March 22, 2019

Qofsh i xhanetet miku im Kasim Gerguri


Te Allahut jemi, dhe tek Ai (Allahu) do te kthehemi !

"Te nderuar shoke, miq dhe ne menyre te vecante vellezerit tane Kosovare!
Sot mora lajmin se ne moshen 49 vjecare ka nderruar jete Kasim ef. Gerguri. Me kete rast ne emrin tim personal por edhe te besimtareve te rrethit Puke shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves, kolegeve, shokeve te tij, e ne menyr te vecante shokut te tij Bahri Sejdiut per largimin nga kjo bote te njeriut te mire, teologut dhe te shokut fisnik Kasim ef. Gerguri. Ai cdo here jo vetem ne Kosove por edhe ne rrethin e Pukes ka qene prane besimtareve mysliman. Ne bisedat tona, iftaret etj bisedonim per aktivitete ne te mire te besimtareve, ne ndihme te qytetareve pukjane, dhe kete Kasimi sebashku me BIK-un e shoket e tij ia kan arritur duke u ardhur ne ndihme qindra familjeve pukjane.
Zeri i Kasimit per Puken beri qe koleget e tij ti thone: "Kasim Puka". Per shembullin e vyer qe e karakterizonte Kasimin , per bashkepunimin dhe ndihmen e dhene , ne emrin tim personal dhe te gjithe besimtareve pukjane dhe jo vetem i jemi mirenjohes dhe kontributi i tij nuk do harrohet.
Lutjet dhe duat tonae ne kete dite te xhuma jane per Kasim ef.Gerguri. Allahu xh.sh. e befte banore te xhennetit!"

Gezim KOPANI 

15 mars 2019

Vetem idet djallezore dhe njerezit terrorist mund te vrasin njerez te pafajshem

Xhamia Nur ne Zelanden e Re

Mesazh me rastin e vrasjeve te besimtareve mysliman ne dy xhamit ne Zelanden e Re.

"Vetem idet djallezore dhe njerezit terrorist mund te vrasin njerez te pafajshem, per me teper njerez te cilet ne qetesin e tyre i luteshin ne xhami Krijuesit te Gjithesise!
Te gjithe duhet te denojme aktet apo idet terroriste e djallezore pasi ato jane kunder vlerave hyjnore dhe njerezore. Ti themi stpo elementeve qe nxisin urrejtje, qofte edhe tituj qe stimulojne akte paragjykimi e terrori. Aftesia jone njerezore nuk qendron tek urrejtja, perbuzja apo paragjykimi por tek dashuria dhe respekti per njeri tjeterin.
Te vraret ne dy xhamit ne Zelanden e Re qofshin banore te xhenetit !"

Gezim KOPANI 


15 mars 2019

March 14, 2019

Hekard; Dizdari familja me fisnike


Xhamia e vjeter Koder Hani - Puke, fotografi e viti 1916
"Familjet me fisnike e me te rendesishme eshte ajo e Dizdarit."

(Hekard, Konsull i Frances ne Shkoder, 1895)











Pergatiti
Gezim KOPANI




_________
Shenim: Kam vendosur xhamin e vjeter te Koder Hanit pasi prej familjes Dizdari kan dal teolog te njohur si Hoxha Puka (Dizdari).

March 11, 2019

Xhamia e Tivarit


Tivar (Bar), 1863
Xhamia me e vjeter e Tivarit ka qene xhamia Selimije.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Gomsiqe - Puke

Gomsiqe Puke 
Kjo fotografi eshte bere ne fshatin Gomsiqe te Pukes rreth vitit 1938.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Xhamia e Marashit Prizren

Prizren, viti 1914

Kjo eshte xhamia e Marashit(1) Prizren, perballe Lidhjes se Prizrenit. Fotografia eshte bere rreth vitit 1914. Kjo xhami njihet edhe me emrin Xhamia e Maksud Pashes dhe eshte ndertuar ne vitin 1641.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_____________
1. Marash eshte fjale arabe dhe ka kuptimin "vend freskimi"


Xhamia e Gjirokastres 1936

Gjirokaster 1936

Kjo eshte xhamia e vjeter e Gjirokastres e ndertuar ne lagjen e Pazarit.  Ne vitin 1973 mori statusin "Monument Kulture".
Ne hyrje te xhamia ne osmanlisht ka te shkruar: "Sahib ul hayrat vel hasanat , dmth; Zoteruesi i puneve te mira". Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1754 (1168 h) (1)

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
1.Sipas librit "Xhamit e Shqiperise, historia, arkitektura, shek. XV-XIX" autor, Prof,dr.Aleksander Meksi