April 27, 2020

Vlerat e muajit te bekuar Ramazan


Vlerat e muajit te bekuar Ramazan

Ne dymbedhjet muaj, Allahu xh.sh. ka zgjedhur muajin ramazan, ndaj muaji ramazan eshte muaji me i rendesishem ne boten islame. Muaji ramazan eshte muaj ne te cilin Allahu xh.sh. pikerisht ne naten e Kadrit ka filluar te zbres librin e bekuar Kur'anin. Ne muajin ramazan Allahu xh.sh. i fal gjynahet cilido qe i drejtohet Allahut me lutje dhe agjerim , plus kesaj ia shton sevapet dhe bereqetet. Agjerimi i muaji ramazan eshte obligim per cdo mysliman, dhe ai qe agjeron afrohet me Allahun xh,sh. 

Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim , ashtu siç ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare , 183)

Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. thote: "Ai qe agjeron nje dite per hire te Allahut, Allahu do ia largoj fytyren e tij 70 vite prej zjarrit te xhehenemit." (Muslim) Ndersa ne nje hadith tjeter thote: "Agjerimi per hire te Allahut eshte mburoje, qe e mbron njeriun nga zjarri." (Taberani)

Profeti Muhammed a.s. thote: "Kush e agjeron ramazanin me besim e shprese ne Allahun, Allahu ia fal atij te gjitha gjynahet e kaluara (me perjashtim gjynaheve te medha)." (Buhari)

Nesaiu transmeton se nje here Ebi Umame r.a. i ka thene Muhammedit a.s; "Me porosit mua per ndonje pune e cila te vlej shume tek Allahu xh.sh. Muhammedi a.s. i thote: "Duhet te agjerosh, pasi nuk ka gje tjeter qe i ngjan atij apo qe afrohet me te (agjerimin)."
Nje hadith kudsij Muhammedi a.s. thote: "Per çdo pune te mire njeriu shperblehet me dhjete fish e deri ne shtete here me shume, me perjashtim te agjerimit. Agjerimi eshte per Mua thote Allahu dhe vetem Une shperblej per te. Robi im le ushqimin dhe pijen, per Mua, atehere vetem Une e shperblej ate."

Ne hyrje te xhennetit nder te tjera Allahu xh.sh. ka krijuar nje dere te veçant e cila quhet Rejjan. Te kjo dere do hyn ne xhennet vetem ato qe kan agjeruar ramazanin. Nga Sehl bin Sad r.a, kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne xhennet ndodhet nje dere e cila quhet Rejjan. Diten e kijametit tek kjo dere hyjne vetem agjeruesit dhe askush tjeter.  Kur te arrin tek kjo dere u thuhet: Ku jane ata qe agjeruan? Ne kete moment do te ngrihen agjeruesit dhe nuk do hyje askush tjeter  perveç tyre. Kur te perfundojne agjeruesit , ajo dere do mbyllet dhe nuk do hyje askush me." (Buhari, Muslim)

Pervec agjerimit, namazit muaji ramazan nxit besimtaret qe te japin sadaka, pasi ajo i fshin gjynahet. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gabimet qe mund te bej njeriu ne familjen e tij, me pasurin e tij apo me fqinjin e tij, i fshijne namazi, agjerimi dhe sadakaja." (Buari, Muslim)

Me agjerimin e muajit ramazan , myslimani fiton kenaqesin dhe qetesin shpirterore. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron ka dy gezime; Nje kur ben iftar dhe nje kur do te takohet me Zotin e tij." (Buhari & Muslim)

Miresit e ramazanit jane aq te medha saqe vete agjerimi do i kerkoj Allahu xh.sh. meshire e mbrojtje per agjeruesit. Iben Abbasi trasnmeton se Profeti Muhammed a.s ka thene: "Vertet xhenneti zbukurohet çdo vit ne muajin e shenjte te ramazanit, dhe kur ai xhenneti te paraqitet para Allahu xh.sh. thote: O Krijuesi im! Beje qe roberit e tu ne kete muaj te ramazanit te jene banoret e mi!

