Bismilahir Rahmanir Rahim !
I nderuar Myfti i Kosoves Naim ef. Ternava
I nderuar Myfti i Pukes Gezim Kopani
Te nderuar perfaqesues te pushtetit vendor,
Motra dhe vellezer!
Falenderimet dhe lavderimet e pafundme i takojne Allahut te Lartesuar, Krijuesit te Gjithesies, qe e nderoi njeriun me miresin e te qenit rob i te Madheruarit, duke e zbukuruar ate me aftesi dhe cilesi te veçanta!
Te nderuar te pranishem,
Myslimani e ka obligim fetar kerkimin e diturise nga momenti kur vjen ne kete bote deri tek momenti i shtegtimit nga kjo bote kalimtare, ne boten e pertejme. Ne si myslimane, e dime shume mire se, shkollat, mejtepet, medresete jane nje laborator jete, jane vende te mesimit, te edukimit dhe te skalitjes se virtyteve dhe cilesve me te mira te nevojshme per jeten. Mbi kete filozofi e me kete vizion u hapen mejtepet pothuajse ne te gjitha xhamit e qendrave te medhe te banimit ne trevat shqiptare.
Mejtepet qe u hapen ne te gjitha trevat Shqiptare kishin per qellimin mesimin e femijeve dhe rinise me kulturen islame. Ato njihen si nder institucionet edukativo-arsimore me te vjetra ne rajon dhe jane perhapur me ardhjen e Islamit ne trojet tona. Mejtepet ose Mektebe i thone nje vendi te caktuar per arsimin e femijeve. Mejtepet qe kane qene prane xhamive ose te integruara me ambientet e xhamive, perveç edukimit te brezave te rinj me dukate fetare, ata kane edukuar te rinjte me edukate morale, me vlerat e atdhedashurise dhe njekohesisht kane sherbyer si mesonjetore te gjuhes dhe kultures shqipe.
Ne arsimin islam nder vite, ne rastin e Mejtepeve te Pukes dallojme pergatitjen e disa hoxhallareve (pra imameve) qe dhane kontribut te vyer ne xhamite e rrethit Puke ku mund te permende: imam Musa Dizdarin (Myfti i pare i Pukes), imam Zenel Hoxha (po ashtu Myfti), Isuf Hoxha imam, Osman Hoxha, imam i cili ka rene deshmor ne mbrotje te Atdheut , Nel Hoxha imam etj.
Komunizmi denoi me pushkatime, me burgosje dhe me internime kleriket e tre feve kryesore. Prej tyre 60, imam, hoxhallare u denuan me burgim ose pushkatim dhe mbi 1100 xhami dhe objekte fetare u shkaterruan e u kthyen ne germadha. Komunizmi goditi rende besimin, edukimin e njeriut dhe mbi te gjitha njerezit e fese. Pas komunizmit KMSH u gjet i papergatitur per te perballuar nevojat e besimtareve mysliman per njohuri fetare. Vlen te falenderojme kontributin e jashtezakonshem qe kane dhene imamet dhe hoxhallaret, vellezerit tane te Bashkesise Islame te Kosoves, duke i ardhur ne ndihme KMSH-se ne permbushjen e misionit te tij fisnik ne percjelljen e mesazhit te fese Islame ne çdo cep te Shqiperise. Imame dhe hoxhallare te ngarkuar me pergjegjesi nga Bashkesia Islame e Kosoves, siç ishte rasti i Adem ef. Ademit ne Puke, qendruan me vite te tera duke sherbyer ne kushte te veshtira ne qellimin e larte fisnik, edukimin e brezave te rinj qe nuk e njihnin fene me njohuri dhe edukate fetare, por ne te njejten kohe duke skalitur tek brezat e rinje edhe vlerat e moralit, atdhedashurise dhe vellazerise mes vellezerve te nje gjaku pa dallim feje.
Te nderuar te pranishem,
Tre armiq kryesore qe e pengojne progresin dhe zhvillimin e nje kombi jane: injoranca, varferi dhe perçarja e brendshme. Injoranca, padituria e cila eshte nje problem serioz, mund ti kundervihemi me arsimin, edukim, dhe kjo ka qene gjithmone rruga me e drejte per t'i sherbyer vendit tone. Tani qe ne jetojme ne nje bote globale, edukimi eshte menyra me e mire per t'i sherbyer njerezimit dhe per te vendosur nje dialog me qyteterimet dhe kulturat e tjera.
Varferia mund te mposhtet permes punes dhe investimit me kapitalin njerezore, ndersa perçarja e brendshme permesh bashkimit, vellazerimit, dialogut dhe tolerances. Zgjidhja e çdo problemi ne kete jete varet plotesith nga krijesat njerezore. Arsimimi dhe edukimi i njeriut me edukaten fetare dhe morale bazuar ne vlerat tona te perbashketa universale eshte mjeti me efektiv per te eliminuar problmet e shoqerise dhe per te arritur paqen sociale.
Sot pas re dekadash liri besimi, Komunitetit Mysliman i Shqiperise dhe mbare hapesira shqiptare, por jo vetem, jane krenare per, mejtepet , medresete ne qytetet me te rendesishme te Shqiperise, si dhe Universitetin Beder. Institucione arsimore keto, qe synojne nje sistem arsimor i cili perfshin ndriçimin e mendjes dhe dituri dhe mbushjen e zemres dhe shpirtit me besimin e virtyte. Nje botekuptim i tille qe e larteson nxenesin mbi krahet e dijes dhe besimit dhe e shtyn ate te fitoje pelqimin e Zotit duke i sherbyer shoqerise e njerezimit, do te jete shume i vlefshem per brezat e ardhshem. Prania e ktyre institucioneve tregon rendesin qe Komunitetit Mysliman i jep arsimit dhe edukimit te brezave te rinj, te frymezuar nga fjala e pare e Zotit ne Kur'an "Lexo!"
Zoti ju bekofte!
Ju faleminderit
________
Fjala pershendetese e Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Skender Bruçaj mbajtur ne Puke ne simpoziumin me titull: "Mejtepet e Myftinise Pukë dhe Roli i Tyre." date, 11 nentor 2017