Tuesday, August 4, 2020

Mall e trishtim

Pamje e fshatit Kabash,Puke si dhe fotografia e autorit te poezis "Mall e trishtim" Ramadan Kopani


Mall e trishtim 


Shkova n'fshat
m'kishte marre malli
Zbrita rruges nga kalon kali
Bash per bese nga kuja zez
Per kabash malli m'kish ndez

Ishte vone pak pa u erresu
Pritsha dritat me i shiku
Thash cdo shpi ka mu ndriçu

Nuk me dul ashtu si e prita
Me e vogel mu duk drita
Hapa syt fort tu mendu
E me gisht duke numru
Nja dhjet shpi kishin ndriçu

U ula n'gure e i mshova vendit
Hodha syt ne breg t'liqenit
Ku ndan Qelza me Kabash
Bash aty ku ndan kufini
M'iku malli e m'zu trishtimi

Dal ngadal rash ne mendime
Mu kujtu fmiria ime
Ne ato rruge kisha kalu
Me shoke t'mi duke lodru
Tuj kercy e duke knu

Deshta me fol po u pertypa
Mu zu fryma
E mu zu gryka
Ma nuk knova
Por veç bertita!!!

Heeeu Kabash me histori
Djemt e tu ku i ke ti??
Pse s'ndriçon me fshati im?
Pse s'nigjoj ma çiftelin?
Pse çobani si bjen ma fyellit?
Pse livadhet tash i ngjajn pyllit?

M'erdh nje za nga gomina
Ka djem t'mir edhe trima
Ka puntor edhe shkollar
Ka doktor e historjan
Kudo i gjen neper vatan!!

Nuk i thon kabashas kot
Ti kerkosh i gjen n'evrop
Ne evrop e tej oqeanit
Tu ja rrit vlerat vatanit!!!

Ktu i deshte ti mor bir
Ik ken krejt per i jete mat mire!!!

Autor: Ramadan Kopani , Meçe-Puke, viti 2020

                                                                                                                                Publikon
                                                                                                                                Gezim KOPANI 

Kanaci , Veshja tradicionale e Kabashit

Kanaci i Kabashit-Puke

Sa i takon kostumologjise ne zonen e Pukes ato ndahen ne: Veshjet e Kabashit, Komanit dhe Pukes. Ne veriun e Shqiperise nder veshjet me te vjetra renditet " Kanaci " i Kabashit te Pukes. Kanaci vishet nga grat myslimane. Ne vetvete kanaci tregon respektin qe zona kishte guran duke nxjerr ne pah lirin dhe bukurin e tyre. Kushdo qe zinte miqsi me fisin e Kabashit me krenari thonin: "Jam mik ne Kabash!" Po ashtu thonin edhe nipat e kabashit duke thene: "Jam nip Kabashi!"
Po ashtu kanaci tregon per aftesin qe grat dhe vajzat e Kabashit kishin ne punimin me dore duke i renditur ato si grat me artizane ne trevat shqiptare. 
Sipas Prof. Xhemal Meçit fjala "kanac" vjen prej fjales "kanë"(1), e cila vjen per shkak te ngjyrtes se kuqe qe lyhej kanaci. Edhe sot ngjyrimi me te kuqe ne Puke e quajne "kanë". Po ashtu pergatitja e nuses ne Puke quhet kanagjegj.(2) Ne fillimet e veta Kanaci perbehej nga leshi dhe ishte me shume pal te vogla. Ne pjesen e sipermev grat vishnin kemishen e quajtur xhupeta ndersa si fund vishnin Kanacin i cili ne bel fuste brenda pjesen e kemishes. Kanaci eshte veshje ceremoniale si; fejesa, dasma dhe festa. 

Sipas tradites popullore kemi dy lloj kanacesh:Kanaci i Plote dhe Gjysem Kanaci.
 
1. Kanaci i Plote eshte i njohur ndryshe si "Kanaci Rrotull" ose Kanaci i Gjanë me palë. Kanaci i gjane vishej siper kemishes dhe ne pjesen e sipermeve i shtohej nje gjalme leshi qe sherbente per ta shtrenguar mesin. Te dy anet e kanacit ishin te paqepura vec hidheshin mbi njera tjetren duke e bere kete veshje shume te veçante. Nje tjeter veçori e kanacit te Kabashit jane edhe palët.
Ne fund te kanacit vendoset nje dantelle e thjeshte. Ne fillim kanaci i plote apo kanaci i gjane ishte me ngjyre te kuqe dhe pa zbukurime. Rreth viteve 20-te ai pershkohej tejpertej me fije teli, te cilat formonin rombe te ndritshme. Per ti dhene shkeqlim kanacit, here heres i vendoseshin xixa me rruaza shumegjyreshe. Gjithe ky sfond mbyllej me nje shirit te punuar me grep , me fije mendafshi e ngjyre te bardhe.(3)
2. Gjysem Kanaci eshte veshur deri ne shek. XIX . Me pas kanaci u zhvillua duke mbuluar gjithe pjesen e poshtme te trupit.