Siç e permenda dhe ne fillim, ne muajin ramazan ka filluar zbritja e Kur'anit i cili gjithashtu do bej ndermjetesim tek Allahu xh.sh. per lexuesit e tij. Ndaj muaji ramazan njihet si muaji i Kur'anit. Gjate muajit ramazan myslimanet bejne hatme (lexojn) gjithe Kur'anit. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi dhe Kur'ani do kerkojne meshire per agjeruesin dhe lexusin e tij. Agjerimi do thote: O Allahu im!  (Kete person) Gjate agjerimit e kam ndaluar nga ushqimet dhe marredheniet intime,dhe punet harama, prandaj pranoje ndermjetesimin tim (bej banor te xhennetit)! Ndersa Kur'ani do thote: "E kam penguar te flej gjate nates, prandaj pranoje ndermjetesimin tim!" (Hakimi)

Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit, Allahut xh.sh ka leshuar naten e quajtur El Kader e cila ka vleren e me shume se nje mije muaj. Kushdo qe brenda dhjete diteve te fundit te muajit ramazan arrin te gjej me ibadet naten e Kadrit ai do konsiderohet sikur e ka bere kete per njemije muaj. 

Nga Ebu Hurejre r.a. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ju erdh muaji ramazan, muaj i bekuar. Allahu xh.sh. ju ka urdheruar te agjeroni. Ne kete muaj hapen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Ne kete muaj lidhen shejtanet. Ne kete muaj eshte nata e cila eshte me e mire se nje mije muaj. Kush privohet nga kjo miresi, ai eshte vertet i humbur." (Nesai)

Allahu xh.sh. thote; "Ne e zbirtem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E c'te beri ty te dijsh se cfare eshte nata e e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me vlefshme (rendesishme) se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre ne(ate nate)  zbresin meleket dhe shpirit (Xhibrili) per secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit." (El Kader, 1-5)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Urimi me rastin e muajit ramazan (2020)


URIMI IM ME RASTIN E MUAJIT RAMAZAN 2020


Bismilahir Rahmanir Rahim !
Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


Te nderuar besimtare mysliman te rrethit te Pukes, Es selamu Alejkum !
Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi ju !

Me lejen e Allahut xh.sh. neser 24 prill 2020 fillon muaji i bekuar i ramazanit. Muaji qe sjell shprese dhe gezim per mbare njerezimin. Muaji ramazan eshte muaji i meshires, bujarise dhe i faljes.
Profeti Muhammed a.s. thote: "Fillimi i muajit ramazan eshte meshire, mesi eshte falje, fundi shpetim nga zjarri i xhehenemit."

Te nderuar besimtare!

Per shkak te pandemis, ky ramazan do jete ndryshe nga vitet e tjera, por duke pasur parasysh fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: "Asnjehere mos e humbeni shpresen tek Allahu." (Ez Zumer 53) "Vertet ata qe bejne vepra te mira, (largohen nga e keqja), Allahu u premtoi faljen e gjynaheve, si dhe shperblim per ta." (El Maide; 09)
Ne mbyllje, uroj te gjithe myslimanet agjerim te begate, te lehte e te pranuar tek Allahu xh.sh.!

Gezim KOPANI 

April 06, 2020

Mos u pikello !


Allahu xh.sh. thote:
"Mos u pikello (friko), Allahu eshte me ne!"

"Uzulme, Allah Bizimledir."

"La tahzen, inneAllahe ma'ne."

(Et Tevbe; 40)

Hadithe qe flasin per semundjet ngjitese

Ibn Abassi tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Personi i semure nga nje semundje ngjitese mos ti bej vizite personit te shendoshte." (Buhari)


Ndersa ne nje hadith (thenie) tjeter thote: "Folni me te semurin qe ka semundje ngjitese (permend semundjen ngjitese "Lepra") nga nje largesi sa nje apo dy gjatesi shtize."
(H.Daif shenuar nga Abdullah bin Ahmeti, dhe Hejsemi ne Mexhma 5/101)


Ne nje hadith per Lepren (gerbulen), Muhammedi a.s. thote: "Ikni nga njeriu i semur me "Lepra" , ashtu sic ikni nga luani." (Buhari)

Keshtuqe duhet treguar shume kujds semundjeve ngjitese sic eshte rasti i covid19



Pergatiti
Gezim KOPANI

March 09, 2020

Kush janë Haruti dhe Maruti

Ilustrim: "Haruti dhe Maruti nga
Servet Ukashe, Tarihul fen VI:
et tasvirul Farisi vet-Turki, Bejrut
1983, fq.213"
Publikuar nga
"Islam Ansiklopedisi" (8)

