Njeriu qe nuk eshte i meshirshem per njerizit, edhe Allahu nuk do jet i mershirshem per te."