Origjinen Kanaci e ka ne Kabash dhe vishet vetem nga grat myslimane te zones se Pukes. Grat myslimane i kushtonin rendesi te madhe kanacit , sidomos ne raste dasmash, fejese, me rastin e festave te Fiter Bajramit dhe te Kurban Bajramit. Nderkohe ne keto zona grat e besimit katolik kishin veshjen e quajtur "Kotull". (4) Edhe grat e besimit katolik sikurse ato myslimane , kotullen e vishnin vecanarisht per dasma por dhe ne rastet e festave. 

Si behet Kanaci?

Per te bere kanacin perdoren dy flete pelhure te leshte te ndeura ne vegje me kater lisa , me gjatesi 3 m, dhe gjersi 30 com, te cilat qepen me dore me njera tjeteren. Nder punet me te veshtira ne berjen e kanacit eshte perkatitja e palave. Per te ralizuar ate ne cdo 2 cm perlhure kthehej nje pale dhe pershkohej me penj nga kreu deri ne fund. Pasi perfundonte kjo, pelhura e mbledhur nga qepja vendosej ne nje en te rrafshet me uje te valuar, ku qendronte per disa ore rresht. Keshtu kryhej edhe palosja, me pas ngjyrosja me bote te kuqe ose kafe dhe lihej per nje kphe te gjate te thahet ne hije. Me pas i qendisin fijet dhe ishte i gatshem per perdorim.
Sipas prof. Xhemal Meçit kemi: "Kanaci eshte nje peshtjellak i pergatitur ne vegje, i ngjeshur me pas duke formuar pale qe nuk i prishen kurre. Kanaci ngjyhej i kuq (te kuqen ne Puke e quajne kane), prandaj ka marre emrin Kanac."(5)
Veshja e Kanacati eshte veshje tradicionale e fisit te Kabashit, Puke. (6)

Pervec kanacit veshje tjeter e vecante eshte Xhupeta. Xhupeta eshte kemish e lete dhe e qendisur me zbukurime mjaft te bukura. Xhupeta eshte e shkurter me dy pal mangë dhe quhet veshje nusërije. Dy manget i ka me rrudha. Nga brylli deri tek nyja e dores eshte e qendisur bukur dhe me kujdes. Siper xhupetes (kemishes) vishet nje kemish tjeter e cila ne bel eshte me e gjere. Mbi kemishe vishet xhamadani ose jeleku, te cilet kane pothuajse te njejtin konfigurim me perjashtim te materialit, ngjyrave dhe zbukurimeve. Ne zonen e Pukes xhupeta dallon tek gjersia pasi ajo eshte me e ngushte dhe me valzime dhe jo aq e theksuar.


Shenim: Materiali eshte ne punim....
                                                                                                                                         Pergatiti
                                                                                                                                         Gezim KOPANI


Ne lidhje me traditen popullore te zones se Pukes ju mund te lexoni: 

Mikëpritja e Pukës - Oda Pukjane


_______
1. Kanë, eshte fjale turke, me te cilen kuptohet dita e zbukurimit te nuses.
2. Shpjegim i Gezim Kopanit
3. Nazife Sh. Ramadani "Dasma Pukajne", viti 2016
4. Shpjegim i Gezim Kopanit
5. Prof. Xhemal Meçi , "Puka qe ne lasteshi-2" Tirane, 2008 fq.24)
6. Shpjegim i Gezim Kopanit

Gezim Kopani me vajzen e tij e veshur me veshje
 tradicionale te Kabashit-Puke. Fotografi e vitit 2018

Jeta e Nazife Shaban Ahmeti (Ramadani)


Nazife Ahmeti (Ramadani) ka lindur ne fshatin Lajthize te Pukes me 13.05.1957. Shkollen fillore dhe tetevjecare e kreu ne qytetin e Pukes ndersa te mesmen per muzike ne shkollen "Prenke Jakova" ne qytetin e Shkodres. Ne vitin 1976 ajo emerohet mesuese muzike ne shkollen 8-vjecare ne fshatin Breg dhe Bicaj. Pas nje viti ajo u transferua ne shkollen 8-vjecare "Migjeni" ne qytetin e Pukes ku punoj per 34 vjet. 
Ne vitin 1984 ajo u emeruar specialiste e muzikes prane kabinetit pedagogjik te rrethit Puke per te ndihmuar shkollat fillore dhe tetevjecare ne procesin mesimor-edukativ.  Ne vitin 1984 emerohet kryetare e komisionit per lenden e muzikes per shkollat tetevjecare te rrethit..
Me iden e saj dhe perkrahjen e kolegeve u krijua orkesta e femijeve te talentuar per shoqerimin e kengeve te festivaleve te kendes per femije qe organizoheshin ne ne Puke dhe ne shkalle kombetare ne Shkoder.
Ne vitin 2011 emerohet specialiste prane QKF - Puke detyre qe vazhdon ta kryej me perkushim.
Nazife Ahmeti (Ramadani) eshte vajza e hoxhes se njohur Imam Shaban Hoxhes. Nazife Hoxha eshte autore e librit: "Dasma Pukjane" studim, viti 2016.

                                                                                                                    Pergatiti
                                                                                                                    Gezim KOPANI 

Nen Prefektura e Pukes viti 1936


Nen Prefektura e Pukes viti 1936