Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
October 08, 2015
Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke
Ne gjurmet e hershme te islamit ne rrethin e Pukes
Ne gjurmet e hershme te islamit ne rrethin e Pukes.
Ketu tek vendi qe njihet si rruga e Gjakoves, pikerisht perball vendit ku ndodhet Lapidari i Aksionit te Deshmorit te Atedheut Vasil Shanto, Rrape (deshmor 1943) ndodhen varreza te vjetra islame.
V/O; Infromacion i shkurtuar.
Fotografi e bere me date; 06.09.2015.
Pergatiti: Gezim Kopani
Ketu tek vendi qe njihet si rruga e Gjakoves, pikerisht perball vendit ku ndodhet Lapidari i Aksionit te Deshmorit te Atedheut Vasil Shanto, Rrape (deshmor 1943) ndodhen varreza te vjetra islame.
V/O; Infromacion i shkurtuar.
Fotografi e bere me date; 06.09.2015.
Pergatiti: Gezim Kopani
August 31, 2015
Imam Shaban Rexha me Ali Bytyçin
Imam Asllan Hoxha
August 29, 2015
Takim ne Fushe-arrez me nxenesit e Kur'anit
Po te ishte bere Xhamia e Fushe-arrezit nuk kan pse keto djem dhe vajza te reja te bejne mesim dhe takime jasht. Mire tani qe eshte verem po ne dimer?
(Gjate takimit ne Fushe-arrez me nxenesit e kursit qe organizohen nga Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke e mbeshtetur nga shoqata Istanbul date; 21.08.2015)
(Gjate takimit ne Fushe-arrez me nxenesit e kursit qe organizohen nga Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke e mbeshtetur nga shoqata Istanbul date; 21.08.2015)
Islami ne rrethin e Pukes.Varrezat e vjetra myslimane ne Hadroj te Pukes.
Hershmeria e fese islame ne rrethin e Pukes sipas te dhenave popullore thone se eshte mbi 520 vjeçare.
Kjo mund te forcohet nga vete fakti se ne rrethin e Pukes ka varreza te vjetra mbi 300 vjeçare. Jam duke punuar per grumbullimin e ketyre fakteve. Ne kete fotografi jane varrezat e vjetra te lagjes Hadroj te zones se Rrapse,Puke.
Fotografi e bere nga Gezim Kopani
me date: 26.08.2015
Kjo mund te forcohet nga vete fakti se ne rrethin e Pukes ka varreza te vjetra mbi 300 vjeçare. Jam duke punuar per grumbullimin e ketyre fakteve. Ne kete fotografi jane varrezat e vjetra te lagjes Hadroj te zones se Rrapse,Puke.
Fotografi e bere nga Gezim Kopani
me date: 26.08.2015
August 22, 2015
Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi
![]() |
Muret e vjeter te xhamise se fshatit Kryezi, Puke |
Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi ndodhet ne zonen ish-komun Qaf Mali, Fushe Arrez - Puke.
Sipas banoreve mysliman te fshatit Kryezi, Xhamia e ketij fshati eshte ndertuar rreth 300 vite me pare. Ajo u ndertua me kontributin e vete besimtareve mysliman te ketij fshati. Ndersa nje e dhene tjeter thuhet se ajo me pare ka qene Mesxhid dhe para 100 vitesh ajo u perdore si xhami. [1]. Prane xhamise ka qene dhe Mejtepi i Xhamise Kryezi ku kan mesuar femijet e myslimaneve te fshatit Kryezi. Ky Mejtep mbahet mend per dy fakte; a). Aty u arsimua Nel Ismail Aga, imam i ardheshm i xhamise Kryezi. b). deri nga mesi i shek. XX afer Mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Toponim tjeter i xhamise se fshatit Kryezi eshte dhe "Qarri i Xhamis"*.
![]() |
Planimeteria e tokes se xhamise se fshatit Kryezi, Puke |
Ne xhamin e fshatit Kryezi,Puke kane sherbyer si imam: Zenel (Nel) Hoxha , Malush Zenel Hioxha [3]dhe Myrteza Hoxha nga Dukagjini i Kukesit [4] Xhamia e fshatit Kryezi eshte e vendosur ne toke "Mira"[5] Ne kohen e monizmit xhamia u keqtrajtua duke u kthyer ne magazine koprative. Pas proçedurave te nisura ne vitin 2006 per çertifikimit e xhamise si prone Vakuf te Myftinise se rrethit Puke , ne vitin 2007 u arrit qe te behet çertifikimi i truallit dhe tokes se xhamise duke u rikthyer si prone Myftinise se rrethit Puke. Prona vakuf e xhamis se vjeter te fshatit Kryesi ka siperfaqe prej 2562 m2 [6].
Pergatiti
Gezim Kopani
Foto: Gezim KopaniPuke; me 17.08.2015
______________________
[1] Mustaf Arifaj; Informacion i derguar Myftinise se rrethti Puke me 13.07.2005.
[2] Gezim Kopani; "Historia e Xhamis dhe Mejtepit Kryezi", 2012.
[3] Sipas banorit te ketij fshati Kastriot Arifaj mesohet se Zenel Zmajl Arifaj sebashku me te birin Malushin kan qene te diplomuar si teolog ne Siri. Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me date 20.07.2006.
[4]Mustaf Arifaj: Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me 13.07.2005.
[5]Mira; Toke e dhuruar nga te gjithe banoret per nje sherbim publik sic eshte xhamia.
[6]Gezim Kopani; Sipas çertifikates se pronesise nr.848, date; 11.07.2007
*Qarri i Xhamis Kryezi; Gjendet ne varrezat e fshatit Kryezi. Ka kurore ovale me lartesi 10-12m, diameter mbi 30 cm dhe perimeter 350 cm dhe me moshe mbi 250 vjet.
Subscribe to:
Posts (Atom)