Allahu xh.sh. ne suren El Bekare thote: 

"(E hodhen librin e Zotit) dhe ndoqen ate qe e thonin djajt ne kohen e sundimit te Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin te pafe, sepse u mesonin njerezve magjine. U zbriti ne Babil dy engjej, Harutin dhe Marutin. Ata te dy nuk i mesonin askujt (magjin) para se t'ju thonin: "Ne jemi vetem sprove, mos u beni te pafe!" I, mesonin (njerezit) prej atyre dyve, ate magjin me ant te ciles ndanin burrin prej gruas se vet, por pa lejen e Allahut me magjin, askujt nuk mund ti benin dem dhe ashtu mesonin cfare u sillte dem e nuk u sillte dobi. Ata (jehudite) e kane ditur se ai qe (hodhi librin, mohuan Allahun) e zgjodhi ate (magjin), ai ne boten tjeter nuk ka ndonje te drejte (ne meshiren e Zotit). Po ta dinin, ata se per çfare e shiten vetveten, ajo eshte shume e keqe."(El Bekare; 102)

Haruti dhe Maruti jane dy melek te Allahut xh.sh qe zbriten ne toke, ne kohen e profetit Sulejman a.s. Meqenese shejtani nuk arriti ti devijoj njerezit per shkak te sundimit te drejte te Suljemanit a.s. , sundim qe vinte si pasoj e adhurimit te Allahut xh.sh. , shejtani vendosi te mashtroj disa persona me ndikim duke ua mesuar magjin. Ata nepermjet magjis mashtronin masen e gjere.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin Babil (Babiloni) te Irakut ku njerezit filluan ti quanin magjistaret profet duke dal keshtu kunder Sulejmanit a.s. madje ata u larguan rruges se Allahut (Teuratit, i ardhur profetit Musas a.s.) , duke besuar magjin per te cilen thonin se Sulejmani a.s. e praktikoj dhe sundoi me te. Ne fakt kjo ishte shpifje kunder te derguarit te Allahut, Sulejmanit a.s. Aq shume besonin ne magjit saqe filluan te shkruanin libra me mesime mbi magjit.
Me qellim eleminimin e magjise Sulejmani a.s. urdheroj grumbullimin e gjithe librave qe flisnin mbi magjin duke i vendosur ne nje kuti te cilen e gruposi poshte frontit te tij.

Qe njerezit te dinin te verteten dy melek te cilet ishin shume te devotshem, zbriten me lejen e Allahut nga qielli ne Babiloni (Babil). Nderkoh ne qytet ishte perhapur aq shume magjia saqe kishte nga ato qe nuk dilin nga shtepit prej frikes se madhe. Aq u zhvillua dija e disave ne magji, saqe filluan te bashkepunojne me shejtan e xhind te cilet ngjiteshin ne qiell per te degjuar bisedat e melekeve se cfare do te ndodhte ne toke, si p.sh. mesonin per vdekjen e nje personi, apo aksidente, semundje etj, e pastaj u tregonin magjistareve te cilet me pas u thonin njerezve.
Me qellim futjen e njerezve ne rrugen e keqe shejtenet dhe xhindet filluan te mashtrojne magjistaret duke u dhene informacione te pa verteta, por per te mos humbyr besimin ne magji nder 100 informacione, nje ishte i vertet ndersa pjesa tjeter trillime. Trillimet kishin aq marifet saqe ndanin çiftet, krijonin trazira ne familje, enderra qe trazonin gjumin etj.
Me qellim per te mos ju larguar rruges se Allahut si dhe dallimin e pejgamberit prej magjistarit, Allahu xh.sh, i porositi dy meleket (Harutin dhe Marutin)(1) qe tua mesojne njerezve te verteten. Te dallojne magjin nga e verteta. Po ashtu u thonin se: "Nese Allahu xh.sh. jep leje per nje gje, nuk ka magji qe mund tju bej gje dhe se magjia nuk ka asnje efekt prandaj mos besoni marifeteve te magjis sepse ajo nuk eshte dicka reale, e vertet."(2)
Sipas Ibn Abassit kemi se: "Haruti dhe Maruti me qellim mesimin e vertet, se magjia eshte devijim dhe se ajo te dergon ne zjarr u mesonin njereve te miren dhe te keqen, pra besimin dhe mos besimin ose thene ndryshe ku duhet te besonin dhe ku nuk duhet te besonin."
Megjithate magjia ekziston madje edhe profetit Muhammed a.s. i kan bere magji te cilen e hodhen ne nje pus. Per ta sheruar profetin a.s. Allahu xh.sh zbriti, suren El Felek dhe suren En Nas

