Friday, January 9, 2026

Sikur te kisha degjuar keshillat e Profetit a.s!

Nje person i quajtur Salebe shkon tek Profeti Muhammed a.s. dhe i kerkoi ti lutet Allahut qe ta bente te pasur. Kur e degjoj kerkesen e tij, Profeti Muhammed a.s. i tha:
"O Salebe! Pak pasuri per te cilen mund te falenderosh Allahun, eshte me mire se sa shume pasuri per te cilen nuk do mundesh ta falenderosh." Pastaj , Muhammedi a.s. i thote: "A nuk eshte gjendja ime nje shembull i mire per ty?" Pavarsisht pergjigjes se Profetit Muhammed a.s, Salebe nuk hoqi dore nga kerkesa e tij. Kur Profeti a.s. shikoj kembenguljen e tij, i beri dua Allahut xh.sh qe ai te behej i pasur.  Dhe ashtu ndodhi. Selebja u verbua pas pasurise, dhe u be mosmirenjohes. Per shkak mos degjimit te keshillave te Profetit a.s. , Salebe perjetoj nje hidherim dhe zhgenjim te madh, aq sa kur ju afrua vdekja tha:
"Ah sikur te kisha degjuar keshillat e Profetit Muhammed a.s.!" (Taberi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, January 8, 2026

Fotografi e vjeter e godines se Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke

Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash , Puke (foto e vitit 1970)*

Kjo eshte godina e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke. Ky objekt ka vlere te veçante historike dhe arsimore e fetare per fshatin Kabash dhe jo vetem. Pikerisht ne kete mejtep ka nisur zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe, duke u shnderruar ne nje nga vatrat e para te dijes ne zone dhe jo vetem.
Po ne kete mejtep u hap per here te pare zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Nder mesuesit e pare qe kontribuan ne arsimimin e brezave pa dallim ishte Hoxhe Sadiku, i cili njekohesisht sherbente edhe si imam i xhamise se fshatit Kabash, duke bashkuar fene dhe dijen ne sherbim te komunitetit.
Mejtepi ndodhej perball xhamise se fshatit Kabash, ndersa kjo fotografi i perket vitit 1970, duke ruajtur nje deshmi te çmuar te historise arsimore, fetare dhe kulturore te zones.

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
* Kjo fotografi publikohet per here te pare.


Ju mund te lexoni: 

Wednesday, January 7, 2026

Leter nga Administratori i Dioqezes se Sapes Mariano Tarantino

Pjese nga shkresa zyrtare e Dioqezes se Sapes 


Pas dergimit te nje shkrese me mesazh ngushellimi drejtuar Dioqezes se Sapes per vdekjen e Ipeshkvit Simon Kulli , ky institucion nepermjet Administratorit te saj me ka kthyer pergjigje zyrtare ku nder te tjera ne shkresen zyrtare shkruan:

"I nderuar Gezim Kopani 
Myfti i rrethit Puke
I nderuar z. Gezim Kopani po ju shkruaj per te shprehur mirenjohjen e gjithe Dioqezes se Sapes per ngushellimet qe na keni derguar me 29 nentor , me rastin e kalimit ne amshim te Ipeshkvit tone fort te dashur, mons. Simon Kulli.
Fjalet tuaja dhe respekti qe shprehni per Monsinjorin tone jane per ne nje ngushellim ne pikellimin tone si dhe nje nxitje per te forcuar harmonin nderfetare mes nesh, te cilen Ipeshkvi yne i ndjere e kishte kaq per zemer.
Pas diteve te pikellimit, Keshilli i Meshtareve , sipas Ligjeve tona Kishtare , me ka zgjedhur Administrator Dioqezan , per te udhehequr Dioqezen e Sapes ne pritje te emerimit te Ipeshkvit te ri nga ana e Selise se Shenjte, nga Roma.
Me kete detyre kam kenaqesi t'ju pergjigjem duke shprehur, bashke me mirenjohjen tone, edhe respektin tim personal per ju si edhe per te gjithe besimtaret mysliman te Myftinise suaj ne Puke."


P. Mariano Tarantino O.C.D.
Administrator Dioqezan

Vau Dejes 23.12.2025
Nr.prot: 272/25

Friday, January 2, 2026

Siguria në rrugë kërkon përgjegjësi nga të gjithë


"Sot 02 janar 2026 , permes mediave, mesova per ndodhjen e disa aksidenteve rrugore. Kjo situate eshte alarmuese dhe na detyron te ndalemi e te reflektojme. Ndaj u bej thirrje te gjithe shofereve qe te tregojne kujdes maksimal gjate drejtimit te automjeteve. Jeta eshte e shenjte dhe nuk duhet rrezikuar per shkak te nxitimit apo pakujdesise. Ngisni mjetet me pergjegjesi dhe, para se te niseni ne rruge luteni Allahun per mbrojtje dhe siguri.
Njekohesisht, apeloj edhe ndaj autoriteteve pergjegjese per mirembajtjen e rrugeve qe te jene ne lartesin e detyres. Eshte e domosdoshme te shqyrtohen dhe te permiresohen kushtet e qarkullimit, veçanarisht ne ato akse rrugore ku aksidentet perseriten shpesh.
Siguria ne rruge eshte pergjegjesi e perbashket dhe kerkon vemendje, perkushtim dhe veprim konkret nga te gjithe."

Nje pjese nga fjale ime ne hutben e xhumase ne xhamin e qytetit Puke

Gezim Kopani
(Myfti i Pukes)