Ne islam familja eshte gjeja me e çmuar. Ajo eshte miresia te cilen Allahu xh.sh. ia ka dhene njeriut. Edukimi dhe ruajtja e familjes eshte obligim per cdo mysliman e njeri. Nje familje e cila nuk edukon me moral te larte femijen e tij, ka pergjegjesi pasi ai femije i cili rritet pa edukaten e mire, me shume mundesi ai do te anoj nga e keqja, gje e cila eshte e demshme per te gjithe.
Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit..." (Et Tahrim; 06)
Per ta kuptuar kete ajet duhet shtruar pyetja: Per ke eshte zjarri? Zjarri (xhehenemi) eshte per ato qe bejne vepra te keqija,qe bejne trazira, qe shkojne pas harameve e puneve te liga etj.
Per ta bere me te qarte se cfare eshte e liga apo e keqja po sjell nje ajet ku Allahu xh.sh. thote:
"Mos iu afroni imoralitetit (zinas), sepse vertet ajo eshte veper e shemtuar (e ndaluar) dhe eshte nje rruge shume e keqe." (Isra, 32)
Nese duam te jemi larg zjarrit, atehere automatikisht duhet te qendrojme larg te keqes, harameve dhe menjehere duhet te bejme vepra te mira. S'ka gje me te mire se sa familja e mire. Ajo behet e mir nese ne (prinderit) jemi te mir, por nese nje prinderi nuk eshte i mir, nuk e ka ruajtur veten nga keqja, nuk ka moral te lart, nje i till si mund ta edukoj femijen e tij? Qe te mos kemi prinder qe nuk jane te mire, duhet te punojme ne permirseimin e tyre duke edukuar femijet me moral te larte islam si dhe duke i pergatitur ato ne perballimin e jetes. Nje femije i cili riter me normat e moralit, me noramat e islamit etj, kur te rritet e te behet prinder do jete prind shembullor, duke rritur familje te shendetshme.
Ali ibn Ebi Talibi r.a. duke komentuar se si duhet ta ruajme familjen nga zjarri ka thene: "Mesoni dhe edukoni ata (femijet) mir." (Hakimi)
Cili eshte roli i islamit ne edukimin e familjes apo femijes?
Islami edukon famijen qe te adhuroj Allahun xh.sh, te kete moral te larte, te jete i drejte, te mos jete munafik (dyfytyresh), te mos mashtroj, te mos shkoj nga harramet (alkoli, bixhozi etj), te mos shkoj pas imoralitetit, te mos shkoj pas vjedhjes etj. Keto mesime dhe shume te tjera ben qe te kemi femije me moral te larte.
Tregohet se nje here shoku i profetit Muhammed a.s. Abdullah ibn Omeri r.a. rastis te takoj nje dal te ri i cili ruante disa dele. Per te shikuar se cfare djali eshte, Omeri i kerkon ti blej nje dele. Djali i pergjigjet se nuk jane delet e mija dhe se une jam thjesht bari i tyre. Omeri i thote: Ti me shit nje dele mua, ndersa zotit te deleve thuj se nje dele e ka ngrene ujku. Ne kete momente djali i thote: A nuk na shikon Allahu? (Pra, mir se pronarin e deleve e mashtroj, si mund ta mashtroj Allahun xh.sh. i Cili shkon cdo gje). Omeri r.a. u gezua shume me kete pergjigje dhe u largua.
Ne nje trasmetim kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me e vlefshma gje qe babai mund ti jap birit te tij eshte edukata e mire dhe pergatitja per jeten."
Ne kohen e Profetit a.s. u dalluan disa qe jepnin sadaka te varferve me qellim ardhjen ne ndihme te tyre dhe perfitimin e sevapeve. Mirepo nga ana tjeter ato kishin harruar te merreshin me familjen dhe femijet e tyre. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Me mire per te gjithe ju eshte te edukoni femijet tuaj se sa cdo dite te jap gjysme sa'a te verferve." (Trans nga Xhabir ibn Sumere r.a., shenuar tek Tirmidhi)
Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Te gjithe ju jeni barinj dhe secili eshte pergjegjes per tufen e tij. Udheheqesi eshte bari, burri ne familjen e tij eshte bari, gruaja eshte bareshe ne shtepin e burrit te saj dhe rojtare e famijeve. Te gjithe ju jeni barinj dhe secili eshte pergjegjes per tufen e tij." (Buhari)
Ne nje hadith (thenie) tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shpenzimet qe ke bere ne rruge te Allahut; Shpenzimet e bera per lirimin e roberve; Shpenzimet e bera per te varferit dhe Shpenzimet e bera per familjen tende, shperblimin me te madh nder ta eshte ai i familjes." (Muslimi)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Besimtari me i mir ne iman eshte ai qe ka moralin me te mir, ndersa me te sjellshmit prej jush jane ata qe jane me te sjellshmit ndaj bashkeshorteve te tyre." (Tirmidhi)
Ne nje hadith tjeter ne lidhje me familjen Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu te jep mirqenie, atehere fillimisht shpenzo per veten (formim) dhe per familjen tende."
Profeti Muhammed a.s. i ka kushtuar vemendje te vecante grave dhe rolit qe ajo ka ne edukimin e familjes duke thene: "Kush edukon nje grua ka edukuar nje shoqeri."
Prinderi duhet te dije si te sillet dhe si ta edukuje femijen e tij. Ai duhet te sillet bute me te. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush ka tre vajza dhe sillet mire me ta (bute), kujdeset per ta (i furnizon), i edukon dhe i marton ato (detyrimet martesore), do jete prej banoreve te xhennetit. Nje nga shoket pyet Profetin Muhammed duke i thene: Po ai qe ka dy vajza? Profeti Muhammed a.s. i pergjigjet: Eshte e vlefshme edhe per ate qe ka dy vajza." (Trans nga Xhabiri r.a. tek Ahmedi dhe Taberani)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shikimi me dashuri qe nena apo babai i ben femijes se tij eshte adhurim (sevap)."
Cdo femije veren dashurin qe prinderi ka per te. Po ashtu prinderi duhet te jete pasqyra e femijes. Edukimi i familjes me moral te larte do bej qe te kemi shoqeri te mire. Per ta mbyllur kete teme do sjell shembullin e nje mesuesi qe deshiroj te testoj nxenesit e tij
"Nje dite mesuesi urdheroj (si detyre) nxenesit qe te kapnin nje zog dhe ta thernin, mire po me kusht qe askush te mos i shikoj. Te nesermen te gjithe femijet kishin sjell zogjt e therur, pervec njerit (te cilen shoket e perqeshnin, duke i thene; ja ky i paafti, ska qene i zote te kap nje zog), te cilin mesuesi e pyeti: Perse nuk e ke kryer detyren qe te kam dhene? Nxenesi u pergjigj: Kam kerkuar nje vend per ta kryer ate qe me kishit lene per detyre, por ku arrita aty ndjeva se me shikon Allahu xh.sh i cili shikon cdo gje, prandaj nuk mund te gjej vend ku nuk me shikon askush dhe nuk erdha me detyren e bere. Me te degjuar pergjigjen, mesuesi i kenaqur lavderoj djalin duke u thene te tjereve qe ky eshte i vetmi qe ka vepruar drejte, ndersa te gjithe ju te te tjeret keni vepruar gabim, pasi nuk keni bere llogarin se Allahu xh.sh. shikon cdo gje." (Muahmed Nur Abdul Hafidh)
Pergatiti
Gezim KOPANI