Allahu xh.sh. thote:
"Thuaj; I mbeshtetem Zotit te agimit. Prej demit te cdo krijese, qe Ai e krijoi. Dhe prej erresires se nates kur ngryset plotesisht. Dhe prej demit te atyre qe lidhin dhe fryejne nyja. Dhe prej demit te smirekeqit kur sipas smires vepron." (El Felek 1-5)

Allahu xh.sh. thote:
"Thuaj; Mbeshtetem (mbrohem) me Zotin e njerezve! Sunduesin e njerezve, Te adhuruarin e njerezve. Prej te keqes se cytesit qe fshihet. I cili ben cytje ne zemrat e njerezve. Qote ai (cytesi) nga xhinet o nga njerezit." (En Nas; 1-6)

Siç shikohet ne suren Felek dhe Nas, Allahu xh,sh, na meson ti kerkojme mbrojtje Allahut prej sherrit te shejtani, xhindeve apo sherrit te njerezve te cilet punojne me shejtan e xhind.

Thuhet se: "Naten Haruti dhe Maruti per te mesuar te verteten ngjiteshin ne qiell te cilen e kalonduk duke permendur (dhiker) Allahun xh.sh. Por nuk kalon shume kohe dhe banoret e Babilonis mesuan se pervec magjistareve, ndodhen ne qytet dhe dy persona qe din te fshehten apo te verteten. Keshtu njerezit pasi mesonin dicka nga magjistaret shkonin tek Haruti dhe Maruti per te bere krahasimet apo saktesimin. Sic e permend dhe ajeti i sures Bekare, Haruti dhe Maruti u mesonin njerezve se si qendronte e verteta. Cdo here Haruti dhe Maruti u thonin njerezve se; ne jemi sprove, prandaj ndiqni rrugen e Allahut e mos u mashtroni, mos besoni magjin pasi do denoheni me zjarr, po ashtu te rrini te qete se pa lejen e Allahut nuk ka magji qe mund t'ju bej gje.

Shenim: Me posht ju paraqes disa te dhena ne lidhje me Harutin dhe Marutin, por duhet te kemi parasysh se vetem ajeti Kur'anor i mesiper na ka dhene informacion per detyren e tyre dhe se ne lidhje me Harutin dhe Marutin nuk ka trasmetime qe plotesojne kushtet qe te jene te besueshem. Megjithate,  ju paraqes disa te informacione, por te verteten e di Allahu xh.sh.

Denimit i Harutit dhe Marutit

Per sa kohe qe Haruti dhe Maruti ishin ne rrugen e drejte cdo gje ishte ne vendin e vet, derisa nje rast tregohet se; Haruti dhe Maruti duke bere udhetimin e tyre drejt qiellit shikojne nje grua te bukur me te cilen rane ne dashuri.(3) Gruaja pasi mesoj se kush jane , ne kembim ju kerkoj qe ti mesonin diturin e madhe dhe me pas do te bente cfare te deshironin. Thuhet se shejtani arriti te mashtroje Harutin dhe Marutin ndersa gruaja pasi mori dijen depertoj qiellin e kesaj bote. Per shkak te ketij gjynahu Allahu xh.sh. vendosi te denoj Harutin dhe Marutin.(4)
Haruti dhe Maruti filluan ti kerkojne falje Allahut xh.sh. dhe kete e bene per nje kohe te gjate derisa sa Allahu xh.sh. i fali me kusht qe te vuanin ose ne kete bote ose ne boten tjeter. Haruti dhe Maruti duke e ditur se bota tjeter nuk ka fund, pranuan te denohen ne kete bote.(5)
(Sqarim, ky shpjegim nuk eshte pranuar nga dijetaret islam me argumentin se meleket e Allahut nuk jane si njerezit dhe nuk mund te bien preh e joshjes e per me teper te veprimeve te tjera.)

