Aktet te cilat po degjohen dhe shikohen sot nuk kan asnje lidhje me fene islame.
Nuk mund te fajsohet nje fe se dy apo tre a me shume indivit permendin disa terma apo fjale te fese islame, pasi sot nuk eshte e veshtir te mesohen dy fjal.
Te gjithe sebashku e kemi obligim qe nepermjet mexhliseve sic eshte ky te japim mesazhe te qarta, te pasterta, mu ashtu sic permend Allahu ne Kur'an: "Kush e mbyt nje njeri pa te drejte, pa pase mbytyr ai ndonje tjeter dhe pa pase bere ai ndonje shkaterrim ne toke, atehere krimi i tij eshte si te kishte mbytur gjithe njerezit."(el Maide,32) Tek myslimanet eshte ligj qe te mos vrasim njeri me pa te drejte. Madje Allahu ne Kur'an thote: "Dhe kush behet shkak qe te jete ai gjalle eshte si t'i kishte shpetuar te gjithe njerezit." (el Maide, 32)
Mesazh me rastin e sulmeve ne Paris,13.11.2015. Ky mesazh eshte mbajtur gjate nje vaizi pas namazit te akshamit ne xhamin e Pukes me date; 15.11.2015
Nga; Gezim Kopani
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
November 16, 2015
November 11, 2015
Vjeshtë në fshatin Iballë,Pukë
Keto fotografi jane bere nga Gezim Kopani gjate nje vizite te zhvilluar ne fshatin e Iballes me date; 10.11.2015.
November 06, 2015
Historiku i xhamisë së fshatit Iballë,Pukë
Nga; Myftiu i rrethit Pukë, Gëzim Kopani
Sipas të dhënave xhamia e fshatit Iballë [1] është një ndër xhamiat më të vjetra të Myftinisë së rrethit Pukë. Rreth viteteve 1800 numerohet të ken qenë rreth 30 shtëpi myslimane të ndarë në dy fise;
a). Thaç
b). Zotni
Edhe sot xhamia ndodhet tek e njëta lagje e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo është e vendosur në mes të shtëpiave. Xhamia e fshatit Iballë ka qenë një kateshe. Brenda saj ka pas mimber, hajatin dhe vendin e grave. Xhamia ka qenë e ndërtur me gur (sipas të dhënave gojore të ardhur nga Kosova) dhe e mbuluar me tiegull.[2]
Fillimet e xhamisë datojnë me ardhjen e Perandorisë Osmane në rrethin e Pukës. Mjaft ndikim kan luajtur tregetarët mysliman që përshkruanin rrugen Gjakovë-Has-Pukë-Shkodër.[3]
Më vone xhamia Iballë është mirëmbajtur nga vetë myslimanët e kësaj zone. Në këtë xhami ka funksionuar edhe Mejtepi i Xhamisë Iballë. Ai u ndërtua rreth vitit 1900 ku si fillim u ndërtua një "Odë" e veçantë e cila shërbente si Mejtep për të mësuar fëmijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë viteve 1916 në Mejtepin e Xhamisë Iballë kishte të regjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8-14 vjeç. Në këtë Mejtep u mësonte këndim në gjuhen shqipe si edhe mësime për namazet, mësime të "ashreve" Kur'anore. Nga të dhënat mësues në këtë "Mejtep" ka qenë Imami i Xhamisë Hoxha i Madh Isuf Hoxha dhe Sadik Hoxha. Në këtë Mejtep përveç mësime fetarë ka shërbyer edhe si vend takimi për Pleqt e "Urtë" të cilët her herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe këngë "përpjetë". Kjo ndodhte disa herë në vit sidomos në muajin e "Mevludit", Ramazanit ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e fshatit dhe gjatë këndimit të "Mevludit" përveç ilahive, salavateve,këndonin këngë patriotike. Ndërsa për festat e Bajrameve si në vendët e tjera edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtepia. Vizitë bënin edhe fëmijët.
Imamët e parë të xhamisë Iballë mësohet të kën qenë "Imamët lëvizës" të cilët në disa raste ishin Turq dhe Kosovar si përshembull nga qyteti i Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa imam venali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhë Bisha, si dhe Sherif Arifi.
Me lirimin e fesë edhe kjo zonë filloi të angazhohet në çeshtjet islame duke zgjedhur Anëtaret e Këshillit të Xhamisë Iballë si dhe Anëtarin e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë për zonën Iballë. Në vitin 2004 duke dhënë shembullin e tij përsonal Ismet Kapeta[4] restauroi xhamin e fshatit Iballë duke ndërtuar edhe minaren e Xhamisë. Pas rikonstruksionit, namazin e parë të Fitër Bajramit e ka kryer imam H.Ibrahim Hoxha [5]
Përgatitur nga: Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)
Shënim: Ky historik është i arkivuar pranë Myftinisë së rrethit Pukë me datë; 16.07.2015 me nr.prot;116.
_________
[1]Iballë; Fshati Iballë është një ndër fshatrat më të largëta të rrethit të Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet në një fushë mjaft të bukur. Përmes fshatit kalon një përrua që mban ujë dimer e verë. Myslimanët janë të ndarë në dy fise a).Thaç dhe b). Zotni (të cilët janë Fis Kabashi). Fisi i Thaçit është i përbërë nga dy besime mysliman dhe katolik, ndërsa fisi i Zotnive është mysliman. Shënimet e Imam Gëzim Kopani, viti 2006.
[2]Thuhet se guret e Xhamis Iballë kan qenë gur të gdhëndur mir dhe me forma të ndryshme madje edhe sot me fanatizëm banorët ruajnë një të till.
[3]Gëzim Kopani; Kjo rrugë ndryshet quhet rruga e Gjakovës ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte në disa vende në Rrethin e Pukës që përshkruante fshatrat si: Kabash,Rrape, Kryezi (në fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe që lidhte edhe fshatin Iballë. Sipas të dhënave gojore të Iballës dhe të Kryeziut del se: "Myslimanët e Iballës dhe jo vetem kan ngren e pi në shtëpiat e Agëve të Kryeziut." Ka pas rastë që edhe kan flet e pushu veçanarisht në kohen e dimirit.),Flet, Dardhë etj.
[4]Ismet Kapeta; Është nip me shtëpin e Hoxhallarëve Zezaj Pukë, Ibrahim dhe Elez Hoxha.
[5]H.Ibrahim Hoxha; Asakohe Myfti i rrethit Pukë.

Datë; 02.11.2015

Pas nje takimi ne Shkoder ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit
Pas nje takimi te organizuar nga Myftinia Shkoder ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit,Shkoder.
Dt;03.11.2015
Dt;03.11.2015
October 31, 2015
Ura e Vizirit 1909

Ura e cila ka pas lidh Kukesin me Oroshin mbi lumin drin. Ose siç njihet ndryshe Ura e Vizirit. Kjo ure u ndertua ne fillim te XVII nga Hydajet apo Hydarerd Pasha. Ajo ka qene nje nder urat me te gjata te ndertuara ne Ballkan nga Perandoria Osmane. Ka 5 harqe me madhesi te ndryshme. Harku i mesit ka pas nje lartesi prej 20 m. Thuhet se ura ka pasur edhe 13 hapsira qe ngjasonin me dritare.
Fotografi nga: Gabriel Louis-Jaray, viti 1909.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Kemi edhe kete fotografi viti 1901
Subscribe to:
Posts (Atom)