Pas vdekjes se Sulejmanit a.s.(6) dolen zera per kthim tek dija e fshehte, pra tek magjia. Tregohet se djalli i formesuar si njeri u thote disa drejtuesve me ndikim: "Deshironi te keni nje pasuri qe kurr nuk perfundon?" Ata thane: Po. Ai u tha; Ajo pasuri ndodhet poshte frontit te Sulejmanit, shkoni atje."
Kur njerezit germuan nen frotin e Sulejmanit gjeten kutin po jo thesarin e per kete te zemeruar kthehen per ti kerkuar llogari njeriut qe ne fakt ishte shejtani i cili u tha: "Me kete Sulejmani ka sunduar shejtanet, xhindet, shpendet etj." dhe pastaj u zhduk.
Pas kesaj ata hapen lajmin se Sulejmani ka qene magjistar dhe se ishte magjia ajo e cila i ka dhene pushtet mbretit Sulejman(7). Keto njerez me qellim kthimin e pushtetit ne duart e tyre shpallen ate qe njihet si 40 ditet e magjis se madh dhe 40 dite e magjise se zeze.


Pergatiti
Gezim KOPANI


_________
1. Ka mendime te cilat thone se; Haruti dhe Maruti jane njerez. Ndersa disa te tjere thone se ato ishin xhind, por Allahu ne Kur'an i permend qart si Melek. Tek besimet e tjera keto dy melek quhen "Marduk Tiamat", poashtu nga ata qe i quajne "Dragoj" etj.
2. Ka mendime qe thone: "Sot ka sekte apo bashkesi sekrete qe bej veprime (magji, iluzione) njesoj si ato jane bere me pare." Keto sekte jane aq shejtan saqe shejtanet dhe xhindet u mesojne rrugen dhe menyren e magjis duke marr mesim tek nje shpell ku thuhet se jane te denuar me koke poshte Haruti dhe Maruti te cilet nuk shikohen apo nuk flasin, por sipas tyre dikush i ka shikuar dhe se mjafton prezenca e mjeshtrit te madh per te marr energjin e shpelles qe magjia te funksionoj me qellim sundimin e botes.(mendim jo i pranuar)
3. Thuhet se ajo grua quhej "Zyhre", e disa thone "Veni", apo "Venera" (mendim jo i pranuar)
4. Ka nga ato qe thone se shenja ku ka kaluar kjo grua eshte Venusi, e disa thone Aferdita.(mendim jo i pranuar)
5. Ka qe thone: "Shpella ku jane te denuar Haruti dhe Maruti ndodhet ne Siri dhe se ato jane te lidhur dhe me koke poshte." Mendimi tjeter eshte: "Haruti dhe Maruti u denuan tek nje burim uji ne Babil"
6. Populli i Sulejmanit a.s. njihte sekretarin apo shkruesin e Sulejmanit a.s. i cili quhej Asif. (Ka qe thone qe ai e ka ditur lutjen e madhe apo emrin e madh te Allahut xh.sh) Asifi shkrunte cdo gje te cilen e urdheronte Sulejmani a.s. dhe me pas i vendoste ne arken poshte frontit te Sulejmanit. Kur vdiq Sulejmani a.s. shejtanet duke ditur ndikimin dhe shkrimet e Asifit nxjerrin dokumentet duke shkruar mes vijave magjit e pastaj kane thene: "Kjo eshte ajo me te cilen ka sundu Sulejmani."
Ata qe nuk kishin besimin e fort ran ne kete shpifje dhe trillim duke thene fjale negative per Sulejmanin a.s., ndersa besimtaret dhe dijetaret e drejte u distancuan.  Jehudit filluan te shpifin derisa erdh Profeti Muhammed a.s. ku Allahu xh,sh. zbriti ajetin 102 te sures el Bekare.
7. Jehudit asnjehere nuk e besuan Sulejmanin si Pejgamber por vetem si mbret.
8. Burimi i fotos ilustruese eshte marr nga: /www.islamansiklopedisi.org.tr/harut-ve-marut/